18.01.2015 Views

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Raporti vjetor i performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit dhe mbeturinave 2009

dhe mos mundësia e plotësimit të kritereve për licencim të kërkuara me kornizën

aktuale ligjore.

ZRRUM-i duke pasur parasysh këto probleme ka lëshuar licenca shërbimi për

ofruesit e shërbimit të ujësjellësit dhe kanalizimit në kohëzgjatje trevjeçare 3 , gjersa

ofruesve të shërbimit për grumbullimin e mbeturinave në kohëzgjatje njëvjeçare.

Në aspektin e avancimeve të kornizës aktuale ligjore, janë ndërmarrë aktivitete për

amandamentimin e legjislacionit primar dhe atij sekondar, respektivisht

amandamentimin e Ligjit Nr.03/L-086 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut

mbi veprimtarit e ofruesve të shërbimeve të ujësjellësit, kanalizimit dhe mbeturinave

i cili ende nuk është arritë që të finalizohet, si dhe amandamentimi i legjislacionit

sekondar (rregullave).

Duke u nisur nga trendet aktuale në shoqërinë tonë pritet që edhe në këta sektorë të

kyçen operatorët privat, për të cilin ka interesim shumë të madh ndërsa ZRRUM-i

konsideron se ai është institucion kompetent dhe përgjegjës (analog Rregullatorëve

në vendet e tjera) për rregullimin gjithashtu dhe të sektorit privat.

3.3 Aprovimi i tarifave për shërbimet e ujit dhe të mbeturinave

Pas procesit të konsolidimit që ka ndodhur në sektorët e shërbimeve të ujit dhe të

mbeturinave tarifat për ujë të pijshëm, shërbime të kanalizimit dhe të mbeturinave

janë harmonizuar për çdo zonë të furnizimit të kompanive rajonale.

Nga fillimi i vitit 2009 ka filluar aplikimi i tarifave të reja për shërbimet e ujit të cilat

janë valide për një periudhë trevjeçare kurse aprovimi i tarifave të reja nga ZRRUMi

ka rezultuar me një ngritje të tyre në krahasim me tarifat e mëparshme.

Në kuadër të sektorit të ujësjellësit dhe kanalizimit, mesatarja e tarifave volumetrike

për vitin 2008 për konsumatorët shtëpiak ishte 0.28 €/ m 3 , kurse për vitin 2009 është

ngritur në 0.31 €/m 3 , shprehur në përqindje është një rritje për 10.72%, përderisa për

konsumatorët jo shtëpiak tarifa volumetrike e ujit ka qenë 0.59 €/m 3 dhe e njëjta

është ngritur në 0.68 €/m 3 , apo 15.26% më e lartë në vitin 2009.

Tarifat tek sektori i mbeturinave janë aprovuar për një periudhë njëvjeçare. Për

shërbimet e grumbullimit të mbeturinave, tarifa mesatare për konsumatorët shtëpiak

në vitin 2008 ka qenë 3.55 € /muaj dhe e njëjta është ngritur në 3.81 € /muaj për vitin

2009, shprehur në përqindje kjo është një rritje prej 7.32%.

Kjo ngritje e tarifave është e para në tri vitet e fundit dhe është vlerësuar si

absolutisht e domosdoshme për t`iu mundësuar kompanive gjenerimin e të hyrave të

nevojshme, për mbulimin e kostove operative dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve

ndaj konsumatorëve.

3 Me legjislacionin aktual licencat e shërbimit mund të lëshohen në kohëzgjatje jo më pak se 1 (një)

vit e jo më shumë se 5 (pesë) vjet, përveç licencave të shërbimit për deponimin e mbeturinave të cilat

mundë të lëshohen në kohëzgjatje jo më shumë se 10 (dhjetë) vjet.

Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina 13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!