06.01.2015 Views

11 - 24 Korrik 2008 - Western Balkans Environment Programe

11 - 24 Korrik 2008 - Western Balkans Environment Programe

11 - 24 Korrik 2008 - Western Balkans Environment Programe

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

6 Agrobiznesi

11 - 24 Korrik 2008

MEDIA PER AGROBIZNESIN

ONITORIMI I SHTYPIT SHQIPTAR

Media shqiptare gjatë kohëve të fundit ka intensifikuar vëmendjen ndaj bujqesise dhe agrobiznesit falë edhe një procesi të thellë

transparence të ndërmarrë nga Keshilli i Agrobiznesit Shqiptar. Pasqyrimi i veprimtarive të Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe

Mbrojtjes se Konsumatorit dhe KASH-it në përgjithësi, zë nje vend te konsiderueshem të faqeve ekonomike të gazetave dhe

emisioneve informative në mediat elektronike, por KASH synon më tej. Të ndryshojë qëndrimin e medias ndaj argumenteve

bujqesor dhe industrise agroushqimore.

Duke lexuar mëposhte, ju mund të gjeni komentet e medias së shkruar rreth bujqesise dhe agroindustrise ne një paraqitje të

përmbledhur dhe koherente të faqeve të gazetave shqiptare.

Rritet prodhimi vendas, KASH kërkon grante

për fermerët

Drejtuesit e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar bëjnë të ditur se

niveli i prodhimit vendas bujqësor është rritur dhe për pasojë,

çmimet e fruta-perimeve kanë pësuar një rënie të lehtë. Sipas tyre,

janë reshjet e bollshme këtë vit që kanë favorizuar rritjen e prodhimit

bujqësor vendas. Për shkak të shtimit të prodhimit është

vërejtur një rënie e çmimeve në tregjet me shumicë dhe pakicë. Por

gjithsesi bëhet gjithmonë fjalë për një periudhë sezonale, pasi

fermerët tanë nuk kanë mundësi për të përmbushur kërkesat e

tregut me prodhime vendase gjatë gjithë vitit. Sipas ekspertëve,

nevojiten 100 milionë euro grante për ta nxjerrë bujqësinë nga

ngërçi. Vendi ynë mbetet i kërcënuar nga kriza globale e çmimeve

për shkak të varësisë së madhe që kemi nga prodhimet e importit.

Raporti i eksport-importit për produktet bujqësore është 1/7. Gjatë

muajve të fundit Banka e Shqipërisë ka dhënë alarmin për ndërhyrje

urgjente në sektorin e bujqësisë, me qëllim rritjen e prodhimit

bujqësor.

7 Qershor 2008

Bujqësia, mbështetje vetëm bizneseve

agroushqimore që kreditohen mbi 10 milionë

lekë

Fermerët shqiptarë kanë përfituar tashmë nga gjysma e fondit

të vënë në dispozicion të tyre në formë granti nga Minstria e Bujqësisë,

ndërkohë që kjo ministri ka përgatitur dhe skemën e subvencionit

për kreditë që do të përfitojnë bizneset që merren me bujqësi.

Nga gjithë ky projekt do përfitojnë vetëm 2500 fermerë dhe 35

biznese që operojnë në sektorin e bujqësisë. Për të përfituar nga

granti i ministrisë bizneseve do t'u duhet të marrin kredi mbi 10

milionë lekë. Subvencioni i shpërndarë për fermerët deri tani është

në sasinë 262 milionë lekë, fond ky që është pjesë e projektit "Rritja

e Prodhimit Ushqimor 2KR".Zbatuesit e këtij projekti, kanë

shpërndarë deri tani në shkallë vendi, 262 milionë lekë, ose 54% të

fondit, që është përcaktuar nga buxheti i shtetit për skemën e

subvensionimit të fermerëve që rrisin sipërfaqet e mbjellja me vreshta,

pemëtore e ullishta. Zbatuesit e këtij projekti kanë deklaruar se

skema për vreshtarinë, pemëtoret e ullishtat, vlerësohet si më e

madhja e këtij projekti, me vlerë 500 milionë lekë. Ndërkohë grupi i

punës pranë projektit, po vazhdon monitorimin dhe kontrollin në

terren të projekteve që kanë zbatuar fermerët për shtimin e sipërfaqeve

me këto kultura, në mënyrë që mos të ketë abuzime me

subvencionet e dhëna fermerëve, për qëllim zhvillimin e aktivitetit

të tyre dhe shtimin e prodhimit. Në këtë projekt kishin aplikuar

3000 fermerë, prej të cilëve kanë fituar 2500 vetë. Nga këto 430

projekte janë fituar në qarkun e Fierit, 400 në Korçë, 390 në Elbasan,

400 në qarkun e Beratit, etj. Financimi i fermerëve po kryhet

përmes llogarive bankare, konform rregullave dhe të gjitha procedurave

transparente e të kontrolluara, në mënyrë që të eliminohen

abuzivitetet dhe burokracitë. Pjesa tjetër e mbetur e këtij subvencioni

pritet të shpërndahet gjatë muajve në vazhdim ndërkohë që

i gjithë projekti pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

2 milionë lekë subvencion për çdo kredi

Një pjesë tjetër e subvencionit të përcaktuar për këtë vit nga

buxheti i shtetit për bujqësinë është dhe granti me të cilin do të

shlyhen normat e interesit të kredive që do të përfitojnë bizneset

që operojnë në sektorin bujqësor. Në këtë nismë janë vlerësuar

nga Ministria e Bujqësisë 35 subjekte, fituese të subvencionit për

normën bazë të kredisë që do të marrin për zbatimin e projekteve të

tyre në sektorin e e bujqësisë. Subvencioni në formën e shlyerjes

së normës së interesit të kredive biznesit është një risi, që synon

nxitjen e zhvillimit të bizneseve në bujqësi, por edhe këtu nuk

mund të përfitojë gjithkush, pasi marrja e kësaj kredie ka kushtet e

veta nga e cila kanë përfituar vetëm bizenset e mëdha, të cilat kanë

nevojë për shuma të mëdha investimesh. Nga kjo kredi do të përfitojnë

kompanitë që grumbullojnë, ruajnë dhe përpunojnë produkte

bujqësore dhe blegtorale, shoqëritë ....

5 Korrik 2008

Epidemia, bllokohen 45 tonë ushqime

BERAT – Epidemia në Poliçan ka vënë në alarm Drejtorinë e

Bujqësisë dhe të Ushqimit në Berat.

Dje, kjo drejtori ka ndërmarrë një aksion duke bllokuar disa

subjekte të tregtimit të produkteve të mishit dhe të qumështit.

Rreth 45 tonë ushqime janë bllokuar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar,

ato kanë rezultuar se tregtohen jashtë standardeve higjienosanitare.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit bëri të ditur se këtë

aksion e kishte ndërmarrë për të parandaluar mundësitë e sëmundjeve

të ndryshme infektive. Kështu, dje janë vënë në sitë të gjithë

subjektet që prodhojnë nën produkte qumështi dhe mishi. “Gjatë

kontrollit të ushtruar nëpër subjektet tregtare dhe ato prodhuese u

bë bllokimi i një sasie të madhe nënproduktesh qumështi, si djathë

i bardhë, kaçkavall, gjalpë, etj”, bënë të ditur specialistët e kësaj

drejtorie, të cilët morën pjesë në këtë aksion. Ndërkaq, në sektorin

e nën produkteve të mishit u bllokua një sasi e konsiderueshme

mishi.

29 Qershor 2008

Bujqësia, investimet të orientuara drejt

pemtarisë

Ato pak subvencione të dhëna nga qeveria tashmë mbeteten të

përqendruara vetëm në pemtari

Pogradec-Rrethi i Pogradecit këtë vit i është kthyer punës si

asnjë vit tjetër. Deklarat vjen nga drejtori i bujqësisë së rrethit

Vasfi Dulellari dhe këtë fakt ai e ilustron me shifra konkrete .Rrethi

i Pogradecit ka një sipërfaqe toke prej 17 mijë e 500 ha, nga e cila 8

600 ha tokë bujqësore dhe4 600 ha janë pemë frutore dhe pjesa

tjetër vreshtari .Këtë vit është e vështirë që të gjesh një rrip toke të

papunuar. Kështu fermerët pogradecarë jo vetëm që kanë punuar

tokat e tyre por kanë marrë edhe toka me qera nga shteti. Qeveria

thotë drejtori Vasfi Dulellari vërtet që e hoqi subvencionimin e

naftës, por këtë vit në bazë të vendimit të Janarit 2007, po subvencionon

pemëtarinë, vreshtarinë dhe blegtorinë. Specialisti i kësaj

drejtorie Albert Mara thotë se gjatë këtij viti janë dhënë subvencionime

për 18fermerë këto të shpërndara në komunën Buçimas,

Cërravë , Dardhas,Proptisht,Trebinjë etj .Cdo fermeri i është dhënë

300 mijë lekë të reja për çdo ha. Fermerët kanë mbjellë këtë vit me

shumicë grurë 2 400 ha si asnjë vit tjetër, misër dhe fasule. Projekti

i subvencionimit të fermerëve në pemtari dhe vreshtari është më

efektivi, pasi fermeri i merr lekët direkt në bankë brenda pesë ditësh

duke i prerë rrugën abuzimit. Kjo është realizuar nëpërmjet projektit

2 KR thotë drejtuesi i këtij projekti Rruzhdi Ymetllari..E veçanta

e këtij viti ka qënë edhe suvencionimi i pemtarisë duke subvencionuar

rrjetin ujitës me pika (impiante ) duke dhënë rreth 300 mijë

lekë të reja për çdo ha .

Si do të ruhet prodhimi vendas

Një problem kyç i cili iu krijon jo pak problemeve fermerëve

mbetet vërshimi i frutave dhe perimeve maqedonase, të cilat në saj

të teknologjisë dhe të një sistemi model ujitje i sjellin prodhimet e

tyre me çmime shumë të ulta se sa kostoja e prodhimit të fermerit

vendas .Specialisti Albert Mara sjell përvojën e vitit të kaluar, kur

qeveria në pikun e sezonit iu rriti prodhimit të huaj referencat .Kështu

p.sh tregëtarët shkonin e merrnin një kg mollë në Maqedoni me

10 lek të reja kg dhe në dogana çmimi trefishoj pas vendosjes së

referencës.. Në këtë mënyrë tregëtarëve iu interesonte të merrnin

prodhimin vendas. Fermerët e kërkojnë patjetër një mbrojtje nga

shteti të prodhimit të tyre si me fruta po ashtu edhe me perime

thotë fermeri nga Cërrava AqifKapaj. "Kjo është e vetmja mënyrë

pasi në të kundërt malli do të na ngelet stok dhe gjithë djersa jonë

do të shkojë dëm" shprehet Kapaj. .

Ata që shkattëruan dy rezervuaret e Mujazës duhet të përgjigjen

penalisht

Është vërtet pardoksale që nga mungesa dhe indiferenca janë

shaktërruar dy rezervuare të mëdhenjnë Mujazë të Mokrës së

Sipërme ku secili rezervuar kishte nga 1 500 milion m3 ujë secili.Dy

rezervuarët ishin ngritur në vitin 1984 dhe nëpërmjet tyre ujiteshin

të gjithë fshatrat e Mokrës së Sipërme:...

17 Qershor 2008

Tregu, konsumojmë 4 miliardë dollarë

ushqime

Shifra është publikuar kohët e fundit nga Ministria e Bujqësisë,

Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në raportin e saj, “Vjetari

Statistikor 2007”. Konkretisht, vendi gjatë këtij viti ka importuar

rreth 500 milionë dollarë ushqime, duke përfshirë dhe nënproduktet

ushqimore. Ndërkohë, lidhur me konsumin, rreth 3,2 milionë

shqiptarë kanë konsumuar plot 4 miliardë dollarë ushqime. “Viti

2007, ndonëse vit tejet i vështirë bujqësor për gjithë botën dhe

Shqipërinë, për shkak edhe të thatësirës së tejzgjatur, në Shqipëri

shënoi shtim të prodhimit bujqësor dhe për pasojë ulje çmimi për

shumë produkte. Përjashto orizin, sheqerin, vajin e ndonjë produkt

tjetër që nuk është prodhuar e nuk do të prodhohet kurrë në Shqipëri,

shumica e produkteve të tjera kanë ulje çmimi për shkak të

shtimit të prodhimit”, thuhet në raport. Për sa u përket çmimeve,

thuhet se shtimi i prodhimit vendas ka ulur një pjesë të çmimeve të

ushqimeve. Sipas ministrisë, prodhimi shqiptar është gjithnjë e më

shumë në treg, përveç mallrave të importuara. Por, gjithsesi importi

i grurit mbetet në shifra të larta. Vetëm 250 mijë tonë janë prodhuar

në vend, ndërsa 315 mijë tonë kanë ardhur nga jashtë. Sipas specialistëve,

më shumë se 80 për qind e nevojave për perime dhe

produkte të tjera bujqësore plotësohen nga fermerët shqiptarë,

madje edhe me çmime më të ulëta.

30 Qershor 2008

Fermerët i kanë kthyer sytë nga toka

PROF. ASOC. DR. AGO NEZHA

Me një audiencë prej më shumë se 600 pjesëmarrës, si rrallëherë

takime të tilla me fermerë që punojnë drejtpërsëdrejti në sektorin e

bujqësisë në Qarkun e Fierit, ministri Gjana u ndodh në një atmosferë

emocionuese jo vetëm për nga pjesëmarrja, por nga koloriti i

problemeve që u pozuan dhe dinamika e ndryshimeve që ka pësuar

bujqësia këto vitet e fundit. Ai theksoi nevojën reciproke të

takimeve direkte me njerëzit e punës. Fermerë apo biznesmenë qofshin

ata, takimet janë tepër të dobishme, në marrëdhënie të ndërsjella

për të njohur gjendjen dhe për të ndërhyrë për ta ndryshuar atë aty

ku ekzistojnë mundësitë. Nga vizitat që ka realizuar ministri Gjana,

me ekipe të gërshetuara sipas problematikave, në disa komuna e

rrethe të vendit, si në Shkodër, Malësi e Madhe, Burrel, Vlorë,

Sarandë e në Fier, vërejmë me kënaqësi se është rritur interesimi i

pronarëve të tokave për ta vënë tokën nën kulturë, sipas interesave

private që kanë fermerët. Duke eksploruar në thellësi zonat

fushore, kodrinore dhe ato malore, rezulton se Qarku i Fierit është

zona më intensive e bujqësisë së vendit, me prodhimtarinë më të

lartë në fermat bujqësore. Rajoni i Fierit ka 1/5 e tokës bujqësore

nën kulturë, ku ¼ e numrit të fermerëve janë të angazhuar në bujqësi,

në zona fushore dhe kodrinore. Duke u ballafaquar me realitetin

në bazë, ministri Gjana shpalosi bilancin e veprimtarisë së MBUMKsë:

se çfarë është bërë mirë, çfarë nuk e është bërë, si duhet dhe

çfarë është bërë keq në këta 3 vjet të qeverisjes demokratike. Bujqësia

në Shqipëri këta vjet ka pësuar progres, por ka edhe shumë

probleme e nevoja për t'u zgjidhur. Situata në tërësi ka ndryshuar

dhe është përmirësuar në sensin pozitiv. Prodhohet dhe tregtohet

më shumë prodhimi vendas në tregjet tona. Fushat janë të zëna me

një mozaik kulturash bujqësore, sipas destinacionit që kanë përcaktuar

vetë fermerët. Janë 420 000 ferma private, prej të cilave 360

000 e punojnë dhe shfrytëzojnë tokën në rrugë intensive. Konstatojmë

se ka më shumë nevojë për informacion të saktë dhe koherent.

Bujqësia ka parametra të konsiderueshëm në strukturën e prodhimit

vendas dhe zë 20% të tij. Është pozitive dhe inkurajuese për

zhvillimin e sektorit të bujqësisë me strukturën e sotme të popullsisë,

ku 50% e saj jetojnë e punojnë në fshat. Kriza globale ka

përfshirë edhe bujqësinë. Edhe vendet e zhvilluara kanë ndjeshmëri

të spikatur, siç është rasti i Francës, ku Presidenti i saj, Sarkozi,

deklaroi ...

29 Qershor 2008

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!