18.01.2015 Views

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Raporti vjetor i performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit dhe mbeturinave 2009

Në vitin 2009, nga Qeveria janë konstituar Bordet e Drejtorëve (BD) për të gjitha

KRU-të, në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike dhe njëherit i’u janë caktuar

përgjegjësitë kryesore mbi ndërmarrjet publike.

Me iniciativën e Qeverisë së Kosovës, në fillim të vitit 2009 ka filluar puna e Task

Forcës së Ujërave (TFU) e cila është duke u mbështetur nga Zyra Zvicerane për

Bashkëpunim, si udhëheqëse e donatorëve për sektorin e ujërave. TFU udhëhiqet nga

zv.Kryeminstri i Kosovës dhe përbëhet nga katër Ministra të ndërlidhur me sektorin

e ujit (MMPH, MEF, MAPL dhe MPJ), përfaqësues të komunitetit të donatorëve (pa

drejtë vote) dhe përkrahet nga Këshilltarët për Politika Ujore dhe për Ndërmarrje

Ujore. Qeveria e Kosovës përmes TFU ka shprehur përkushtimin e saj për rritjen e

angazhimeve në sektorin e ujit.

Çështjet e adresuara përmes TFU-së në përgjithësi në sektorin e ujërave kanë të

bëjnë me zhvillimin e politikave në sektorin e ujit, përkrahje në hartimin e strategjisë

së ujërave, plotësimin dhe harmonizimin e kornizës ligjore dhe institucionale,

përgatitjen e planeve investive për sektorin e ujërave, hartimin e politikave për

involvimin e sektorit privat në sektorin e ujërave, zhvillimin e kapaciteteve

akademike në sektorin e ujërave, nisjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorin e

ujërave, koordinimin ndër institucional si dhe të donatorëve.

Çështjet tjera të adresuara përmes TFU-së në sektorin e shërbimeve të ujit janë,

hartimi i politikave për qeverisje korporative, hartimi dhe implementimi i

marrëveshjes për performancën, hartimi i politikës për subvencionimin e KRU-ve në

emër të pagesës së faturave për ujin e konsumuar nga kategoria e rasteve sociale,

konsolidimi i ndërmarrjeve të ujësjellësve publik në komunat e sapo formuara,

zhvillimi i politikave për sistemet rurale të furnizimit me ujë, si dhe gjetja e

modaliteteve për ngritjen e shkallës së arkëtimit. Me bashkëpunimin e ndërsjellë në

mes të NJPM-NP, TFU, ZRRUM-it, dhe KRU është finalizuar draft marrëveshja mbi

performancën e cila do të implementohet nga fillimi i vitit 2011 për arritjen e caqeve

në treguesit kryesor të performancës.

Komuniteti i donatorëve në mënyrë aktive është duke e mbështetur sektorin e

shërbimeve të ujit në Kosovë përmes disa prej donatorëve më të fuqishëm siç janë

KE përmes Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ZNKE), Banka Gjermane për

Zhvillim (KfW), Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SCO). Banka Botërore (BB),

Agjencioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtarë (USAID), etj. Donatorët kanë

përkrahur një numër të aktiviteteve përmes investimeve në infrastrukturën ujore si në

zona urbane ashtu edhe rurale, sidomos në rritjen e kapaciteteve prodhuese,

investimeve në rrjetat shpërndarëse, mbulueshmërinë me shërbime, etj. Këto

programe janë plotësuar me ndihma në ngritje institucionale për KRU dhe

institucionet e ndryshme përgjegjëse në sektorin e ujërave.

ZRRUM-i është përkrahur nga SCO, në programin e Monitorimit dhe Vlerësimit

Krahasues për KRU, gjatë viteve 2008 deri në gjysmën e parë të vitit 2010.

Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina 11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!