strategjia dhe plani i veprimit për të drejtat e njeriut në republikën e ...

strategjia dhe plani i veprimit për të drejtat e njeriut në republikën e ... strategjia dhe plani i veprimit për të drejtat e njeriut në republikën e ...

kryeministri.ks.net
from kryeministri.ks.net More from this publisher
18.01.2015 Views

arritjen e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe të krijojë dhe përmirësoj efektivitetin e mekanizmave institucional që garantojnë se normat e pranuara ndërkombëtare po respektohen si dhe ligjet dhe politikat vendore po zbatohen. Qeveria e Kosovës ka mision që përmes hartimit të ligjeve dhe politikave të sigurojë respektimin dhe mbrojtjen e vlerave dhe dinjitetit njerëzor, duke siguruar respektimin dhe zbatimin e plotë të të drejtave të njeriut, njohjen më të mirë te tyre dhe vetëdijesimin, përmirësimin e koordinimit të aktiviteteve, si dhe ngritjen dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut . Republika e Kosovës, çdo ditë e më tepër është duke treguar një qasje pozitive në ndërtimin e politikave të barazisë, stimulimin e zgjidhjeve të cilat e sigurojnë dhe promovojnë diverzitetin dhe krijimin e atmosferës së barazisë për të gjithë qytetarët e saj. 6. Parimet Strategjija dhe Plani i Veprimit për të drejtat e njeriut është ndërtuar mbi parimet e mishëruara në instrumentet kryesore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në të cilat përcaktohet qartë dhe garantohet se të drejtat e njeriut janë të drejta të natyrshme të pandashme të patjetërsueshme dhe universale. E bazuar mbi këto parime Strategjija dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut do të jetë në funksion të përmirsimit të mbrojtjes , promovimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut ,parime këto të cilat janë të mishëruara në Kushteteutën e Republikës së Kosovës në ligjet dhe politikat që i referohen mbrojtjes dhe zbatimit të drejtave të njeriut. Mbrojtja, promovimi dhe zbatimi më i mirë i të drejtave të njeriut do të arrihet përmes institucioneve të fuqishme demokratike si: gjygjsor i pavarur, sundimi i ligjit, qeveri e përgjegjshme dhe llogaridhënse, media të lira dhe shoqëri të fortë civile. 7.Metodologjia dhe procesi i hartimit të Strategjisë (duhet të plotësohet) 8

8. Sfondi Deri në shpalljen e pavarësisë autoritetin udhëheqës dhe përfundimtar mbi legjislativin, ekzekutivin duke përfshirë edhe administrimin e drejtësisë e ka pasur UNMIK-u. Institucionet e Kosovës ishin më shumë organe të përkohshme ,provizore e kompetencat të e tyre ishin të limituara dhe të kufizuara. Fushëveprimtaria ligjëvënëse e Kuvendit të Kosovës deri në shpalljen e Panvarsisë (2008) në masë të madhe diktohej dhe ishte është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të autoriteteve të UNMIK-ut. Gjatë periudhës (1999-2008), për herë të parë në histori, Kombet e Bashkuara përmes autoriteteve të UNMIKut ishin bartëse dhe përgjegjëse në hartimin e ligjeve nacionale. Edhe pse shtet i panvarur nga 17 shkurti 2008 institucionet e Kosovës ende nuk i kanë shtri kompetencat legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, në tërë territorin e saj, ende Kosova nuk e gëzon subjektivitetin e plotë politike, ligjore, kushtetuese dhe ndërkombëtare. Gjatë dekadës së Fundit Kosova ka bërë një progress evidente në draftimin dhe aprovimin e ligjeve të cilat janë në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me acque comunitare, mirëpo ende ka probleme gjatë zbatimit të tyre. Një penges reale në zbatimin e ligjeve në Kosovë paraqet paqartësia ligjore lidhur me ligjin e aplikueshëm në Kosovë 5 .Korniza ligjore në Kosovë është mjaftë komplekse dhe jo adekuate në zbatim. Në Kosovë problem në vete paraqet mungesa e komentuarve ligjor (legal comentaries). Në vendet tjera të Botës dhe Evropës akademikët shkruajnë dhe pregadisin komentar ligjor për interpretimin e ligjeve të cilat konsiderohen specifike gjatë zbatimit. Deri në shpalljen e panvarsisë shumica e ligjeve janë hartu me ndihmën dhe përkrahjen e ekspertve ndërkombëtarë nga vendet e ndryshme pa berjen adekuate të analizave të politikave dhe nevojave si dhe me nje kosto të lartë buxhetore. Zhvillimi i politikave legjislative ishte i pa planifikuar mirë ,politikat ,ligjet u hartuan shpejt në përgjigje të krizave dhe nevojave urgjente apo si përgjigje apo reakcione nga kërkesat e pa pritura politike të cilat afektuan edhe në kualitetin e dobët të ligjeve .Para periudhës së shpalljes së panvarsisë institucinet e Kosovës si dhe institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, i kushtuan rëndësi të madhe hartimit, zhvillimit dhe aprovimit të ligjeve e më pak rëndesi i është kushtuar zbatimit të tyre. Infrastruktura ligjore në përgjithësi është në përputje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, mirëpo ende ka problem për zbatimin e saj në praktikë.Kjo vjen si pasoj e mungesës së burimeve njerëzore dhe financiare, mungesës së ekspertizës profesioanle pengesave administrative e nganjëher edhe për shkak të mungesës së vullnetit Politik. E në anën tjetër zbatimi efektiv i ligjeve kërkon përkrahje më të madhe financiare, kapacitete njerëzore me ekspertizë të mjaftueshme dhe përkatse profesionale si dhe përpjekje më të mëdha në koordinim, bashkëpunim dhe ndarjen e informatave në mes të akterve kryesor të cilët janë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e ligjeve. 5 Sistemi ligjor në Kosovë është kombinim i ligjeve të aprovuara nga institucionet e Kosovës, Rregulloret dhe urrdhresat administrative të UNMIK-ut,si dhe ligjet e ish Jugosllavisë të cilat kanë qenë në fuqi para 22 marsit 1989, nëse nuk janë diskriminuese. 9

arritjen e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe të krijojë dhe përmirësoj

efektivitetin e mekanizmave institucional që garantojnë se normat e pranuara ndërkombëtare po

respektohen si dhe ligjet dhe politikat vendore po zbatohen.

Qeveria e Kosovës ka mision që përmes hartimit të ligjeve dhe politikave të sigurojë respektimin dhe

mbrojtjen e vlerave dhe dinjitetit njerëzor, duke siguruar respektimin dhe zbatimin e plotë të të

drejtave të njeriut, njohjen më të mirë te tyre dhe vetëdijesimin, përmirësimin e koordinimit të

aktiviteteve, si dhe ngritjen dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të

njeriut .

Republika e Kosovës, çdo ditë e më tepër është duke treguar një qasje pozitive në ndërtimin e

politikave të barazisë, stimulimin e zgjidhjeve të cilat e sigurojnë dhe promovojnë diverzitetin dhe

krijimin e atmosferës së barazisë për të gjithë qytetarët e saj.

6. Parimet

Strategjija dhe Plani i Veprimit për të drejtat e njeriut është ndërtuar mbi parimet e mishëruara në

instrumentet kryesore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në të cilat përcaktohet qartë dhe

garantohet se të drejtat e njeriut janë të drejta të natyrshme të pandashme të patjetërsueshme dhe

universale. E bazuar mbi këto parime Strategjija dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut do të jetë

në funksion të përmirsimit të mbrojtjes , promovimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut ,parime këto

të cilat janë të mishëruara në Kushteteutën e Republikës së Kosovës në ligjet dhe politikat që i

referohen mbrojtjes dhe zbatimit të drejtave të njeriut.

Mbrojtja, promovimi dhe zbatimi më i mirë i të drejtave të njeriut do të arrihet përmes institucioneve të

fuqishme demokratike si: gjygjsor i pavarur, sundimi i ligjit, qeveri e përgjegjshme dhe llogaridhënse,

media të lira dhe shoqëri të fortë civile.

7.Metodologjia dhe procesi i hartimit të Strategjisë (duhet të plotësohet)

8

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!