18.01.2015 Views

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

Raporti Vjetor i Përformancës 2009 - WWRO

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Raporti vjetor i performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit dhe mbeturinave 2009

3. ZHVILLIMET NË SEKTORËT E UJIT DHE TË

MBETURINAVE

3.1 Zhvillime të përgjithshme

Në Kosovë sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm, shërbime të kanalizimit, dhe të

furnizimit të ujit me shumicë është sistem publik.

Kompanitë publike të cilat veprojnë në këtë sektorë i janë nënshtruar reformave të

brendshme (procesi i konsolidimit dhe ristrukturimi është përfunduar në vitin 2006)

me qëllim të shkrirjes dhe bashkëpunimit më të ngushtë të tyre, ku nga një numër i

njësive të vogla operative u krijuan shtatë kompani rajonale të ujësjellësit dhe

kanalizimit. Aktualisht kompanitë rajonale ofrojnë shërbimet e tyre në 27 komuna të

Kosovës në bazë të marrëveshjeve për shërbime të nënshkruar nga komunat

respektive. Ato kanë statusin e shoqërive aksionare, pronare e të cilave është

Republika e Kosovës 1 përveç KRU Bifurkacioni 2 (ku pronare janë komunat Ferizaj

dhe Kaçanik), në përputhje me Ligjin, Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.

Në kuadër të reformave të mëhershme në sektorin e ujit dhe të mbeturinave është

instaluar korniza rregullatore dhe në bazë të ligjit Nr. 03/L-86 të aprovuar nga

Kuvendi i Kosovës më 13 qershor 2008, ZRRUM është përgjegjës për rregullimin e

ndërmarrjeve publike që ofrojnë shërbime të ujësjellësit, kanalizimit, mbledhjes së

mbeturinave dhe deponimit të mbeturinave, në konteste të përcaktimit të tarifave të

shërbimeve, lëshimin e licencave për ofruesit e shërbimeve, përcaktimi dhe

mbikëqyrja e standardeve te shërbimit, monitorimin dhe raportimin e performancës

së ofruesve të shërbimeve, themelimin dhe përkrahjen e KKK, si dhe miratimin e

kushteve për faljen e borxheve të vjetra.

Në Kosovë ka një numër të ujësjellësve rural të ndërtuar nga organizatat donatore

dhe komunitetet, të cilat nuk janë në menaxhimin e kompanive qendrore e të cilat në

të shumtën e rasteve mirëmbahen nga komunitetet. Më qëllim që të menaxhohen në

përputhje me standardet minimale të shërbimeve ato duhet të inkorporohen në

ujësjellësit qendrorë.

Në Kosovë aktualisht nuk ka trajtim të ujërave të zeza, ato vetëm grumbullohen

përmes sistemit të kanalizimit dhe pa ndonjë trajtim të mëtejshëm derdhen në

lumenj.

Në bazë të ligjit për ndërmarrjet publike, Nr. 03/L-087, është formuar Njësia për

Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të MEF me qëllim të

mbikqyrjes së afarizmit të NP.

1 Qeveria e Kosovës ka kompetencën për ushtrimin e të drejtave të aksionarit të Republikës së

Kosovës për Kompanitë Rajonale Qendrore.

2 Komisioni Komunal i Aksionarëve ushtron të drejtat e aksioneve të Komunave.

Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Mbeturina 10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!