18.01.2015 Views

14.09.2013Raporti i VlerËsimit për fëmijë - Republika e Kosovës ...

14.09.2013Raporti i VlerËsimit për fëmijë - Republika e Kosovës ...

14.09.2013Raporti i VlerËsimit për fëmijë - Republika e Kosovës ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria–Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit-Ured Premijera-Office of the Prime Minister

Zyra për Qeverisje të Mirë/Kancelarija za Dobro Upra vljanje/Office on Good Governance

Raporti

i VlerËsimit

për fëmijë

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat

e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013

Raporti

i Vlerësimit

për fëmijë

Vëllimi II

(Janar - Dhjetor 2011)

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e

Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

PËRMBAJTJA

FORMULIMI DHE MONITORIMI I POLITIKAVE I BAZUAR NË DËSHMI ................................................................4

SEKTORI I QEVERISJES ....................................................................................................................................................6

SEKTORI I BUXHETIT .......................................................................................................................................................9

SEKTORI I ARSIMIT ....................................................................................................................................................... 11

SEKTORI I SHËNDETËSISË .......................................................................................................................................... 16

SEKTORI I MIRËQENIES SOCIALE .............................................................................................................................. 20

SEKTORI I DREJTËSISË PËR TË MITUR....................................................................................................................... 23

ÇËSHTJE NDËRSEKTORIALE TË RËNDËSISHME .................................................................................................... 26

REKOMANDIMET KRYESORE...................................................................................................................................... 28

2

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

I nderuari Kryeministër,

Kam kënaqësinë t’ju dorëzojë raportin e dytë nga seria e Raporteve të progresit për fëmijë që

hartohen në bazë të zbatimit të objektivave dhe aktiviteteve të parapara në Strategjinë dhe

planin Nacional të Veprimin për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës për vitin 2011.

Kjo është koha e duhur për botim pasi që të dhënat e përmbajtura në këtë raport paraqesin

mesin e Planit të veprimit, prandaj është koha e duhur për të pasqyruar rreth progresit të arritur

në rrugën tonë dhe të nënvizohen fushat të cilat kërkojnë vëmendje më të madhe në kuptim

të qasjes universale për të drejtat e fëmijës. Ky raport është hartuar nën udhëheqjen dhe koordinimin

e Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim të ngushtë me

zyrtarët për të drejtat e fëmijëve dhe me koordinatorët e Njësive për të Drejtat e Njeriut në ministritë

e linjës, Policinë e Kosovës.

Gjatë përgatitjes së raportit të parë mbi monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të dokumentit

strategjik për vitin 2010, u identifikua nevoja për monitorim më të mirë, që kërkonte plotësimin

e raportimit narrativ me të dhëna statistikore, gjë që mundëson vlerësimin e plotë të progresit

të arritur në nivelin e aktiviteteve. Për të adresuar këtë nevojë, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra

e Kryeministrit ka përgatitur treguesit specifik, të matshëm, të arritshëm, përkatës dhe me afat

kohor (SMART) për çdo objektivë dhe aktivitet të paraparë në planin veprimit. Këta tregues janë

bazuar në të dhënat rutinore që ishin në dispozicion dhe mund te grumbullohen më me lehtësi,

dhe njëkohësishtë kanë përjashtuar dhe nuk kanë mbështetur aktivitete ad-hok dhe të lodhshme

për mbledhjen e të dhënave me qëllim të monitorimit të zbatimit. Përmes konsultimeve të

gjëra sektoriale, treguesit u rishikuan dhe u përshtatën gjatë procesit të përsëritur i cili përfundoi

me një kornizë gjithëpërfshirëse për monitorimin e zbatimit. Bazat dhe caqet u shtjelluan aty

ku ishte e mundshme, dhe do të vazhdojnë të zgjerohen tutje gjatë viteve të ardhshme. Raporti i

dytë për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të dokumentit në fjalë, pasqyron qartë ndikimin

e arritjeve dhe të punës së institucioneve të cilat synojnë përmirësimin e gjendjes së përgjithshme

të fëmijëve, po ashtu identifikon sfidat dhe vështërsitë që janë hasur gjatë procesit të

zbatimit, dhe në këtë drejtim ofron rekomandime konkrete karshi institucioneve përgjegjëse

për tejkalimin e vështirësive të hasura gjatë punës.

Ky raport siguron përditësim të gjendjes si dhe jep rekomandime rreth korrigjimeve në fushat

ku janë shfaqur mangësi në arritjen e objektivave nga institucionet përkatëse, tregon nevojat

imediate për ndërhyrje me qëllim të përmirësimit të mirëqenies, shëndetit, cilësisë së arsimit

dhe trajtimit të të miturve në konflikt me ligjin, si dhe zbatimin e plotë të legjislacionit kombëtar

dhe të standardeve ndërkombëtare, të shoqëruara me instrumentet për mbrojtjen e të drejtave

të fëmijës. Ky raport i vlerësimit do t’i ndihmojë ministrive të linjës në hartimin e planeve vjetore

të punës për vitin 2013, duke marrë parasysh fushat të cilat kërkojnë përkrahje shtesë për përmbushjen

e kërkesave nga plani i veprimit dhe nga strategjia për të drejtat e fëmijës.

Korniza e rishikuar e monitorimit ka mundësuar analizën e trendëve sipas kohës, ka vlerësuar

progresin dhe ka treguar fushat ku ka mangësi, me qëllim të ndërhyrjes së shpejtë. Ajo i mundëson

Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyrës së Kryeministrit dhe të gjithë aktorëve relevantë, që të

zgjerojë analizat dhe funksionin përkrahës në ekzekutimin e detyrave në fushën e të drejtave

të njeriut. Korniza e monitorimit është bashkangjitur si shtojcë e raportit dhe jepet si model

për Administratën e Kosovës që të aplikojë strategjitë dhe planet tjera të veprimit, duke ditur

suksesin dhe qasjen pjesëmarrëse të cilën e ka sjellë, me qëlim që të sigurojë pronësinë e institucioneve

të përfshira në raportim, dhe çka është më e rëndësishmja, të mundësojë matjen

specifike dhe të prekshme të progresit në drejtim të elementeve të strategjisë dhe të planit të

veprimit të cilat paraqesin sfidë për të gjitha institucionet e qeverisë.

Me sinqeritet,

Habit Hajredini

Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 3

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

FORMULIMI DHE MONITORIMI

I POLITIKAVE I BAZUAR NË DËSHMI

Gjatë viteve të fundit ka pasur një stuhi të formulimit të politikave pasi që Kosova synon

zbatimin e vendimeve në të gjitha sferat e shoqërisë, por matja e zbatimit të atyre politikave

u dëshmua si e vështirë. Është imperativ që të forcohet funksioni i monitorimit të

politikë-bërjes që bazohet në dëshmi e që i referohet procesit të politikave që ndihmon

Qeverinë të marr vendime në bazë të informatave më të mira, duke paraqitur dëshmitë më

të mira në qendër të procesit të politikë-bërjes. Fatmirësisht për Kosovën, koha përkon me

publikimin e të dhënave nga regjistrimi i fundit të popullsisë si dhe me miratimin e Ligjit

për Statistikat Zyrtare.

Sistemi funksional statistikor paraqet sytë dhe veshët e çdo kombi dhe është kurrizi i

planifikimit, vendimmarrjes dhe monitorimit të vendimeve dhe proceseve politike. Tutje,

është inkurajuese kur shihet se Ligji për Statistikat Zyrtare ngërthen Agjencinë Statistikore

brenda Zyrës së Kryeministrit që duhet të shërbejë për përforcimin e lidhjeve në mes të

funksionit planifikues të Qeverisë dhe Programit Statistikor, e kështu ka ndikim pozitiv në

formulimin e politikave të bazuara në dëshmi dhe në vendimmarrje. Gjithashtu ia vlen të

përmendet se Këshilli për Statistika është formuar për të udhëhequr zhvillimin e programit

statistikor brenda Kosovës i cili me siguri se do të rezultojë në ofrimin e informatave më

të mira statistikore për monitorimin e planeve kombëtare të veprimit në të gjitha fushat

funksionale. Këto zhvillime megjithatë duhet të përcillen nga veprime të mëtejme, përfshirë

përkrahjen për përforcim të kapaciteteve për grumbullim dhe analizim të të dhënave,

si dhe ndarjen e resurseve adekuate financiare që kërkohen për sistemin statistikor

të Kosovës për të funksionuar me efikasitet pasi që prodhimi dhe shfrytëzimi i statistikave

dhe hulumtimeve është thelbësor në drejtimin e veprimeve efektive në adresimin e përjashtimit

social dhe për të arritur OZhM-të.

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (IZhNj) të Kosovës, një masë kritike e progresit për njerëzit që

mat qasjen në arsim, shëndetësi dhe ekonomi është ngritur pak prej 0.678 në vitin 2007

gjer në 0.713 në vitin 2011, por megjithatë ende është më i ulët në Europë. Monitorimi

dhe statistikat më të mira do të përkrahin qeverinë në identifikimin e saktë të grupeve që

janë lënë prapa, si dhe formulimin e politikave përkrahëse në mënyrë të synuar. Bërja e

përfshirjes sociale pikë qendrore të agjendës zhvillimore të Kosovës ka të bëj me të drejtën

e njerëzve në jetë dhe të jetojnë të lirë nga diskriminimi dhe pabarazia, por edhe rreth

drejtimit të Kosovës kah aspiratat për integrim evropian dhe pajtueshmëri me standardet

ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kërkohet analiza e treguesve për të njoftuar progresin dhe për të përkrahur përshtatjen e

politikave të kërkuara. Infor matat e raportuara nga Njësitë për të drejtat e njeriut në nivel

qendror dhe lokal ishin në format narrativ me informata të kufizuara teknike/statistikore

që vështirëso jnë sintetizimin e të formateve të ndryshme të raportimit. Kështu nevoja për

një format uniform të raportimit dhe respektimi i atij formati të pajtuar bëhen plotësisht

të qarta. Kështu Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit ka krijuar një kornizë monitorimi

që përmirëson aftësinë e Njësive për të drejtat e njeriut për të monitoruar zbatimin,

dhe për të mundësuar vlerësimin e progresit në nivel lokal dhe qendror. Kjo kornizë

e monitorimit synon informimin përmes të dhënave rutinore të cilat gjenden lehtë, apo

për të përforcuar sistemet për t’i vënë në dispozicion të lehtë, e jo informimin ad hok dhe

të mandatojë aktivitetet për grumbullim të të dhënave me qëllim të monitorimit të aktiviteteve.

Kështu sistemi i monitorimit do të kulminonte çdo vit me raport vjetor lidhur me

monitorimin buxhetor për të vlerësuar nëse bëhen financimet adekuate për kryerjen e aktiviteteve

të nënvizuara. Ky raport vjetor do të jetë raport i progresit me qëllim të vlerësimit

të progresit të vazhdueshëm në drejtim të arritjes së Planeve të Veprimit në mënyrë të

koordinuar, duke përmirësuar monitorimin rutinor të përjashtimit social me fokus në paanësi,

përderisa mundëson kategorizimin e të dhënave rreth popullsisë së rrezikuar.

4

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

Në bazë të kornizës së monitorimit të krijuar për të vlerësuar progresin në rritje karshi planit të veprimit,

mesatarisht 77% e treguesve nga të gjithë sektorët janë dhënë në grafikun e poshtëm. Kjo është

shembullore duke ditur se ky ishte viti i parë i zbatimit dhe tregon se çka është e mundshme kur monitorimi

të lidhet me të dhënat rutinore përmes procesit pjesëmarrës të palëve të përfshira. Megjithatë

flet shumë fakti se sektori i buxhetit nuk arriti të sigurojë më shumë se gjysmën e treguesve, siç u vërejt

gjatë gjithë raportit me mungesat në ndarjen buxhetore në nivel të aktivitetit.

100%

90%

80%

70%

60%

50%

40%

30%

20%

10%

0%

Qeverisje Buxhet Arsim Shëndetësi Mirëqenie

sociale

Drejtësi për

të mitur

Çështjet e

gërshetuara

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 5

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

SEKTORI I QEVERISJES

(100% d.m.th. u raportuan 35/35 treguesit)

Komponenti i Qeverisjes merret me funksionimin e strukturave qeveritare që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.

Kjo komponentë trajton raportimin e Kosovës mbi Konventën për të Drejtat e Fëmijës si dhe funksionimin

e Komitetit ndërmin istror për të drejtat e fëmijëve, në kom binim me bashkëpun imin e shtuar me institucionin

e Avokatit të Popullit (Ombudspersoni). Kjo pjesë është jetike për të përmirësuar funksionalitetin e strukturave

prapa instrumenteve ligjore në të mirë të fëmijëve të Kosovës.

Objektivi 1.1: Funksionalizimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës

Përderisa komiteti ndërministror për të drejtat e fëmijës u themelua më 3 dhjetor 2008 dhe është organi me

përfaqësimin më të lartë qeveritar që simbolizon zotim të rëndësishëm ndaj të drejtave të fëmijës përgjatë gjithë

sektorëve, ky komitet nuk arriti që të takohej në vitin 2011 edhe pse është i mandatuar që të takohet dy herë në

vit. Në kuptim të përforcimit të llogaridhënies së të gjitha niveleve të qeverisë, ky komitet duhet të funksionojë si

shembull për institucionet tjera administrative në fushën e të drejtave të njeriut dhe përtej.

Objektivi 1.2: Zbatimi, rishikimi dhe shpallja e legjislacionit për të drejtat e fëmijës

Në vazhdimësi është punuar në rishikimin dhe plotësim ndryshimin e legjislacionit vendor në fuqi që rregullon

çështjet e të drejtave të fëmijëve. Që legjislacioni i Kosovës të jetë në harmoni me standardet ndërkombëtare

dhe KDF-në për të drejtat e fëmijëve janë bërë disa amandamentime të ligjeve. Qeveria e Republikës së Kosovës,

me qëllim të mbrojtjes dhe nxitjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë, dhe me qëllim për të vën ë fëmijën në

qendër të përpjekjeve të saj, më 25 gusht 2011 mori Vendim (nr.09/34) të themeloj “Këshillin për Mbrojtje dhe

Drejtësi për Fëmijë” dhe më 15 shtator 2011 me Vendim (04/37) themeloj “Komitetin e Kosovës për parandalimin

dhe eleminimin e Punës së Fëmijëve”. Që këto trupa Qeveritarë të mund të zbatojnë me përpikëmëri mandatin e

tyre janë themeluar Grupe teknike punuese si: Grupi i Punës për monitorimin e zbatimit të Strategjisë dhe Planit

të Veprimit mbi Parandalimin dhe Eleminimin e Punës së Fëmijëve; si dhe Grupi i Punës mbi rishikimin e listës

për Format e rrezikshme të Punës së Fëmijëve. Ndërsa, MASHT ka nxjerr gjithsej 62 vendime që kanë të bëjnë

me realziimin e të drejtavetë fëmijëve, si: prej tyre 2 janë për avancim të nxënësve; ndërkaq pjesa tjetër ka të

bëj me komisione të caktuara për hartimin e udhëzimeve administrative për arsim parauniversitar, një është për

komisionin për mbikëqyrjen dhe monitorimin e procesit të integrimit të të

Përderisa punonjësit e njësive

për të drejtat e fëmijës kanë

vijuar trajnime të shumta për

të ngritur aftësitë e tyre, këto

njësi nuk punësojnë numrin e

kërkuar të punonjësve

6

riatdhesuarve, një është për tekstin e gjuhës rome, dy janë për komisionet

për zbatim të PSAK-ut ( Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë) , disa janë për

licencim të institucioneve private të arsimit parauniversitar, disa sa janë për

pranim teknik të shkollave të reja.

Nga studimi në lidhje me infrastrukturën ligjore që mbulon të drejtat e fëmijëve,

në vitin 2011 janë zbatuar gjithsej 17 rekomandime. Nga 6 grupet

punuese që iu përkushtuan çështjeve të fëmijëve, u nxorën 126 raporte,

të cilat japin informata të çmueshme rreth të drejtave të fëmijëve dhe të

cilat rezultuan në 10 ndryshime dhe plotësime të legjislacionit. Përderisa është arritur përparim i madh në

hartimin e legjislacionit primar, nevojitet hartimi i legjislacionit sekondar dhe i programeve për shkak të faktit se

zbatimi i ligjeve ekzistuese ka qenë i ngadaltë. Nevojitet ndërtimi i kapacitetit të zyrtarëve në institucionet

qendrore dhe lokale si dhe përforcimi i mekanizmave për këshillim dhe koordinim të cilët janë përgjegjës për

dizajnim dhe zbatim të politikave dhe programeve qeveritare, që do të realizonte të drejtat e fëmijëve në mënyrë

më substanciale.

Objektivi 1.3: Institucionalizimi i pozitave të zyrtarëve për të drejtat e fëmijës në nivel qendror

dhe komunal

Udhëzimi Administrativ nr. 04/2007 që ka të bëjë me funksionimin e Njësive për të drejta të njeriut (NjDNj) nëpër Ministri,

kërkon që secila ministri të punësojë në këto njësi tre gjer në shtatë punonjës me orar të plotë dhe një Zyrtar për

të drejtat të fëmijës me orar të plotë, e njëjta kërkesë vlenë edhe për Komunat. Bazuar në të dhënat, nga 16 Min istri që

kanë në kuadër të tyre NjDNj-të, mesatarja është më pak se tre punonjës me orar të plotë në secilën njësi. Për të

ngadalësuar edhe më tepër zbatimin e strategjive kombëtare dhe planet e veprimit në fushën e të drejtave të njeriut,

janë vetëm 11 Ministri (61%) dhe 29 komuna (76%) që kanë së paku numrin mini mal të punonjësve, përderisa asnjëra

nga Ministritë nuk disponon me numrin e plotë të stafit. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se asnjëra

Ministri nuk ka zyrtarë për të drejta të fëmijës të angazhuar me orar të plotë e që përqendrohet vetëm në atë rol,

meqë ata të katër që ekzistojnë kanë të paktën edhe një punë tjetër dhe kështu duhet të ndajnë kohën midis prioriteteve

konkurruese, gjë që ulë fokusin në këtë temë shumë të rëndësishme të gërshetuar.

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

Njësitë për të drejta të njeriut nuk kanë numër adekuat të stafit sipas Udhëzimit Administrativ që përcakton funksionimin e tyre

7

6

5

Vija e gjelbër - maksimum

Vija e kuqe - minimum

4

3

2

1

0

Burim: Njësitë për të drejtat e njeriut, 2011

NjDNj-të brenda çdo ministrie kanë për detyrë që të vlerësojnë pajtueshmërinë e politikave, legjislacionit dhe

aktiviteteve me standardet më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të japin rekomandime Sekretarëve

të Përhershëm dhe strukturave tjera përkatëse ministrore. Anëtarët e këtyre njësive duhet të marrin pjesë

në takimet e nivelit të lartë si dhe në grupet e ndryshme ministrore dhe ndërministrore, përfshirë ato që merren

me hartimin e legjislacionit dhe me formulimin e politikave. Në shumicën e institucioneve NjDNj-të nuk pranojnë

përkrahje të mjaftueshme nga mbikëqyrësit e tyre për të marrë pjesë në këto grupe, e kështu pengojnë

punët në arritjen e barazisë në të drejtat e njeriut. Ngjashëm, përderisa punonjësit e njësive për të drejtat e njeriut

vijojnë trajnime të shumta për monitorim (95% në nivel qendror dhe 100% në atë lokal), vetëm punonjësit e

njësive komunale për të drejtat e njeriut janë të trajnuar për zbatimin e ligjeve në fuqi.

Objektivi 1.4: Krijimi i parakushteve për raportim për Konventën për të Drejtat e Fëmijës

Një arritje e Qeverisë e cila u vë në dukje edhe në Raportin e Progresit 2011 të Komisionit Evropian ishte dorëzimi

i Raportit të parë shtetëror (2010) mbi zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF) tek Komiteti për

të Drejtat e Fëmijës në Gjenevë si organ traktati i OKB-së përgjegjës për monitorimin e të drejtave të fëmijëve. Raporti

paraqet përpjekjet e vazhdueshme për të harmonizuar ligjet e vendit, politikat, strategjitë dhe aktet

ligjore me KDF. Këto harmonizime drejtpërdrejt ose tërthorazi ndiko jnë në përmirësimin e të drejtave të fëmijëve

në Kosovë. Përveç kësaj, Qeve ria bëri të qartë përmes Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve gatishmërinë e saj për

t’iu përgjigjur çdo pyetje, këshille apo rekomandimi bazuar në rezultatet e raportit. Përderisa asnjë përfaqësues

qeveritar nuk arriti që të merr pjesë në vizitat e shkëmbyera me shtetet në rajon me qëllim të mësimit nga

përvojat e tyre, korniza e monitorimit e krijuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit do të

përkrahë zhvillimin e mëtejmë të parakushteve për raportimin rreth Konventës për të drejtat e fëmijës, me kusht

që mblidhen të dhënat e pazbërthyera. Kjo kornizë e monitorimit përbën hapin e parë në procesin e sistematizimit

të punës në mbledhjen e të dhënave.

Objektivi 1.5: Përforcimi i bashkëpunimi me Avokatin e Popullit

Mekanizmat qeveritar për të drejtat e njeriut vazhdimisht koordinojnë, bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informatat

me institucionin e avokatit të popullit përderisa Njësitë për të Drejtat e Njeriut në Ministritë e linjës, monitorojnë

dhe rishikojnë zbatimin e rekomandimeve nga Avokati i Popullit brenda institucionit përkatës. Në këtë

drejtim përfaqësuesit e Avokatit të Popullit janë të ftuar në iniciativat përkatëse, përfshirë edhe në hartimin e

dokumenteve strategjike dhe planeve të veprimit për të drejtat e njeriut, hartimin e raporteve, punëtori, konferenca,

grupe punuese, etj. Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit arriti që vetëm një herë të takohet me institucionin

e avokatit të popullit edhe pse është mandatuar që të takohet për çdo muaj rreth temave të ndryshme,

me qëllim që të ruhet komunikimin në mes të tyre, mirëpo këtë qëllim e kanë përmbushur në bashkërendimin e

punëve të përbashkëta.

Objektivi 1.6: Monitorimi i zbatimit të dispozitave të Konventës për të Drejtat e Fëmijës

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit ka krijuar një kornizë monitorimi për të vlerësuar arritjet e

vazhdueshme të elementeve të strategjisë dhe të planit nacionaltë veprimit për të drejtat e fëmijës dhe kjo

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 7

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

kornizë i është bashkangjitur këtij raporti. Përderisa qeveria e Kosovës është në pritje të komenteve nga Komiteti

për të Drejtat e Fëmijës në OKB me qëllim të përshtatjes së ndërhyrjes në punën me fëmijët, ajo nga të gjithë sektorët

ka krijuar nga një grup punues për monitorimin e zbatimit të strategjisë për të drejtat e fëmijës, që rezulton

në strategji të monitorimit në nivelin lokal. Kështu 14 (37%) e njësive komunale për të drejtat e njeriut kanë

siguruar raportet rreth zbatimit të ligjeve dhe strategjive për fëmijët në vitin 2011.

Rekomandimet për sektorin e qeverisjes:

• Komiteti ndërministror për të drejtat e fëmijës duhet të takohet dy herë në vit, ashtu siç është mandatuar, për

të përmbushur detyrat e tij dhe për të përforcuar llogaridhënien në të gjitha nivelet e qeverisë.

• Është e domosdoshme që të rritet numri i punonjësve në 100% nëpër njësitë për të drejtat e njeriut nëpër

ministri dhe komuna, sipas udhëzimit administrativ, dhe të sigurohet se çdo ministri dhe komunë ka të punësuar

zyrtarin për të drejtat e fëmijës me orar të plotë i cili punon vetëm në atë rol dhe nuk ka punë tjera,

me qëllim që të përmbush zbatimin e strategjisë dhe planit nacional të e veprimit brenda afatit kohor të parashkruar,

dhe detyrimeve të tjera të parapara në UA.

• Pasi që Republika e Kosovës ka bazë të mirë ligjore në fuqi dhe ka krijuar mekanizmat e duhur për zbatimin e

të drejtave të fëmijës, rekomandohet që ajo të shtrijë aplikimin e plotë të praktikës ligjore, si dhe të funksionimit

dhe përforcimit të organeve qeveritare në këtë fushë.

• Gjatë procesit të punësimit në NJDNJ ne nivel qëndrorë dhe lokal, personeli duhet të jetë i kualifikuar me përgatitje

adekuate profesionale dhe me përvojë pune të nevojshme siç parashihen në kriteret dhe mandatin e

punës për pozitën.

• Është e dobishme që personat e përfshirë në hartimin e Raportit për Konventën për të Drejtat e Fëmijës në

emër të Republikës ës Kosovës të marrin pjesë në vizitë studimore për të vëzhguar se si palët shtetërore bëjnë

prezantimet para Komitetit për të Drejtat e Fëmijës në OKB, me qëllim të ngritjes së kapacitetit të grupit

punuesdhe krijimit të parakushteve të nevojshme për raportin në mënyrën më të mirë të mundshme.

• Zbatimi i aktiviteteve për të ngritur vetëdijen në mesin e fëmijëve në lidhje me institucionin e avokatit të

popullit dhe rreth mandatit të tij.

8

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

SEKTORI I BUXHETIT

(38% d.m.th. u raportuan 6/15 treguesit)

Komponenti i buxhetit është jetik për ekzekutimin e strategjisë dhe planit nacional të veprimit për të drejtat e

fëmijëve duke ditur se shumica e veprimeve kërkojnë inpute financiare për përmbushjen e tyre. Kufizimet në

ndarjet bux hetore duhet të lidhen ngusht me procesin e plani fikimit për të prior itizuar ato veprime me ndikimin

më të madh në rezultatet e fëmijëve me kosto më të ulët.

Objektivi 2.1: Të bëhet anali zimi i nevojave për buxhet për realizimin e të drejtave të fëmijëve

Studimi i nevojave buxhetore për realizimin e të drejtave të fëmijëve është kryer brenda përgjegjësive të punës

së organizatave buxhetore që japin shërbime të drejtpërdrejta për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të

fëmijëve, dhe këta mekanizma pranojnë pjesë bazike financiare nga buxheti i Kosovës. Institucionet buxhetore në

koordinim me UNICEF-in kanë kryer një raport gjithëpërfshirës në lidhje me vlerësimin e sistemit për mbrojtjen

e fëmijës në Kosovë, brenda së cilit janë përfshirë resurset financiare si dhe kostot e sektorit dhe programeve.

Megjithatë mungesa e kodit buxhetor për fëmijët vështirëson kuantifikimin e analizës financiare në lidhje me

përmirësimin e gjendjes aktuale të të drejtave të fëmijëve.

Objektivi 2.2: Rritje e fondeve të alokuara për fëmijë në përpjesëtim me nevojat dhe buxhetin e

përgjithshëm

Përderisa ka pasur rritje minimale të mjeteve buxhetore për shër bimet për fëmijët në raport me nevojat dhe

buxhetin e përgjithshëm, institucionet qeveritare që ofrojnë shër bime direkte për fëmijët duhet të rrisin kapacitetin

e tyre për hartimin e programeve konkrete në mënyrë që procesi i planifikimit buxhetor për vitin

e ardhshëm fiskal do të ndajë buxhetin në përputhje me kërke sat dhe mundësitë buxhetore në dispozicion.

Edhe pse Qeveria nuk ka një linjë të caktuar buxhetore për fëmijët, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve parashikon

mbledhjen e informacionit në lidhje me financimin e politikave prioritare të Qeverisë, duke përfshirë shërbi met

për fëmijët. Të gjitha institucionet përgjegjëse janë të angazhuara në anali zimin e nevojave buxhetore të fushave

të tyre përkatëse për realizimin e të drejtave të fëmijëve në një mënyrë optimale.

Sektori i mbrojtjes sociale pranoi afro 1.5% (21,195,000 €) të buxhetit të Kosovës për periudhën 2010-2015. Dy të

tretat (67%) e ndarjes totale për sektorin e mbrojtjes sociale, apo 0.9% e buxhetit total të Kosovës, përkrahin këto

fusha: asistencën sociale, shërbimet sociale, kujdesin institucional, institutin për politika sociale, inspektoratin e

punës dhe skemën për invalidë të luftës. Përderisa këto shërbime nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë te fëmijët, ata

gjithashtu janë përfitues.

Mbrojtja sociale pranon 1,5% të buxhetit të përgjithshëm ku shërbi met jetike për fëmijët marrin shumë pak për funksionimin e tyre në mënyrë adekuate

1

0.8

0.6

Mbrojtja sociale

Drejtësia dhe siguria

Fushat tjera

0.4

0.2

0

Programet e

mirëqenies

sociale

Drejtësia dhe

siguria

Programet

arsimore

Shërbimet për

shëndetin e nënës

dhe fëmijës

Burim: Të dhënat e Ministrisë së Financave, 2011

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 9

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Programet arsimore marrin 17% të buxhetit nga sektori i mbrojtjes sociale ose 0,25% (3,532,500 €) të buxhetit

të përgjithshëm të Kosovës dhe fushat kryesore në dobi të fëmijëve përfshijnë: arsimin me nevoja të veçanta,

përgatitjen e kur rikulave, Institutin Pedagogjik të Kosovës, dhe trajnimin e mësimdhënësve. Shpen zimet publike

në arsim si përqindje e BPV-së ishin 3.7% në vitin 2009, që paraqet rënie nga 4.4% në 2006 dhe sfidon arritjen e

sigurimit të arsimit cilësor për fëmijët. Është e rëndësishme të theksohet se, përderisa kjo shumë është e përafërt

me mesataren evropiane, nga 4% gjer në 5% të BPV-së, shuma aktuale është e pamjaftueshme duke pasur

parasysh nevojat e sektorit në gjendjen aktuale të zhvillimit.

Shpenzimet për arsim

si përqindje e BPV-së janë

të përafërta me mesataren

Evropiane por shuma është e

pamjaftueshme marrë parasysh

nevojat e sektorit në gjendjen e

tashme të zhvillimeve

Shërbimet e ofruara nga Ministria e Shëndetësisë marrin rreth 7.8%

të sek torit të mbrojtjes sociale ose 0.12% (€1,695,600) e buxhetit të

përgjithshëm të Kosovës ku një e treta e këtyre fondeve, ose 0.03% e buxhetit

të përgjithshëm të Ko sovës, i dedikohet programit për shëndetin e

nënës dhe fëmijës. Kjo shpërndarje e ulët në mënyrë të konsiderueshme

pengon arritjen e plotë të politikave ekzistuese dhe duhet të adresohet

urgjentisht.

Sektori i drejtësisë dhe i sigurisë merr rreth 0.5% (€7,065,000) të buxhetit

total të Kosovës ku fëmijët janë përfituesit kryesorë nga këto programe: ri-socializimi i të miturve në konflikt

me ligjin, parandalimi i krimit, ulja e nivelit të recidi vizmit, zbatimi i masave alternative dhe dënimeve për të miturit,

mbikëqyrja dhe ndihma për të miturit të dënuar me masa diversitetit, masat edukative dhe dënimet alternative,

parandalimi i dhunës në familje ndaj fëmijëve dhe abuzimit të fëmijëve.

Objektivi 2,3: Krijimi i procedurave që ndihmojnë miratimin e projekteve të cilat kanë ndikim të

drejtpërdrejtë në jetën e fëmijëve

Sikurse në nivelin qendror, nuk ekziston ndonjë vijë buxhetore për fëmijët në nivelin lokal, gjë që pengon

kuantifikimin e shpenzimeve për këtë grup të caktuar. Është me rëndësi që të vërehet se procedurat për përgatitjen

e projekteve janë të njëjta për të gjitha projektet dhe kështu është e nevojshme që të ngriten kapacitetet

e institucioneve qeveritare për të përgatitur programe konkrete që synojnë përmirësimin e cilësisë së

shërbimeve për fëmijët, dhe duhet që ato programe të pranojnë përqindje më të madhe të buxhetit të Kosovës.

Rekomandimet për sektorin e buxhetit:

• Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve qeveritar rreth analizimit, identifikimit, formulimit dhe realizimit të programeve

konkrete për t’i ofruar shërbime drejtpërdrejtë fëmijëve, në pajtim me legjislacionin vendor dhe

standardet ndërkombëtare.

• Krijimi i vijës buxhetore (kodit apo nën kodit buxhetor) vetëm për fëmijët në të gjithë sektorët të cilët ofrojnë

shërbime të drejtpërdrejta për fëmijët, me qëllim që të mundësohet kuantifikimi i saktë buxhetor i burimeve

të cilat u ndahen atyre dhe burimeve buxhetore të shpenzuara. Kjo vijë e ndarë buxhetore do të mundësojë

vlerësimin më të saktë të treguesve dhe rezultateve.

10

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

SEKTORI I ARSIMIT

(81% d.m.th. u raportuan 151/188 treguesit)

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve njeh të drejtën e çdo fëmije në arsim. Kjo është e

drejtë themelore që çdo fëmijë të arsimo het në shkrim e lexim. Arsimi i fëmijëve është imperativ për suksesin

e shtetit apo të shoqërisë së zhvilluar si koncept i fuqishëm për zhvil limin e demokracisë, drejtësisë, barazisë,

shkencës, zhvillimin so cial dhe atë ekonomik. Arsimi është çelësi për përmirësimin radikal të kushteve të jetesës

dhe në luftën kundër varfërisë. Në kontekst të çrrënjosjes së varfërisë dhe papunësisë, që janë identifikuar si probleme

të mëdha në Kosovë, është thelbësore që të përmbushen kërkesat themelore arsimore për tërë popullsinë,

objektiv i së cilit do të ishte cilësia e arsimit dhe çrrënjosja e analfabet izmit. Qeveria e Kosovës njeh arsimin si

prioritetin më të lartë zhvillimor dhe një nga katër prioritetet kryesore nacionale. Ky fokus ka rezultuar në përforcimin

e kapaciteteve në fushat e përgatitjes së kurrikulumit, zhvillimit në fëmijërinë e hershme dhe planifikimin e

arsimit në bazë të dëshmive.

Objektivi 3.1: Ofrimi arsimit cilësor për fëmijët

Plani strategjik për arsimin e Kosovës 2011-2016 është hartuar pas një konsultimi të gjerë dhe është plan

sektorial gjithëpërfshirës, i cili kontribuon në ndërtimin e partneriteteve të fuqishme drejtë arsimit. Zhvillimi

profesional dhe licencimi i mësimdhënësve është rregulluar kohëve të

fundit nga MAShT-i dhe është kryer akredimi i programeve për aftësim

të mësimdhënësve, që si rrjedhojë do të përmirësojë cilësinë e arsimit.

Në anën tjetër, ekziston nevoja për të vijuar programet e aftësimit të

mësimdhënësve para shërbimit me ndryshimet që pritet të bëhen në

nivel të shkollës. Arritjet mësimore të nxënësve kryesisht maten nga rezultatet

e testeve kombëtare që mbahen në fund të klasës 9 dhe 12, kurse

vlerësimi i mësimdhënësve ende nuk ekziston. Mesatarja e pikëve të

Mesatarja e pikëve të

provimit në fund të klasës 5,

të klasës 9 dhe të provimit të

maturës, është alarmante me

52%, 55% dhe 47%.

provimit në fund të klasës 5, të klasës 9 dhe të provimit të maturës, është alarmante me 52%, 55% dhe 47%. Kjo

kërkon vëmendje dhe hulumtim të menjëhershëm pasi që ky tregues fundamental pasqyron cilësinë e arsimit.

Një trend pozitiv është vërejtur në indeksin e paritetit gjinor (përpjesëtimi i vajzave dhe djemve) në shkollë

fillore i cili u ngrit nga 0.79 sa ishte në vitin 2004 në 0.93 në vitin 2011, që do të thotë se tash më shumë vajza

vijojnë shkollimin fillor. Ky trend nuk është parë në nivelin e mesëm ku nuk ka pasur ndryshime të mëdha

statistikore nga 0.92 sa ishte në vitin 2004 në 0.94 në vitin 2011, prandaj duhet të bëhet më shumë për të ngritur

pjesëmarrjen e vajzave në nivelin e mesëm.

Shpen zimet publike në arsim si përqindje e BPV-së ishin 3.7% në vitin 2009, që paraqet rënie nga 4.4% në

2006, që sfidon arritjen e arsimit cilësor për fëmijët. Është e rëndësishme që të theksohet se, përderisa kjo

shumë është e përafërt me mesataren europiane, nga 4% gjer në 5% të BPV-së, shuma aktuale është e pamjaftueshme

duke pasur parasysh nevojat e sektorit të arsimit në gjendjen aktuale të zhvillimit.

Shkalla e përsëritjes së klasës së fëmijëve ka treguar rënie të trendit gjatë dy viteve të kaluara, por nuk jep të

dhëna të sakta rreth mangësive, por jep një pasqyrë optimiste që duhet të analizohet më hollësisht për të matur

cilësinë e arsimit. Edhe pse ka pasur përmirësim në infrastrukturën e shkollës dhe është ulur numri i shkollave

që punojnë në më shumë se dy ndërrime, numri mesatar prej 318 të nxënësve për kompjuter tregon se

ekziston kufizim në qasjen e fëmijëve në teknologjinë informative dhe komunikim.

Korniza e Kurrikulimit për Kosovën është punuar dhe përgatitjet janë në vazhdimësi për të themeluar kurrikulumin

bërthamë dhe syllabusin për parashkollor, shkollë fillore dhe shkollë të mesme. Të gjitha këto zhvillime

hapin rrugë për ofrim të kualitetit të lartë të arsimit për vitet në vijim për të gjithë Kosovarët. Përderisa janë krijuar

standardet për tekstet shkollore, asnjë prej tyre nuk është rishikuar gjer tani, pasi pritet të hartohen tekstet e

reja, bazuar në këto standarde.

Një pengesë e madhe karshi përmirësimit të arsimit universal ishte miratimi i ligjit të ri për arsimin e

obligueshëm që nuk përfshiu shkollën e mesme si rezultat i implikimeve që lidhen me kufizimet buxhetore. U

shfaqën pengesa tjera në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me shkurtimet buxhetore në nivel qendror dhe lokal,

fatmirësisht të shtatë inspektorët e arsimit janë trajnuar për monitorim të zbatimit të ligjeve të arsimit që

pritet të përmirësojë funksionin e monitorimit të MAShT-it gjatë viteve të ardhshme.

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 11

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Objektivi 3.2: Sigurimi i gjithëpërf shirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim

Strat egjia e arsimit gjithëpërfshirës 2010-2015 rezultoi në transferimin e pesë nga shtatë shkollat spe ciale në

qendra të burimeve, dhe me akreditimin e një numri të programeve të trajnimit të mësimdhënësve në shërbim

për nevoja të veçanta, mirëpo ende janë edhe 70 klasë të bashkangjitura në shkollat e rregullta të cilat janë menduar

të jenë klasë transitore për fëmijët me nevoja të veçanta mirëpo këta mësimdhënës kanë nevojë të ndjekin

më shumë trajnime. Pa marrë parasysh këto nevoja, ka pasur rritje në regjistrimin e fëmijëve me nevoja të

veçanta nëpër shkolla, ku 1,179 fëmijë me nevoja të veçanta përfitojnë nga transporti i organizuar.

Përkundër këtyre zhvillimeve sfidë e theksuar mbetet numri i vogël i kuadrit profesional. Përderisa janë 146 edukatorë

special të punësuar nëpër shkollat fillore, janë vetëm 23 sosh në nivelin e mesëm dhe asnjë në shkollat

parafillore. Për të vështirësuar gjërat tutje, arsimi për nevoja të veçanta financohet nga niveli qendror, përderisa

komunat nuk ndajnë kurrfarë buxheti për fëmijët me nevoja të veçanta nëpër shkollat e rregullta. Për të

korrigjuar këto probleme, Ministria e Arsimit (MAShT) tani është në proces të hartimit të planit të veprimit për

periudhën 2012-2016 rreth integrimit të fëmijëve me nevoja të veçanta. Ngjashëm, MAShT-i është në proces të

formimit të ekipeve të vlerësimit të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në të gjitha komunat.

Në sistemin arsimor janë dyfish meshkuj në krahasim me numrin e femrave me nevoja të veçanta, që do të thotë se vajzat me nevoja të veçanta nuk

regjistrohen

400

350

300

Meshkuj

Femra

250

200

150

100

50

0

Burim: Ministria e Arsimit (MAShT) 2011

Parafillor Fillor I mesëm i ulët I mesëm i lartë

Pengesa kryesore ndërlidhet me mungesat buxhetore në lidhje me rekrutimin e punonjësve profesional dhe

përkrahës. Ekziston edhe mungesa e transportit për të gjithë fëmijët me aftësi të veçanta, mungesa e mekanizmave

për vlerësim për shkolla të rregullta dhe profesionale si dhe fakti se komunat dhe shkollat nuk kanë krijuar

iniciativa për të adresuar nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Objektivi 3.3: Parandalimi dhe luftimi i dhunës nëpër shkolla

MAShT-i ka luftuar dhunën nëpër shkolla përmes një game të infrastrukturës ligjore, Policia e Kosovës ka shpërndarë

broshura, u realizuan disa fushata, punëtori, tryeza të rrumbullakëta, e kështu me radhë, rreth shkaqeve kryesore

të dhunës në 169 shkolla, por megjithatë dhuna nëpër shkolla vazhdon. Departamenti përkatës i MAShT-it dhe

njësitë për të drejtat e njeriut bashkëpunojnë me qëllim të monitorimit të zbatimit të ligjit si dhe për të adresuar

ankesat dhe të rishikohen parashtresat. Megjithatë duke ditur numrin e lartë të nxënësve në klasë dhe mungesën

e kushteve për aktivitete rekreative, të kombinuara me numrin e vogël të punonjësve përkrahës dhe përfshirjen

e pamjaftueshme të prindërve nëpër shkolla, edhe pse ekzistojnë 693 shoqata prindër-mësimdhënës, dhuna

vazhdon. Tutje, ekzistojnë disa raste të abuzimit të teknologjisë së celularëve dhe duhet të bëhet më shumë për

ta bërë shkollën mjedis më të sigurt për fëmijët.

Objektivi 3.4: Integrimi i fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimor

Progresi drejt integrimit të plotë të fëmijëve nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimor

12

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

është evident, duke filluar me trendet pozitive në regjistrimin në shkollë fillore dhe të mesme. Norma kombëtare

e regjistrimit bruto prej mbi 100% fsheh dallimet e mëdha që ekzistojnë në qasjen në arsim të fëmijëve më

të rrezikuar, kryesisht me gjendje të vështirë socio-ekonomike, komunitete rome, ashkali dhe egjiptiane, fëmijët

me nevoja të veçanta, etj. Ekziston një program provues i elementeve mësimore të kulturës dhe historisë

rome si lëndë zgjedhore në komunën e Prizrenit ku janë të regjistruar 53 nxënës nga komunitetet rome, ashkali

dhe egjiptiane të moshës 7 gjer 17 vjeçare ku mund të mësohen mësimet që aplikohen edhe në fushat tjera. Është

me rëndësi që të vërehet se ekzistojnë vetëm katër shkolla që mësojnë gjuhën rome si lëndë zgjedhore dhe

janë shpërndarë tekstet mësimore me elemente të historisë dhe kulturës për komunitetin rom. Është gjithashtu e

rëndësishme të përmendet se është vetëm një mësimdhënës i cili ligjëron gjuhën rome.

Përderisa nuk ka pasur ndonjë fushatë të madhe siç parashkruhet në strategji, MAShT-i ka shfrytëzuar 8 prillin,

ditën e romëve, dhe në bashkëpunim me partnerët, ka zhvilluar specifikat për të përmirësuar konsistencën

e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në arsim dhe arritshmërinë e tyre në mësim. Megjithatë ekzistojnë disa

pengesa që pengojnë rritjen e pjesëmarrjes, përfshirë nivelin e ulët të arsimit të familjeve të tyre, mungesën e

kornizës për realizimin e gjuhës rome, martesat e hershme si dhe kushtet sociale dhe ekonomike që detyrojnë

ata fëmijë të punojnë. Me qëllim të stimulimit të prezantimeve të tyre në sistemin arsimor, duhet që anëtarëve të

këtyre komuniteteve t’u jepen bursa. Gjithsej 53 rom, 70 ashkali dhe 77 egjiptian pranuan bursa për shkollën

e mesme në vitin 2011.

Edhe pse në përgjithësi numri i tyre është në rritje, përfshirja e këtyre komuniteteve në parashkollor, parafillor dhe shkollë të mesme, është e kufizuar

4,000

3,500

3,000

Rom

Ashkali

Egjiptian

2,500

2,000

1,500

1,000

500

0

Burim: Ministria e Arsimit (MAShT) 2011

Parashkollor Parafillor Fillor I mesëm

Objektivi 3.5: Parandalimi proaktiv ndaj brak tisjes së shkollimit

Qeveria është munduar që të adresojë çështjen e braktisjes së shkollimit në mënyra të ndryshme, përfshirë transportimin

falas për nxënësit, tekstet mësimore falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe rishtazi edhe

tekstet mësimore falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të ulëta, por duhet të bëhet më shumë për të

parandaluar dhe trajtuar këtë fenomen. Edhe pse disa aktivitete të planit të veprimit kundër braktisjes së shkollimit

kanë ngecur, pritet zbatimi më i përshpejtuar pasi që ekipet kompetente për parandalim dhe reagim të

themelohen në shkolla dhe komuna sipas udhëzimit përkatës administrativ.

Shkalla e regjistrimit në mes të vajzave dhe djemve ndryshon për kah niveli i arsimit ku dallimet gjinore janë më të

larta në shkollën e mesme të lartë. Fakti se shkalla bruto e regjistrimit ka rënë në nivelin e arsimit të mesëm të lartë,

dëshmohet nga fakti se fëmijët braktisin shkollimin gjatë kalimit nga arsimi i mesëm i ulët në atë të lartë si

dhe gjatë arsimit të mesëm të lartë. Gjithsej 1,485 kanë braktisur shkollën fillore dhe 3,135 fëmijë kanë braktisur

shkollën e mesme ku vetëm 53 (4%) prej tyre nga shkolla fillore u ri-regjistruan dhe asnjë nga shkolla

e mesme në vitin 2011. Parandalimi i braktisjes së shkollimit është ngërthyer në planin strategjik të arsimit

në Kosovë 2011-2016 dhe në planin kombëtar të veprimit për parandalimin e braktisjes së shkollimit të cilat janë

hartuar për të trajtuar këto shqetësime dhe janë provuar disa modele të ndërhyrjeve në shkollat e zgjedhura,

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 13

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

përmes udhëzimit administrativ, për të rregulluar reagimin ndaj këtij fenomeni. Një numër i pengesave në lidhje

me uljen e braktisjes së shkollimit përfshinë mungesën e transportit në të gjitha komunat, përfshirjen e fëmijëve

në punë, të shoqëruara me zotimin e ulët të autoriteteve kompetente në të gjitha nivelet.

Braktisja shkollimit në nivelin e mesëm të lartë pothuajse është tri herë më e lartë te djemtë sesa te femrat

2,500

2,000

M

F

1,500

1,000

500

0

Burim: Të dhënat e Ministrisë së Arsimit, 2011

Fillor

I mesëm

Objektivi 3.6: Rritja e përfshirjes së fëmijëve në institu cionet parashkollore

Një zhvillim i rëndësishëm është publikimi i standardeve rreth zhvillimit dhe mësimit në fëmijërinë e hershme

dhe rishikimi i kurrikulumit për fëmijët e moshës 3-6 dhe 0-6 vjeçare. Progresi është vërejtur në arritjen e

regjistrimit bruto në shkolla të shkallës mbi 100% në nivelet e shkollës fillore dhe të mesme të ulët mirëpo

kjo nuk vlen për para fillor (~60%) apo për shkollën e mesme të lartë (82%). Ky regjistrim i kufizuar sfidon

arritjen e arsimit universal në parashkollor për të gjithë fëmijët në Kosovë. Megjithatë janë ngritur mundësitë

për përfshirje më të madhe në arsimin parashkollor me hapjen e klasave parashkollore në shumicën e klasave

parafillore të shkollave të reja. Tani ekzistojnë edhe katër qendra të bazuara në komunitet në komunën e Mitrovicës

që funksionojnë në përkrahje të arsimit në fëmijërinë e hershme. MASHT-i nuk arriti që ta publikojë revistën

e titulluar “Bota Parashkollore” që promovonte rëndësinë e arsimit parashkollor, por tani po e boton revistën e re

“Mësuesi i Kosovës”, ku publikohen edhe shkrime për edukimin parashkollor.

Përderisa vetëm 23 (61%) e komunave kanë së paku një parashkollor që ofron mësim për 5,282 fëmijë, sipas

MAShT-it janë aftësuar gjithsej 200 mësimdhënës. Kjo çështje shoqërohet nga ndarja e fondeve të pamjaftueshme

për regjistrimin e plotë në parashkollor në nivelin komunal, dhe me numrin e vogël të institucioneve

ekzistuese parashkollore. Është me rëndësi që të theksohet se nuk ka pasur ndarje të mjaftueshme buxhetore

për institucionet parashkollore në vitin 2011. Këto sfida duhet të tejkalohen në bashkëpunim me institucionet

kompetente në nivelin qendror dhe lokal, me kusht që gama e gjerë e hulumtimeve të ndryshme në fushën e antropologjisë,

psikologjisë zhvillimore, mjekësisë, sociologjisë dhe arsimit, të tregojnë ndikimin kritik të zhvil limit

të fëmijërisë së hershme në formimin e inteligjencës, personalitetit dhe sjelljeve sociale. Efektet e neglizhencës në

këto vite formuese mund të akumu lohen dhe të bëhen efekte të përhershme. Vijueshmëria në arsimin parashkollor,

në program të organizuar mësimor apo edukativ është e rëndësishme për përgatitjen e fëmijës për shkollë.

Objektivi 3.7: Krijimi i mekanizmave për ofrimin e përkrahjes për fëmijët e talentuar

Ekziston infrastruktura ligjore për fëmijët e talentuar si dhe kurrikulumi u jep atyre fëmijëve më shumë hapësirë

për programet shtesë dhe për të mësuar gjërat që janë në interes të fëmijëve. Identifikimi kryesor i fëmijëve

të talentuar është bërë përmes garave në nivelin komunal, ku MAShT-i fokusohej kryesisht në kalimin e këtyre

fëmijëve të talentuar nga një klasë në tjetrën. Kërkesat e shumta nga MAShT-i si dhe nevoja për të përkrahur fëmijët

tjerë brenda sistemit arsimor kanë rezultuar në përkrahje të kufizuar për fëmijët e talentuar dhe nuk ka pasur

rritje buxhetore në vitin 2011. Sa i përket sektorëve tjerë, disa sfida ndërlidhen me mungesat buxhetore por edhe

me neglizhencën nga institucionet përkatëse.

14

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

Rekomandimet për sektorin e arsimit:

• Duke ditur mesataren e pikëve të provimit në fund të klasës 9 dhe të provimit të maturës, me 55% dhe 47%,

duhet të hulumtohet nëse provimi është tepër i vështirë, nëse ai ndërlidhet me materialin mësimor apo është

thjesht cilësia mësimdhënies. Ky duhet të jetë prioritet për Ministrinë gjatë vitit 2012 e më tej.

• Krijimi i ekipeve funksionale për përkrahje dhe vlerësim në nivel komunal për të përkrahur integrimin e fëmijëve

me nevoja të veçanta.

• Organizimi i transportit të mjaftueshëm dhe të përshtatshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara.

• Ngritja e vetëdijes rreth nevojës për të raportuar dhunën dhe për të dizajnuar një formë unike për referimin e

dhunës me qëllim të rritjes së efikasitetit në zbatimin e ligjit.

• Me qëllim që të parandalohet dhe të luftohet dhuna nëpër shkolla, të zbatohen masat adekuate të parapara

në infrastrukturën ligjore.

• Rritja e përfshirjes së komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane në arsimin universitar si dhe të punësohet

personeli i nevojshëm për të mbajtur mësim në gjuhën rome në nivelin parauniversitar, përderisa ngritet

vetëdija në komunitet rreth rëndësisë së pjesëmarrjes së fëmijëve në sistemin arsimor.

• Duke pasur nivelin e braktisjes së shkollimit nga meshkujt tre herë më të lartë sesa te vajzat, nevojitet korrigjimi

i situatës në veçanti në luftimin e braktisjes së përgjithshme të shkollimit.

• Të aplikohet udhëzimi administrativ për themelimin e ekipeve për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes

së shkollimit dhe të sigurimi i vijueshmërisë në arsimin e obligueshëm në të gjitha komunat. Duhet të

zbatohen programet për identifikim dhe integrim të fëmijëve që kanë braktisur shkollimin, si dhe duhet të

zbatohen komponentet e udhëzimit administrativ që ndërlidhen me procedurat kundër prindërve fëmijët e

së cilëve nuk vijojnë shkollimin.

• Është me rëndësi që të vazhdohet me zhvillimin e kapacitetit profesional të edukatorëve të arsimit në fëmijërinë

e hershme për fëmijët e moshës 0-6 vjeçare si fillim të zbatimit të standardeve për zhvillim dhe mësim

në fëmijërinë e hershme, përderisa duhet të vazhdohet ngritja e vetëdijes rreth rëndësisë së arsimit parashkollor

dhe krijimit të më shumë partneriteteve publiko-private në përkrahje të arsimit fillor dhe parashkollor.

• Mbledhja e fondeve për përkrahje të vazhdueshme të zhvillimit të talentit përmes bursave, aktiviteteve

garuese, orëve plotësuese, etj. Shkollat dhe komunat duhet të shtojnë vëmendjen në identifikimin e fëmijëve

të talentuar dhe në zbatimin e programeve të nevojshme për avancimin e tyre.

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 15

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

SEKTORI I SHËNDETËSISË

(67% d.m.th. u raportuan 85/127 treguesit)

E drejta e fëmijës në shëndet është njohur si një nga parimet krye sore në Konventën për të drejtat e fëmijës në

nenin 24: “Palët njohin të drejtën e fëmijës për të gëzuar standardin më të lartë të arritshëm shëndetësor dhe në

objektet për trajtim të sëmundjeve dhe rehabilitim të shëndetit. Palët bëjnë përpjekje për të siguruar se asnjë

fëmijë nuk privohet nga e drejta për qasjen në shërbimet e kujdesit shëndetësor. Të dhënat në dispozicion rreth

gjendjes së ushqimit dhe shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë tregojnë shqetësim serioz ndaj shëndetit

publik të cilat përkundër përmirësimeve të pakta, sektori i kujdesit shëndetësor ende nuk gëzon prioritet dhe

nuk plotëson nevojat më themelore. Përmirësimi i gjendjes së fëmijëve është një përgjegjësi në mesin e shumë

përgjegjësive në luftën kundër varfërisë. Fëmijët e shëndetshëm bëhen të rritur të shëndetshëm: njerëzit që krijojnë

jetë më të mirë për veten, komunitetin dhe shtetin e tyre.

Për shkak të problemeve në funksionalizimin dhe gjithëpërfshirjen e të dhënave brenda SISH-it analiza e gjendjes

shëndetësore të popullatës në Kosovë për vitin 2010 duhet të merret me rezervë për një numër të madh të dhënave

dhe indikatorëve të derivuar nga këto të dhëna. Ekziston dallim mes të të dhënave nga institucionet e ndryshme

publike si dhe situatës në terren. Mungojnë të dhënat nga sektori privat. Të dhënat për shkaqet e vdekjeve

duhet kompletuar edhe me tej. Mbrojtja shëndetësore është e parcializuar për shkak të ndasive fizike që ekzistojnë

sot në mes të grupeve etnike por edhe një mangësie të raportimit të sektorit privat i cili nuk mund të nënçmohet

për nga numri dhe involvimi në mbrojtjen shëndetësore. Akoma nuk ka përcaktim të saktë të denominatorit

për llogaritjen e shumë indikatorëve. Sistemi i informimit shëndetësor është duke u konsoliduar dhe akoma nuk

është arritur një ngritje kualitative dhe gjithperfshirese.

Objektivi 4.1: Mbajtja dhe përmirësimi i shëndetit të shtatzënave, të porsalindurve dhe foshnjave

Përderisa Ministria e Shëndetësisë është duke krijuar sistemin për menaxhimin e informatave në shëndetësi,

ajo tani nuk ka sistem funksional sistematik elektronik për mbledhjen e të dhënave që shkakton kompleksitet

shtesë në vlerësimin e progresit në drejtim të përmirësimit të shëndetit të grave shtatzëna, të porsalindurve dhe

foshnjave. Të dhënat mblidhen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShP) përmes ambulancave publike

shëndetësore, përderisa vonesat e shkaktuara këtë vit rezultojnë nga neglizhenca e zyrtarëve përgjegjës për sigurimin

e të dhënave kryesisht nga komunat me shumicë serbe (Leposaviç, Zutin Potok, Graçanicë, Lapnasellë dhe

Shtërpcë) si dhe nga institucionet private.

Progresi në drejtim të përmirësimit të shëndetit ishte i ngadaltë në lidhje me duhanpirjen që paraqet rrezikun

më të përhapur publik ndaj shëndetit të fëmijës në Kosovë ku studimi i fundit ka treguar se 20.9% e grave

shtatzëna pinë duhan gjatë shtatzënësisë, përderisa mbi 60% e foshnjave të porsalindura i ekspozohen tymit të

duhanit në baza ditore (OBSh 2010). Faktorët e rrezikut mjedisor, përfshirë ndotjen industriale dhe nga trafiku, si

dhe ndotja e tokës, ujit dhe ajrit, mbetet e njëjtë dhe është më e koncentruar në lokacione specifike në Kosovë,

siç është zona e Mitrovicës. Grupi më i rrezikuar në Kosovë mbeten fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët rom,

ashkali dhe egjiptian.

Përderisa 783 infermiere ofrojnë mbrojtje gjatë shtatëzënësisë në institucionet shëndetësore vetëm 17 infermiere

punojnë në qendrat për mirëqenien e grave dhe aktualisht janë 3 zyra këshilluese për shëndetin

riprodhues.

Është alarmante se vetëm 9% (3,170) e grave kanë pasur katër apo më shumë vizita antenatale, që rekomandohet

nga OBSh-ja, si dhe vetëm 11% (3,991) kanë pranuar kujdes antenatal nga personeli i kualifikuar shëndetësor

gjatë shtatzënisë, gjatë këtij vit. Fatmirësisht 98% (33,189) e grave shtatzëna kanë lindur në spitale,

kurse janë raportuar 35 abortime. Janë hetuar vetëm 3% (8) raste të vdekjes së foshnjave. E gjetura e sipërshënuar

mund të mos jetë e saktë ngase mungojnë të dhënat e institucioneve private, e që kohëve të fundit

është vërejtur se gratë shtatëzëna po i bëjnë vizitat antenatela me teper në këto institucione.

Vlerësimi i gjendjes së të ushqyerit të grave shtatzëna dhe fëmijëve në Kosovë është kryer në vitin 2009 (IKShP

dhe UNICEF) dhe baza e rezultateve të publikuara në vitin 2010 tregojnë se 15.5% e fëmijëve të hetuar kishin

vonesë në rritje përderisa 4.7% e fëmijëve kishin vonesa serioze dhe 15.7% kishin anemi. Që nga viti 2004,

IKShP me përkrahjen e UNICEF-it kanë kryer studimin e mungesës së jodit për çdo tri vite, në mesin e fëmijëve të

shkollës dhe ka kryer një vlerësim të jodizimit të kripës në Kosovë. Rezultatet e anketës kanë treguar se 25% e

16

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

fëmijëve kishin vlera të ulëta të jodit në urinë. Të dhënat lidhur me gjidhënjen janë të limituara duke bërë

shumë sfidues vlerësimin e zbatimit të ligjit për stimulimin, mbrojtjen dhe promovimin e gjidhënjes por dihet që

64% e fëmijëve deri në 6 muaj ushqehen ekskluzivisht me qumësht gjiri.

Objektivi 4.2: Ulja e numrit ët vdekjeve të të porsalindurve dhe fëmijëve nën moshën pesëvjeçare

Ka pasur disa zhvillime pozitive në kuptim të përmirësimit të gjasave për lindjen e sigurt të fëmijës dhe

mbijetesës, siç është vërejtur nga rënia e vdekshmërisë perinatale në 19.1 për 1.000 lindje të gjalla në vitin 2010,

nga 29.1 sa ishte në vitin 2000 (Gjendja perinatale në Kosovë 2000-2010, MSh). Gjithsej 274 fëmijë kanë vdekur

pa mbushur një vit dhe 345 kanë vdekur pa mbushur pesë vjet në vitin 2011, që nënkupton se duhet të bëhet

më shumë dhe fatmirësisht mjedisi i politikave është duke u përmirësuar me qëllim që të shtrojë rrugën për ofrimin

e kujdesit shëndetësor më cilësor gjatë viteve të ardhshme për të gjithë kosovarët. Në kuptim të përforcimit

dhe përkrahjes së Zyrës për shëndetin e nënës dhe fëmijës, janë mbajtur 6 takime koordinuese rreth shëndetit

riprodhues por puna kryhet vetëm nga një zyrtar i vetëm i kësaj njësie.

Objektivi 4.3: Ulja e numrit të vdekjeve dhe pasojat e lëndimeve të fëmijëve

Vlerësimi i cilësisë së shërbimeve pediatrike në Kosovë është bërë në bashkëpunim me MSh-në, IShP-në, OB-

Sh-në dhe zyrën italiane Burllo Garafollo për vitin 2005, edhe pse nuk ka pasur buxhet të veçuar për këtë çështje,

duke ditur numrin e madh të rekomandimeve për të ulur incidencën e sëmundjeve dhe vdekjeve në mesin e fëmijëve.

Plani kombëtar për parandalimin e sëmundjeve ende nuk është finalizuar, dhe pasi që të hyjë në fuqi,

ai do të krijojë arkitekturën për të trajtuar këtë problem.

Objektivi 4.4: Përmirësimi i qasjes në shërbimet shëndetësore dhe cilësore për të gjithë pa diskriminim

Përderisa jetëgjatësia mesatare e kosovarëve është rritur, ajo ende është 3 gjer 7 vite më e shkurtër sesa

qytetarët nga shtetet fqinje (Raporti i zhvillimit njerëzor për Kosovën, 2012). Ligji për shëndetësinë është ndryshuar

dhe plotësuar për të siguruar shërbime shëndetësore falas për të gjithë fëmijët e moshës nën 18

vjeçare dhe pritet të miratohet në vitin 2012. Numri i pediatërve (194), i gjinekologëve (185) dhe neonatologëve

(28) është i pamjaftueshëm, apo shpërndarja e tyre nuk është e drejtë dhe kjo rëndohet tutje nga fakti se në

shumë vise rurale, doktori nuk është prezent për çdo ditë. Vetëm një pjesë e sistemit shkollor ka të integruar

shërbimet shëndetësore dhe IKShP në bashkëpunim me Terres des Hommes ka mbajtur një varg trajnimesh për të

ngritur vetëdijen e komunitetit dhe personave që punojnë me shërbimet shëndetësore të komunitetit rreth

kujdesit primar dhe parandalim të abuzimit të fëmijëve.

Qeveria ka nënshkruar Strategjinë për shëndetin e nënës, fëmijës, adoleshentit dhe për shëndetin riprodhues

dhe planin e veprimit 2011-2015 që do të udhëzoj dhe zhvilloj sektorin e shëndetësisë në të mirë të

të gjithëve në periudhën afatgjatë. Përkundër asistencës së konsiderueshme për të përmirësuar shën detin në

Kosovë, ky sistem nuk mund të arrij t’i përmbush nevojat e të gjithë Kosovarëve. Përderisa qytetarët më të

pasur kërkojnë trajtim jashtë vendit, qasja në shërbimet shëndetësore vështirësohet nga shumë barriera për

kosovarët e rëndomtë. Investimet relativisht të ulëta në shëndetësi (nën 3% të BPV-së), kostoja e shërbimit

dhe qasja e vështirë në shërbimet adekuate janë vetëm disa shembuj të barrierave të përhapura. Ngjashëm

pengesat financiare ndikojnë jo vetëm në ofrimin e shërbimit, por edhe në zbatimin e reformave institucionale

dhe ligjore të miratuara nga qeveria. Këta faktorë shkaktojnë sfida të konsiderueshme karshi arritjes së objektivave

të planit kombëtar të veprimit për të drejtat e fëmijës.

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 17

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Ndarja buxhetore e Kosovës për kujdesin shëndetësor prej 35 gjer 45 euro për kokë banori mbetet tre gjerë pesë herë nën vendet fqinje dhe ka rënë tutje

gjatë viteve të kaluara

3.2

3.1

3

2.9

2.8

2.7

2.6

2004 2005 2006 2007 2008 2009

Burim: Raporti i Zhvillimit Njerëzor, UNDP 2010

Mungesa e të dhënave të besueshme për shëndetësi, veçanërisht rreth statisti kave vitale për shëndetin e nënës

dhe fëmijës mbet çështje kritike dhe ndarja e pamjaftueshme e resurseve buxhetore për sektorin shëndetësor

pengon përmbushjen e nevojave themelore për shëndetin e nënës, fëmijës, shënde tin publik dhe të

ushqyerit e përgjithshëm. Me përmirësimin e furnizimit me kripë të jodizuar, Kosova e ka trajtuar problemin e

anemisë pasi që popullsia e saj ka arritur statusin adekuat të të ushqyerit me jod.

Shpenzimet e larta nga xhepi ndikojnë në mënyrë disproporcionale personat më të varfër dhe grupet tjera të

rrezikuara, përfshirë fëmijët. Cilësia e shërbimeve të kujdesit antenatal duhet të përmirësohet në bazë të Anketës

së Kujdesit Antenatal të UNICEF-it (2009) dhe Anketa e të ushqyerit për gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës

shkollore (2010) që arriti në konkluzat se gjendja e të ushqyerit të grave dhe fëmijëve në Kosovë mbetet shqetësim

i shëndetit publik.

Objektivi 4.5: Nxitja dhe përkrahja e pjesëmarrjes aktive të fëmijëve dhe të rinjve në hartimin, zbatimin

dhe përcjelljen e programeve dhe masave parandaluese në shëndetësi

Përderisa 50 të rinj janë të angazhuar në planifikim dhe hartim të projektit për kujdesin shëndetësor si dhe

po mbajnë ligjërata (5) dhe po shpërndajnë materiale për shëndetësi (10,000), forumi i rinisë nuk është krijuar.

Kështu është me rëndësi që të zgjerohet rrjeti i shkollave që promovojnë shëndetin dhe për zgjeruar monitorimin

përmes qasjes sistematike pasi që nuk sistem për raportimin e këtyre aktiviteteve.

Objektivi 4.6: Inkurajimi i mënyrave moderne të humanizmit në spitale gjatë trajtimit të fëmijëve

Të shtatë spitalet në Kosovë kanë fushëloja për fëmijët që i nënshtrohen trajtimit por duke ditur buxhetin e

kufizuar që ndahet, këto fushëloja janë të pamjaftueshme.

Objektivi 4.7: Ruajtja dhe avancimi i shëndetit të fëmijëve dhe të rinjve

IKShP ka zbatuar programin për orientim të shëndetit riprodhues te adoleshentët që ka trajnuar punonjësit

dhe ka kryer dy projekte provuese në Prizren dhe Prishtinë, rezultatet e së cilave do të përkrahin zgjerimin në

komunitetet tjera. Gjithsej 17 vizita të rregullta rreth edukimit shëndetësor janë mbajtur në 17 shkolla të ndryshme

anekënd Kosovës. Përfshirja e komunitetit serb brenda sistemit shëndetësor të Kosovës ka mbetur sfidë që

rezultoi në mungesë të të dhënave epidemiologjike dhe të të dhënave për vaksinim në këto zona.

Gjithsej 97% (56,072) fëmijë dhe të rinj janë plotësisht të vaksinuar dhe janë gjithsej 990 lindje nga nënat nën

moshën 18 vjeçare. Përderisa asnjë grua nuk ka marrë rezultatet e testit të HIV-it gjatë kujdesit antenatal,

nuk ka pasur asnjë rast të tinejxherëve të infektuar me HIV/AIDS si dhe nuk ka pasur raste të transmetimit

18

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

të HIV/AIDS nga nëna te fëmija në vitin 2011. Ishin gjithsej 41 tentim-vetëvrasjeje dhe 5 vetëvrasje gjatë vitit

2011 që pasqyron gjendjen e shëndetit mendor të popullsisë. Përderisa ekziston një qendër për testimin vullnetar,

këshillim dhe trajnim, numri i fëmijëve që pranojnë këto shërbime nuk regjistrohet.

Objektivi 4.8: Mbrojtja shëndetësore përmes ofrimit të ushqimit dhe mjedisit të shëndetshëm

Mbi 60 institucione shëndetësore, 60 kuzhina të çerdheve dhe mbi 190 institucione arsimore inspektohen

rregullisht për kushtet sanitare. Tutje, mbi 1,150 shkolla dhe institucione publike rregullisht kryejnë aktivitetet

e dezinfektimit dhe inspektimit të objekteve ku përgatitet, ruhet dhe transportohet ushqimi, për të

këqyrë kushtet higjienike.

Rekomandimet për sektorin e shëndetësisë:

• MSh duhet të krijojë mekanizmat për mbajtjen e statistikave funksionale shëndetësore përderisa sistemi informativ

i shëndetësisë duhet të shtrihet anekënd Kosovës. Për të arritur këtë, inspektorati i shëndetësisë së

MSh-së duhet të përforcohet duke rritur numrin e punonjësve për të ofruar më shumë mundësi për realizimin

e mandatit të tyre siç parashihet me ligj, që do t’i kontribuojë rrjedhës së informatave të sakta dhe me kohë.

• Mungon sistemi unik i informimit qe ka ndikim edhe ne financimin e shëndetësisë i cili është i pamjaftueshëm

për të mbuluar nevojat e ofrimit dhe zhvillimin modern të shërbimeve shëndetësore në vend si shumë kompleks

dhe që nuk varet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë.

• Përmirësimi i cilësisë së të dhënave dhe dokumentacionit tjetër statistikor për të rritur numrin e treguesve të

shëndetësisë për fëmijët e moshës 0-5 dhe 0-18 vjeç.

• Vetëm 2/3 e nënave ushqejnë fëmijët e tyre vetëm me gji gjatë gjashtë muajve të parë dhe nuk ka të dhëna

rreth numrit të nënave që ushqejnë fëmijët me gji në spital, prandaj këto të dhëna duhet të mblidhen në

tabelën e të porsalindurve (HIS nr. 003) dhe duhet të bëhen hulumtimet së paku çdo tri vite për të vlerësuar

progresin në këtë fushë.

• IKShP ka nevojë për përkrahje imediate nga qeveria në ofrimin e pakove të avancuara për kompjuterë dhe

statistika, si dhe për të pranuar trajnime përkatëse për SPSS, STATA apo softuerë të ngjashëm për të ngritur

kapacitetet e tyre analitike.

• Është me rëndësi që të standardizohen procedurat për sistemin arsimor për të arritur standardet ndërkombëtare

dhe për të siguruar ndërlidhje në mes të MSh-së dhe IKShP-së me sistemet ndërkombëtare të raportimit

të Eurostatit dhe OBSh-së.

• Në kuptim të uljes së mortalitetit të foshnjave dhe fëmijëve, është e nevojshme që të ofrohen pajisjet e nevojshme

si dhe trajnimin për shfrytëzim dhe mirëmbajtje të tyre. Ngjashëm, është me rëndësi që të përditësohet

periodikisht lista e barnave esenciale dhe të sigurohet furnizimi i institucioneve përkatëse me barnat e nevojshme

me vëmendje të veçantë për fëmijët e vegjël me sëmundje kronike që nuk janë ngjitëse.

• Të sigurohet ndarja e fondeve për përsëritjen e vlerësimit të cilësisë së shërbimeve pediatrike në Kosovë për

çdo 3 vite.

• Të zgjerohet rrjeti i shkollave që promovojnë shëndetin dhe të zgjerohet monitorimi përmes qasjes sistematike

pasi që nuk ka sistem për raportimin e këtyre aktiviteteve.

• Duhet të ketë zotim më të madh për zgjerimin e sistemit të vëzhgimit dhe raportimit që mbulon tërë popullsinë

e Kosovës.

• Kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet edukimit dhe ngritjes së vetëdijes së popullatës.

• Sigurimi i barnave dhe preparateve tjera për parandalimin dhe trajtimin e drejte të sëmundjeve dhe ofrimi i

mundësive për zbulimin e hershëm te sëmundjeve.

• Riorganizimi i shërbimeve shëndetësore kërkon një plan të shpërndarjes të institucioneve shëndetësore dhe

resurseve njerezore në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor mbi parimet e mjekësisë së bazuar në fakte.

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 19

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

SEKTORI I MIRËQENIES SOCIALE

(82% d.m.th. 88/107 të treguesve të raportuar)

Komponenti i mirëqenies sociale synon mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nga dhuna, mos përfillja dhe abuzimi duke

promovuar interesat më të larta të fëmijës. Konventa e OKB-së për të drejtat e fëmijës njeh këto të drejta në Nenin 12:

“palët u sigurojnë fëmijëve që kanë aftësi të formojë pikëpam jet e veta të drejtën që t’i shprehin ato pikëpamje lirshëm

në të gjitha çështjet që ndikojnë fëmijën”. Ligji i tashëm për shërbimet sociale dhe familjare par ashkruan se është në

interesin më të mirë të fëmijës që ai të rritet brenda familjes biologjike, me kusht që nevo jat për zhvillimin psikologjik

dhe fizik të përmbushen në kontekst të familjes natyrore. Në Kosovë, format alternative të kujdesit janë stre himi familjar,

kujdesi farefisnor, kujdesi afatshkurtër reziden cial dhe shtëpitë në komunitet.

Objektivi 5.1: Mbrojtja e fëmi jëve nga punët e rënda dhe të rrezikshme

Puna e fëmijëve ende është sfidë për institucionet e Kosovës, për ta trajtuar si çështje e ndërlidhur me një numër të

çështjeve tjera sociale të cilat duhet të trajtohen në tërësi. Përderisa janë raportuar 101 fëmijë të përfshirë në forma

të rënda të punës së fëmijëve, numri total i atyre të përfshirë në punë të rrezikshme është vështirë të dihet, dhe

baza e të dhënave për fëmijë që janë të përfshirë në punët e rënda dhe të rrezikshme nuk ekziston. Fatmirësisht numri

i komunave që kanë krijuar dhe formalizuar komisionet lokale të veprimit është rritur nga 6 sa ishte në vitin 2010 në

31 në vitin 2011 dhe gjithsej 24 fëmijë kanë përfituar nga ndihma juridike në kuptim të largimit nga format e rënda

të punës.

Progresi kah parandalimi i përtfshirjes së fëmijëve në punë të rënda dhe mbrojtja e fëmijëve të përfshirë në punë është

arritur ngadalë dhe pjesërisht për shkak të varfërisë së përgjithshme dhe sjelljeve tradicionale sociale se puna e fëmijëve

është e përhapur në Kosovë, e që ndikon grupet pakicë në mënyrë disproporcionale. Puna e fëmijëve në Kosovë

ekziston kryesisht në forma të punësimit joformal, puna e fëmijëve në rrugë dhe punë e rrezikshme. Në vitin 2010 janë

kryer gjithsej 4,678 inspektime të rregullta në njësitë punuese dhe 777 inspektime të përsëritura në këto subjekte me

synim të eliminimit të shkeljes sipas vërejtjeve që janë bërë nga inspektorët e punës. Në vitin 2011 u identifikuan 101

fëmijë që ishin përfshirë në format e rënda të punës, që u raportuan nga komunat ku funksionojnë Komisionet Lokale

të Veprimit. Ekziston nevoja e qartë për të zhvilluar modelet e përkrahjes në familje për të parandaluar punën e fëmijëve

në shkallë të partë, dhe për të zbutur rastet ku fëmijët u ekspozohen formave të ndryshme të rreziqeve, siç janë

abuzimi, trafikimi dhe shfrytëzimi i substancave.

Në kuptim të monitorimit dhe parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve, është kryer 1 inspektim i institucioneve të

përkohshme rezidenciale nga DMS dhe 1 inspektim nga auditorët. Janë mbajtur 2 tryeza të rrumbullakëta rreth

parandalimit të formave të rrezikshme të punës për fëmijët, e edhe pse janë krijuar 31 KLV, është me rëndësi të vërehet

se nuk janë të gjitha funksionale në kuptim të rolit të tyre për të monitoruar përfshirjen e fëmijëve në punë. Me

qëllim të rritjes së funksionalitetit të tyre, ato duhet të ndërmarrin këta hapa:

1. Zbatimi i procesit MPF në nivel lokal dhe të monitorojnë gjendjen e punës së fëmijëve;

2. Dokumentimi i vazhdueshëm i trendëve rreth nivelit të punës së fëmijëve;

3. Planifikimi i veprimeve për parandalim dhe eliminim të formave të rrezikshme të punës së fëmijëve;

4. Vlerësimi i vazhdueshëm i efektshmërisë së masave ekzistuese në nivelin lokal përmes rekomandimeve dhe hartimi/përmirësimi

i vazhdueshëm i politikave në nivele të ndryshme të qeverisë;

Janë kryer disa aktivitete për vetëdijesim, përfshirë shënimin e ditës ndërkombëtare për parandalimin e punës

së fëmijëve më 12 qershor. Kjo ditë është shënuar me takimin e mbi 60 fëmijëve nga viset rurale të komunës së

Rahovecit, takimin me zyrtarët komunal që dhanë shërbime këshillimore për ngritjen e vetëdijes rreth njohjes dhe

identifikimit të fëmijëve të përfshirë në punë të rënda. Gjithashtu në këtë ditë u mbajt një takim me 150 fëmijë,

mësimdhënës, prindër, përfaqësues të autoriteteve qendrore dhe lokale, shoqërisë civile, sindikatave, organizatave të

punëdhënësve, përfaqësuesve të agjencive të OKB-së dhe medieve për të ngritur vetëdijen rreth punës së fëmijëve.

Ngjashëm MPMS-IPS në bashkëpunim me OJQ-në Cross Cultural Project Association dhe të përkrahur nga ILO-IPEC ka

organizuar aktivitetet sportive jashtë orarit të mësimitsnë tri shkolla fillore në qytetin e Prishtinës, Mitrovicës dhe

Pejës. Aktivitetet kryesisht synuan parandalimin e punës së fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme, duke ngritur

dijen e tyre rreth arsimimit.

Objektivi 5.2: Ofrimi i shërbimeve për fëmijët pa kujdes prindëror

Të gjitha format alternative për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror janë parashkruar me ligj. Tani janë 1,135

fëmijë pa kujdes prindëror, 108 në strehimore të përkohshme dhe 741 në kujdesin familjar (prej së cilëve 642 janë

brenda familjes 99 jashtë familjes) dhe gjatë vitit 2011 vetëm 14 fëmijë iu ribashkuan familjeve të tyre. Inspektimi dhe

mbikëqyrja e ofrimit të shërbimeve profesionale në kujdesin rezidencial kryhet dy herë në vit për të gjitha llojet e shërbi-

20

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

meve sociale. Mbizotëron tendenca e vendosjes së fëmijëve në shërbimet e kujdesit institucional, kështu që ekziston nevoja

urgjente për t’i caktuar prioritet zhvillimit të shërbimeve të kujdesit të familjes që në njërën anë do të parandalojë braktisjen,

mospërfilljen dhe abuzimin e fëmijës, përderisa në anën tjetër do të zbatojë shërbimet e strehimit familjar si një nga alternativat

më të mira për fëmijët pa kujdesin prindëror.

Të dhënat për mbrojtjen e fëmijëve janë të fragmentuara për shkak të kategorive të ndryshme të kujdesit alternativ

për fëmijët që shfrytëzohet nga OJQ-të dhe institucionet Qeveritare. Ekziston nevoja për të përforcuar sistemin

ekzistues të menaxhimit me të dhëna të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për ta bërë më gjithëpërfshirëse

me qëllim të vlerësimit të cilësisë së shërbimeve në kuptim të ndikimit të decentralizimit të shërbimeve të mirëqenies

sociale për fëmijët dhe popullsinë më të rrezikuar. Sistemi i tillë gjithashtu do të ofrojë bazën për planifikim dhe zhvillim

të mëtejmë të shërbimeve sociale cilësore në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

Përveç nevojës për të zhvilluar një kornizë gjithëpërfshirëse të shërbimeve në fushën e mbrojtjes së fëmijës, ekziston

nevoja për përforcimin e mëtejmë të mekanizmave të bashkëpunimit dhe kooperimit në mes të institucioneve

përkatëse. Kjo duhet të bëhet në frymën e zbatimit të protokolleve ekzistuese për mbrojtjen e fëmijëve, të miratuara

nga Qeveria në vitin 2003 të cilat ende janë duke u zbatuar, në veçanti nga Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë.

Përveç kësaj, duhet zhvilluar protokollet e standardizuara për referim dhe raportim të rasteve të fëmijëve të

keqtrajtuar në Qendrat për punë sociale si dhe në Polici, dhe mbajtjen e trajnimeve adekuate për profesionistët e

ndryshëm që punojnë me fëmijë.

Tani Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) është në proces të har timit të standardeve minimale për

shërbimet sociale. Në shtator të vitit 2010 është themeluar dhe akredituar katedra për punë sociale brenda Fakultetit

Filozofik pranë Universitetit të Prishtinës, kurse WYG International Ltd ka hartu ar, provuar dhe monitoruar zbatimin e

pakos së parë të pesë standardeve për shërbimet sociale. Procesi i hartimit dhe finalizimit të më shumë standardeve

minimale për shërbimet sociale do të vazhdojë në vitin 2012.

Objektivi 5.3: Integrimi, mbrojtja dhe ofrimi i shërbimeve adekuate për fëmijët me aftësi të kufizuar

Per mbrojtjen e femijeve me aftësi të kufizuara MPMS deri tani realizon tri frorma themelore te mbrojtjes: fëmijët me

aftësi të kufizuara pa përkujdesje familjare. Me qëllim të mbrojtjes dhe zhvillimit më të mirë të tyre janë rekrutuar, trajnuar,

qertifikuar, familje për strehimin e fëmijeve me aftësi të kufizuara. Strehimi realizohet nga QPS në kordinim, me

Panelin dhe DMS. Bazuar në nevojat dhe specifikat që kanë fëmijët me aftësi të kufizuara, familjet strehuese paguhen

nga 250 euro në muaj për fëmijë. Formë tjetër për mbrojtjen e fëmijëve pa përkuhdesje prindrore është strehimi i tyre

në shtëpitë për mbrotje në komunitet. Kjo formë e strehimit ndodh vetëm atëherë kur fëmiut nuk mund ti ofrohet

ndonjë formë tjetër e mbrojtjes, dhe paralelisht organet kompetente intenzivisht punojnë në gjetjen e një zgjedhjeforme

më adekuate për mbrojtjen e fëmijëve. Puna ditore në shtëpitë në komunitet është e koncentruar në përmbushjen

e nevojave të fëmijëve si: edukative, argëtuese, rekreative, shëndetësore etj., numri maksimal i fëmijëve që strehohen

në shtëpitë në komunitet është 21. Forma e trete është përkrahja e familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga

1 deri në 18 vjeç, në shumë prej 100 euro. Me qëllim të ofrimit të mbrojtjes dhe rritjes së mirëqenies së fëmijëve më

aftësi të kufizuara në vazhdimësi duhet të rriten mjetet që i dedikohen kësaj kategorie të fëmijëve.

Objektivi 5.4: Përmirësimi i jetës së fëmijëve që jetojnë në varfëri;

Varfëria mbetet një nga sfidat më të mëdha në Kosovë ku 34% e popullsisë jeton në varfëri absolute dhe 12% e

popullsisë jeton në varfëri të skajshme, e që fëmijët ndikohen madje edhe më ashpër. Skema e asistencës sociale nuk

është përshtatur siç duhet për t’iu përgjigjur uljes së varfërisë së fëmijëve edhe pse gjithsej 15,186 familje me fëmijë

pranojnë asistencën sociale që nga viti 2011. Fatmirësisht ligji për shërbimet familjare dhe sociale është miratuar nga

qeveria, por ligji për asistencën sociale pret miratimin dhe nuk është përshtatur për të përfshirë fëmijët e moshës

mbi 5 vjeçare prindërit e së cilëve nuk janë në marrëdhënie pune dhe nuk mund të ofrojnë kushtet themelore të

jetesës për fëmijët.

MKK ka përfshirë asistencën për familjet e kthyera në Kosovë në formën e ndihmave në ushqim, përkrahje në higjienë, dru

zjarri dhe grante ekonomike për gjenerimin e të hyrave. Bëhet përzgjedhja e kujdesshme e familjeve potenciale dhe gjithsej

418 fëmijë kanë përfituar nga ky projekt në Gjilan (21), Prishtinë (46), Pejë (42), Prizren (24), Mitrovicë (4), Shtërpcë (26), Klinë

(140), Rahovec (14), Obiliq (73) dhe Ferizaj (9). MKK gjithashtu ka ofruar asistencë sociale për familjet e fëmijëve që jetojnë

në kushte tepër të rënda me ofrimin e pakove me ushqim për 56 familje.

Objektivi 5.5: Parandalimi i trafikimit të fëmijëve dhe mbrojtja e atyre të trafikuar;

Mbrojtja e fëmijëve në rrezik për tu trafikuar dhe fëmijëve viktima të trafikimit është mision i Qeverisë, fillimisht duke u fokusuar

në ofrimin e mbrojtjes, parandalimin, rehabilitimin dhe ri-integrimin afatgjatë të kësaj kategorie në nevojë për përkrahje.

Në vitin 2009 u raportuan 6 fëmijë si viktima të trafikimit, përderisa num ri në vitin 2011 është rritur në 17 fëmijë të

raportuar dhe 9 prej tyre iu ribashkuan familjeve të tyre. Këta fëmijë janë përkrahur me shërbime rehabilitimi

dhe ri-integrimi që ofrohen nga institucionet përkatëse. Edhe pse grupi ndërinstitucional kundër trafikimit takohet

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 21

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

rregullisht, dëshmitë tregojnë rritje të rëndësishme në numrin e fëmijëve që trafikohen, prandaj duhet rishikuar

shkaqet rrënjësore për të adresuar arsyen e këtij fenomeni, e jo vetëm ngritjen e vetëdijes.

Kur kemi të bëjmë me re-integrimin aftëtgjate të fëmijëve, viktima të trafikimit, zakonisht haset në pengesa të natyrës

së gjendjes së rëndë ekonomike të familjeve të tyre gjë që ndikon në re-integrim jo të sukseshëm , dhe në raste të

veqanta kur kemi reintegrim jo të suksesshem , përballemi me sfiden e ri-trafikimit të kësaj kategorie.

U mbajtën aktivitete për ngritjen e vetëdijes së grupeve të rrezikuara për këtë temë, përfshirë fushatat mujore

dhe vjetore në TV si dhe sensibilizimin e popullsisë përmes fletëpalosjeve me sloganet “Qeniet njerëzore nuk janë për

shitje” dhe ku shkruhej numri i telefonit për ndihmë viktimave të trafikimit. Po ashtu u përgatitën shumë debate,

tryeza të rrumbullakëta, materiale informative, media dhe reklama.

Objektivi 5.6: Mbrojtja e fëmijëve të abuzuar brenda dhe jashtë familjes së tyre

Tani janë dy forma të mbrojtjes për fëmijët e abuzuar: e para është strehimi i përkohshëm i fëmijëve të abuzuar që nuk

mund të qëndrojnë me familjen dhe e dyta është strehimi në familje. Në të dyja format e strehimit, shërbimet për mbrojtje

sociale përgatisin planin e punës dhe zhvillojnë procedurat e risocializimit, të rehabilitimit dhe riintegrimin e këtyre fëmijëve

me familjet e tyre biologjike. Gjatë vitit 2011 ishin 32 raste të fëmijëve të abuzuar të cilëve u ofruan shërbimet sociale ku 12

prej tyre u strehuan. Është me rëndësi të vërehet se nga viti i kaluar u kryen 13 raste.

Objektivi 5.7: Zbatimi, rishikimi dhe avancimi i vazhdueshëm i legjislacionit që rregullon aspektet e

mirëqenies sociale të fëmijës

Ambienti ligjor është përmirësuar me miratimin e pesë standardeve që sigurojnë përkrahje të fuqishme për ata

që janë në nevojë. Këto pesë standarde ndërlidhen me realizimin e adoptimit, eliminimin e formave të punës, standardet

minimale për mbrojtjen e prindërve të shkurorëzuar, standardet minimale për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe

standardet minimale për pleq. Ne qdo regjion te Kosoves ka qene i formuar nje grup punues nga ofruesit profesional të

shërbimeve sociale të cilët kanë dhanë kontributin në draftimin e këtyre standardeve në përputhshmeri me rrethanat

kosovare. Më tutje duhen të harto hen politika sociale në fushën e mbrojtjes së fëmijëve me qëllim që të siguro het korniza

gjithëpërfshirëse dhe multisektoriale për zhvillimin e shërbimeve preventive dhe mbrojtëse. Strategjia kombëtare

dhe plani i veprimit për parandalimin e vetëvrasjeve dhe shkaktim të lëndimeve vetes në mesin e të rinjve të Kosovës

nuk është finalizuar dhe grupe multi-disiplinor për ndërhyrje në kriza nuk është marrë me ndonjë tentim për vetëvrasje

apo incidente të shkaktimit të lëndimeve ndaj vetes.

Rekomandimet për sektorin e mirëqenies sociale

• Baza e të dhënave për punën e fëmijëve duhet të bëhet funksionale dhe të përditësohet rregullisht.

• Është e nevojshme që të ndërtohet zgjidhja në kuptim të funksionalitetit të mekanizmave ekzistuese për monitorimin

e punës së fëmijëve.

• Përforcimi i kapacitetit të mekanizmave koordinues përfshirë Komitetin e Kosovës për parandalimin dhe eliminimin e

punës së fëmijëve dhe Komitetet lokale të veprimit për të monitoruar punën e fëmijës.

• Secila komunë duhet të zgjedh familjet për strehimin e fëmijëve në familje dhe të ofrojnë ndërtim të kapacitetit përmes

trajnimeve cilësore dhe të akredituara për stafin në institucionet sociale për të kuptuar nevojat dhe të drejtat e fëmijës.

• Janë të nevojshme fushatat që synojnë përforcimin e familjeve me qëllim të parandalimit të braktisjes së fëmijëve si dhe

miratimi i programit për pavarësinë e fëmijëve pa kujdes prindëror pas moshës 18 vjeçare.

• Pagesa e të ardhurave mujore për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet të bëhet me kohë.

• Çdo vendim për vendosjen e fëmijës duhet të merr parasysh interesat e fëmijës, ashtu që ata fillimisht akomodohen në

familjet nikoqire dhe vetëm kur asnjë zgjidhje nuk gjendet, si zgjidhje e fundit zgjidhet kujdesi rezidencial.

• Nevojiten fushatat e vazhdueshme të vetëdijesimit për të ndikuar ndryshimin e sjelljeve karshi fëmijëve me të aftësi të

kufizuara.

• Drafti i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për skemën e asistencës sociale duhet të përfshijë fëmijët e moshës mbi

5 vjeçare prindërit e së cilëve nuk punojnë dhe nuk mund t’u ofrojnë fëmijëve kushtet bazike të jetesës dhe për fëmijët

jetim para moshës 18 vjeçare. Kriteret për asistencë sociale duhet të jenë më të ashpra.

• Duhet të ofrohet përkrahja e mjaftueshme për familjet fëmijët e së cilëve kanë qenë viktima të trafikimit për të siguruar

mospërsëritjen, duke ditur gjendjen ekonomike.

• Çdo komunë duhet të jetë në gjendje që të përkrahë nevojat për strehimin e fëmijës nga komuna e vet, e jo nga komunat

tjera.

• Çdo vit vazhdon me zhvillimin e standardeve tjera dhe përcillen me zbatimin e tyre.

22

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

SEKTORI I DREJTËSISË PËR TË MITUR

(92% d.m.th. 66/72 të treguesve të raportuar)

Komponenti i drejtësisë për të mitur ka të bëj me Kodin e Drejtësisë për të Miturit të rishikuar në vitin 2010 i cili

është në vijë me standardet ndërkombëtare dhe Evropiane për fëmijët e moshës 14-18 vjeç, të cilët janë në konflikt

me ligjin. Kodi rregullon procedurën e shqipti mit dhe ekzekutimit të masave si dhe procedurën gjyqësore

dhe të ndërmjetësimit. Sistemi i drejtësisë për të mitur vë theksin mbi mirëqenien e të miturve dhe siguron që

çdo reagim ndaj tyre të jetë në proporcion me rrethanat e kryesit dhe veprës së kryer. Parimet udhë zuese në ligj

janë në harmoni me nenin 40 të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve dhe parimet plotësuese, vënë theksin mbi

shqiptimin e masave alternative dhe të diversitetit kur është e përshtatshme, duke siguruar që privimi nga liria të

jetë si zgjidhje e fundit, dhe në kohën më të shkurtë të mund shme; dhe të bëhet ndarja e të rinjve nga madhorët

kur është në interesin më të mirë të fëmijës.

Objektivi 6.1: Nxjerrja dhe plotësimi i legjislacionit për drejtësinë për të mitur

Përkundër sukseseve të vazhdueshme me reformat në drejtësinë për të miturit, akoma mbesin sfida të mëdha.

Një fokus më i madh kërkohet në drejtim të zhvillimit të kornizës politike gjithëpërfshirëse dhe kapaciteteve

teknike për tu marrë me kategoritë tjera të fëmijëve në kontakt me ligjin, duke përfshirë viktimat dhe dëshmitarët,

fëmijët në kontakt me ligjin në procedurat adminis trative dhe civile me fokus të veçantë në aktivitetet parandaluese.

Udhëzuesi i fundit i Këshilli të Evropës mbi Drejtësinë Miqësore për Fëmijë mund të jetë një mbështetje e

madhe në këtë drejtim. Mbështetja vijuese kërkohet për zhvillimin e programeve të specializuara trajnuese për të

gjithë profesionistët e drejtësisë për të mitur, duke përfshirë gjyqtarët, prokurorët, avokatët, policinë, punëtorët

social, edhe pse hapat e parë janë ndërmarrë me SHSK, SHKK, IGJK dhe OAK. Një sfidë e vazhdueshme mbetet

nevoja për të qartësuar marrëdhënien e punës midis SHSK-së dhe Qendrave për Punë Sociale që do të

kërkojë hartimin e udhëzimeve administrative shtesë. Për fund, nevojitet bux het më i madh për të siguruar

zbatimin e plotë të Kodit ashtu siç parashihet. Ligji për ndihmën juridike falas është në proces të hartimit që do

të ofrojë ndihmë juridike falas për të miturit dhe Ministria e Drejtësisë ka bërë reforma të mira në kuptim të

infrastrukturës ligjore rreth sistemit të drejtësisë për të mitur.

Gjatë viti 2011, gjithsej 797 raste të fëmijëve të ndjekur penalisht janë shqiptuar me masa të diversitetit (455)

dhe dënime alternative (342). Ngjashëm, gjithsej 542 raste të masave të diversitetit (385) dhe dënime alternative

(157) u ekzekutuan nga Shërbimi Sprovues i Kosovës. Përderisa kjo paraqet rritje në numër nga vitet e mëhershme,

ka pasur zhvillime pozitive përmes aplikimit të masave të diversitetit dhe dënimeve alternative.

Objektivi 6.2: Ngritja e kapaciteteve në institucionet e drejtësisë për të mitur

Ndryshimi në Kodin e drejtësisë për të mitur vazhdoi të theksoj prioritetet për shmangien e fëmijëve dhe të

rinjve nga sistemi i drejtësisë dhe për më tepër adresoi këto zbrazëtira: ai parasheh një proce dure më efikase,

procedurën për ndërmjetësim, pragun për shqiptim të masave të diversitetit, përfaqësimin ligjor nga një avokat

është i obligueshëm, rregullon aspektin e fëmijëve nën moshën e përgjegjësisë penale, specializimin e profesionistëve

të drejtësisë (gjyqtarët, prokurorët, zyrtarët sprovues, QPS-të, avokatët etj), paraburgimin, përmbarimin e

masave etj. Reformat në kornizën ligjore janë rezultat i veprimeve avokuese dhe iniciativave për ndërtimin

e kapaciteteve të mbështetura nga BE dhe UNICEF së bashku me institucionet kyçe të drejtësisë për të mitur,

duke përfshirë Ministrinë e Drejtësisë (Shërbimin Sprovues dhe Shërbimin Korrektues), Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

Institutin Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët, prokurorët, Policinë e Kosovës, Qendrat për Punë Sociale dhe

or ganizatat e Shoqërisë Civile. Sidoqoftë, kostimi i duhur, bux hetimi dhe monitorimi i drejtësisë për të mitur

mbetet i dobët.

Tani janë 13 gjyqtarë që merren me rastet e të miturve, të cilët janë përgjegjës edhe për fushat tjera. 93% (43) e

zyrtarëve sprovues dhe 50% (3) e zyrtarëve sprovues janë të specializuar për të punuar fëmijët në konflikt me

ligjin. Këshilli Gjyqësor është në fazën finale të emërimit të gjyqtarëve të ri dhe në vitin 2013 pritet të hyj në fuqi

Ligji për gjykatat i cili parashkruan se Gjykata e apelit themelon departamentet themelore që kanë mandat për

punë ekskluzive me fëmijët. Kjo kufizon aftësinë e të gjitha objektivave të ndërlidhura dhe do të përmirësohet në

vitin 2013. Me synim të ngritjes profesionale të stafit që merren me të mitur, SHKK është duke bashkëpunuar me

UNICEF-in dhe janë në fazën e përpilimit të programeve të trajnimit.

Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGjK) është duke ndërmarrë reforma domethë nëse në kuptim të krijimit të kapaciteteve

të qëndrueshme trajnuese afat gjate. Në këtë drejtim IGjK është duke krijuar grupet e spe cializuara

të trajnerëve në fushën e drejtësisë për të mitur, për legjislacionin vendor e po ashtu edhe atë të instrumenteve

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 23

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtave të të miturve. Pas punëtorive intensive, IGjK tani ka

shtatë trajnerë të trajnuesve të cilët janë zgjedhur për të mbajtur trajnimet në të ardhmen në këtë fushë dhe

certifikimi do të lansohet në vitin 2012.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkrete për të fu qizuar kapacitetin e tyre për qasjen policore

miqësore ndaj fëmijëve. Shtatë dhoma rajonale për intervistim/marrje në pyetje janë themeluar në Prishtinë,

Gjilan, Prizren, Ferizaj, Pejë, Graçanicë dhe Vushtrri. Policia e Kosovës është e përkushtuar që të themelojë një

njësit për drejtësinë e të miturve, mirëpo, fushëveprimi dhe mandati i njësitit është akoma në përfundim e sipër,

dhe kërkohen politika dhe procedura të qarta për të siguruar implementimin e tij të plotë.

Objektivi 6.3: Themelimi i institucioneve për zbatimin e masave të diversitetit

Përderisa nuk ka institucione speciale ku mund të zbatohen masat alternative, tani Strategjia sektoriale e Ministrisë

së Drejtësisë (2012-2016) parasheh ndërtimin e institucioneve të veçanta për ekzekutimin e masave edukuese

korrektues për të mitur në pajtim me Kodin e drejtësisë për të mitur. Gjithsej 39 të mitur në konflikt me ligjin

vijojnë mësimin në shkollat e rregullta (22 në nivelin fillor dhe 17 të mesëm) me 4 mësimdhënës të dedikuar

në qendrën korrektuese të Lipjanit dhe 9 janë liruar nga qendra para përfundimit të vitit shkollor në vitin 2011.

Objektivi 6.4: Forcimi i bashkëpun imit ndërmjet institucioneve të drejtësisë për të mi tur

UNICEF ka mbështetur hartimin e draftit të treguesve nga Drejtësia për të mitur të adaptuar sipas kontekstit

lokal të cilët do të shërbejnë për të sqaruar rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve kyçe të drejtësisë për

të mitur në mbledhjen, kategorizimin, analizimin dhe raportimin e të dhënave në mënyrë të unifikuar. Pritet që

Këshilli për Mbrojtjen dhe Drejtësinë për Fëmijë i sapoformuar t’i rishikojë këta indikatorë që të aprovohen nga

Zyra e Kryeministrit në fillimin e vitit 2012. Për më shumë, kah fundi i vitit 2010, Shërbimi Sprovues (ShSK) ka

filluar krijimin e bazës së të dhënave për me naxhimin e rasteve. Këto dy iniciativa së bashku do të japin një

kontribut të rëndësishëm në të ardhmen për të siguruar përmirësimin e reformave dhe planifikimit të bazuar në të

dhëna. Megjithatë gjatë vitit 2011 kishte vonesë të madhe në koordinim në mes të institucioneve të drejtësisë

që ofrojnë shërbime për të mitur ku të dhënat mblidhen në mënyrë të fragmentuar. Me qëllim që të fitohet një

pasqyrë rreth gjendjes reale të sistemit të drejtësisë për të mitur, baza e të dhënave duhet të unifikohet në mes

të partnerëve përkatës. Vërehet se ishin 63 kryerës të mitur të akteve penale në vitin 2011 dhe 29 vende pune

u krijuan që këta kryerës të dënohen me masat e diversitetit me punë në komunitet.

Objektivi 6.5: Përmirësimi i mbikëqyrjes së siste mit të drejtësisë për të mitur

Shqiptimi i masave të diversitetit dhe i atyre edukuese është parimi kyç i sis temit të drejtësisë për të mitur.

Për të adresuar problemin e mungesës së programit të kujdesit të mëpasshëm që do të mund të ri-integronte

në mënyrë efektive të miturit që e kanë përfunduar dënimin e tyre në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, Shërbimi

Korrektues dhe ShSK-ja kanë mi ratuar një sërë standardësh që janë zbatuar që nga fillimi i vitit 2010. Qëllim i

programit ishte sigurimi i një qasjeje të koordinuar ndaj ri-integrimit nga dy agjencitë brenda një muaji pas

arritjes së të miturve në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, dhe deri në një vit pasi që të kthehen në komunitetet

e tyre. Baza e të dhënave e ShSK-së do të mundësonte mbikëqyrje dhe monitorim më të mirë të këtyre

rasteve, përfshirë identifikimin e rasteve të recidivizmit. Përveç përmbylljes së programit të përkujdesjes së pas

lirimit, kthimit të rinjve në familjet e tyre dhe në komunitet, kërkohen edhe pro grame dhe mundësi afatgjate risocializuese,

duke përfshi këtu përfshirjen e tyre ne tregun e punës.

Në vitin 2011, Oda e Avokatëve (OAK) ka themeluar Komitetin për fëmijë të përbërë nga 10 anëtarë, i cili ngarkohet

për sigurimin e përfaqësimit të duhur për të gjithë fëmijët të cilët janë të përfshirë në procedurat penale,

në pajtim me Kodin e Drejtësisë për të Mitur dhe legjislacionin penal, dhe ngarkohet për ofrimin e trajnimeve për

drejtësinë miqësore për fëmijë për të gjithë avokatët në të ardhmen. Hapi i radhës në këtë fazë është themelimi

i këshillave të drejtësisë për të mitur në nivelin lokal si dhe themelimi i komitetit të pavarur për të monitoruar

zbatimin e kodit penal për të mitur.

Objektivi 6.6: Ofrimi i kujdesit cilësor shëndetësor dhe arsimor në institucionet korrektuese

Sistemi shëndetësor funksionon brenda institucioneve të kujdesit të shëndetit të të miturve si rezultat i trajnimit

të stafit mjekësor në qendrën korrektuese të Lipjanit i cili tani ofron shërbime shëndetësore për fëmijët

24 orë në ditë. Ngjashëm ky institucion korrektues mund të ofrojë shërbime të psikologut dhe psikiatrit 24

orë në ditë. Përkundër këtyre zhvillimeve, ende kërkohet përpilimi dhe miratimi i protokolleve të bazë të udhëzimeve

të OBSh-së rreth shëndetit në institucionet korrektuese.

24

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

Rekomandimet për sektorin e drejtësisë për të mitur:

• Nevojitet rritja e numrit të stafit profesional brenda Këshillit Gjyqësor si dhe të ofrohet zhvillimi i vazhdueshëm

profesional për stafin ekzistues të Këshillit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës për çështjet e të drejtave të

fëmijës. Këto programe të trajnimit duhet të akreditohen dhe duhet të miratohet kurrikulumit i trajnimit të

KSS.

• Ndërtimi i objekteve për ekzekutimin e masave edukative të parapara në KDM, e të cilat ekzekutohen në institucionet

Korrektuese.

• Ndërtimi i institucioneve arsimore që ofrojnë kujdes për qendrat e caktuara disiplinore.

• Harmonizimi i bazës së të dhënave për drejtësinë për të mitur në mesin e partnerëve përkatës.

• Përkundër bashkëpunimit të mirë në mes të mekanizmave të punojnë për përmirësimin e sistemit të drejtësisë

për të mitur, duhet të bëhet më shumë për rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë në mes

të institucioneve përkatëse.

• Zyrtarët që punojnë në institucionet përkatëse duhet të punë primare çështjet e fëmijëve.

• Mekanizmat ekzistues për monitorimin dhe zbatimin e KDM duhet të përforcohen dhe përkrahen për arritjen

e harmonizimit në punën e tyre. Gjithashtu rekomandohet që këta mekanizma të dalin me raporte rreth

monitorimit të zbatimit të KDM-së.

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 25

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

ÇËSHTJE NDËRSEKTORIALE TË RËNDËSISHME

(83% d.m.th. 55/66 tregues të raportuar)

Ekziston një numër i çështjeve të gërshetuara, përfshirë regjistrimin e lindjes së fëmijëve, të cilat çështje janë

multi-sektoriale dhe kërkojnë qasje të integruar.

Objektivi 7.1: Regjistrimi i lindjes së të gjithë fëmijëve

Softueri i regjistrimit që aplikohet në të gjitha zyrat civile në Kosovë, kontrollohet dhe menaxhohet nga ARC-MPB,

dhe regjistron të gjitha lindjet dhe mundëson mbledhjen e regjistrave. Softueri mundëson mbledhjen e të dhënave

në bazë të kombësisë dhe ka të dhëna për 471,283 fëmijë të regjistruar nga vitin 1998 gjer tani. Ekziston

baza e mirë për këtë proces dhe regjistrimi i lindjes bëhet falas, certifikatëa e lindjes kushton 1 euro komuniteti

rom, ashkali dhe egjiptian dhe rastet sociale janë përjashtuar nga ky rregull. Megjithatë gjatë vitit 2011 nuk ka

pasur asnjë fushatë në lidhje me rëndësinë e regjistrimit të lindjeve apo ndonjë aktivitet tjetër që synonte

promovimin e regjistrimit të lindjes edhe më vonë.

Objektivi 7.2: Pjesëmarrja e fëmijëve në procesin e vendimmarrjes dhe ngritja e vetëdijes së shoqërisë

civile në lidhje me të drejtat e fëmijës

Pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse të institucioneve qeveritare është ngritur dukshëm gjatë vitit

2011. Këshilli kombëtar rinor është themeluar, si dhe janë formuar 34 këshilla rinor në nivel lokal. MAShT-i

organizon takime me këshillat e nxënësve me qëllim që të dëgjojë mendimet e tyre rreth fazës së hartimit të

legjislacionit, kurrikulumeve dhe politikave tjera arsimor që i dedikohen fëmijëve/të rinjve. MKRS në vitin 2011

ka kryer 10 aktivitete për ngritjen e zërit të fëmijëve në proceset e vendimmarrjes. Për të bërë këtë fuqizim më

cilësor, MKRS ka trajnuar 10 fëmijë për çështjet e fuqizimit në proceset e vendimmarrjes, si dhe janë hapur

35 qendra rinore në nivel lokal për realizimin e aktiviteteve rinore. Është me rëndësi që të vërehet se përderisa 2

plane strategjike dhe politika kishin përfshirjen e fëmijëve, ende nuk është hartuar baza ligjore për krijimin dhe

funksionimin e Parlamentit Rinor të Kosovës.

Objektivi 7.3: Krijimi i sistemit efektiv për mbledhjen e të dhënave që mbulojnë çështjen e të

drejtave të fëmijës

Përderisa është krijuar sistemi për mbledhjen dhe monitorimin e të dhënave që mbulon fushën e të drejtave

të fëmijës në nivelin qendror dhe lokal, ende nuk është krijuar sistemi unik për mbledhjen e të dhënave për

fëmijët në Agjencinë Kosovare për Statistika. AKS tani është duke u ristrukturuar, pas vendosjes brenda Zyrës së

Kryeministrit.

Objektivi 7.4: Krijimi dhe sigurimi i mjedisit të pastër nga armët për fëmijët

Gjatë vitit 2011 nga armët u shkaktua një vdekje dhe nuk u regjistrua asnjë lëndim nga to. Forca e Sigurisë

së Kosovës ka nisur një diskurs të ri në shkollat e mesme dhe fillore për ngritjen e vetëdijes të fëmijëve nga

rreziku i minave dhe pajisjeve të paplasura. Ky aktivitet po bëhet edhe më i rëndësishëm duke ditur faktin se nga

minat tokësore dhe mjetet tjera janë vrarë 114 njerëz dhe kanë lënduar 448 të tjerë që nga fundi i luftës. Gjerë

tani janë gjetur dhe shkatërruar 973 mjete plasëse të ndryshme. Deminimi ka përfunduar në gjashtë lokacione

derimë 15 nëntor të vitit 2011, përderisa deminimi vazhdon në Ferizaj. Të gjitha shkollat janë inspektuar

dhe Policia e Kosovës vazhdon planin operacional kundër qitjes gazmore me armë me fushatën “Të festojmë pa

armë”. Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione dhe ka shtuar patrullimet policore në lokacionet ku shfaqet

kjo sjellje më shpesh.

Objektivi 7.5: Krijimi i infrastrukturës së sigurt, hapësira dhe fushëlojave për fëmijë

Numri i vendeve ku luajnë fëmijët është shtuar me krijimin e 16 hallave sportive dhe ndërtimin e 13 palestrave

që u ndërtuan në pajtim me standardet ndërkombëtare. Janë realizuar aktivitete të shumta që lidhen me

përmirësimin e bashkëpunimit ndëretnik në mes të të rinjve, përfshirë 10 festivale popullore shumetnike të

fëmijëve në Kosovë dhe jashtë vendit, 2 organizime disa ditore të dedikuara zhvillimit të aktiviteteve kulturore

dhe artistike si dhe 21 punëtori kreative për avancimin e të rinjve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane.

Po ashtu janë organizuar pesë (5) fushata për motivimin e fëmijëve për pjesëmarrje në jetën kulturore dhe

artistike. Ekziston vetëm një teatër i kukullave në Prishtinë (Teatri Dodona) për nevojat e fëmijëve në të cilin

organizohen shumë aktivitete kulturore. Edhe gjatë vitit 2011 është organizuar aktiviteti tradicional “Karvani i

Shkrimtarëve për Fëmijë” ku kanë marrë pjesë edhe fëmijë të komuniteteve pakicë. Janë realizuar 20 punëtori në

vetëdisimin, parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të punës.

26

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

Vëllimi II

MKRS gjatë vitit 2011 ka realizuar 157 aktivitete kulturore dhe sportive ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm

i fëmijëve dhe të rinjve duke përfshirë edhe fëmijë dhe të rinj të komuniteteve pakicë.

Rekomandimet për sektorin e gërshetuar:

• Realizimi i fushatave rreth rëndësisë së regjistrimit të lindjeve, përmes shpërndarjes së materialit te institucionet

shëndetësore dhe nëpër shkolla, rreth pasojave të mos-regjistrimit të lindjes, si dhe aktivitetet që synojnë

promovimin e regjistrimit të mëvonshëm.

• Nevojitet avokim dhe inkurajim më i madh nga ana e komunave dhe organizatave rinore komunale për të

marrë përgjegjësitë në këshillat lokal rinor dhe për nevojën për të rritur fondet për arritjen e objektivave dhe

kryerjen e aktiviteteve.

• Ekziston nevoja për ngritjen e bashkëpunimit me organet shkollore, prindërit e nxënësve dhe përfaqësuesve

të administratës për qëllim të informimit dhe identifikim të fëmijëve që posedojnë armë.

• Duhet të ekzistojë së paku 1 institucion kulturor apo vend për argëtimin e fëmijëve në çdo komunë, përfshirë

ndërtimin e hapësirave të gjelbra, parqeve, etj.

• Çdo tre muaj, MAShT-i duhet të ndërmerr nisma të ndryshme për të pastruar mjedisin, e kështu të ngritët

vetëdija rreth rëndësisë së mjedisit dhe zbatimit të masave ligjore kundër ndotësve mjedisor.

• Ekziston nevoja për rritjen e numrit të hapësirave kulturore, si rrija e numrit të teatrove për fëmijë si dhe vazhdimi

i ndërtimit të hapësirave sportive si: palestrave dhe këndeve për lojë për fëmijët.

Raporti i Vlerësimit për fëmijë 27

Vëllimi II

Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës 2009-2013

REKOMANDIMET KRYESORE

• Komiteti ndërministror për të drejtat e fëmijës duhet të takohet dy herë në vit, ashtu siç është mandatuar, për

të përmbushur detyrat e tij dhe për të përforcuar llogaridhënien në të gjitha nivelet e qeverisë.

• Është e domosdoshme që të rritet numri i punonjësve në 100% nëpër njësitë për të drejtat e njeriut nëpër

ministri dhe komuna, sipas udhëzimit administrativ, dhe të sigurohet se çdo ministri dhe komunë ka të punësuar

zyrtarin për të drejtat e fëmijës me orar të plotë i cili punon vetëm në atë rol dhe nuk ka punë tjera,

me qëllim që të përmbush strategjinë kombëtare dhe planin e veprimit brenda afatit kohor të parashkruar.

• Krijimi i vijës buxhetore vetëm për fëmijët në të gjithë sektorët të cilët ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta për

fëmijët, me qëllim që të mundësohet kuantifikimi i saktë buxhetor i burimeve të cilat u ndahen atyre dhe

burimeve buxhetore të shpenzuara. Kjo vijë e ndarë buxhetore do të mundësojë vlerësimin më të saktë të

treguesve dhe rezultateve.

• Duke ditur mesataren e pikëve të provimit në fund të klasës 9 dhe të provimit të maturës, me 55% dhe 47%,

duhet të hulumtohet nëse provimi është tepër i vështirë, nëse ai ndërlidhet me materialin mësimor apo është

thjesht cilësia e mësimdhënies. Ky duhet të jetë prioritet për Ministrinë gjatë vitit 2012 e më tej.

• Duke pasur nivelin e braktisjes së shkollimit nga meshkujt tre herë më të lartë sesa te vajzat, nevojitet korrigjimi

i situatës në veçanti në luftimin e braktisjes së përgjithshme të shkollimit.

• Është me rëndësi që të vazhdohet me zhvillimin e kapacitetit profesional të edukatorëve të arsimit në fëmijërinë

e hershme për fëmijët e moshës 0-6 vjeçare si fillim të zbatimit të standardeve për zhvillim dhe mësim

në fëmijërinë e hershme, përderisa duhet të vazhdohet ngritja e vetëdijes rreth rëndësisë së arsimit parashkollor

dhe krijimit të më shumë partneriteteve publiko-private në përkrahje të arsimit fillor dhe parashkollor.

• MSh duhet të krijojë mekanizmat për mbajtjen e statistikave funksionale shëndetësore përderisa sistemi informativ

i shëndetësisë duhet të shtrihet anekënd Kosovës. Për të arritur këtë, inspektorati i shëndetësisë së

MSh-së duhet të përforcohet duke rritur numrin e punonjësve për të ofruar më shumë mundësi për realizimin

e mandatit të tyre siç parashihet me ligj, që do t’i kontribuojë rrjedhë së informatave të sakta dhe me kohë.

• Përmirësimi i cilësisë së të dhënave dhe dokumentacionit tjetër statistikor për të rritur numrin e treguesve të

shëndetësisë për fëmijët e moshës 0-5 dhe 0-18 vjeç.

• Në kuptim të uljes së mortalitetit të foshnjave dhe fëmijëve, është e nevojshme që të ofrohen pajisjet e nevojshme

si dhe trajnimin për shfrytëzim dhe mirëmbajtje të tyre.

• Duhet të ketë zotim më të madh për zgjerimin e sistemit të vëzhgimit dhe raportimit që mbulon tërë popullsinë

e Kosovës.

• Baza e të dhënave për punën e fëmijëve duhet të bëhet funksionale dhe të përditësohet rregullisht.

• Pagesa e të ardhurave mujore për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet të bëhet me kohë.

• Drafti i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për skemën e asistencës sociale duhet të përfshijë fëmijët e

moshës mbi 5 vjeçare prindërit e së cilëve nuk punojnë dhe nuk mund t’u ofrojnë fëmijëve kushtet bazike të

jetesës dhe për fëmijët jetim para moshës 18 vjeçare. Kriteret për asistencë sociale duhet të jenë më të ashpra.

• Nevojitet rritja e numrit të stafit profesional brenda Këshillit Gjyqësor si dhe të ofrohet zhvillimi i vazhdueshëm

profesional për stafin ekzistues të Këshillit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës për çështjet e të drejtave të

fëmijës. Këto programe të trajnimit duhet të akreditohen dhe duhet të miratohet kurrikulumit i trajnimit të

KSS.

• Harmonizimi i bazës së të dhënave për drejtësinë për të mitur në mesin e partnerëve përkatës.

• Realizimi i fushatave rreth rëndësisë së regjistrimit të lindjeve, përmes shpërndarjes së materialit te institucionet

shëndetësore dhe nëpër shkolla, rreth pasojave të mos-regjistrimit të lindjes, si dhe aktivitetet që synojnë

promovimin e regjistrimit të mëvonshëm.

28

Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!