11.01.2015 Views

Allium cepa -Allium sativum - HELVETAS

Allium cepa -Allium sativum - HELVETAS

Allium cepa -Allium sativum - HELVETAS

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

hortimanual

Qepa dhe

hudhra

Allium cepa -Allium sativum

Projekti Zvicran për

Promovimin e Hortikulturës - Kosovë

Ky është publikim i Projektit Zvicran për Promovimin e

Hortikulturës - Kosovë, PZPH-K, i aplikuar nga Intercooperation

dhe i financuar nga Agjencia Zvicrane për Zhvillim.

Pjesa teknike e publikimit është bërë nga dr. Skender Kaçiu,

mbrojtja e bimëve është bërë nga prof. dr. Latif Susuri,

marketingu nga Luan Hoti,

redaktimi gjuhësor nga mr. Shefqet Riza.

KOORDINATORE E PUBLIKIMIT

Magbule Hyseni

FOTOGRAFITË

PZPH-K

PËRGATITJA GRAFIKE

punëtori grafike

SHTYPI

Shtypshkronja ILIRI, Prishtinë

hortimanual

Koleksioni

N o 1 KAROTA

N o 2 LAKRA

N o 3 MARULJA

N o 4 FASULJA

N o 5 QEPA DHE HUDHRA

N o 6 DOMATJA

Nr. 5 QEPA DHE HUDRA

Swiss Project for Horticultural Promotion – Kosovo, SPHPK

Intercooperation, zyra në Prishtinë:

Ekrem Rexha st. No.3 Arberia/Dragodan

Tel/Fax: +381 (0)38 243 034 • Po.Box No.2 Pristina 10000, KOSOVA

Intercooperation, zyra në Gjakovë:

Mihail Grameno rd. No.3

Tel/fax: +381 (0) 390 25 479 - GJAKOVA 50000, KOSOVA

info@intercoopkos.org • www.intercoopkos.org

I THEMELORE

nformatat

Të dhënat e përgjithshme

● Qepa hyn në radhën e kulturave më të vjetra që njeh njerëzimi.

● Përdorimi i saj në të ushqyerit e njeriut ka një të kaluar mjaft të largët. Atë e

kanë kultivuar edhe popujt e lashtë të cilët qepën përveç që e kanë shfrytëzuar

në ushqim e kanë përdorur mjaft shumë edhe si bimë mjekuese.

● Falë qëndrueshmërisë relativisht të mirë ndaj kushteve të mjedisit të jashtëm,

qepa ka një areal mjaft të gjerë të shtrirjes.

Përdorimi

● Duke iu falënderuar vlerës së lartë ushqyese, qepa ka një përdorim mjaft të

gjerë në të ushqyerit e njeriut. Për ushqim përdoret në forma të ndryshme. Te

ne të rralla janë gjellërat pa pjesëmarrje të qepës.

● Përveç vlerës ushqyese, qepa ka edhe vlerë mjaft të lartë shëruese.

Konsumi vjetor i vlerësuar i qepës në Kosovë është 14.929 t

Për kokë të banorit konsumohen 7.46 kg

Burimi i shënimeve:

Intercooperation - Zakonet blerëse dhe shprehitë konsumuese për pemë dhe perime

në Kosovë - Shtator 2001

Konsumi vjetor i vlerësuar i hudhrës në Kosovë është 4,071.6 t

Per kokë të banorit konsumohen 2.03 kg

Burimi i shenimeve:

Intercooperation - Traditat blerëse dhe shprehitë konsumuese për pemë dhe perime

në Kosovë - Shtator 2001

Vendet Sipërfaqja e mbjellur (Ha) Rendimenti (t/ha) Prodhimi (t)

V I T I 2 0 0 2

Vendet Qepa Hudhra Qepa Hudhra Qepa Hudhra

Greqia 7.748 1.800 25.80 8.88 199.898 15.984

Turqia 82,000 15.000 21.30 8.33 1.746.600 124.950

Bullgaria 13.000 7.000 6.15 4.28 79.950 29.960

Kroacia 7.100 2.500 7.04 3.28 49.984 8.200

Maqedonia 3.200 1.096 10.70 3.34 34.240 3.661

S&M i Zi 21.000 9.600 6.81 2.60 143.000 24.960

B&H 5.200 2.300 5.77 3.04 29.999 6.992

Kosova* 1.343 1.821 6.0 3.20 8.058 583

Burimet e shënimeve:

* FAOSTAT

** MBPZHR, DMPB 2005

1

2

Burimet e shënimeve:

* FAOSTAT

** MBPZHR, DMPB 2003

Tregu

KRAHASONI PRODHIMTARINË TUAJ:

● Planifikoni prodhimin tuaj

● Planifikoni prodhimtarinë e hershme ose të vonshme

● Mbani shënime të prodhimtarisë

● Specializohuni për prodhimtari, sepse do të bëheni i njohur

Çmimi

● Ndyshimet e çmimeve me shumicë dhe me pakicë në tregun e Prishtinës

(viti 2002-2004).

Q E P A D H E H U D H R A Ç M I M I M E P A K I C Ë

QEPA DHE HUDHRA

Muajtë Viti 2002 Viti 2003 Viti 2004

Qepa Hudhra Qepa Hudhra Qepa Hudhra

Janar 0.75 1.50 0.46 1.75 0.93 1.63

Shkurt 0.75 1.63 0.43 1.75 0.75 1.75

Mars 0.63 2.00 0.46 1.75 0.70 1.56

Prill 0.69 2.13 0.70 1.70 0.70 1.50

Maj 0.81 1.63 0.70 1.46 0.70 1.50

Qershor 0.68 2.13 0.75 1.69 0.58 1.50

Korrik 0.50 1.69 0.52 1.75 0.48 1.50

Gusht 0.43 1.23 0.52 1.75 0.40 1.10

Shtator 0.50 1.69 0.50 1.75 0.40 1.15

Tetor 0.53 1.75 0.70 1.88 0.40 1.10

Nëntor 0.50 1.75 0.68 1.56 0.40 1.20

Dhjetor 0.50 1.75 0.58 1.50 0.40 1.43

Burimi i shënimeve : "Monitorimi" Monitorimi javor i çmimeve të pemëve dhe perimeve të freskëta nga Tregu i Madh i Prishtinës - SPHPK/Intercooperation

3

K E SUKSESIT

ushtet

Toka

● Pjesa më e madhe e sistemit rrënjor është e lokalizuar në shtresën e sipërme të

tokës.

● Për këtë arsye qepës më së shumti i përshtaten tokat me strukturë të mirë,

mesatarisht të lehta deri mesatarisht të rënda. Më së miri rritet dhe zhvillohet në

reaksion neutral (pH 6,8 – 7,5).

Temperatura

● Në përgjithësi mund të thuhet se qepa ka kërkesa të vogla ndaj temperaturës.

● Temperatura minimale e mbirjes është 2 - 5˚C, ndërsa temperatura optimale 18 –

20˚C.

● Kërkesat më të mëdha për nxehtësi janë në fazën e formimit të bulbit kur temperatura

optimale duhet të jetë rreth 22ºC, ndërsa minimalja 150C.

Lagështia

● Kërkesat më të mëdha për lagështi janë në fazën e mbirjes dhe deri në përfundimin

e fazës së rritjes intensive të gjetheve (formimi i plotë i bulbit).

● Në fazën e pjekjes kërkesat për lagështi zvogëlohen mjaft shumë. Lagështia e

tepërt në fazën e pjekjes shkakton zgjatjen e periudhës së vegjetacionit e prandaj

qepët e këtilla vështirë ruhen gjatë dimrit.

4

Plëhrimi

● Kërkesat e qepës ndaj materjeve ushqyese janë të ndryshme varësisht nga fazat

e rritjes dhe zhvillimit të saj. Në fazat e hershme të vegjetacionit kërkesat ndaj

materjeve ushqyese janë të vogla. Në fazën e rritjes intensive të gjetheve dhe

formimit të bulbit, kërkesat për materje ushqyese janë më të larta. Në kohën kur

fillon pjekja e bulbit, kërkesat për materje ushqyese vijnë duke u zvogëluar.

● Gjatë prodhimit të qepëve përmes qepujkave, sasitë orientuese të materjeve

ushqyese (në formë të materjeve aktive) do të mund të ishin: 100 - 120 kg N, 80

- 100 kg P2O5 dhe 120 – 140 K2O.

● Është me rëndësi që materjet ushqyese të jenë në gjendje leht të shfrytëzueshme

nga ana e bimëve.

● Afatet e dhënies së plehërave varen nga mënyra e prodhimit. Megjithatë janë dy

afate kryesore: Dhënia e plehrave gjatë përgatitjes së tokës (me ç'rast jepen

gjysma e plehrave të planifikuara të azotit dhe dy të tretat e plehrave të planifikuara

të fosforit dhe kaliumit) ndërsa përmes riplehërimit jepet sasia tjetër (në

fazën e formimit intensiv të gjetheve para formimit të bulbeve të qepëve).

● Në prodhimin e qepës zakonisht nuk aplikohet plehërimi i drejtpërdrejtë me pleh

të freskët shtalle, për arsye se ky lloj plehërimi ndikon në mënyrë të njëanshme

në rritjen e gjetheve, që mund ta zgjatë vegjetacionin, ndërsa bulbat nuk zhvillohen

mirë, ngelin më të buta dhe nuk mund të përgatiten mirë për ruajtjen e

tyre gjatë dimrit. Megjithatë, në tokat e varfëra dhe në ato ku nuk është bërë

plehërimi me plehra shtalle për një kohë të gjatë mund të përdoret plehu

organik, por me kusht që ai të jetë i dekompozuar («i djegur»), sepse si i tillë do

të ndikojë në ushqimin e bimëve, si dhe do të ketë ndikim mjaft pozitiv edhe në

përmirësimin e strukturës së tokës.

5

Mënyrat e kultivimit

● Qepa kultivohet në tri mënyra:

•Përmes qepujkave

•Përmes mbjelljes së drejtpërdrejtë të farës në fushë

•Përmes fidanit

Mënyra e kultivimit të qepës varet nga tradita e përvetësuar prej prodhuesve, nga

qëllimi i prodhimtarisë, nga kultivari etj.

Prodhimi i qepës përmes qepujkave

Kjo është mënyra kryesore e prodhimit të qepës në Kosovë.

Parakusht kryesor i prodhimit të suksesshëm të qepës përmes qepujkave është

cilësia e qepujkave të cilat prodhohen në vitin e parë.

Prodhimi i qepujkave

● Për prodhimin e qepujkave duhet zgjedhur toka të lehta ranore me veti të mira

fizike dhe të pastruara nga barojat e këqia. Parakulturat më të mira për qepujka

janë lakrat, spinaqi, kungullorët etj. Përgatitja e tokës për prodhimin e qepujkave

duhet të jetë sa më cilësore.

● Në tokat mesatarisht të pasura me materje ushqyese, vlerat orientuese të

plehrave minerale në formë të materjeve aktive mund të jenë: 60 – 80 kg N, 50

– 60 kg P2O5 dhe 80 – 100 K2O/ha. Është me rëndësi që gjatë plehërimit të

favorizohet formimi i qepujkave relativisht të vogla dhe me përmbajtje sa më të

lartë të lëndës së thatë.

● Mbjellja e farës duhet bërë sa më herët që të jetë e mundur në pranverë (duke

filluar nga fillimi i marsit). Mbjellja e farës bëhet në rende, në distancë 10 – 15

cm. Pas çdo 5 - 10 rendeve lihet një distancë e zbrazët rreth 50 cm, me qëllim që

bimëve t'u shërbehet më leht. Gjatë mbjelljes në mënyrë të mekanizuar nevojiten

rreth 80 – 100 kg farë/ha.

● Në tokat e rënda është e preferueshme që fara të mbillet 1 – 1,5 cm, ndërsa në

tokat e lehta deri në 2 cm.

Kultivimi i qepës

● Përgatitja e tokës fillon në vjeshtë me punimin themelor të tokës. Në pranverë,

sa më herët që të jetë e mundur fillon përgatitja e tokës për mbjellje. Përgatitja

cilësore e tokës është mjaft e rëndësishme për arritjen e bulbave të madhësisë

uniforme dhe të padeformuar.

Qarkullimi bimor

● Qepa në qarkullimin bimor vie në vendin e dytë, do të thotë pas kulturave që

plehërohen me pleh organik, siç është: domatja, speci, lakra etj.

● Nga ana tjetër, qepa është parabimë mjaft e përshtatshme për shumë kultura të

tjera perimore.

● Për shkak të vetive fitoncide (baktericide) ajo ndikon mjaft mirë në dezinfektimin

e tokës. Në të njëjtën sipërfaqe nuk është e preferueshme që të mbillet së paku

3 – 4 vite radhazi.

6

Kultivimi i qepës në Shipol - Mitrovicë

Mbjellja

● Mbjellja e qepujkave bëhet në pranverë sa më herët që të mund të përgatitet

toka.

● Në disa rajone të Kosovës është e njohur edhe mbjellja vjeshtore e qepujkave e

cila bëhet nga mesi i tetorit. Mbjellja vjeshtore është e rëndësishme sidomos për

prodhimin e qepëve të reja të gjelbërta të cilat shfrytëzohen herët në pranverë

kur asortimani i perimeve është mjaft i varfër. Për këtë formë të kultivimit përgatitja

e tokës fillon menjëherë pas largimit të parakulturës.

● Është e preferueshme që qepujkat të kenë madhësi 1 – 1,5 cm. Distancat e

mbjelljes janë 20 – 30 cm ndërmjet rendeve dhe 8 – 10 cm ndrëmjet bimëve në

rend.

Sasia e qepujkave për mbjelljen e 1 ha është e ndryshme, varësisht nga madhësia

e tyre dhe sillet nga 300 – 1000 kg/ha.

7

Masat

E PËRKUJDESJES

Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit

● Bazohen në shkriftimin e sipërfaqeve ndërmjet rendeve, eliminimin e barojave,

ujitje dhe mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

● Gjatë vegjetacionit kryhen 2 – 3 kultivime (prashitje) ndërmjet rendeve, derisa

sipërfaqja ndërmjet rendeve të mos mbulohet nga gjethet e bimëve.

● Në disa raste në toka shumë të varfëra mund të bëhet edhe riplehërimi i bimëve,

por ai duhet të bëhet vetëm në fazat e hershme (para fillimit të formimit të bulbit).

Ujitja

● Tek ujitja duhet pasur kujdes që pas formimit të bulbit ato të ndërpriten, sepse

mund të ndikojnë në zgjatjen e vegjetacionit.

● Kultivimet ndërmjet rendeve janë mjaft të preferuara me qëllim të mbajtjes së

një regjimi të mirë ujoro – auror.

8

Kultivimi i qepës me anë të mbjelljes së drejtpërdrejtë

të farës në fushë

● Kjo është një mënyrë mjaft e përhapur e kultivimit të qepës në shumë vende të

botës. Kjo mënyrë e kultivimit të qepës është mjaft ekonomike dhe ka disa përparësi

në krahasim me kultivimin e qepës me anë të qepujkave.

● Kjo mënyrë e kultivimit kërkon përgatitje shumë më cilësore të tokës si dhe

kujdes shumë më intensiv në krahasim me mënyrën tjetër të kultivimit

(përmes qepujkave).

● Kultivimi i qepës me anë të mbjelljes direkte të farës në fushë mund të jetë i

suksesshëm vetëm në tokat me strukturë të mirë, të përgatitura për mbjellje

në mënyrë cilësore, të rrafshta (të përshtatshme për ujitje), të pastërta nga

barojat etj.

● Përgatitja e tokës fillon në vjeshtë menjëherë pas largimit të parakulturës me

lavrimin e thellë. Në pranverë sa më herët që të jetë e mundur duhet të fillojë

punimi plotësues.

● Për këtë formë të kultivimit të qepës është me rëndësi zgjedhja e kultivarit

të përshtatshëm për prodhimin e saj.

● Mbjellja e farës duhet të bëhet sa më herët që të jetë e mundur për t`u kryer

përgatitja e tokës (gjatë muajit shkurt – mars). Mbjellja e farës bëhet në thellësi

rreth 2 cm. Sasia e nevojshme e farës për 1 ha sillet rreth 5 – 7 kg.

● Masat e përkujdesit nuk dallojnë shumë nga ato që aplikohen te kultivimi i

qepës me anë të qepujkave, ndonëse nevojitet një kujdes paksa më intensiv dhe

më i madh i ujitjes (deri në fazën e formimit të bulbit).

9

10

Kultivimi i qepës me anë të fidanit

● Kjo formë e prodhimit është e dedikuar në rend të parë për prodhimin e qepëve

të reja (të njoma) herët në pranverë dhe zakonisht është e lokalizuar në afërsi të

qyteteve të mëdha.

● Përgatitja e fidanit për këtë formë të prodhimit bëhet në lehë të ftofta dhe kryesisht

në pjesën e dytë të muajit gusht.

● Për 1 m2 hudhen 8 – 10 gr farë.

● Gjatë kultivimit si kulturë e veçantë, kur për mbjellje shfrytëzohen kultivarë me

rritje të kufizuar, vjelja mund të bëhet në mënyrë të mekanizuar.

● Fidanet arrijnë për ndërrim në pjesën e parë të muajit tetor.

● Distancat e mbjelljes janë të njëjta si me mbjelljen e qepujkave.

● Në pranverën e hershme, posa këtë ta lejojnë kushtet klimatike, preferohet që të

bëhet një kultivim ndërmjet rendeve.

● Qepët e njoma arrijnë për vjelje zakonisht nga fundi i prillit.

Kultivarët

Në kultivimin e qepës te ne dominon kultivari Shtutgarter. Në sipërfaqe diq më

të vogla (sidomos në rrethin e Prizrenit) mbillet edhe kultivari autokton i

qepës, i njohur si qepa e Prizrenit, e cila ka formë të shtypur të bulbit. Në

kohë të fundit kanë filluar të përhapen edhe kultivarë të tjerë si Seton etj.

Kultivari

Karakteristikat e kultivarëve

Shtutgarter Është kultivar me rritje të ulët, me gjatësi të kërcellit 45-

50 cm. Kokrrat i ka me madhësi mesatare, me formë

vezake të zgjatur, me ngjyrë të bardhë. Arrin të piqet për

70-75 ditë. Është i qëndrueshëm ndaj virusit të mozaikut

të fasules dhe është tolerues ndaj shkaktarit të antraknozës

si dhe ndaj bakteriozave.

BISER

Është kultivar determinant, me rritje të bujshme. Ky kultivar

e ka kokrrën me madhësi mesatare, në formë të

rrumbullakët dhe me ngjyrë të bardhë. Faza e pjekjes

arrihet gjatë periudhës 74-78 ditë. Është i qëndrueshëm

ndaj virusit të mozaikut të fasules dhe tolerues ndaj

shkaktarit të antraknozës si dhe ndaj bakteriozave.

Populacionet vendore Në kushtet tona klimatike kultivohen disa kultivarë vendorë.

Për këta kultivarë prodhuesit tanë vetë e sigurojnë

farën nga prodhimi i rregullt.

11

Vjelja dhe ruajtja e qepës

● Qepa arrin për vjelje në kohën kur thahet pjesa mbitokësore e bimës dhe luspat

e jashtme të bulbit.

● Në praktikë shpesh herë ndodhë që bulbi të mos thahet plotësisht për një

kohë të gjatë deri në fillim të vjeshtës. Kjo ndodh në rastet kur toka plehërohet

me doza të tepërta të plehrave azotike dhe kur ka lagështi të tepërt në

tokë në fazën e formimit të bulbit.

● Qepët e këtilla gjatë dimrit ruhen mjaft vështirë, andaj si të tilla preferohet

që të përdoren për konsum të menjëhershëm.

● Ruajtja e qepëve gjatë dimrit nuk varet vetëm nga mënyra se si ruhen ato,

por edhe nga mënyra se si futen në ruajtje.

● Qepa nxirret me anë të makinave të ndryshme për nxjerrjen e qepës apo me

dorë me vegla të ndryshme.

● Pas nxjerrjes qepët duhet të thahen (teren) sa më mirë, para futjes në ruajtje.

Tharja e qepës në Shipol – Mitrovicë

Qepa në supermarketin “Ylli” Bec

12

S

ëmundjet

DHE DËMTUESIT E QEPËS

Hiri i qepës (Leveillula taurica)

Është sëmundje e re, por në kushte tona nuk ka të dhëna për dëme ekonomike.

BIOLOGJIA E PATOGJENIT

● Shkaktare e hirit të qepës është kërpudha Leveillula taurica.

● Kërpudha depërton përmes stomave dhe zhvillohet në brendi të gjethes.

● Formon spore dimëruese, ndërkaq gjatë vegjetacionit përhapet me spore vegjetative.

SIMPTOMAT

● Në gjethe të qepës shfaqen njolla të verdha, në formë të rrumbullakët ose të

zgjatura me diametër 5-15 mm.

● Më parë infektohen gjethet e moshuara, të cilat janë të mbuluara me një

shtresë ngjyrë hiri. Njollat e reja kanë ngjyrë të bardhë në të përhitur.

MASAT E LUFTIMIT

● Nuk ka të dhëna për masat e luftimit.

Hiri i qepës

13

Vrugu i qepës (Peronospora destructor)

Sëmundja shfaqet gjatë motit me lagështi, që infekton qepën e rrallëherë

hudhrën (Allium sativum) dhe preshin (Allium porrum).

BIOLOGJIA E PATOGJENIT

● Organet e dimërimit janë oosporet në formë të rrumbullakët me membranë

të trashë.

● Konidet formohen në lagështi të lartë relative 100% dhe në temperaturë optimale

13°C. Këto organe mbijnë në temperaturë 7-25°C.

● Sëmundja përhapet në mënyrë intensive gjatë motit të freskët dhe me

lagështi.

● Sëmundja nuk bartet me anë të farës. Infektimi nga një vit në tjetërin bartet

me bulëza të infektuara.

SIMPTOMAT

● Sëmundja shfaqet në pjesën e brendshme dhe të jashtme të gjethes në formë

të njollave të zgjatura me ngjyrë të verdhë, të mbuluara me shtresë myku me

ngjyrë të përhitur.

● Tharja e gjetheve dhe e kërcejve shpeshherë ndodh edhe nga infektimi i dytë

nga kërpudha Alternaria porri.

● Kërpudha përmes gjetheve kalon në bulëza të qepës, të cilat shpejt kalben

nga veprimi i mikroorganizmave të tjerë saprofitë.

MASAT E LUFTIMIT

● Bëhet grumbullimi dhe djegia e gjetheve të infektuara dhe përdoret qarkullimi

bimor.

● Bulëzat e qepës mbahen në afat prej katër orësh në temperaturë 41°C.

Mbajtja e bulëzave në diell në afat prej 15 ditësh ndikon në dobësimin e

micelit që gjendet në luspa.

● Gjatë vegjetacionit përdoren preparatet në bazë të bakrit dhe fungicidet

organike sintetike: Dithane M-45, Antracol në përqëndrim 0.25-0.30% ose

Antracol bakri në përqëndrim 0.3-0.4%.

Vrugu i qepës

14

Kalbëzimi i hirtë (Botrytis aclada ,B. alli)

Është patogjeni më i rëndësishëm gjatë deponimit të qepës me luspa të kuqe.

BIOLOGJIA E PATOGJENIT

● Luspat e qepës në pjesën e qafës janë të lagura, ndërkaq në fazën e mëvonshme

zbuten, vyshken dhe thahen.

● Në fazën e kalbjes shfaqen masat e organeve të riprodhimit të kërpudhës si

shtresë me ngjyrë të përhitur. Në luspa formohen sklerotët (disa kokërrza të

zeza) me diametër 1-5 mm.

SIMPTOMAT

● Në këtë proces marrin pjesë

edhe format tjera të kërpudhës

Botrytis.

● Kërpudha nga njëri vegjetacion

në tjetrin bartet me anë

të qepujkave të infektuara,

por edhe me anë të farës së

infektuar.

Vyshkja fuzariale (Fusarium oxysporum)

BIOLOGJIA E PATOGJENIT

● Patogjeni qëndron në tokë

në formë të micelit ose të

klamidio-sporeve dhe bën

kryesisht jetë saprofite.

● Përmban shumë forma dhe

raca fiziologjike që dallohen

në pikëpamje të aftësisë për

Vyshkja Fuzariale

të shkaktuar infektimin e qepës.

● Këto raca fiziologjike mund të infektojnë bimë të ndyshme. Kështu Fusarium

oxysporum f.sp. cepae e infekton qepën.

SIMPTOMAT

● Pjesët e infektuara të bimëve vyshken dhe nekrotizohen. Majat e rrënjëve të

bimëve të reja kanë ngjyrë të kuqërremtë.

15

● Kërpudha Fusarium oxysporum është organizëm që jeton në tokë ose gjendet

në mbeturina të infektuara bimore. Dimërimi dhe konservimi i kërpudhës

sigurohet në mbeturina të infektuara bimore.

MASAT E LUFTIMIT

● Qarkullimi bimor me bimë të qëndrueshme.

● Luftimi i drejtpërdrejtë i kërpudhës me Benomil.

● Përdorimi i këtij fungicidi për një kohë të gjatë ka mundësuar shfaqjen e

specieve të qëndryeshme të kërpudhës.

Bloza e qepës (Urocystis cepulae)

Sëmundja është e përhapur në shumë vende të Evropës. Kërpudha infekton

njomëzat e qepës, të hudhrës dhe të preshit, bimët e të cilave dëmtohen për 50-

70%.

BIOLOGJIA E PATOGJENIT

● Kërpudha në pustule të fryra formon teliospore, që përmbajnë një qelizë e

rrallëherë dy qeliza qendrore të plleshme në formë të rrumbullakët ose eliptike.

● Organet e ripordhimit ruajnë vitalitetin

në tokë për një periudhë të

gjatë kohore.

● Patogjeni bartet me anë të farës,

ndësa infektimi i bimëve shkaktohet

me teliospore, që ruajnë aftësinë

infektuese në tokë deri 20 vjet.

● Infektimi i bimëve shkaktohet në

Bloza e qepës

temperaturë të tokës 7 - 25°C, kurse

teliosporet mbijnë në temperaturë 3 - 33°C, optimale 12 - 22°C

SIMPTOMAT

● Shenjat e sëmundjes duken në kotiledone dhe në gjethet e para në formë të

pustuleve të zgjatura me ngjyrë të mbyllur, që përfshijnë një pjesë ose tërë

gjethen.

● Në krahasim me gjethet e shëndosha janë më të trasha, përdridhen dhe lakohen

● Në fillim pustulet janë të fryra me ngjyrë të zezë të mbështjella me një cipë

ngjyrë argjendi, të cilat çahet lehtë prej nga lirohen teliosporet.

16

MASAT E LUFTIMIT

● Me përdorimin e farës së shëndoshë për mbjellje.

● Me qarkullimin bimor.

● Me dezinfektimin e farës me fungicide në bazë të

tiramit, kaptanit, folpetit dhe karboksinit.

Ndryshku i qepës (Puccinia allii)

Kërpudha infekton qepën, hudhrën dhe preshin. Si

pasojë e infektimit bimët ngecin në rritje dhe shkaktohet tharja e gjetheve.

Prania e sëmundjes në disa vende e kufizon kultivimin e këtyre bimëve të

rëndësishme.

BIOLOGJIA E DËMTUESIT

● Kërpudha formon eciospore të rrumbullakëta

ose eliptike të mbështjella me mur

ngjyrë të zbehtë me diametër mesatar 16-

28 µm.

● Urediniosporet njëqelizore kanë formë

Ndryshku i qepës

sferike ose vezake me membranë gjembore,

pa ngjyrë, me madhësi 23-32x20-26 µm. Ndërkaq, pas çarjes lirohen

teliosporet me ngjyrë të mbyllur.

● Kërpudha Puccinia allii dhe Puccinia porri janë të ngjashme, por ekzistojnë të

dhëna se këto janë dy patogjenë të ndryshëm.

SIMPTOMAT

● Në gjethet e para të bimëve të infektuara shfaqen eciet në formë të rrumbullakët

ose pakëz të zgjatura me ngjyrë të verdhë.

● Gjethet e bimëve të infektuara rëndë vyshken dhe thahen.

● Më vonë shfaqen uredinet me urediniospore me ngjyrë të verdhë në formë

çarjesh të epidermës.

● Nga fundi i vegjetacionit këto formacione shndërrohen në teliopustule me

teliospore me ngjyrë të mbyllur.

MASAT E LUFTIMIT

● Kërpudha dimëron në formë të teliosporeve në mbeturina të infektuara

bimore. Për këtë shkak bëhet lërimi i thellë i tokës dhe qarkullimi bimor katër

deri pesëvjeçar.

● Me përdorimin e farës së shëndoshë.

● Luftimi i drejtpërdrejtë bëhet me fungicide në bazë të bakrit dhe me ato sintetike.

17

Antraknoza e qepës (Colletotrichum circinans)

Është sëmundje që shfaqet në qepë me luspa të bardha, ndërkaq kultivarët

me luspa të ngjyrosura janë të qëndrueshëm. Sëmundja ndikon në pamjen

e qepës, por nuk e zvogëlon cilësinë e saj.

SIMPTOMAT

● Në luspat e qepës shfaqen njolla me ngjyrë të errët

të gjelbër deri në të zezë, të radhitura në formë të

rrumbullakët

● Kërpudha nuk futet thellë në indin e butë të qepës.

MASAT E LUFTIMIT

Antraknoza e qepës

● Me qarkullimin bimor.

● Ndërkaq, në ngastra të tilla mund të mbillen kultivarë me luspa të ngjyrosura.

Miza e qepës (Hylemyia antiqua)

● Miza e rritur e qepës është e ngjashme me mizën e shtëpisë me madhësi 6-

8 mm.

● Larvat kanë formë cilindrike, me ngjyrë të verdhë në të bardhë, kurse në drejtim

të kokës trupi ngushtohet me gjatësi deri në 10 mm.

● Dëme shkakton larva e cila ushqehet në brendi të këcellit.

● Bimët e dëmtuara vyshken, gjethet zverdhohen, gjethi i mesëm thahet tërësisht

dhe shumë lehtë mund të shkulet.

Miza e qepës

● Nëse këcellët e tillë çahen për së gjati, në to duken

shumë larva të dëmtueses.

● Dëmet shkaktohen gjatë motit me lagështi.

● Dëmtime më të mëdha shkakton gjenerata e parë

në pranverë. Ndërkaq, në kushtet tona shfaqen 2-

3 gjenerata.

MASAT E LUFTIMIT

● Në ngastra të mëdha përdoren insekticidet në formë granulash, të cilat më

parë futen në tokë në rende gjatë mbjelljes.

● Insekticidet e tilla janë : Volaton G-10 në dozë 10-15 kg/ha (100-150 g/100 m).

● Gjatë vegjetacionit për spërkatje mund të përdoren edhe insekticide të tjera siç

janë: Basudin 40, Rogor 40, Dursban E-48.

18

Tenja e qepës (Acrolepia assectella)

● Forma e rritur është flutur me madhësi 6-8 mm, me krahë të parë me ngjyrë

të errët, me një njollë në pjesën e pasme, ndërkaq krahët e poshtëm kanë

ngjyrë të çelur.

● Dëme shkakton larva, e cila ushqehet me pjesën e brendshme të gjethes, por

më vonë futet në brendi të kokës.

● Shenjat e para duken në gjethe në formë të njollave të zgjatura me ngjyrë të

argjendtë.

● Dëmtuesi nuk shfaqet rregullisht, por gjatë disa viteve shkakton dëme.

BIOLOGJIA E DËMTUESIT

● Dëmtuesi formon dy gjenerata,

por në vende me klimë të nxehtë

formon edhe gjeneratën e

tretë.

● Dimëron në formë të insektit të

rritur (si flutur), në vende të

ndryshme të mbrojtura, në

Tenja e qepës

gjethe, por ndonjëherë dimëron edhe në formë të pupës në tokë.

MASAT E LUFTIMIT

● Nga dëmtuesi mbrohen qepët e reja posa të duken shenjat e para të dëmtimit.

● Për këtë qëllim mund të përdoret ndonjë insekticid siç janë: Fastac 10% SC,

Decis EC-1.25, Chromogor 40, etj.

● Kjo masë nuk përdoret në qepët që konsumohen në gjendje të freskët.

Tenja e qepës

19

Tripsi i duhanit (Trips tabaci)

● Tripsi është insekt me madhësi 1 mm. Ka dy

palë krihë, ndërkaq larva është pa krihë me

ngjyrë të verdhë në të gjelbër.

● Dëmet i shkaktojnë larvat dhe insekti i rritur,

që i thithin lëngjet nga pjesët e njoma

bimore.

● Regullisht shfaqet në qepë, por dëme shkakton

gjatë motit të thatë. Brenda një viti formon

5 gjenerata, ndërkaq dimëron në formë

të insektit të rritur.

● Rendimentet më të mira mund të arrihen në

tokat aluviale, me strukturë të mirë dhe me reaksion neutral.

MASAT E LUFTIMIT

● Për trajtim mund të përdoret njëri nga këto insekticide siç janë: Actelic 50,

Fastac 10%, Decis Ec-1.25, Karate 2.5 EC etj.

● Kjo masë nuk përdoret në qepët që konsumohen në gjendje të freskët.

Nematodat

● Në kulturën e qepës, hudhrës dhe purrinit dëme

shkaktojnë nematodat e këcellit të gjinisë

Ditylenchus. Nematoda e kërcellit (Ditylenchus dipsaci)

paraziton shumë specie bimore (mbi 450 lloje).

Nematoda dëmton pjesët nëntokësore dhe mbitokësore

të bimëve siç janë: domatja, bizelja, spinaqi,

fasulja, qepa, hudhra, purrini, etj.

SIMPTOMAT

● Gjethet e infektuara të qepës janë të fryra, të vyshkura me ngjyrë të verdhë.

MASAT E LUFTIMIT

● Në toka të infektuara, para mbjelljes së kulturës, përdoret Basamid në formë

granulash. Para trajtimit me këtë preparat duhet të eliminohen të gjitha mbeturinat

bimore dhe barërat e këqija në të cilat parazitojnë nematodat. Po

ashtu, si masë mbrojtëse, rekomandohet përdorimi i qarkullimit bimor, ku në

ngastra të tilla mbillen kultivarët e qëndrueshëm të jonxhës. Për mbjellje përdoret

materiali i shëndoshë.

20

LUFTIMI I BARËRAVE TË KËQIJA

Qepa prodhohet në tri mënyra: me farë (mbjellja bëhet drejtpërdrejtë), me qepujka

dhe me fidanë. Për këtë arsye edhe përdorimi i herbicideve dallon sipasmënyrës

së mbjelljes së qepës.

Qepa e kuqe

1. MBJELLJA ME FARË

Para mbjelljes (pre sowing)

● Për këtë qëllim ekziston një numër i vogël herbicidesh. Në disa vende përdoret

herbicidi TREFLAN EC në dozë 1-2 lit/ha. Trajtimi bëhet 15 ditë para

mbjelljes, duke futur herbicidin në tokë.

Pas mbjelljes e para mbirjes (pre émergence)

● PROPAKLOR T-50 në dozë 8-10 lit./ha përdoret pas mbjelljes, por para mbirjes

së qepës.

Pas mbirjes

● TOTRIL në dozë 0.3-0.4 lit/ha përdoret në fazën e mbirjes së qepës. Dhe në

fazën e gjetheve të para të zhvilluara.

2. MBJELLJA ME QEPUJKA

Para mbjelljes

● TREFLAN EC në dozë 1-2.5 lit/ha. Trajtimi bëhet 15 ditë para mbjelljes, duke

futur herbicidin në tokë.

Pas mbjelljes e para mbirjes (pre émergence)

● PROPAKLOR T-50 në dozë 8-10 lit./ha përdoret pas mbjelljes, por para mbirjes

së qepës.

● TENORAN 50, në dozë 6-8 kg/ha, 10 ditë pas mbjelljes.

● TRIBUNIL në dozë 2 kg/ha përdoret në toka mesatarisht të rënda dhe në ato

të rënda. Lufton barërat e këqija gjethegjera dhe gjethengushta.

Pas mbirjes

● TOTRIL në dozë 1 lit/ha + AFALON LËNG 1 lit/ha. Ky kombinim përdoret në

qepë të mbira të mbjellura me qepujka.

● Në qepë të dobësuara nuk përdoren këto herbicide për shkak të veprimit fitotoksik.

● GOAL 1-1.53 lit/ha përdoret në fazën e tri gjetheve të zhvilluara.

21

1. SHPENZIMET E PUNËS

QEPA NË FUSHË TË HAPUR , SHPENZIMET E PRODHIMIT PËR 1 HA

Nr. Punët operacionale Mjetet Shpenz. e makinerisë (€) Ditët e punës Shpenz. e punës (€)

1 Lavrimi traktor 80 1 80

2 Plehërimi me pleh të shtallës traktor 45 9 180

3 Frezimi (2X) traktor 60 2 120

4 Mbjellja vegla të dorës 45 5 225

5 Plehërimi me pleh artificial (3x) traktor 90 6 180

6 Ujitja (4x) pompë 15 10 165

7 Mbrojtja e bimëve (3x) spërkatëse 45 3 90

9 Kontrollimi i barishteve (5x) vegla të dorës 18 270

10 Vjelja dhe paketimi traktor, vegla të dorës 150 3 450

13 Transportimi traktor 30 2 60

GJITHSEJ: 1.820

2. SHPENZIMET DHE KOSTOJA E MATERIALEVE

Nr. Materialet Njësia Sasia Çmimi (€) Shpenzimet (€)

1 Arpaxhik kg 400 1.2 480

2 Plehu i shtallës t 10 10 100

3 N:P:K (15:15:15) kg 550 0.24 132

4 NAG kg 250 0.18 45

5 Ushqim foliar lt 12 3 36

6 Antracol lt 1 8 8

7 Ridomil kg 1.2 18. 21.6

8 Sistemin lt 1 12.5 12.5

9 Zhupilan lt 1.5 12.5 18.75

10 Goal lt 1.5 45 67.5

Gjithsej 921.35

3. SHPENZIMET TJERA 300

4. SHPENZIMET E FUQISË PUNËTORE 15€/ditë kokë

5. RENDIMENTI 3.500 tonë

6. ÇMIMI ME SHUMICË 0.3 €/kg

7. SHITJA E TËRËSISHME 10.500 €

8. SHPENZIMET E PËRGJITHSHME 3.041.35

9. SHPENZIMET E PRODHIMIT 0.09 €/kg

10. PROFITI 7.458.65 €

22

Hudhra

● Hudhra është kulturë shumë e vjetër që e kanë kultivuar edhe popujt e lashtë,

të cilët përveç vlerës ushqyese i kanë njohur mjaft mirë edhe vetitë e saj

shëruese.

● Në Kosovë hudhra kultivohet në të gjitha viset, por në sipërfaqe të vogla.

● Në të ushqyerit e njeriut hudhra ka përdorim të gjerë. Si e freskët përdoret

herët në pranverë. Përveç kësaj, hudhra përdoret si shtesë e gjellërave të

ndryshme, ushqimeve të konservuara etj.

● Vlera shëruese e hudhrës është ditur qysh nga popujt e lashtë, të cilët i kanë

njohur vetitë dezinfektuese të hudhrës.

23

K E SUKSESIT

ushtet

Toka

● Për kultivimin e hudhrës më të përshtatshme janë tokat mesatarisht të lehta deri

mesatarisht të rënda.

Temperatura

● Thelbinjët e hudhrës fillojnë të mbijnë në temperaturë 3–5ºC. Temperatura optimale

për rritjen e bimëve është 16–18ºC. Pjekja (tharja) e bulbit bëhet në temperature rreth

25ºC. Është mjaft e qëndrueshme ndaj temperaturave të ulëta.

Lagështia

● Fazat më të ndjeshme për lagështi janë menjëherë pas ndërrimit (mbjelljes) së

thelbinjëve dhe ajo e rritjes së bulbit. Në kohën kur fillon pjekja kërkesat për

lagështi janë minimale.

Plehrimi

● Hudra ka kërkesa të theksuara për materje ushqyese. Gjatë përgatitjes së tokës

në vjeshtë mund të jepet një sasi e plehut oganik të dekompozuar mirë.

● Vlerat orientuese të plehrave minerale në formë të materjeve aktive do të mund

të ishin: 80 – 100 kg N, 70 – 80 kg P2O5 dhe 60 – 80 kg K2O për hektar.

● Në rast se nuk përdoret plehu organik i dekompozuar, sasia e plehërave minerale

duhet të shtohet për 20 – 30%.

24

Kultivimi i hudhrës

● Paraprakisht duhet pasur shumë kujdes në zgjedhjen e materjalit (thelbinjëve)

për mbjellje, sepse mund të jenë të infektuar. Tek ne zakonisht fermerët shfrytëzojnë

për mbjellje thelbinjtë e hudhrës të prodhuar nga prodhimtaria e rregullt

e saj. Si materjal për mbjellje shfrytëzohen thelbinjtë e shëndoshë, të pa deformuar

dhe kryesisht nga pjesa anësore e bulbit.

Përgatitja e tokës

● Përgatitja e tokës fillon në vjeshtë, ndërsa për mbjelljen vjeshtore fillohet menjëherë

pas largimit të parakulturës. Në pranverë punimi plotësues duhet të fillojë

sa më herët që të jetë e mundur.

Qarkullimi bimor

● Hudhra kultivohet pas lakrës, pas drithërave dhe pas disa perimeve të hershme.

Në të njëjtën sipërfaqe nuk preferohet të mbillet rresht për 3–4 vite. Në anën

tjetër hudhra është parakulturë shumë e mirë për shumicën e bimëve të tjera

perimore.

Mbjellja

● Mbjellja (ndërrimi) e thelbinjëve bëhet me dorë ose në mënyrë të mekanizuar.

● Tek mbjellja pranverore, mbjellja e thelbinjëve bëhet sa më herët që të jetë e

mundur (zakonisht deri nga mesi i marsit). Ndërkaq, tek mbjellja vjeshtore afati

optimal i mbjlljes është nga mesi i tetorit.

● Mbjellja e thelbinjëve duhet të bëhet në thellësi rreth 3 cm.

● Distancat e mbjelljes janë të ndryshme dhe ato sillen rreth 25–30 cm ndërmjet

rendeve dhe 8–10 cm ndërmjet bimëve në rend.

● Sasia e thelbinjëve për hektar është rreth 700–1000 kg, ndërsa te mbjella vjeshtore

kjo sasi mund të jetë diç më e lartë.

25

Masat

E PËRKUJDESJES

Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit

● Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit bazohen në kultivimin ndërmjet rendeve,

mbrojtjen nga sëmundjet dëmtuesit dhe barojat. Gjithashtu kujdes duhet

treguar për ujitjen e bimëve dhe eventualisht riplehërimin e tyre.

● Kultivimi ndërmjet rendeve është masë e obligueshme. Përmes kësaj mase arrihet

përmirësimi i regjimit ujoro–ajëror të tokës dhe ruajtja më e mirë e sasive të

ujit në tokë. Shkriftimi më i mirë është i rëndësishëm edhe për faktin se mundëson

rritje më cilësore të bulbit të hudhrës, i cili në toka të ngjeshura ngeli i deformuar

dhe në përgjithesi më i vegjel. Gjithashtu përmes kultivimit ndërmjet rendeve

bëhet edhe eliminimi i barojave.

● Ujitjeve (sidomos tek mbjellja pranverore) duhet kushtuar kujdes. Fazat më kritike

për ujë janë dy–tri javët e para pas mbjelljes së thelbinjëve dhe rrites intensive

të pjesës mbitokësore deri te formimi i plotë i bulbit (në kushtet tona deri

nga mesi i qershorit). Andaj në këtë fazë duhet pasur kujdes që varësisht nga

kushtet konkrete në fushë të aplikohet edhe ujitjat. Zakonisht aplikohen 2–3

ujitje.

Vjelja

● Vjelja e hudhrës kryhet kur bëhet tharja masive e pjesës mbitokësore të bimëve.

Hudhrat që nuk e kanë të tharë pjesën mbitokësore apo që vjelen gjatë kohës

kur ka shumë të reshura ruhen me shumë vështërsi dhe si të tilla është më mirë

të përdoren për konsum të menjëhershëm. Pas vjeljes pjesa e tharë mbitokësore

(sikurse edhe rrënjët) duhet të pastrohet. Në vendet për ruajtje hudhra duhet të

vendoset e terur.

● Ruajtja e hudhrës bëhet në mënyrë të ngjashme sikurse edhe qepa.

26

1. SHPENZIMET E PUNËS

QEPA NË FUSHË T Ë HAPUR , SHPENZIMET E PRODHIMIT PËR 1 HA

Nr. Punët operacionale Mjetet Shpenz. e makinerisë (€) Ditët e punës Shpenz. e punës (€)

1 Lavrimi traktor 80 1 80

2 Plehërimi me pleh të shtallës traktor 45 9 180

3 Frezimi (2X) traktor 60 2 120

4 Mbjellja vegla të dorës 45 5 225

5 Plehërimi me pleh artificial (3x) traktor 90 6 180

6 Ujitja (4x) pompë 15 10 165

7 Mbrojtja e bimëve (3x) spërkatëse 45 3 90

9 Kontrollimi i barishteve (5x) vegla të dorës 18 270

10 Vjelja, pastrimi dhe paketimi traktor, vegla të dorës 15 15 225

13 Transportimi traktor 30 2 60

Gjithsej: 1.595

2. SHPENZIMET DHE KOSTOJA E MATERIALEVE

Nr. Materialet Njësia Sasia Çmimi (€) Shpenzimet (€)

1 Farë copë 800 1.5 1200

2 Plehu i shtallës t 10 10 100

3 N:P:K (15:15:15) kg 550 0.24 132

4 NAG kg 250 0.18 45

5 Vuksal lt 1.5 2.5 3.75

6 Zhupilan lt 1.5 12.5 18.75

10 Goal lt 1.2 45 54

11 Rrjetat cope 12000 0.09 1280

Gjithsej 2.633.5

3. SHPENZIMET TJERA 300

4. SHPENZIMET E FUQISË PUNËTORE 15€/ditë kokë

5. RENDIMENTI 12.000 tonë

6. ÇMIMI ME SHUMICË 1 €/kg

7. SHITJA E TËRËSISHME 12.000 €

8. SHPENZIMET E PËRGJITHSHME 4.528.5€

9. SHPENZIMET E PRODHIMIT 0.38 €/kg

10. PROFITI 7.471.5 €

27

Qepa dhe hudhra

Allium cepa -Allium sativum

Qepa që nga fillimi i civilizimit ka qenë pjesë shumë e rëndësishme

eushqimit.

Historia e qepës është një tregim interesant. Qepa besohet të ketë

origjinën nga Azia, por mendohet gjithashtu se qepa është rritur si e egër

në çdo

kontinent. 3500 vjet para erës sonë, qepa ka qenë njëra prej

perimeve të pakta të cilat nuk janë prishur gjatë muajve të dimrit.

Stërgjyshërit tanë kanë njohur qëndrueshmërinë e perimeve dhe kështu

kanë filluar ta kultivojnë qepën për ushqim.

Qepa ka filluar të përdoret si ushqim, por edhe më shumë se ushqim pas

arritjes në Egjipt. Egjiptianët e lashtë e kanë adhuruar qepën, kanë

besuar se forma sferike dhe rrethet koncentrike të saj simbolizojnë përjetësinë

. Popullariteti i qepës është rritur në Greqinë antike, sepse atletët

kanë konsumuar sasi të madhe të saj për shkak se qepa lehtëson balancimin

e gjakut. Mbas Greqisë qepa gjithashtu edhe në Romën antike ka

filluar të bëhet artikull kryesor në ushqimin e popullsisë. Gladiatorët

romakë janë fërkuar me lëng qepe për forcimin e muskujve.

Kur qepa ka filluar të

përhapet në rajone të tjera të botës, atëherë ajo ka filluar të bëhet shumë e

dobishme për ushqim. Në mesjetë mjekët e kanë këshilluar qepën për

lehtësimin e kokëdhembjeve, për shërimin pas kafshimit të gjarprit dhe

madje kundër rënies së flokëve. Qepa është vlerësuar lart edhe në medicinë,

por edhe në ushqim të përditshëm.

Sot qepa vazhdon të jetë pjesë shumë e rëndësishme e ushqimit. Instituti

nacional i kancerit ka raportuar se qepa përmban antioksidante të cilat ndihmojnë

në ndalimin e paraqitjes së kancerit dhe në zvogëlimin e kolesterinës.

Hudhra në gjithë botën rreth 4000 vjet më parë ka pasur një rol të rëndësishëm

në jetën e përditshme dhe në mjekësinë popullore. Është përdorur, pra,

në medicinë dhe për ushqim. Në popull njihet si gjë që sjell fat dhe si mbrojtje

nga djalli. Popujt e lashtë kanë besuar se era e hudhrës mënjanon magjitë,

etj. Në dorëshkrimet egjiptiane prej 1500 vjet para erës sonë hudhra është rekomanduar

për 22 lloje të ushqimit. Egjiptasit i kanë ushqyer skllevërit e tyre me

hudhra gjatë ndërtimit të piramidave dhe këtë e kanë bërë për

mbrojtje nga sëmundjet dhe për qëndrueshmërinë e tyre fizike. Në Greqinë dhe

Romën antike qepa është preferuar për përdorim kundër kafshimit të qenve dhe mbrojtjen

nga infeksionet e ndryshme, por edhe për shërimin e lebrozës dhe astmës. Në mesjetë

është menduar se hudhra mbron nga mortaja. Përveç paragjykimeve nga

stërgjyshërit tanë, kërkimet moderne kanë konfirmuar se sa e shëndetshme është hudhra.

Kërkimet e Louis Pasterit në vitin 1858 kanë dokumentuar se hudhra i mbyt bakteret. Gjatë

Luftës së Dytë Botërore, kur penicilina dhe ilaçet tjera kanë munguar, hudhra është përdorur

si antiseptik për dezinfektimin e plagëve të hapura dhe ka ndikuar në

mbrojtjen nga gangrena. Kur thelpinjtë e hudhrës priten apo shtypen, enzima e cila gjendet

në qelizat e bimës së hudhrës kombinohet me aminoacid. Ky kombinim krijon një përbërës

të ri të quajtur allicin i cili është treguar i suksesshëm në mbytjen e 23 llojeve të

ndryshme të baktereve, duke përfshirë salmonellën dhe staphylococcu-n.

Hudhra mund ta parandalojë kancerin, sepse përmban vitaminën C, A dhe B të cilat stimulojnë

sistemin e imunitetit, eliminojnë toksinet si dhe i luftojnë shkaktarët kancerogjenë,.

Hudhra gjithashtu mbyt 60 lloje të kërpudhave.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!