18.01.2015 Views

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Raporti vjetor i performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit dhe mbeturinave 2009

5. PERFORMANCA KRAHASUESE E KOMPANIVE

RAJONALE TË UJËSJELLËSIT

Për të reflektuar një pasqyrë kuptimplotë për kompanitë publike të shërbimeve të

ujësjellësit dhe të kanalizimit (KRU), janë paraqitur të dhëna (në tabela dhe grafe)

krahasuese të shoqëruara me analiza tekstuale për 18 tregues, prej të cilëve 9

paraqesin tregues kyç të performancës.

Përshkrimi i treguesve është bërë duke i grupuar në katër kategori:

• Treguesit operativ,

• Treguesit e nivelit të shërbimit,

• Treguesit financiar,

• Treguesit e efikasiteti të stafit.

5.1 Treguesit operativ

5.1.1 Mbulueshmëria me shërbime të ujësjellësit

Definicioni: Popullsia me qasje në shërbime të ujësjellësit ndarë për popullsinë e

regjistruar në regjionin e mbuluar nga KRU, shprehur në përqindje.

Më shumë se 10 vjet pas përfundimit të luftës popullata e Kosovës ende nuk është

mbuluar në tërësi me furnizime me ujësjellës dhe shërbime të kanalizimit nga

kompanitë rajonale të ujësjellësve.

Më herët sektori i ujësjellësit është mbështetur nga donatorët ndërkombëtarë ndërsa

në vitet e fundit edhe nga niveli lokal me ndihmën edhe të komuniteteve, duke i

rritur kështu përpjekjet për të përmirësuar mbulueshmërinë me furnizim të

ujësjellësit.

Edhe këtë vit në mungesë të statistikave të sakta të cilat do të dalin nga procesi i

regjistrimit të popullsisë në Kosovë, kemi qenë të shtrënguar që të shfrytëzojmë të

dhëna nga analizat e realizuara nga Enti i Statistikave të Kosovës (ESK), dhe në

mënyrë të tërthortë të vijmë deri te disa të dhëna të vlerësuara në mënyrë që të kemi

një perceptim sa më të përafërt për këtë tregues të rëndësishëm. Të dhënat për

popullatën janë marrë drejtpërdrejtë nga ky projekt, përderisa të dhënat për

popullatën e shërbyer nga KRU, janë fituar me shumëzimin e numrit të faturave të

lëshuara për kategorinë e konsumatorëve shtëpiak me koficientin e marrë nga ESK,

për numrin e anëtarëve në një ekonomi familjare për regjionet përkatëse.

Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina 25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!