You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
Libër mësuesi

Edukata shoqërore 3

Përgatitur nga:

Brisida Çekrezi

Ilda Alushaj
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

95
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

96
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

97
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

98
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 1. Individi

KAPITULLI I

INDIVIDËT DHE GRUPI

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë individin nga veçoritë e tij/saj morale dhe shoqërore.

• Të diskutojë për situatat e dhëna duke iu përgjigjur pyetjeve përkatëse.

• Të dallojë se ku ndryshojnë individët nga njëri-tjetri.

Fjalë kyç:

Mjetet:

individ, sjellje individuale.

teksti, pamje të fëmijëve në klasë dhe familje.

Aftësitë: të dalluarit, të diskutuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bashkëbisedim

Ndërtimi i njohurive

Diskutim problemor

Përforcimi

Veprimtari praktike

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bashkëbisedim

Bashkëbisedohet me nxënësit.

Çdo njeri ka cilësitë e veta.

- Pse Altini dhe Jona, megjithëse janë motër e vëlla ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri Nxënësit japin

mendimet e tyre, duke lexuar një nga fragmentet e faqes 4 të tekstit, p.sh.:

Altini i zgjuar, i pëlqen kompjuteri, ha shumë frutat;

Jona punëtore, i pëlqejnë librat, ha shumë ëmbëlsirat.

Nxënësit arrijnë në një përfundim: edhe pse ata janë motër e vëlla janë të ndryshëm, sepse janë dy njerëz

të ndryshëm. Çdo njeri dallohet nga gjinia, pamja, sjellja dhe shijet e tij.

Çdo njeri është një individ. Ai ka cilësitë e tij vetjake, që e dallojnë nga të tjerët. Ai dallohet nga pjesëtarët e

tjerë të familjes dhe të shoqërisë së tij. Ndonëse njerëzit janë të ndryshëm ata duhet ta respektojnë njëri-tjetrin.

Sjellja e zbukuron njeriun. Ajo e bën atë të mirë ose të keq, të bukur ose të shëmtuar. Kjo quhet sjellje

individuale.

Ndërtimi i njohurive: Diskutim problemor

Situata problemore:

- Altini i tregon Jonës ato që ndodhin në klasën e tij. Jona e dëgjon me vëmendje të vëllanë, por nuk

bën të njëjtën gjë si ai. Altini mërzitet.

Pyetje: - Si e shpjegoni sjelljen e Jonës Po ti si vepron në situata të tilla

- Altini e Jona jetojnë në një pallat afër Shtëpisë së të moshuarve. Ata shkojnë shpesh në shtëpinë e

të moshuarve: u recitojnë vjersha, u këndojnë këngë, tregojnë gazmore dhe u çojnë dhurata.

Pyetje: - Cila mendoni ju se është dhurata më e bukur për të moshuarit (Dhurata më e bukur që bëjnë

fëmijët për të moshuarit është sjellja e tyre e mirë. Fëmijët ua bëjnë jetën më të bukur atyre me sjelljen e tyre

të kulturuar.)

Përforcimi: Veprimtari praktike në klasë

Lexoni në tekst disa cilësi dhe i gruponi në dy shtylla. P.sh.: i kujdesshëm - e çrregullt; i zhurmshëm

- i vëmendshëm etj.

Sipas cilësive që grupove diskuto me shokët se cilat tregojnë sjellje të mirë dhe cilat sjellje jo të mirë.

99
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 2. Grupi

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë se çfarë kupton me fjalën grup.

• Të dallojë një bashkësi anëtarësh që kryejnë veprimtari të përbashkëta.

• Të dallojë ndryshimin ndërmjet konceptit të detyrës dhe përgjegjësisë në grup.

Fjalë kyç:

grup shoqëror, sjellje kolektive, drejtues grupi.

Parashikimi: Bashkëbisedim

Mjetet:

Aftësitë:

teksti, pamje nga puna në grup.

të treguarit, të dalluarit, të diskutuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bashkëbisedim

Ndërtimi i njohurive

Pyetje - përgjigje

Përforcimi

Punë në grupe

Zhvillimi i mësimit

Bashkëbisedohet me nxënësit:

- Si e dallojmë grupin nga individi (Një grup përbëhet nga disa anëtarë, që kryejnë veprimtari të

përbashkëta.)

Individi mund të jetë pjesë e një ose disa grupeve. Përbëjnë grup anëtarët e një familjeje, nxënësit e një

klase, pjesëtarët e një klubi sportiv ose grupi artistik.

Në krye të çdo grupi qëndron një drejtues.

Ndërtimi i njohurive: Pyetje - përgjigje

Lexohen situatat problemore dhe nxënësit përgjigjen rreth tyre.

Situata problemore.

- Në cilin grup bën pjesë ti (Unë bëj pjesë në grupin e piktorëve, sepse kam prirje të pikturoj piktura

të ndryshme nga natyra.)

- Cili është personi më i rëndësishëm në grupin tënd (Personi më i rëndësishëm në grupin tim

është drejtuesi i grupit.)

- Çfarë përgjegjësish kanë anëtarët e një grupi (Anëtarët e një grupi kanë përgjegjësi individuale

dhe kolektive për zbatimin e detyrave të grupit.)

Përforcimi: Punë në grupe

Ndani nxënësit e klasës në katër grupe:

Përcaktoni çfarë do të bëjë secili grup (grupi i muzikantëve, piktorëve, futbollit etj.). Zgjidhni një drejtues për çdo grup.

Çdo përfaqësues grupi prezanton punën e tij para klasës.

Detyrë shtëpie. Shkruani në fletore emrat e disa grupeve që njihni

dhe përcaktoni qëllimin kryesor të çdo grupi.

100
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 3. Marrëdhëniet individ-grup

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të përshkruajë grupet shoqërore ku bën pjesë.

• Të tregojë se marrëdhëniet midis individëve dhe grupit kërkojnë korrektesë

dhe mirëkuptim.

• Të përcaktojë detyrat dhe të drejtat e një anëtari grupi.

Parashikimi: Bashkëbisedim

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

marrëdhënie, bashkëveprim, mirëkuptim.

teksti, pamje nga veprimtaritë në klasë.

të treguarit, të përshkruarit, të përcaktuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bashkëbisedim

Ndërtimi i njohurive

Diskutim problemor

Përforcimi

Pyetje-përgjigje

Zhvillimi

i mësimit

Organizohet me nxënësit një bashkëbisedim:

- Në sa grupe mund të marrë pjesë individi (Individi mund të marrë pjesë në disa grupe.)

- Si duhet të jenë lidhjet në grup (Anëtarët e grupit duhet të kenë marrëdhënie të mira. Ata duhet të

bashkëpunojnë dhe të mirëkuptohen me njëri-tjetrin.)

Ndërtimi i njohurive: Diskutim problemor

Lexohen situatat problemore në tekst dhe diskutohet rreth tyre.

Situata problemore:

Alitini ia grisi pa dashje fletoren Blertës dhe i tha vajzës: “Më fal...”

Blerta: “S’ka gjë se kam fletore tjetër”. Kjo sjellje e vajzës quhet mirëkuptim.

- Si janë marrëdhëniet ndërmjet tyre (Marrëdhëniet ndërmjet tyre janë tolerante.)

- Si janë marrëdhëniet ndërmjet nxënësve të një klase kur një shok ose shoqe e klasës është me aftësi

të kufizuara (Ndihma që të gjithë i japim shoqes së sëmurë quhet solidaritet.)

Motra pastron shtëpinë, kurse vëllai rri në divan.

Diskutoni mbi këtë situatë duke u mbështetur te fotoja e tekstit.

Marrëdhëniet midis motrës dhe vëllait nuk janë të mira. Djali duhet ta ndihmojë motrën në punët e shtëpisë

dhe të kenë mirëkuptim dhe bashkëveprim me njëri-tjetrin.

Përforcimi: Pyetje-përgjigje

Diskutoni me njëri-tjetrin në klasë duke iu përgjigjur pyetjeve:

- Si janë marrëdhëniet e bashkëveprimit dhe mirëkuptimit midis shoqeve e shokëve të klasës

- Si e kryeni vetshërbimimin për pastrimin e klasës

101
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 1. Unë komunikoj me ju

KAPITULLI II

KOMUNIKIMI NË SHOQËRI

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë se çfarë kupton me fjalën komunikim.

• Të dallojë konceptin e komunikimit si marrëdhënie midis individëve dhe grupit.

• Të përshkruajë 3-4 forma të sotme të komunikimit në shoqëri.

Parashikimi: Diskutim paraprak

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

komunikim, informacion, mjete komunikimi.

teksti, pamje nga mjetet e komunikimit.

të dalluarit, të diskutuarit, të identifikuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim paraprak

Ndërtimi i njohurive

Diskutim

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi

i mësimit

- Me kë komunikoi Altini për të marrë informacion për bimësinë e zonës

(Altini komunikoi me xhaxhanë e tij, i cili është agronom në fshat, nëpërmjet postës elektronike.)

Njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin me anë të fjalës. Nëpërmjet fjalës ata shprehin mendime, urime,

lajme, informacione.

Njerëzit komunikojnë edhe me shenja, gjeste, tinguj etj.

Kur janë larg, njerëzit komunikojnë me mjetet e komunikimit. Për këtë shërben telefoni, letra, radio,

televizioni.

Nëpërmjet komunikimit njerëzit krijojnë marrëdhënie të mira ose të këqija me njëri-tjetrin.

Ndërtimi i njohurive: Diskutim

Situata problemore:

Mamaja e Mirelës ka shumë miqësi me mamanë e Drinit. Një ditë mamaja e Mirës dërgoi Mirelën që të

njoftonte mamanë e Drinit.

- Cili është mjeti i komunikimit në këtë rast (Mjeti i komunikimit në këtë rast është fjala.)

- Çfarë mënyre komunikimi do të zgjidhje për t’i uruar shoqes ditëlindjen (Do t’i nisja një kartolinë

me postë.)

Përforcimi: Shkrim i lirë

Ju keni ditëlindjen dhe dëshironi të ftoni një shokun tuaj në Itali. Tregoni disa mënyra me të cilat mund t’i

dërgoni ftesën. (E ftojnë me këto mjete komunikimi: telefon, telegram, letër ose kompjuter - internet.)

Çdo nxënës prezanton punën e tij.

Detyrë shtëpie. Cilat janë mjetet kryesore të komunikimit që përdorni ju për të

komunikuar me të afërmit tuaj. I shkruani ato në fletoren tuaj.

102
Tema 2. Mjetet e komunikimit

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë mënyrat dhe mjetet e tjera të komunikimit.

• Të analizojë rolin e zhvillimit të formave të ndryshme të komunikimit.

• Të përdorë mjetet e komunikimit me të tjerët.

Parashikimi: Pyetja e ditës

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

mjet komunikimi, zhvillim, mesazh.

teksti, telefon.

të diskutuarit, të analizuarit, të dalluarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetja e ditës

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Lexim i drejtuar dhe diskutim

Punë në grupe

Zhvillimi

i mësimit

Në tabelë shkruhet pyetja dhe nxënësit japin përgjigjet e tyre rreth pyetjes.

Nga leximi i tekstit në faqen 12 del se ka mjete të ndryshme komunikimi:

- Në kohët e lashta si mjet komunikimi ka shërbyer zjarri.

- Një mjet komunikimi që përdoret shpesh është letër këmbimi.

- Një mjet tjetër komunikimi që përdoret sot nga marinarët në udhëtimet e gjata në oqean është gjuha

mors, nëpërmjet sinjale që lëshohen nga aparati mors.

- Mjet kryesor komunikimi në familje dhe në institucione është aparati telefonik.

- Mjet komunikimi që përdoret sot në të gjithë botën është kompjuteri që i ndihmon njerëzit të lidhen

me anë të internetit.

- Mjeti më modern i komunikimit është posta elektronike ose siç quhet ndryshe e-mail.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar dhe diskutim

Mësuesi/ja udhëzon një nxënës që të lexojë situatën problemore. Nxënësit flasin për ëndrrën e Altinit dhe

për atë që e çuditi atë.

- Cilat janë çuditë e kësaj ëndrre (Çudia e kësaj ëndrre ishte celulari.)

Për të kuptuar më mirë situatën problemore lexohen pyetjet e tekstit dhe u jepen përgjigje.

Përforcimi: Punë në grupe

Punohet me rubrikën “Aktiviteti yt”.

Dërgoju tre shokëve të tu mesazhe të ndryshme.

- Të parin ftoje në një festë.

- Të dytin uroje për çmimin që fitoi në konkurs.

- Të tretit tregoi detyrat e matematikës.

Tregoni për secilin rast se cilin mjet komunikimi do të përdorje.

Detyrë shtëpie. Në fletoren tuaj vizatoni dy mjete komunikimi që ju

pëlqejnë më shumë.

103
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 1. Shkolla, një familje e madhe

KAPITULLI III

RREGULLAT

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të përshkruajë shkollën si vendi ku mësohet.

• Të shpjegojë rolin e shkollës për përgatitjen e njeriut për jetën.

• Të argumentojë rolin e shkollës në mbarëvajtjen e marrëdhënieve midis fëmijëve.

Fjalë kyç:

Mjetet:

shkollë, mësim, edukim, detyrë, përgjegjësi.

teksti, pamje nga shkolla.

Aftësitë: të përshkruarit, të treguarit, të argumentuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetja e ditës

Ndërtimi i njohurive

Lexim i drejtuar dhe diskutim

Përforcimi

Punë në grupe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pyetja e ditës

Në tabelë shkruhet pyetja dhe nxënësit japin përgjigjet e tyre rreth pyetjes.

- Ç’është shkolla

Nga komenti i figurave të tekstit në faqen 14 mësojmë:

1. Shkolla është vendi ku njeriu mëson dhe edukohet.

2. Shkolla përgatit njeriun për jetën. Fëmija në fillim mëson në shkollën 9-vjeçare, pastaj në të mesmen

dhe më pas në shkollën e lartë (universitet).

3. Shkolla është si një familje e madhe, ku të gjithë duhet të njohin dhe të zbatojnë detyrat dhe përgjegjësitë

e tyre. Fëmijët mirëkuptohen mes tyre në shkollë nëpërmjet rregullave. Këto rregulla duhet të njihen e

zbatohen nga mësuesit e nxënësit.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar dhe diskutim

Mësuesi/ja ngre një nxënës që të lexojë situatën problemore të dhënë në tekst. Një nxënës tjetër çohet

dhe thotë me fjalët e tij këtë situatë.

Arbri është nxënës në klasën e tretë, ka rezultate të shkëlqyera, por nuk i mban me kujdes

librat dhe materialet e punës. Librat e tij janë plot shënime, shkarravina, të grisura etj.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- A mund ta vlerësojmë Arbrin si nxënës të shkëlqyer

- A kemi ne në klasë nxënës të tillë

- Si duhet ta mësojmë e ta edukojmë shokun (apo shoqen) që të jetë i kujdesshëm

Si në familje edhe në shkollë duhet të njohësh dhe të zbatosh disa rregulla.

104

Përforcimi: Punë në grupe

Mësuesi/ja e ndan klasën në tri grupe. Secilit grup u drejton nga një pyetje:

o Grupi i parë - kur quhet një klasë e zhurmshme

o Grupi i dytë - kur quhet një klasë e qetë

o Grupi i tretë - si do të vepronit ju që klasa të ishte e qetë

Detyrë shtëpie. Shkruani disa rregulla që duhet të zbatojë nxënësi

në klasë dhe në shkollë.
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 2. Ç`janë rregullat

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të flasë për rolin e rregullave të shkruara e të pashkruara në mbarëvajtjen e shoqërisë.

• Të shprehë mendimin e tij për rregullat e shkollës dhe të mbajë qëndrim ndaj tyre.

• Të dallojë rëndësinë e zbatimit të rregullave në jetën e përditshme.

Fjalë kyç:

Mjetet:

rregull, korrektësi.

teksti, rregulla të shkruara në fisha.

Aftësitë: të diskutuarit, të shkruarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bashkëbisedim

Ndërtimi i njohurive

Diskutim situate

Përforcimi

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bashkëbisedim

Shiko si sillen fëmijët në këto mjedise.

Bisedohet për fotot e para në faqen 16 të tekstit.

- Je djalë shumë i rregullt, sepse po ecën në vijat e bardha.

- Edhe veshja ka rregullat e saj, sepse duhet mbajtur pastër dhe me rregullt, duhet të jetë e hekurosur etj.

- Sjellja e kulturuar në dyqan. Përdoren fjalët: “ju lutem”, “faleminderit”, “mirupafshim” etj.

- Kur ndahemi nga shoku ose shoqja e klasës themi: “mirupafshim”.

Njerëzit marrin vendime bashkërisht si të sillen apo veprojnë në rrugë, shtëpi, shkollë ose mjedise të

ndryshme. Këto vendime quhen rregulla. Ato duhet të zbatohen nga të gjithë.

Ka rregulla të shkruara, si p.sh.: rregullorja e shkollës, rregullat e qarkullimit, rregulla në futboll etj. Ka dhe

rregulla të pashkruara, p.sh.: të mbajmë radhën në biletari, në blerjen e ushqimeve, në hyrjen në autobus, të

tregohemi të sjellshëm me të tjetër etj.

Edhe natyra ka rregullat e saj (pranvera, vera, vjeshta, dimri).

Ndërtimi i njohurive: Diskutim situate

Lexohet situata problemore. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të dhëna.

Situata problemore.

Një grup shokësh po prisnin radhën te sporteli i teatrit për të prerë bileta. Njëri prej tyre më i paduruari hyn pa radhë.

- Si do të vepronit ju në këtë rast

- Me cilat fjalë do ta bindnit shokun se veproi gabim (Kthehu në vendin tënd mbaj radhën! Zbato rregullin!

Përforcimi: Shkrim i lirë

Shkruani në fletoren tuaj disa rregulla që duhen zbatuar në:

o Grupi i parë në shkollë.

o Grupi i dytë në Teatrin e Kukullave.

o Grupi i tretë në bibliotekë.

Çdo përfaqësues grupi prezanton punën e bërë

Detyrë shtëpie. Bëni një shëtitje në një rrugë kryesore të lagjes suaj, duke u shoqëruar nga

prindërit, dhe diskutoni me babin ose mamin si zbatohen rregullat në mjediset

publike (rrugë, dyqane, lulishte etj.).

105
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 3. Rregullat në klasë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të lexojë rregulloren e klasës së tij/saj dhe të zbatojë rregullat e shkruara në të.

• Të argumentojë pse duhen zbatuar rregullat në mjediset e klasës dhe të shkollës.

• Të shtojë rregulla të reja në rregulloren e klasës së tij/saj.

Fjalë kyç:

Mjetet:

rregull, rregullore e brendshme.

teksti, rregullorja e klasës.

Aftësitë: të diskutuarit, të shkruarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bashkëbisedim

Ndërtimi i njohurive

Plotësimi i rregullores dhe diskutim

Përforcimi

Shkrim i shpejtë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Bashkëbisedim

Mësuesi/ja u drejtohet nxënësve: Sot do të vendosim një rregullore të brendshme të klasës. Bashkëbisedohet

për çdo rregull me nxënësit dhe vendoset që t`i respektojnë dhe t`i zbatojnë ato.

- Çfarë është klasa për ju Pse duhet t’i zbatojmë rregullat në klasë

Përgjigje: klasa është vendi ku të gjithë nxënësit vijnë që të mësojnë dhe të edukohen. Ata janë tipa të

ndryshëm: njeri i urtë, tjetri çapkën, i pavëmendshëm etj., njëri mëson shumë tjetri më pak etj.

Nxënësit duhet t’u binden disa rregullave të vendosura nga shkolla dhe nga vetë nxënësit. Duke zbatuar të

gjithë nxënësit këto rregulla ka një bashkëpunim dhe mirëkuptim midis nxënësve e mësuesve të shkollës.

Ndërtimi i njohurive: Plotësimi i rregullores dhe diskutim

Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit që të thonë nga një rregull për klasën.

Pas grumbullimit të rregullave plotësohet rregullorja e brendshme e klasës:

1. Të vijmë në orarin e caktuar në klasë.

2. Të mbajmë pastër klasën dhe shkollën.

3. Të hedhim mbeturinat në koshin e

mbeturinave.

4. Të respektojmë shokun apo shoqen e klasës

apo të shkollës.

5. Të respektojmë mësuesit tanë.

6. Të dëgjojmë me vëmendje mësuesen/in në orën

e mësimit.

7. Të mos flasim me zë të lartë.

8. Të përdorin fjalë të kulturuara.

9. Të ruajmë dhe të kujdesemi për objektet e klasës.

10. Të ruajmë dhe të mbajmë pastër librat tanë.

11. Të mos shkarravisim mbi bankë.

Pra, rregullorja e klasës plotësohet nga vetë nxënësit duke u ndihmuar nga mësuesi/ja.

- A ka ndonjë rregull që nuk ju pëlqen

- A ka ndonjë rregull që nuk e zbatoni dot

- Pse është e rëndësishme rregullorja e klasës

Të gjitha rregullat në klasë diskutohen dhe vendosen nga nxënësit në bashkëpunim me mësuesen/in.

Ata duhet të zbatohen me përpikëri nga vetë nxënësit dhe mësuesi/ja.

Përforcimi: Shkrim i shpejtë

Në figurën në faqen 19 të tekstit është paraqitur një nxënës që duhet të zbatojë disa rregulla. Shkruani në

fletoren tuaj këto rregulla.

Lexohen shkrimet e nxënësve.

106

Detyrat tona. Të zbatojmë praktikisht çdo ditë rregullat në klasë e në shkollë. Të kritikojmë

dhe edukojmë shokun ose shoqen e klasës që nuk i zbaton rregullat si në

klasë dhe në shkollë.
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 4. Ndryshojmë rregullat

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të thotë konceptin e ndryshueshmërisë së rregullave.

• Të diskutojë për rregullat me të cilat nuk është dakord.

• Të përshkruajë si mund të ndryshojë rregullat e klasës.

• Të përpilojë rregulla për mjedise të ndryshme.

Parashikimi: Bashkëbisedim

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

ndryshim, uniformë.

të diskutuarit, të përshkruarit, të përpiluarit.

teksti, etiketa me rregulla.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bashkëbisedim

Ndërtimi i njohurive

Diskutim

Përforcimi

Argumento

Zhvillimi

i mësimit

Bashkëbisedohet me nxënësit: “Si ndryshojnë rregullat”.

- Altini pa albumin e familjes, ku shikoi mamin me shoqet e veta të gjimnazit në një fotografi, që të gjitha

vajzat ishin veshur me përparëse të zeza. Kjo Altinit nuk i pëlqeu. Motra e tij shkon në gjimnaz (pa uniformë)

me veshjen e saj të bukur. Mami i tha Altinit: “Ky ka qenë rregulli i asaj kohe”. Tani rregullat kanë ndryshuar.

Çdo shkollë e zgjedh vetë uniformën e saj.

Jeta jonë ndryshon çdo ditë. Edhe rregullat ndryshojnë. Këto rregulla ndryshojnë nga vetë njerëzit.

- Po mjedisi si ndryshon (Kudo bëhen ndërtime të reja, lulishte, kënde sportive për fëmijë etj. Pra,

ndryshon mjedisi publik, ndryshojnë dhe rregullat për ruajtjen e mirëmbajtjes së mjedisit.)

Ndërtimi i njohurive: Diskutim

- Vite më parë nxënësit ishin të detyruar të merrnin pjesë në të gjitha veprimtaritë jashtë shkollore. Tashmë

ky rregull ka ndryshuar, nxënësit janë të lirë të marrin pjesë ose jo në këto veprimtari jashtëshkollore.

- Si mendoni, është më mirë tani apo më parë Argumentoni përgjigjen tuaj.

- Më parë uniformat për nxënësit për të gjitha shkollat ishin njëlloj. Tani organizohen takime, anketa,

pyetësor me vetë nxënësit për të vendosur llojin e uniformës në shkollë.

- A duhet marrë mendimi i nxënësve për të vendosur Pse (Po, duhet marrë mendimi i nxënësve për

uniformën shkollore.)

Me kalimin e kohës njerëzit ndryshojnë, pra duhet të ndryshojnë edhe rregullat, si në familje dhe në shoqëri.

Përforcimi: Argumento

Secili nga ju të sjellë në klasë mendimin tuaj me disa rregulla që (sipas mendimit tuaj) duhen ndryshuar.

Diskutoni me njëri-tjetrin për rregullat që duhet ndryshuar ose që janë ndryshuar me kalimin e viteve.

Detyrë tona: Të ndryshojmë rregullat që nuk plotësojnë dëshirat dhe

interesat tona si një familje, shkollë dhe shoqëri.

107
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 5. Rregullat në lojë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të vendosë vetë rregullat e lojës.

• Të respektojë rregullat e lojës.

• Të zbatojë rregullat e vendosur nga të tjerët.

Parashikimi: Bashkëbisedim

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

lojë, bashkëveprim, mirëkuptim.

teksti, shami, top, piktura.

të demonstruarit, të praktikuarit, të zbatuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Bashkëbisedim

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Diskutim

Lojë

Zhvillimi

i mësimit

Mësojmë rregullat e lojës.

• Loja e parë: Vizatimi i gojës me sy mbyllur.

Në dërrasë të zezë vizatohet një fytyrë, e cila ka hundën, sytë, vetullat dhe veshët, por i mungon goja.

Rregulli i lojës: Lojtari duhet të gjejë vendin e gojës dhe ta vizatojë atë me sy mbyllur:

- Lojtarët i lidhen sytë me shami.

- Shamia i lidhet mirë, që lojtari të mos shikojë.

- Lojtari të gjejë pozicionin e gojës e ta vizatojë me shkumës.

- Nxënësit nuk duhet të reagojnë që lojtari ta gjejë vetë.

Po kështu veprohet dhe për lojën e dytë: “loja e qetësisë” dhe për lojën e tretë: “loja e peshkut”.

Vendosen rregullat që duhen zbatuar për çdo lojë. Nxirren konkluzionet për rregullat që duhet të zbatohen:

- Rregullat e lojës mësohen duke luajtur.

- Ai që nuk i zbaton rregullat në lojë nuk është lojtar i mirë.

Ndërtimi i njohurive: Diskutim

- Cila nga këto tri lojëra ju pëlqeu më shumë Pse

- Në cilën nga këto lojëra u zbatuan më mirë rregullat e lojës

- Në cilën lojë nuk u zbatuan siç duhet rregullat e lojës Pse

Janë mendimet e lira të nxënësve për zbatimin e rregullave të çdo loje.

Përforcimi: Lojë

Nga vetë nxënësit zgjidhet një nxënës, i cili do të zhvillojë para klasës një lojë. Por, përpara se të zhvillohet

loja, nxënësi i zgjedhur si lojtar cakton rregullat e lojës.

Detyrë (jashtë klase). Mësoni nga prindërit ose shokët e lagjes një lojë,

caktoni rregullat e lojës dhe luani në kohën e lirë si

në shkollë dhe me shokët e pallatit tuaj.

108
Tema 1. Janë në shërbimin tim

KAPITULLI IV

SHËRBIMET NË KOMUNITET

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë jo më pak se tri shërbime që i ofrohen qytetarëve bazuar në

materialin e dhënë.

• Të diskutojë mbi rëndësinë e shërbimeve në jetën e njerëzve.

• Të ofrojë zgjidhje të situatave pro+blemore bazuar në përvojat vetjake.

Fjalë kyç:

Mjetet:

shërbim, ndihmesë.

teksti i nxënësit.

Aftësitë: të përshkruarit, të diskutuarit, të shprehurit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Imagjinatë e drejtuar

Ndërtimi i njohurive

Studim rasti

Përforcimi

Punë në dyshe, lojë në role

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar

Imagjinoni një qytet pa spitale dhe ambulanca.

- Çfarë do të ndodhte

- Si do t’ia bënin njerëzit që kishin nevojë urgjente për mjekun

Nxënësit japin idetë e tyre.

Mësuesi/ja prezanton objektivat e orës së mësimit.

- Sot do të mësojmë më shumë për shërbimet që iu ofrohen njerëzve në komunitet dhe sa të

rëndësishme janë për njerëzit këto shërbime.

Ndërtimi i njohurive: Studim rasti

- Sot Iliri do të na tregojë një ngjarje që ka ndodhur në familjen e tij.

Lexohet tregimi nga mësuesi/ja ose nga një nxënës. Më pas nxënësve iu drejtohen pyetjet e mëposhtme.

- Çfarë kishte rënë në fshatin e Ilirit

- Për çfarë kishte nevojë mamaja e Ilirit

- Si erdhi ai

- Çfarë lajmi të gëzuar iu dha babi në telefon

- Pse Iliri ia vuri emrin Shpëtim

Punohet rubrika ku jepen sqarime mbi shërbimet në komunitet. Nxënësit nënvizojnë me laps shërbimet, të

cilat ilustrohen me figurat.

Punohet situata problemore. Në këtë situatë nxënësit diskutojnë mbi ndihmën që punonjësi i policisë u ofron

fëmijëve për të kaluar rrugën. Nxënësit diskutojnë dhe për rëndësinë e spitaleve, zjarrfikësve etj.

Nxënësit tregojnë përvoja të tyre në spitale, kopshte, këndet sportive etj.

Përforcimi: Punë në dyshe, lojë në role

Listoni shërbimet që ofrohen në komunitetin tënd.

Nxënësit lexojnë punët e tyre.

Lojë në role.

Dy-tri grupe nxënësish ndërtojnë dialogë midis të sëmurit dhe mjekut. Mësuesi/jam mund të tregojë dhe ndonjë

gazmore për fëmijë në rastet kur nxënësit hiqen si të sëmurë për të mos shkuar në shkollë, sigurisht duke nxjerrë

mesazhin se nuk është mirë të shtiremi si të sëmurë, sepse shqetësojmë prindërit dhe mësuesit në shkollë.

Vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen e tyre dhe idetë e ofruara.

Detyrë shtëpie. Shkruani detyrat që mendoni se ka një polic. Pastaj tregojani

një polici. A i keni gjetur mirë ato

109
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 2. Kur unë kam nevojë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të përshkruajë 2-3 institucione në shërbim të qytetarëve, duke u bazuar në

materialin e dhënë.

• Të diskutojë për barazinë në shërbimin që ofrojnë këto institucione si një e drejtë

e qytetarëve.

• Të ofrojë zgjidhje të situatave problemore, duke u bazuar në përvojat e tij/saj.

Fjalë kyç:

Mjetet:

shërbim, institucione, barazi në shërbim.

teksti i nxënësit, foto të institucioneve në komunitet.

Aftësitë: të përshkruarit, të diskutuarit, të shprehurit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Stuhi mendimesh

Ndërtimi i njohurive

Punë në grupe

Përforcimi

Rrjeti i diskutimit

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh

- Për çfarë kanë nevojë njerëzit në një lagje (ambulancë, shkollë, çerdhe, gjelbërim, lulishte, park

lodrash, farmaci, dentist, stacion policie, shitore)

- A gjenden këto shërbime në lagjen tuaj

- Cili i siguron ato

Nxënësit japi mendimet e tyre. Mësuesi/ja vazhdon t’iu prezantojë atë ç’ka do të mësojnë në këtë temë mësimore.

- Sot do të mësojmë se shumë nga këto institucione, shërbime që ju përmendët më sipër, qytetarëve

ia siguron shteti dhe në këtë rast institucionet quhen institucione publike dhe në disa raste këto institucione

mund të jenë private.

Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe

Mësues/ja i orienton nxënësit të lexojnë në faqen 26 informacionin mbi institucionet dhe më pas iu kërkon të

numërojnë nga 1-4. Njëshat do të paraqesin në mënyrë të përmbledhur shërbimet që ofron policia, dyshat për

zjarrfikëset, treshat për ndërmarrjet e gjelbërimit, katrat për ndihmën e shpejtë ose urgjencën. P.sh.:

1. Zjarrfikëset: shuajnë zjarret, në raste përmbytjesh, aksidentesh, ecin shumë shpejt, ndezin sirenat, në

mënyrë që rruga të jetë e lirë.

2. Policia: mbron njerëzit nga keqbërësit, iu krijon qetësi qytetarëve.

Nxënësit lexojnë punët e tyre.

Punohen situatat problemore në grupe sipas ndarjeve të realizuara më lart. Nxënësit ofrojnë zgjidhjet e tyre. Sigurisht

mësuesi/ja shton informacione për ujësjellësin, për ndihmën sociale, për shërbimin arsimor shtetëror dhe atë privat.

Përforcimi: Rrjeti i diskutimit

Mësuesi/ja ndërton në tabelë rrjetin e diskutimit:

Po Pyetja Jo

A mendoni se në shkollë mësuesit i trajtojnë të gjithë

nxënësit njëlloj

Nëse nxënësit japin përgjigje pozitive, atëherë mësuesi/ja i nxit me pyetjet Pse mësuesit iu trajtojnë në

mënyrë të barabartë të gjithëve (Sepse të gjithë jemi të barabartë dhe një shtet demokratik ka qëllimin e tij

kryesor që të gjithë shtetasit të jenë të barabartë.)

110

Vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen dhe mendimet që dhanë gjatë kësaj ore mësimi.
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Detyrë shtëpie. Nxënësit ndahen në grupe dhe u jepet detyrë:

o Grupi i parë: Flisni me prindërit dhe sillni raste kur shtetasi ka nevojë për

ndihmën e gjykatës.

o Grupi i dytë: Intervistoni një punonjës policie se në cilat raste ata ndihmojnë

fëmijët në nevojë.

o Grupi i tretë: Sillni foto të ndryshme ku të tregohet se si bashkia apo

komuna juaj ka ndihmuar banorët e saj.

Tema 3. Edhe ne ndihmojmë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të diskutojë mbi figurat e dhëna në tekst.

• Të tregojë raste të punëve të dobishme në ndihmë të komunitetit.

• Të vlerësojë punën në komunitet si një cilësi të qytetarit/es së mirë.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

ndihmë, dobi.

teksti i nxënësit.

të diskutuarit, të shprehurit, të vlerësuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetje-përgjigje

Ndërtimi i njohurive

Diskutim mbi figurat

Përforcimi

Veprimtari konkrete

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pyetje-përgjigje

- Si mund të ndihmojmë në komunitet

- Çfarë punësh mund të kryejmë ne fëmijët

Nxënësit japin idetë e tyre.

Mësuesi/ja i prezanton temën e re mësimore, ku ata do të mësojnë mbi punët që kryejnë moshatarët e tyre

në komunitet.

Ndërtimi i njohurive: Diskutim mbi figurat

Nxënësit ndahen në 4 grupe. Çdo grup duhet të komentojë 2 figura. Nxënësit mund të shkruajnë komentet

e tyre në një letër dhe më pas të prezantojnë punën e tyre.

- Mësuesi/ja kërkon që ata të krahasojnë veprimtaritë e fëmijëve në figura me veprimtaritë e tyre.

Përforcimi: Veprimtari konkrete

Gjatë kësaj ore mësuesi/ja mund të iniciojë një punë të thjeshtë në komunitet.

P.sh.: ujitja e pemëve në trotuarin afër shkollës ose përgatitjen e posterave për mbajtjen pastër të qytetit.

Për përgatitjen e posterave puna mund të fillojë gjatë kësaj ore dhe të vazhdojë dhe në orën tjetër, që mund

të jetë një orë e lirë.

Gjatë kësaj ore mund të planifikohet dhe një vizitë në Shtëpinë e të moshuarve të qytetit.

E rëndësishme është që nxënësit të ndjenë kënaqësinë që sjell puna në ndihmë të komunitetit dhe njerëzve

në nevojë.

111
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 1. Rrugët

KAPITULLI V

RRUGA

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë llojet e rrugëve sipas gjerësisë dhe ngarkesës së tyre.

• Të diskutojë për rëndësinë e rrugëve në jetën dhe zhvillimin e shoqërisë njerëzore.

• Të përshkruajë rreziqet që vijnë nga mosrespektimi i rregullave të ecjes në rrugë.

Parashikimi: Stuhi mendimesh

Fjalë kyç:

Mjetet:

rrugë, qarkullim, kalimtar, pasiguri.

pamje të ndryshme rrugësh, makina lodra.

Aftësitë:

të dalluarit, të diskutuarit, të përshkruarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Stuhi mendimesh

Marrëdhënie pyetje-përgjigje, Di / Dua të di/ Mësova

Lojë

Zhvillimi i mësimit

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjen:

- Çfarë dimë për rrugët

të mëdha të ngushta të gjera

autostrada

Rrugët

viza të bardha

të rregulluara

të prishura

- Prezantimi i temës së mësimit.

- Sot do të mësojmë më shumë për rrugët, llojet e tyre, rreziqet që hasim në rrugë dhe rëndësinë e

madhe që ata kanë për zhvillimin e shoqërisë njerëzore.

Ndërtimi i njohurive. Marrëdhënie pyetje-përgjigje dhe Di/Dua të di/ Mësova

Lexohet materiali për Altinin nga një nxënës. Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- Ku jeton tani familja e Altinit

- Si e përshkruan ai qytetin

- Çfarë i mungonte tani Altinit

- Pse Altinin e çon gjyshja në shkollë

- Po kur kishte qenë në fshat kush e çonte në shkollë

Lexohet informacioni mbi rrugët.

Nxënësit në dyshe ose në bashkëpunim me mësuesin/en punojnë tabelën e mëposhtme:

112
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Di Dua të di Mësova

Rruga është për të ecur.

Sa lloj rrugësh kemi

Rrugë detare, ajrore, detare, automobilistike,

të qeta, të ngarkuara, të zhurmshme.

Rrugët e qyteti ndryshojnë

nga ato të fshatit.

Cili institucion i vendos

emrat e rrugëve

Rrugët kanë emër të përveçëm.

Në rrugë vendosen semaforë.

Dua të njihem me rregulloren

e kalimtarëve.

Zbatimi i rregullave ul rrezikshmërinë.

Nxënësit lexojnë informacionin e gjetur dhe diskutojnë për të.

Punohen situatat problemore.

Në situatën e parë nxënësit diskutojnë për rrugët e prishura dhe rreziqet që hasim në to. Nxënësit sjellin

vëzhgimet që kanë kryer çdo ditë në rrugët e tyre të lagjes dhe diskutojnë për to.

Në situatën e dytë nxënësit diskutojnë për nevojën e rrugëve ose të korsive për përdoruesit e biçikletave.

Në situatën e tretë diskutohet për rrethrrotullimet, të cilat zakonisht gjenden në hyrje të qyteteve ose në

qendër të tyre dhe ndihmojnë drejtuesit e automjeteve të lëvizin më mirë në rrugë.

Përforcimi: Lojë me makina

Nxënësit ndahen në grupe dhe improvizojnë rrugë të qeta dhe rrugë të zhurmshme. Nxënësit më pas

diskutojnë mbi problemet që shfaqen në këto rrugë.

Detyrë shtëpie. Gjeni informacione për rrugët lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përpiquni të gjeni foto të këtyre rrugëve.

Tema 2. Qarkullimi

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të japë përkufizimin e fjalës qarkullim rrugor.

• Të dallojë mënyrat e ndryshme të qarkullimit.

• Të listojë jo më pak se 2 faktorë të qarkullimit të rregullt.

• Të tregojë jo më pak se 3 mjete që ndihmojnë qarkullimin.

• Të analizojë situatat problemore, duke u bazuar në figurat dhe përvojat e tij/saj.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

qarkullim, trafik, kujdes.

semafor në një fletë kartoni.

të treguarit, të listuarit, të analizuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Diskutim idesh

Pyetje-përgjigje, diskutim, diagrami i Venit

Lojë

113
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim idesh

makinat ecin me shpejtësi

Pse mendoni se në rrugë

ndodhin aksidente

njerëzit nuk i respektojnë

rregullat e ecjes në rrugë

drejtuesit e mjeteve ndonjëherë

përdorin pije alkoolike

Nxënësit nxiten të japin idetë e tyre, duke u bazuar në informacionet që ata kanë parë dhe dëgjuar në televizion.

- Sot do të mësojmë më shumë për qarkullimin rrugor, rrugët, mjetet që ndihmojnë qarkullimin.

Ndërtimi i njohurive: Pyetje-përgjigje, diskutim, diagrami i Venit

Mësuesi/ja fton një nxënës të lexojë rubrikën “Çfarë do të mësoj”.

Lexohet tregimi për motrën e Altinit. Nxënësve iu drejtohen pyetje.

- Pse motra e Altinit është e kujdesshme

- Çfarë i kërkon Altini babit të tij

- Si i përgjigjet babi Altinit

- Po ju i kërkoni ndonjëherë babit të rritë shpejtësinë e makinës

- Si u përgjigjet ai

Mësuesi/ja lexon informacionin për qarkullimin rrugor. Iu drejton pyetje rreth materialit të lexuar.

- Ç’kuptoni me fjalën qarkullim

- Çfarë e bën të rregullt një qarkullim

- Çfarë duhet respektuar për të shmangur aksidentet.

Mësuesi/ja në bashkëpunim me nxënësit komenton dhe diskuton së bashku me ta për rëndësinë e

pajimeve të rrugës. Nxënësit tregojnë mbi vëzhgimet që ata kanë kryer në rrugë.

Punohen situatat problemore.

Mësuesi/ja kërkon dhe jep informacion për autostradat. Nxënësit ndërtojnë diagramin e Venit në

bashkëpunim me mësuesi/en.

me dy korsi

me shumë korsi

shpejtësi e vogël e makinave

Rruga e

një qyteti

Autostrada

shpejtësi e madhe e makinave

vija të bardha për e

ecjen këmbësorëve

rrugë

qarkullim

nuk kalojnë këmbësorë

(mbikalime për kalimin e këmbësor)

114

Nxënësit analizojnë dy figurat mbi qarkullimin e rregullt dhe qarkullimin e çrregullt. Diskutojnë.

Përforcimi: Lojë

Brenda në klasë ose jashtë saj nxënësit improvizojnë lëvizjen e automjeteve, këmbësorëve dhe shenjave

të policit të trafikut.

Mësuesi/ja iu kërkon nxënësve të tregojnë rregullat që ata zbatuan gjatë ecjes si këmbësorë dhe si

drejtues mjetesh.

Respektuam semaforin, shpejtësinë, largësinë midis automjeteve, vijat e bardha.

Detyrë shtëpie. Vazhdoni të gjeni informacione dhe foto të rrugëve.
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 3. Jam përdorues i rrugës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë jo më pak se dy rregulla të ecjes në rrugë.

• Të dallojë shenjat e dhëna.

• Të diskutojë për rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit në rrugë.

• Të analizojë situatat problemore, duke u ndihmuar nga ilustrimet.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

përdorues i rrugës, kalimtar.

shenja të qarkullimit rrugor, foto të rrugëve.

të dalluarit, të diskutuarit, të analizuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Lapsat në mes

Lexim zinxir dhe koment

E vërtetë apo e gabuar

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lapsat në mes

Nxënësit ndahen në grupe. Iu kërkohet që secili prej tyre të shkruajë nga një rregull të ecjes në rrugë.

Nxënësit kanë mësuar dhe në klasën e dytë rregulla të tilla. Mësuesi/ja afrohet në grupet e nxënësve dhe i

drejton lapsin një nxënësi. Nxënësi lexon rregullin që ka shkruar.

Pasi mbaron veprimtaria mësuesi/ja i prezanton nxënësve se çfarë do të mësojnë sot.

Ndërtimi i njohurive: Lexim zinxhir dhe koment

Lexohen rregullat zinxhir dhe diskutohet rreth tyre. Nxënësit mund t’i konkretizojnë rregullat me fotot e

rrugëve që kanë sjellë.

Më pas komentohen shenjat paralajmëruese. Mësuesi/ja kërkon që nxënësit t’i komentojnë ato.

Shpesh në klasë ka nxënës që kanë njohuri të mira për këto shenja. Mësuesi/ja i lavdëron dhe i inkurajon

për njohuritë e tyre, vëmendjen që ata kanë treguar gjatë ecjeve në rrugë të ndryshme.

Komentohen dhe shenjat e spitalit, restorantit dhe telefonit, të cilat gjenden në rrugë të ndryshme ose në

qytete.

Ilustrohen dhe diskutohen figurat ku nxënësit japin idetë e tyre të ecjes në rrugë.

Punohen situatat problemore në dyshe. Nxënësit diskutojnë mbi këto situata.

Përforcimi: E vërtetë apo e gabuar

Nxënësit në dyshe punojnë thëniet, të cilat janë shkruar në një fletë muri nga mësuesi/ja.

V G Këmbësorët ecin në rrugë.

V G Makinat duhet të ecin në trotuar.

V G Në rrugët pa vija të bardha kalohet në pjesën më të gjerë të saj.

V G Ne jemi përdorues të mirë të rrugës kur respektojmë semaforin,

shpejtësinë dhe largësinë midis automjeteve.

Detyrë shtëpie. Shkruani një mesazh që ti more në mësimin e sotëm.

115
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 4. Kujdes!

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të listojë jo më pak se dy pasoja që vijnë nga aksidentet.

• Të diskutojë për rregullat e ecjes duke u ndihmuar nga ilustrimet e dhëna.

• Të krijojë mesazhe të kujdesit të ecjes në rrugë.

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

përdorues i rrugës, kalimtar.

shenja të qarkullimit rrugor, foto të rrugëve.

të dalluarit, të diskutuarit, të analizuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Punë në dyshe

Punë në grupe

Shkrim i lirë

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Punë në dyshe

Listoni pasojat e një aksidenti në rrugë, p.sh.:

Njerëz të aksidentuar.

Automjete të shkatërruara.

Ndalim i qarkullimit.

Krijim i trafikut.

Nxiten nxënësit të lexojnë punën e tyre.

Mësuesi/ja iu prezanton temën e re nxënësve.

- Në mënyrë që të shmangen aksidentet të gjithë duhet të themi “Kujdes!”.

Në figurat më poshtë ne do të diskutojmë se për çfarë duhet të kemi kujdes.

Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe

Nxënësit ndahen në grupe. Çdo grupi i jepen dy figura, të cilat duhet t’i komentojnë dhe të diskutojnë për

rregullat që përcjellin figurat. Këto rregulla do të na i mësojnë personazhet e filmave.

Nxënësit me ndihmën e mësuesit/es komentojnë figurat.

Në një tabak të bardhë letre nxënësit shkruajnë rregullat që diskutuan dhe i vendosin në një pjesë të klasës.

Ose mund të animohen figurat nga nxënësit. P.sh., një nxënës imiton lëvizjen me biçikletë. Nxënësit duhet

të thonë njëzëri rregullën Respekto tabelat dhe kur ecën me biçikletë.

Sigurisht mësuesi/ja iu lë kohën e nevojshme nxënësve që do të realizojnë animimet. Mendojmë se kjo

mënyrë e bën interesante orën e mësimit.

Përforcimi: Shkrim i lirë

Shkruani një mesazh për mamatë dhe baballarët që i japin shpejt makinës. P.sh.:

Respektoni rregullat e shpejtësisë.

Ne ju duam shumë dhe kemi nevojë për ju!

Fëmijët tuaj.

Detyrë shtëpie. Lexojuani prindërve tuaj rregullat që mësuam sot.

Sillni foto të udhëtimeve dhe mjeteve të udhëtimit.

116
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 5. Udhëtimet

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë tri llojet e rrugëve që përdoren në udhëtime bazuar në përvojën e tij/saj.

• Të listojë jo më pak se 4 mjete të udhëtimit bazuar në figura.

• Të përshkruajë një udhëtim të kryer me familjen e tij/saj.

• Të përzgjedhë një mënyrë udhëtimi dhe arsyet e përzgjedhjes.

Fjalë kyç:

Mjetet:

udhëtim, udhëtar, transport.

album me mjetet e udhëtimit, foto të udhëtimeve.

Aftësitë:

të shprehurit, të diskutuarit, të përshkruarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Diskutim idesh

Pyetje-përgjigje, studime rasti

Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim idesh

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjen:

për kënaqësi

- Pse udhëtojnë njerëzit

për të pushuar

për të parë vende të tjera

për të njohur njerëz të tjerë

për të njohur kulturën e popujve

të tjerë etj.

- Sot së bashku do të flasim për udhëtimet, mjetet që përdorim për udhëtime.

Ndërtimi i njohurive: Pyetje-përgjigje, studime rasti

Leximi i informacionit për udhëtimet. Nxënësit orientohen të dallojnë fjalët me ngjyrë të kuqe. Drejtohen

pyetje nga mësuesi/ja.

- Cilat janë rrugët në të cilat udhëtojnë njerëzit

- Me se realizohen udhëtimet

Ilustrohen llojet e rrugëve me figurat.

Me laps nxënësit shkruajnë poshtë mjetit emrin e tij. Diskutojnë për mjetet dhe pëlqimet që ata kanë.

Nxënësit ofrojnë përvojat e tyre mbi makinat që kanë familjet e tyre, si dhe dëshirës për mjete që ata do të

donin t’i kishin. Mësuesi/ja i informon nxënësit se në Shqipëri po zhvillohet shumë turizmi detar dhe po shtohet

përdorimi i jahteve të madhësive të ndryshme.

- Ka dhe një mënyrë tjetër të udhëtimit: udhëtimi me fantazi, si Aladini me Xhazminën, me tapetin e tij fluturues.

Punohen situatat problemore.

Në situatën e parë nxënësit diskutojnë mbi udhëtimet që ata kanë realizuar në shtetet fqinje, mjetet me të

cilat kanë udhëtuar dhe emocionet që kanë kaluar.

Në situatën e dytë ofrojnë mendimin e tyre mbi mënyrën e udhëtimit që duhet të bëjnë nxënësit dhe arsyen

Më mirë të ecin më këmbë, sepse fshati është afër dhe iu bën mirë për shëndetin një ecje e tillë.

Përforcimi: Diskutim

Nxënësit nxjerrin albumet me foto nga udhëtimet dhe i tregojnë njëri-tjetrit mbi mjetet, me çfarë punonin

mjetet dhe nëse ishin të dëmshëm për mjedisin këto mjete.

Detyrë shtëpie. Me fantazinë tuaj shpikni një mjet udhëtimi që njerëzit do të shpikin për

të udhëtuar pas shumë vitesh kur ti të jesh rritur. Nëse ju pëlqen vizatojeni atë.

117
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Orë e lirë përforcimi

FLETË PUNE 1

1. Ti je në një kryqëzim. Të duhet të kalosh rrugën. Si do ta kalosh atë Rretho.

a. Do të shoh semaforin.

b. Do t’i kërkoj një të rrituri të më ndihmojë.

c. Do t’ia bëj me shenjë makinave që të ndalojnë.

ç. Unë jam i vogël dhe makinat duhet të ndalojnë.

2. Ti je duke udhëtuar me prindërit jashtë qytetit. Papritur polici i bën shenjë babit të ndalojë makinën.

Pse po e bën polici një gjë të tillë.

Babi po ecën ......................................

Ai nuk ka vënë rr ........... e .................

Ka parakaluar ....................................

3. Polici i vuri gjobë babit tënd. Ti do ta marrësh inat policin apo do t’i japësh të drejtë atij

4. A duhet të lëvizin brenda në qytet karrocat me kafshë Pse

5. Cili nga mjetet e udhëtimit të pëlqen më shumë

6. Në cilat sedilje duhet të rrinë fëmijët në makinë Rretho.

a. Në sediljen e përparme.

b. Në sediljen e pasme.

7. Në oborrin e pallatit tuaj kalojnë shumë makina. Ti ke dëshirë të luash me shokët ose shoqet.

Pse nuk mund të luash

Të përgëzoj për punën që ke bërë.

* Nëse ke punuar saktë kam besim se do të bëhesh një përdorues i mirë i rrugës.

118
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema. Vëzhgim në rrugë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të tregojë mënyrën e respektimi ose të mos respektimit të rregullave të

ecjes në rrugë me anë të vëzhgimit.

• Të diskutojë për llojin e rrugës së vëzhguar bazuar në ngarkesën me

mjete.

• Të diskutojë për llojet e mjeteve në rrugën e vëzhguar.

Mjetet:

Hapi I. Prezantim

Prezantimi i qëllimit të veprimtarisë.

Vëzhgimi i një rruge të qytetit.

bllok shënimesh, lapsa.

Zhvillimi

Orë e lirë

i mësimit

Hapi II.

Lista e pyetjeve që nxënësit do t’i përgjigjen.

- Sa i respektuan rregullat e ecjes në rrugë këmbësorët dhe mjetet

- Çfarë lloj rruge është rruga e vëzhguar

- Çfarë mjetesh kalojnë në këtë rrugë

- A ka shenja dhe tabela që ndihmojnë në qarkullimin e rregullt

- A ka punonjës policie në rrugë

Mësuesi/ja orienton nxënësit se 2 prej tyre mund t’i bëjnë një intervistë të shkurtër me këto pyetje policit të

trafikut nëse ai do të jetë i pranishëm.

Hapi III. Vëzhgimi në rrugë

Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit që të vëzhgojnë me vëmendje rrugët.

Hapi IV. Ardhja në klasë dhe diskutimi i pyetjeve dhe vëzhgimeve të realizuara.

Hapi V. Vlerësimi i orës dhe mbresat e kësaj veprimtarie.

119
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 1. Mjedisi që na rrethon

KAPITULLI VI

SHËNDETI DHE MJEDISI

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të japë përkufizimin e fjalës mjedis bazuar në materialin e dhënë.

• Të diskutojë për ndryshimet mbi mjedisin bazuar në figura dhe vëzhgimet e tij/saj.

• Të diskutojë për rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit.

Parashikimi: Stuhi mendimesh

Fjalë kyç:

Mjetet:

mjedis, natyrë, gjelbërim.

teksti i nxënësit, materiale dhe botime të edukimit mjedisor.

Aftësitë:

të diskutojë, të reflektojë.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Stuhi mendimesh

Vëzhgo-diskuto

Studim rasti

Zhvillimi i mësimit

Ju e keni dëgjuar fjalën mjedis. - Si e kuptoni ju atë

Nxënësit japin përgjigjet e tyre, të cilat mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

shtëpia klasa shkolla

uji

Mjedis

ajri

deti liqeni pema lulet

Mësuesi/ja prezanton temën e re.

- Sot do të mësojmë më shumë për mjedisin, ndryshimet që pëson ai si pasojë e punës së njeriut.

Ndërtimi i njohurive: Vëzhgo-diskuto

Lexohet informacioni për mjedisin, duke e ilustruar me figurat përkatëse.

Nxënësit komentojnë figurat dhe dallojnë ndryshimet që ka pësuar mjedisi natyror nga ndërhyrja e njeriut.

Diskutohet mbi ndotjet e mjedisit nga tymrat e fabrikave, ndërtimet e shumta. Nxënësit japin idetë e tyre mbi

mjedisin në komunitetin e tyre.

Punohen situatat problemore. Nxënësit diskutojnë për dy sjelljet e vajzës dhe vlerësojnë sjelljen pozitive të saj.

Diskutohen pyetjet.

Nxënësit në bashkëpunim me mësuesin/en diskutojnë për ligjet dhe rregullat që vendos shteti, në mënyrë që

mjedisi të jetë i pastër dhe i shëndetshëm për qytetarët e tij.

Secili nga ne duhet të punojë për mbajtjen pastër të mjedisit.

Nxënësit japin mendimet e tyre mbi mënyrat si veprojnë ato për ruajtjen e mjedisit.

120

Përforcimi: Studim rasti

Mësuesi/ja jep një studim rasti. Nxënësit nxiten të diskutojnë në grupe, duke iu përgjigjur pyetjeve

Ela po pushon në plazhin e Durrësit me prindërit e saj. Duke vrapuar në rërë papritur ajo çan këmbën me
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

një copë xham nga një shishe e thyer që ndodhej në rërë. Prindërit e çuan në ambulancë. Sa keq Elës do t’i

duhen ditë për t`u shëruar. Duke qarë ajo thotë: Mirupafshim pushime në det!

- Kush mendoni se e ka fajin

- Çfarë duhet bërë që të mos përsëriten raste të tilla

Nxënësit japin përgjigjet e tyre. Duhet këmbëngulur që nxënësit të arrijnë në përfundimin se të gjithë kemi

faj. Faj kanë personat që e kanë hedhur, faj kanë personat që i kanë parë dhe nuk i kanë kritikuar, pastruesi i

plazhit që nuk është treguar i përgjegjshëm për pastrimin e rërës.

Nxënësit japin mendimet e tyre se si mund ta mbajmë pastër mjedisin në plazh.

Detyrë shtëpie. Gjatë rrugës për në shtëpi vëzhgoni ndryshimet që ka bërë njeriu

në mjedis dhe shkruani 4 ndryshime që ju duken interesante dhe të këndshme.

Shënim: Shkollat janë të pajisura me botimin e REC-ut për edukimin mjedisor, i cili shoqërohet dhe me DVD

ku ndodhen filma vizatimorë, të cilët japin mesazhe të këndshme në lidhje me ruajtjen e mjedisit. Tashmë

shkollat janë pajisur dhe me video-projektor. Shfrytëzojini dhe do të kaloni një orë të bukur dhe konkrete më

nxënësit tuaj.

Gjithashtu shkollat e Tiranës janë pjesë e projekteve të ndryshme mjedisore.

Integroni edukatën shoqërore me veprimtarinë ekstrakurrikulare në tema të tilla.

Tema 2. Unë e ruaj mjedisin tim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë veprimet e dobishme dhe të dëmshme të njeriut në mjedis.

• Të përshkruajë ndryshimet në mjedis bazuar në figurat, filmat vizatimorë.

• Të krijojë mesazhe të ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit.

• Të analizojë situatat problemore duke iu përgjigjur pyetjeve.

Parashikimi: Film vizatimor

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

shndërrim, ruaj mjedisin, qëndrim kritik.

teksti i nxënësit, video-projektor, DVD e edukimit mjedisor.

të dalluarit, të përshkruarit, të krijuarit, të analizuarit.

Parashikimi

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Film vizatimor

Diskutim, analizë situatash

Vëzhgo-nxirr mesazhe

Zhvillimi i mësimit

Filmi vizatimor “Njeriu dhe natyra”.

Shfaqet filmi dhe iu kërkohet nxënësve të diskutojnë se si e kuptuan atë.

Njeriu i mori gjithçka natyrës. Ajo u shkatërrua dhe njeriu mbeti vetëm me paratë etj. Ç’të bënte tani me to

Nxiten nxënësit të japin idetë e tyre mbi mesazhin që përcjell filmi.

Ndërtimi i njohurive: Diskutim, analizë situatash

Diskutim mbi fotot e dhëna në tekst. Lexohet informacioni për mjedisin.

Punohet situata problemore. Nxënësit diskutojnë në bazë të pyetjeve.

121
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Diskutohet mbi fotot e dhëna, si dhe lexohet poezia e koshit. Nxënësit sjellin përvoja të ndonjë shoku ose

shoqeje që nuk i hedh mbeturinat në vendin e caktuar.

Përforcimi: Vëzhgo-nxirr mesazhe

Paraqitet një tjetër film vizatimor, “Help me!” (Më ndihmo!).

Globi, babi dhe djali. Babi ndërton fabrika dhe uzina në të gjithë botën. Sa shumë para, por dhe sa shumë

tym. Planeti mbulohet me tym dhe djali që kërkon ndihmë se nuk merr dot frymë.

Nxënësit japin idetë e tyre dhe nxjerrin mesazhe për mjedisin.

Mjedis i pastër shëndet i mirë!

Kujdesu për mjedisin, sepse ai do të kujdeset për ty!

Jeto në paqe me natyrën!

Vlerësohen mesazhet më të mira.

Detyrë shtëpie. Vizatoni një mjedis të pastër.

Tema 3. Trupi dhe shëndeti im

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të diskutojë për shëndetin si një pasuri e çmuar e njeriut.

• Të listojë faktorët që ndikojnë në një shëndet të mirë bazuar në informacionet e dhëna.

• Të analizojë situatat problemore duke ofruar zgjidhje.

Parashikimi: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

shëndet, mirërritje, argëtim.

postera të ushqimeve, sporteve.

të diskutuarit, të listuarit, të analizuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Grafik organizues

Përzgjidh-komento

Zhvillimi i mësimit

Të gjithë kemi dëgjuar prindërit dhe gjyshërit tanë të thonë “Të jemi mirë me shëndet”.

- Pse ata thonë kështu

- Po ju jeni dakord me ta

- A ju kujtohet ndonjë moment kur dhe ju keni menduar si gjyshërit tuaj

- Sot ne do të mësojmë më shumë për shëndetin, faktorët që ndikojnë në një shëndet të mirë, dhe sa i

rëndësishëm është shëndeti për të gjithë ne.

122

Ndërtimi i njohurive: Grafik organizues

Leximi i informacionit të dhënë, ilustrimi i figurave.

Mësuesi/ja i fton nxënësit të plotësojnë tabelën.
Çfarë ndikon në një

shëndet të mirë

sporti

gjimnastika

ushqimi

Cilat janë ushqimet e

shëndetshme

bulmeti

perimet, frutat

mishi dhe produktet

e tij

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Çfarë më pëlqen të ha

Lexohet informacioni mbi trupin e njeriut.

Nxënësit në dyshe analizojnë situatën problemore duke iu përgjigjur pyetjeve.

Në këtë situatë nxënësit sjellin përvoja të tyre kur janë sëmurë dhe si kanë vepruar prindërit.

Diskutojnë dhe arrijnë në përfundimin se sa më shumë të merremi më sport aq më pak ilaçe do të përdorim.

Nxënësve iu jepet informacion i thjeshtë mbi drogën si një substancë e dëmshme që nuk duhet përdorur kurrë.

Përforcimi: Përzgjidh-komento

Çfarë më pëlqen më shumë!

Mësuesi/ja ka shkruar në tabelë disa lloje ushqimesh që fëmijët i pëlqejnë më shumë, si: sandviç, hamburger,

doner, picë, supë, pure, pulë me pilaf, ëmbëlsirë, fruta.

Nxënësit ngrihen dhe vënë plus në ushqimin e tyre të preferuar. Pasi përfundon veprimtaria analizohet situata.

Përgjithësisht fëmijët priren drejt ushqimeve të thata. Kjo veprimtari synon t’i edukojë ato se ushqimet e

shpejta nuk janë të shëndetshme për njeriun.

Detyrë shtëpie. Pyesni mamin se çfarë ka gatuar sot. Kërkojini asaj të të tregojë nëse ky ushqim

është i shëndetshëm për ju

Tema 4. Një ditë me mjekun

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të përshkruajë një vizitë te mjeku bazuar në përvojën e tij/saj.

• Të listojë disa medikamente që duhet t'i përmbajë kutia e ndihmës së shpejtë.

• Të diskutojë për institucionet shëndetësore bazuar në materialin e dhënë.

Parashikimi: Bisedë paraprake

Fjalë kyç:

Mjetet:

Aftësitë:

shndërrim, ruaj mjedisin, qëndrim kritik.

teksti i nxënësit.

të përshkruarit, të listuarit, të diskutuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Bisedë paraprake

Lexim i drejtuar dhe marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Rrjeti i diskutimit

Zhvillimi i mësimit

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjen:

- Cilat janë sëmundjet që i zënë më shpesh fëmijët

Ata përgjigjen: dhimbja e fytit, gripi, dhimbje barku, kolla etj.

- Si kanë vepruar prindërit tuaj në raste të tilla

123
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Nxënësit paraqesin përvojat e tyre.

Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën që do të trajtojnë sot.

- Sot do të mësojmë më shumë për kujdesin shëndetësor dhe institucionet që janë ngritur.

Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar dhe marrëdhëniet pyetje-përgjigje

Lexohet nga një nxënës situata e Mirës dhe ilustrimi me figura.

Mësuesi/ja iu drejton pyetjet nxënësve.

- Çfarë kishte Mira

- Ku e dërgoi mami

- Çfarë i dha xhaxhi doktori

- Ku i bleu ilaçet mami i Mirës

- Ku shkoi Mira pasi u shërua

Paraqitet informacioni mbi qendrat shëndetësore dhe mjekun e familjes.

Punohet situata problemore.

Nxënësit diskutojnë mbi ndihmën që iu japin shokët dhe mësuesi/ja kur sëmuren në klasë. Më pas lidhin me

shigjetë fjalët llojin e dhimbjes me figurën përkatëse Nxënësit prezantojnë punën njëri-tjetrit dhe shohin nëse

e kanë kryer mirë punën.

- Çfarë duhet të kemi si mjet të ndihmës së shpejtë në klasë (Kutinë e ndihmës së shpejtë.)

Nëse në klasë nuk është kjo kuti, atëherë së bashku krijohet një kuti e tillë me një kuti kartoni. Në të

vendosen: paracetamol, alkool, pambuk, fashë, gërshërë, ankerplast, jodio.

* - A duhet të shkojmë te dentisti vetëm kur na dhemb dhëmbi Pse

se kutia e ndihmës së shpejtë është në klasë zhvillohet një veprimtari tjetër.

Përforcimi: Rrjeti i diskutimit

- A duhet të shkojmë te dentisti vetëm kur na dhemb dhëmbi Pse

Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme. Ne duhet të shkojmë çdo gjashtë muaj për të kontrolluar

dhëmbët te dentisti.

Detyrë shtëpie. Në kutitë e ilaçeve gjithmonë shkruhet “Mbajini larg fëmijëve!”.

Pse mendoni se shkruhet kështu

Tema 5. Kujdesi për mikun, shokun, tjetrin

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të përcaktojë njerëzit në nevojë.

• Të diskutojë për organizatat vullnetare në ndihmë të njerëzve në nevojë.

• Të vlerësojë ndihmën dhe punën vullnetare si vlera qytetarie.

Fjalë kyç: ndihmë, organizatë, vullnetarizëm.

Mjetet:

teksti i nxënësit.

Po Pyetja Jo

Aftësitë:

të përcaktuarit, të diskutuarit, të vlerësuarit.

124
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Diskutim idesh

Ndërtimi i njohurive

Di/ Dua të di/ Mësova

Përforcimi

Diskutim

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Diskutim idesh

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjen:

- Cilët mendoni se janë fëmijët që kanë nevojë për ndihmë dhe kujdes

Nxënësit japin idetë e tyre sipas informacioneve që dinë.

• Fëmijët në nevojë.

• Fëmijët jetimë.

• Lypësit në rrugë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sot do të mësojmë se si mund t'i ndihmojmë këta fëmijë, se sa qytetarë të mirë bëhemi duke i ndihmuar ata.

Ndërtimi i njohurive: Di/ Dua të di/ Mësova

Një nxënës lexon informacionin mbi klasën e Altinit dhe konkursin që ata kanë shpallur.

- Çfarë konkursi kanë shpallur nxënësit

- Pse e meriton Altini ta fitojë konkursin

Punohet tabela Di/ Dua të di/ Mësova.

Nxënësit lexojnë informacionin organizatat humanitare dhe punën vullnetare.

Di Dua të di Mësova

Fëmijët jetimë

Organizata humanitare

Personat me aftësi të kufizuar

Vështirësi natyrore, luftëra

Të moshuarit

Punë vullnetare

Nxënësit lexojnë dhe diskutojnë për punën e kryer.

Mësuesi/ja i njeh me organizatat e ndryshme në ndihmë të personave në nevojë.

Punohet situata problemore.

Nxënësit diskutojnë për ndihmën që duhet t`i japin peronave në nevojë.

Përforcimi: Diskutim

- Si mund t’i ndihmojnë fëmijët jetimë

• Duke mbledhur ndihma për to.

• Duke i ftuar një ditë në një festë të klasës tonë.

• Duke i ftuar të kalojnë një ditë në familjet tona.

125
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema 1. Të mirat vijnë në familje

Kapitulli VII

Prodhimi dhe shpërndarja

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të përshkruajë mënyrën e krijimit të të ardhurave në familjen e vet bazuar në

njohuritë e veta.

• Të diskutojë për mënyrat e përdorimit të të ardhurave bazuar në përvojën e

familjes së tij/saj.

• Të diskutojë për kursimin personal të të ardhurave.

• Të vlerësojë punën si burimi kryesor i të ardhurave në familje.

Parashikimi: Pyetja sjell pyetjen

Fjalë kyç:

Mjetet:

të ardhura, burim të ardhurash, kursim, shpenzime, fitoj.

teksti i nxënësit.

Aftësitë:

të përshkruarit, të diskutuarit, të vlerësuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Ndërtimi i njohurive

Përforcimi

Pyetja sjell pyetjen

Marrëdhëniet pyetje-përgjigje dhe punë në grupe

Rrjeti i diskutimit

Zhvillimi i mësimit

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:

- Ç’do të thotë “të ardhura”

- E keni hasur ndonjëherë këtë fjalë

- Kush i siguron të ardhurat në familje

- A janë të mjaftueshme për familjet tuaja

- A do të donit të kishit më shumë të ardhura

Sot Altini do të na tregojë disa këshilla që prindërit i japin atij për të ardhurat, do të na tregojë gjithashtu se si

mund të ndihmojnë fëmijët në sigurimin e të ardhurave.

126

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje dhe punë në grupe

Lexim i rubrikës “Çfarë do të mësoj”.

Lexim i tregimit nga një nxënës. Iu drejtohen pyetjet e mëposhtme:

- Çfarë blen Altini me Jonën me të ardhurat që iu japin prindërit

- Cilat janë këshillat që iu japin prindërit

- Përse punojnë prindërit e tyre

Lexohet rubrika që jep informacionin mbi të ardhurat në familje.

- Si mund të ndihmojnë fëmijët në sigurimin e të ardhurave në familje (Duke kursyer dhe duke mos

shpërdoruar gjërat.)

Nxënësit nxiten të sjellin shembuj të kursimeve të tyre vetjake dhe të dallojnë nëse këto janë kursime të

drejta dhe të nevojshme dhe jo të dëmshme.

Punë në grupe. Klasa ndahet në tri grupe, të cilat punojnë situatat problemore të paraqitura.

Në situatën e parë nxënësit duhet të nxjerrin mesazhin: Puna është burimi kryesor i të ardhurave. Gjithashtu

ata japin mendimin e tyre mbi pensionin që marrin gjyshërit. Mësuesi/ja shton informacionin mbi pensionin, si

një e drejtë e çdo qytetari që ka punuar për një periudhë të caktuar kohe dhe në një moshë të caktuar. (60 vjeç

për femrat dhe 65 vjeç për meshkujt.)
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Gjatë viteve të punës çdo qytetar paguan sigurime, të cilat pasi mbush moshën i merr në formën e pensionit.

Në situatën e dytë nxënësit diskutojnë mbi mënyrën e përdorimit të të ardhurave nga familja e Jonës dhe

mënyrën se si i përdorin të ardhurat në familjet e tyre.

Në situatën e tretë nxënësit paraqesin idetë mbi vendimet ekonomike që iu duhet të marrin familjet për të

plotësuar nevojat dhe dëshirat dhe njohuritë e tyre mbi bankat.

Mësuesi/ja shton informacionin mbi veprimtaritë e bankave si institucione ku depozitohen, ruhen të ardhurat.

Një funksion tjetër i tyre është marrja e rrogës mujore, marrja e kredive për të plotësuar nevojat e familjes.

Nxënësit diskutojnë dhe dëgjojnë njëri-tjetrin.

Përforcimi: Rrjeti i diskutimit

Nxitet diskutimi mbi profesionet dhe çfarë iu pëlqen të bëhen kur të rriten, si dhe arsyet e përzgjedhjes.

Po Pyetja Jo

- A mendoni se profesioni që ju ëndërroni do t’iu japë

kënaqësi apo më shumë të ardhura Pse

Në fakt ajo që ne duam t’iu edukojmë nxënësve është fakti se një zgjedhje duhet të na japë kënaqësi, të

bëjmë një punë që ne do të dimë ta bëjmë shumë mirë dhe të ardhurat do ta justifikojnë zgjedhjen e bërë.

Detyrë shtëpie. Pyetni prindërit tuaj nëse situate ekonomike në familje është e

qëndrueshme apo ka probleme. Si mendojnë prindërit se do ta

zgjidhin një situatë me probleme

Tema 2. Unë kam nevojë për…

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të dallojë nevojat nga dëshira.

• Të listojë jo më pak se tri nevoja të tij/saj, të cilat ndikojnë në një rritje të shëndetshme.

• Të listojë jo më pak se tri dëshira që do t’i shtonin kënaqësinë.

• Të tregojë 2-3 përgjegjësi që kanë fëmijët në familje dhe në shkollë.

• Të diskutojë situatat problemore duke iu përgjigjur pyetjeve të dhëna.

• Të krahasojë nevojat e njerëzve me ato të kafshëve.

Fjalë kyç: nevojë, rëndësi.

Mjetet:

teksti i nxënësit.

Aftësitë:

të dalluarit, të krahasuarit, të diskutuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Plotëso fjalinë, punë në dyshe

Ndërtimi i njohurive

Marrëdhëniet pyetje-përgjigje, diskutim situatash

Përforcimi

Mendo-krahaso

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Plotëso fjalinë

Plotësoni në fletore fjalitë e dhëna:

• Unë kam nevojë për ………… që të rritem i shëndetshëm.

• Unë kam nevojë të …………. që të bëhem i ditur.

• Unë kam dëshirë të shkoj …………………… që të notoj.

• Unë kam dëshirë të kem një……………. që ta nxjerr shëtitje.

127
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Nxënësit punojnë në fletore në dyshe ose në etiketa të fotokopjuara nga mësuesi/ja që të kursehet kohë.

Lexojnë disa nxënës.

Mësuesi/ja i prezanton me temën e re.

Sot do të mësojmë më shumë për nevojat dhe dëshirat. Çdo vit shkollor ne kemi diskutuat për to. Sot do të

krahasojmë nevojat dhe dëshirat tona.

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhëniet pyetje-përgjigje, diskutim situatash

Lexohet rubrika “Çfarë do të mësoj”. Lexohet nga një nxënës rubrika ku jepet informacioni i ri. Nxënësve iu

drejtohen pyetje mbi mënyrën e të kuptuarit të informacionit.

- Çfarë nevojash ka njeriu

- Çfarë nevojash kanë fëmijët

- Cilat janë përgjegjësitë e fëmijëve

Punohen situatat problemore.

Në situatën e parë nxënësit diskutojnë mbi një nevojë të rëndësishme për shëndetin e tyre fjetja gjumë herët.

Të shikuarit e një filmi është një dëshirë, por që duhet plotësuar në kohën e caktuar.

Në situatën e dytë nxënësit diskutojnë mbi nevojën për shtëpi dhe dëshirën e madhe për të pasur një shtëpi të

madhe të mobiluar bukur, me hapësira. Për të arritur këtë duhet që të gjithë anëtarët e familjes të punojnë shumë.

Në situatën e tretë diskutojnë për detyrën shoqërore të ndihmuar.

Nxënësit sjellin dhe përvoja të tyre pozitive në këtë drejtim.

Përforcimi: Mendo-krahaso

Ndërtoni bashkësinë e nevojave të njerëzve dhe nevojave të kafshëve. Gjeni ndryshimet që ekzistojnë.

Nevojat e njeriut

Nevojat e kafshëve

Ushqimi

Ushqimi

Veshja -

Banesa

Kanë banesa natyrore

Të mësuarit

Nuk shkojnë në shkollë por mësojnë instinktivisht

Shoqëria

Jetojnë në grupe

Nxënësit diskutojnë për ndryshimet në nevojat e njeriut dhe kafshëve.

Detyrë shtëpie. Listoni nevojat dhe dëshirat nga më e rëndësishmja deri te më pak e rëndësishmja.

Nevojat e mia

Dëshirat e mia

Tema 3. Kursimi

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të përshkruajë mënyrën e krijimit të të ardhurave në familjen e tij/saj bazuar në

njohuritë e tij/saj.

• Të diskutojë për vlerën pozitive të kursimit të të ardhurave në familje nga të gjithë

anëtarët duke u bazuar në situata problemore.

• Të diskutojë për vlerën pozitive të të ardhurave në plotësimin e nevojave dhe

dëshirave në familjen e tij/saj.

• Të renditë disa funksione të bankave bazuar në informacionet e dhëna.

Fjalë kyç: kursim, të ardhura, detyrime, domosdoshmëri.

Mjetet:

teksti i nxënësit, fletëpalosje të bankave të ndryshme.

Aftësitë:

të përshkruarit, të diskutuarit.

128
Parashikimi

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Ndërtimi i njohurive

Lojë në role, diskutim

Marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë në grupe

Përforcimi

Pesëvargjësh

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Lojë në role, diskutim

• Situata e parë.

Miri: - Mami më duhen para për të blerë fletore se m’u mbarua.

Mami: - Patjetër shpirti i mamit. Merri.

Miri: - “Sa mirë, tani do të blej letrat me Jugi On”, - thotë ai me vete.

Nxënësit diskutojnë për këtë situatë. Ata duhet të dallojnë se kush veproni mirë dhe kush nuk veproi ashtu si duhet.

• Situata e dytë.

Mami: - Era sot në pushim do të blej një akullore 100-lekëshe.

Era: - Faleminderit mami.

Kur shkon në shkollë Era blen një akullore 50-lekëshe.

Era: - Me paratë që më mbetën nesër do të blej një akullore tjetër.

Nxënësit diskutojnë për veprimet e dy fëmijëve.

Këto situata mësuesi/ja i shpërndan në dy-tri grupe nxënësish që aktrojnë bukur dhe i fton të luajnë, dhe më

pas zhvillohet diskutimi.

Mësuesi/ja i prezanton nxënësit me temën e re. Sot do të mësojmë më shumë për të ardhurat, kursimin.

Ndërtimi i njohurive: Marrëdhënie pyetje-përgjigje, punë në grupe

Altini do të na tregojë se çfarë i dhuroi atij gjyshi për Vitin e Ri.

- Çfarë mendoni ju se mund të jetë dhurata

Nxënësit japin idetë e tyre. Lexohet tregimi nga një nxënës.

Lexohet informacioni i ri dhe diskutohet për të qartësuar nxënësit.

Punohen situatat problemore. Në situatën e parë nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin se të kursesh do të

thotë të menaxhosh paranë në mënyrë të zgjuar, duke blerë gjëra të nevojshme, cilësore që të jetojnë gjatë.

Nxënësit sjellin përvoja të kursimeve të tyre dhe për çfarë i kanë përdorur këto kursime. Kursimet e familjes.

Nëse janë përdorur për t`u ardhur në ndihmë personave të sëmurë, që kanë nevojë etj.

Lexohet fletëpalosjet nga mësuesi/ja mbi informacionet dhe shërbimet e shumta që ofrojnë bankat si

institucione ku depozitohen, ruhen të ardhurat. Një funksion tjetër i tyre është marrja e rrogës mujore, marrja e

kredive për të plotësuar nevojat e familjes, hapja e depozitave të së ardhmes, ku prindërit mund të hapin llogari

për fëmijët e tyre që në moshë të vogël.

Mësuesi/ja mund të nxitë diskutimin se për çfarë do t’i shpenzojnë këto të ardhura kur të rriten. Është mirë

që nxënësve t’u drejtohet dëshira drejt përdorimit të të ardhurave për t’u shkolluar.

Përforcimi: Pesëvargësh

Banka

e madhe e sigurt

depozitoj tërheq siguroj

Banka na siguron paratë.

siguri

Nxënësit lexojnë pesëvargëshat e krijuar dhe përgëzohen për punën e tyre.

Detyrë shtëpie. Pyesni prindërit mbi faturat e energjisë elektrike, ujit dhe

telefonit për dy muajt e fundit. Bëni krahasimin e shpenzimeve

dhe arsyet që nuk janë kursyer për të ulur shpenzimet.

129
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Orë e lirë

Orë përforcimi për kapitullin VI

Emri mbiemri: ___________________

Klasa: _____________________

1. Rendit disa faktorë që e ndotin mjedisin

2. Si mund të ndihmosh ti në mbajtjen pastër të klasës

3. Rretho se çfarë është e rëndësishme për një shëndet të mirë:

a. sporti,

b. ushqimi i tepërt,

c. shëtitjet në ajër të pastër,

Ç. gjumi i mjaftueshëm.

4. Nëse sëmuresh mjeku të jep ilaçe. Ty nuk të pëlqejnë fare ato. Çfarë do të bësh

a. Nuk do ti pi, sepse s`më pëlqejnë.

b. Duhet ti pi që të shërohem.

5. Shoku yt është sëmurë. Mjeku i ka thënë se duhet të qëndrojë dy javë që të bëhet mirë. Ai do të ngelet

pas me mësime. Si mendon se do ta ndihmosh

6. Shkruaj tri sëmundje ngjitëse që ti di.

7. Kur duhen larë dhëmbët

8. Si quhen organizatat në ndihmë të njerëzve në nevojë

Të përgëzoj për punën që ke bërë. Nëse përgjigjet e tua janë të sakta unë

besoj se ti do të kujdesesh më shumë për shëndetin tënd.

130
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Tema. Takim me mjekun e shkollës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë disa sëmundje ngjitëse bazuar në informacionin e dhënë.

• Të përshkruajë 2-3 rregulla për higjienën e trupit dhe të gojës.

• Të vlerësojë punën e mjekut si të dobishme dhe të domosdoshme për njerëzit.

Mjete:

Orë e lirë

postera të ISHP-së, të cilat mjeku i shkollës i ekspozon në shkollë,

letra, lapostila, gërshërë, ngjitëse.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Një vizitë në dhomën e mjekut të shkollës. Njohja me veglat që përdor mjeku, si: stetoskopi,

termometri, luga për të parë grykët, monoskopi për të parë veshin etj.

Hapi II. Improvizimi i vizitave nga mjeku për 2-3 fëmijë.

Hapi III. Ardhja e mjekut në klasë.

Drejtimi i pyetjeve të përgatitura më parë nga nxënësit me ndihmën e mësuesit/es.

- Si ka rritur të bëhet mjeke

- Çfarë shkolle ka studiuar

- A është profesion i vështirë A gjen kënaqësi te profesioni i zgjedhur

- Ç`janë bakteret

- Cilat janë sëmundjet ngjitëse

- Pse quhen ngjitëse

- Si mund të mbrohemi nga këto sëmundje

- Pse duhet të rrimë shtrirë kur jemi të sëmurë

- Pse nuk duhet të pimë ujë shumë të ftohtë

- Pse nuk duhet të hamë shumë ëmbëlsira

Lista mund të shtohet me shumë pyetje të tjera. Kjo listë pyetjesh mund t’i jepet mjekut bashkë me ftesën

që ju i bëni për të qenë me ju në një ditë mësimi.

Hapi IV. Përgatitim një poster për shëndetin dhe kujdesin që duhet të tregojmë.

Nxënësit mund të mos e mbarojnë punën këtë orë. Mund të shfrytëzohet një orë tjetër e lirë për të

mbaruar punën e nisur me temë: “Shëndeti ynë është i çmuar”.

Posterat (vizatimet) dhe mesazhet ngjiten në muret e korridoreve të shkollës. Kjo do ta bënte më entuziaste

dhe të vlerësuar punën e fëmijëve.

131
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 3”

Fletë pune për kapitullin VII

Orë e lirë

1. Shkruaj profesionet e prindërve të tu.

Mami im punon ____________________.

Babi im punon ______________________.

2. Motra e Inës ka dëshirë të studiojë jashtë vendit. Familja e Inës po përgatitet të blejë një shtëpi të re. Çfarë

vendimi do të duhet të marrin anëtarët e familjes Ti si mendon. Qarko një nga alternativat dhe jep arsyen.

a. Të ardhurat të përdoren për të blerë shtëpinë, sepse ____________________________________

b. Të ardhurat të përdoren për Inën që të shkollohet, sepse _________________________________

3. Rretho vetëm dëshirat.

a. Të pushoj në Sarandë.

b. Të blej një playsteishën.

c. Të ushqehem mirë.

ç. Të vishem.

d. Të kem një robot.

dh. Të kem një shtëpi në pemë.

4. Si e kupton ti fjalën kursim

5. Ti ke kursyer gjithë vitin Për Vitin e Ri, ti e hap arkën e kursimeve dhe numëron kursimet e mbledhura. Për

çfarë do t’i shpenzosh ato

a. Të blej një monopatinë.

b. Të blej një biçikletë.

c. Të blej një kukull që flet.

ç. Të blej një lodër për një fëmijë jetim.

d. Të blej një dhuratë për një shok që e ka babin polic të vrarë në detyrë.

Shkruaj edhe ti një dëshirë tjetër: ______________________________________________

6. Pse njerëzit i depozitojnë paratë në bankë

7. Prindërit e tu nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të të hapur një llogari bankare. Si do të mendosh ti

a. Do të mërzitesh me prindërit.

b. Do të të vijë inat.

c. Do të mirëkuptosh prindërit e tu.

Të përgëzoj për punën që ke bërë. Nëse përgjigjet e tua janë të sakta

unë besoj se ti do të kujdesesh më shumë për shëndetin tënd.

132