21.01.2015 Views

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

Edukata shoqërore 3 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 1. Shkolla, një familje e madhe

KAPITULLI III

RREGULLAT

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të përshkruajë shkollën si vendi ku mësohet.

• Të shpjegojë rolin e shkollës për përgatitjen e njeriut për jetën.

• Të argumentojë rolin e shkollës në mbarëvajtjen e marrëdhënieve midis fëmijëve.

Fjalë kyç:

Mjetet:

shkollë, mësim, edukim, detyrë, përgjegjësi.

teksti, pamje nga shkolla.

Aftësitë: të përshkruarit, të treguarit, të argumentuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetja e ditës

Ndërtimi i njohurive

Lexim i drejtuar dhe diskutim

Përforcimi

Punë në grupe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pyetja e ditës

Në tabelë shkruhet pyetja dhe nxënësit japin përgjigjet e tyre rreth pyetjes.

- Ç’është shkolla

Nga komenti i figurave të tekstit në faqen 14 mësojmë:

1. Shkolla është vendi ku njeriu mëson dhe edukohet.

2. Shkolla përgatit njeriun për jetën. Fëmija në fillim mëson në shkollën 9-vjeçare, pastaj në të mesmen

dhe më pas në shkollën e lartë (universitet).

3. Shkolla është si një familje e madhe, ku të gjithë duhet të njohin dhe të zbatojnë detyrat dhe përgjegjësitë

e tyre. Fëmijët mirëkuptohen mes tyre në shkollë nëpërmjet rregullave. Këto rregulla duhet të njihen e

zbatohen nga mësuesit e nxënësit.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar dhe diskutim

Mësuesi/ja ngre një nxënës që të lexojë situatën problemore të dhënë në tekst. Një nxënës tjetër çohet

dhe thotë me fjalët e tij këtë situatë.

Arbri është nxënës në klasën e tretë, ka rezultate të shkëlqyera, por nuk i mban me kujdes

librat dhe materialet e punës. Librat e tij janë plot shënime, shkarravina, të grisura etj.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- A mund ta vlerësojmë Arbrin si nxënës të shkëlqyer

- A kemi ne në klasë nxënës të tillë

- Si duhet ta mësojmë e ta edukojmë shokun (apo shoqen) që të jetë i kujdesshëm

Si në familje edhe në shkollë duhet të njohësh dhe të zbatosh disa rregulla.

104

Përforcimi: Punë në grupe

Mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe. Secilit grup u drejton nga një pyetje:

o Grupi i parë - kur quhet një klasë e zhurmshme

o Grupi i dytë - kur quhet një klasë e qetë

o Grupi i tretë - si do të vepronit ju që klasa të ishte e qetë

Detyrë shtëpie. Shkruani disa rregulla që duhet të zbatojë nxënësi

në klasë dhe në shkollë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!