Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

kryeministri.ks.net
from kryeministri.ks.net More from this publisher
18.01.2015 Views

Raporti vjetor i performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit dhe mbeturinave 2009 Në pajtim me Kornizën Ligjore ZRRUM-i në vitin 2009 ka licencuar 15 kompani publike që ofrojnë shërbimet e ujësjellsit dhe kanalizimit, shërbimet e furnizimit të ujit me shumicë dhe shërbimet e grumbullimit të mbeturinave.Validiteti i licencës së kompanive të ujësjellsit është për një periudhë tri vjeçare, ndërsa te kompanitë që ofrojnë shërbime të mbeturinave licenca është valide deri në nëntor të vitit 2010. Nga fillimi i vitit 2009, ka filluar aplikimi i tarifave të reja të cilat për shërbime të ujit janë valide për një periudhë trevjeçare përderisa të shërbimet e mbeturinave për një periudhë njëvjeçare e të cilat kanë rezultuar me një ngritje në krahasim me tarifat e mëparshme. Kjo ngritje e tarifave është vlersuar si veprim i domosdoshëm për ti mundësuar kompanive gjenerimin e të hyrave të nevojshme për mbulimin e kostove të tyre dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve, por kjo nuk do të thotë se gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë rishikim të tarifave. Emërimi im si drejtor i ZRRUM-it, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në prill të vitit 2010, më bënë të pasqyroj komente të njëjta mbi perfomancën për vitin 2009, sikurse edhe vitet e mëparshme. Dua të potencoj se është zhgënjyese për të raportuar se performanca në pjesën më të madhe të treguesve për kompanitë e ujit dhe mbeturinave në përgjithësi është përkeqësuar gjatë vitit 2009, krahasuar me vitin 2008. Arsyet për një gjendje të këtillë mund të jenë komplekse dhe të njëjtat do të shqyrtohen fuqishëm në muajt e ardhshëm me të gjithë akterët e involvuar në sektorin e ujit dhe mbeturinave. Është përgjegjësi e imja dhe stafit të ZRRUM-it, por edhe institucioneve të tjera që ti zbatojnë plotësisht rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e miratimit të Raportit të Punës të ZRRUM-it për vitin 2009, në seancën plenare në Korrik të vitit 2010, rekomandime që janë të specifikuara dhe të cilat janë paraqitur në pjesn E të këtij raporti. Këto rekomandime ofrojnë një përmbledhje të qartë të prioriteteve për ZRRUM-in, Kompantë dhe Institucionet e tjera për të ndihmuar ofruesit e shërbimeve të ujit dhe mbeturinave për një performancë më të mirë për periudhën vijuese. Si në raportet e mëparshme ashtu edhe me këtë rast, në mungesë të konkurencës së tregut për shërbimet e ujësjellësit dhe mbeturinave, kemi krahasuar performancën relative të kompanive duke u bazuar në treguesit kyç të performancës ku si rezultat i këtij krahasimi është bërë edhe rangimi i tyre. Unë jam i kënaqur të konfirmoj se KRU ‘Prishtina’ është vlerësuar si kompania me performancën më të mirë në vitin 2009 ndërsa KRU ‘Bifurkacioni’ është shpallur kompania me përmisimet më të dukshme të performancës gjatë vitit 2009 krahasuar me vitin 2008. Sa i përket sektorit të grumbullimit të mbeturinave KRM ‘Pastrimi’është vlerësuar si kompania me performancën më të mirë për vitin 2009 dhe KRM ‘Uniteti’ është vlersuar kompania me përmisimet më të dukshme të performancës gjatë vitit 2009. Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina 3

Raporti vjetor i performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit dhe mbeturinave 2009 Unë i përgëzoj këto kompani për performancën e tyre të treguar, njëherit i thërras kompanitë tjera për ngritje të mëtutjeshme të efikasitetit të tyre operativ si dhe cilësisë së shërbimeve. Unë shpresoj se edhe donatoret si deri më tani do të sigurojnë mbështetje të nevojshme në lidhëje me përmirësimin e performancës së kompanive. Po ashtu vlerësoj shumë mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga donatorët dhe kam besim se përpjekjet e kombinuara të stafit të ZRRUM-it, MEF-it (Njësia për Politika dhe Monitorim), Task Forcës së Ujit, stafit të KRU-ve dhe këshilltarëve të asistencës teknike të finacuar nga donatorët e që shpresoj se do të rezultojnë me përmisimin e problemit të arkëtimit dhe performancës së kompanive në periudhën pasuese. Në fund jam i bindur se raporti vjetor i monitorimit të performancës do të jetë një mjet shumë i dobishëm për ti ndihmuar palët e interesit për të kuptuar punën e ofruesve të shërbimeve të ujësjellsit dhe mbeturinave si dhe të stimuloj konkurencën duke synuar në përmisimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ofruara. Raif Preteni, Drejtor i ZRRUM-it Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina 4

Raporti vjetor i performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit dhe mbeturinave 2009

Unë i përgëzoj këto kompani për performancën e tyre të treguar, njëherit i thërras

kompanitë tjera për ngritje të mëtutjeshme të efikasitetit të tyre operativ si dhe

cilësisë së shërbimeve.

Unë shpresoj se edhe donatoret si deri më tani do të sigurojnë mbështetje të

nevojshme në lidhëje me përmirësimin e performancës së kompanive. Po ashtu

vlerësoj shumë mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga donatorët dhe kam besim

se përpjekjet e kombinuara të stafit të ZRRUM-it, MEF-it (Njësia për Politika dhe

Monitorim), Task Forcës së Ujit, stafit të KRU-ve dhe këshilltarëve të asistencës

teknike të finacuar nga donatorët e që shpresoj se do të rezultojnë me përmisimin e

problemit të arkëtimit dhe performancës së kompanive në periudhën pasuese.

Në fund jam i bindur se raporti vjetor i monitorimit të performancës do të jetë një

mjet shumë i dobishëm për ti ndihmuar palët e interesit për të kuptuar punën e

ofruesve të shërbimeve të ujësjellsit dhe mbeturinave si dhe të stimuloj konkurencën

duke synuar në përmisimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ofruara.

Raif Preteni,

Drejtor i ZRRUM-it

Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina 4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!