06.01.2015 Views

11 - 24 Korrik 2008 - Western Balkans Environment Programe

11 - 24 Korrik 2008 - Western Balkans Environment Programe

11 - 24 Korrik 2008 - Western Balkans Environment Programe

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

12 Agrobiznesi

11 - 24 Korrik 2008

BUJQESIA PRAKTIKE

PERIMTARI

Marre nga botimet e Projektit FAO - GCP/ALB/ITA

(Vijon nga numri i kaluar)

Në grupin e makroelementëve,

bëjnë pjesë azoti, fosfori dhe potasi.

VRESHTARI

erimet: Roli fiziologjik i makroelementëve

ROLI FIZIOLOGJIK I

AZOTIT (N)

Azoti është elementi shumë i

rëndësishëm si për rritjen ashtu edhe

për zhvillimin e bimëve të perimeve.

Ai merr pjesë në ndërtimin e proteinave,

të cilat pas ujit është përbërësi

më kryesor në ndërtimin e prooplazmes

së qelizave. Ai merr pjesë

ë përbërjen e komponentëve me

ëndësi jetësore siç janë acidetukleike

si: ARN, AND. Po ashtu N

er pjesë në formimin e klorofi lës,

itaminave, fosfatideve, alkaloideve,

tj. Gjatë vegjetacionit dhe kryesisht

ë fazat e para të moshës së bimëve,

zoti përqëndrohet më tepër në inet

e reja meristematike të rritjes. Me

alimin e kohës ky element grumbullohet

në lule e fruta. Azoti ka një

ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm

si element përbërës në ndërtimin e

trupit të bimës, por në sajë të pranisë

së tij ai ndikon drejtëpërsëdrejti në

asimilimin e një gamë të gjërë të elementëve

të tjerë që ndodhen në

solucionin ushqimor toksor.

Bimët e perimeve e asimilojnë

azotin në formë nitratesh dhe të kriprave

amoniakale. Format amonikale

asimilohen me me vështirësi.

ormat amoniakale mund të asimiloen

më mirë në toka të ftohta, të rëna

dhe me lagështi të tepruar. Në

omponimet organike bimore, azoti

jëndet në formën e grupeve amidke,

aminike, humidike, etj. Kur bimët

shqehen me nitrate, ato më parë

eduktohen në forma amoniakale.

orma amoniakale është më e asimiueshme

nga bimët e perimeve. Sipas

disa autorëve (Khare e Umzani

1969, Kunju e George 1969, Spalndon

e Ivannë 1968), referojnë së

n.q.s. elementi N është në proporcione

të drejta me elementët e tjerë

ushqimor, ai ndikon drejtëpërsëdrejti

në rritjen e numrit të luleve dhe të

frutave në bimë. Prania optimale e

këtij elementi në tokë ndikon në

rritjen e një bime të fuqishme.

Sipas tyre veçanërisht elementi

azot, favorizon mjaf mirë pllenimin,

lidhjen dhe rritjen e frutave të porsalidhura,

si dhe të frutave të tjerë që

janë në rritje e sipër. Madje, (sipas

Cuocolo 1967,) n.q.s. ky element është

i pranishëm dhe në proporcione

të drejta me elementët e tjerë ushqimor,

menjëherë pas krizes që shkaktohet

nga trapiantimi, ai ndikon

drejtëpërsëdrejti në daljen e shpejtë

të rrënjezave të reja, të cilat ndihmojnë

në zënjen e fi danave të sapo

trapiantuara. Gjithashtu është vërtetuar

se, rezultate mjaft të mira të kjo

bimë, arrihen n.q.s., N2O i sigurohet

jo vetëm në proporcione të caktuara

me elementët e tjerë kryesor ushqimor,

por dhe me një shpërndarje të

drejtë në raport me kërkesat gjatë

fazave të rritjes dhe të zhvillimit të

bimëve.

Është vënë re se (sipas Ozaky

1956, Ray 1962, Caliandro 1967, etj,),

plehërimi i njëanshëm azotik dhe me

doza të larta, jo vetëm që nuk ndikon

në shtimin e prodhimit, por përkundrazi,

ai ndikon në uljen e tij. Madje

është vënë re se perimet e vonojne

pjekjen botanike të frutave. Sipas

Singh e Nëttles 1961- 1962 dhe Yenkhis

e Horn 1963, në doza të larta

azoti, bimët marrin një rritje të vrullshmë

të masës vegjetative, ndërsa

diferencimi dhe zhvillimi i organeve

gjenerative, vonohet. Në zonat me

veriore (sipas autorëve Italianë, Ballatore

dhe Pimpini 1966 e 1967), ky

ndikim bëhet akoma me negativ

sepse temperaturat dhe ndriçimi diellor

janë më të disfavorshme për

jetën e bimëve.

Perimet e asimilojne azotin më

tepër gjatë fazës së rritjes vegjetative.

Pjesa më e madhe e N dhe P

asimilohen në periudhën e lulëzimit

dhe të frutifi kimit masiv. Kjo periudhë

për kushtet e vëndit tonë (në

rastin e kultivimit në fushë të hapur),

korespondon nga mesi i Qershorit e

deri në fund të Gushtit. Niveli i ulët i

N në solucionin ushqimor të tokës,

ndikon në atë që bimët të zhvillohen

të dobëta dhe të vonojnë proceset e

rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Simptoma

e mungesës së këtij elementi

në fazat e para të rritjes, shoqërohet

me çngjyrosjen e gjetheve të poshtme.

Ngjyra kalon nga ngjyra jeshile

e errët, në jeshile të verdhë.

Nëqoftëse ky element vazhdon të

mungoje akoma edhe për një kohë

më të gjatë, atëhere kjo zverdhje

pushton gati të gjithë bimën. Bimët

rriten dhe zhvillohen me vonësë dhe

sasia e luleve për bimë, është mjaft e

ulët. Gjethet ngelen të vogla dhe të

drejta. Ato fruta që lidhen, rriten

ngadalë dhe të deformuara. N në

bimë është i lëvizshëm, d.m.th. kur

në tokë N është pamjaftueshëm,

brënda bimës ai lëviz nga gjethet më

të vjetra në ato më të rejat (kjo është

dhe arësyeja që shënjat e para të

mungesës së azotit vërehen me zverdhjen

e parakohshmë të gjetheve më

të vjetra). Kur elementi N vazhdon

të mungoje në tokë, bimët pesojnë

një ulje të theksuar të aktivitetit jetësor

dhe veçanërisht atë të fotosintezës.

Kjo ndodh sepse kloroplastet

që ndodhen në gjethe e ulin aftësinë

e sistëzes së lëndëve organike

dhe bimët në përgjithësi zhvillohen

të dobëta.

ROLI FIZIOLOGJIK I

FOSFORIT (P2O5)

Ne indet bimore të trupit të perimeve,

fosforin e gjejmë në formën e

komponimeve organike siç janë:

ortofosfatet e kaliumit, të kalciumit,

të magneziumit, si dhe në shumë komponime

të tjera organike. Pa

prezencën e këtyre të fundit, është

vështirë të gjëndet ndonjë proces

sadopak i rëndësishën në jetën dhe

metabolizmin e qelizave të indeve bimore.

Komponimet më të rëndësishmë

të cilat zenë vëndin e parë në

jetën e kësaj bime, janë acidet

nukleike, të cilat përbëjnë bazën e

makromolekulave për sintezën e

nukleotideve dhe të acideve me

krysore të ARN e ADN.

Përsa i përket rëndësisë së forsforit

në proceset jetësore të këtyre

bimëve, sipas një grupi autorësh si:

Parker 1969, Le Compte 1962, Ozaki

e Hortenstinë 1962, Morani 1965,

Ballatonë 1966, Caliandro 1967, Pampini

1967, etj, këtë element ato e kanë

cilësuar si elementin me përcaktues

si në rritjen dhe zhvillimin normal të

bimëve, ashtu edhe në nivelin e prodhimtarisë

së tyre. Qenja e këtij elementi

në sasinë optimale në solucionin

ushqimor të tokës, ndikon

ndjeshëm në rritjen e sasisë së luleve

të lulezuara në bimë, në sasinë

e frutave të lidhura dhe në rritjen e

shpejtë dhe pjekjen e hershmë të

tyre. Disa studiues të tjerë si: Baca e

Castillo 1964, Ozaki 1956, Pimpini

1967, etj, kanë vërtetuar se teprimi

me plehëra fosforike pengon rritjen

dhe zhvillimin normal të bimëve.

Gjithashtu sipas tyre, plehërimi fosforik

i specit të kultivuar në kushtet

e fushës së hapur dhe me nivele më

të larta së 600 kg/ha superfosfat (me

16-18 % lëndë aktive), nuk infl uenson

pozitivisht në prodhimin e këtyre

bimëve. Kjo sepse sasia e tepruar

e forforit, pengon asimilmin e

elementëve të tjerë të domosdoshëm

ushqimor.

Veç faktorëve të tjerë si: lagështira

e tokës, gjëndja fi zike e saj, kultivari,

etj, asimilimi i mirë i fosforit

është i lidhur drejtëpërsëdrejti edhe

më intensitetin e ndriçimit diellor, temperaturat

e ajrit dhe të tokës. Lidhur

me ndriçimin diellor, perimet e kultivuara

në kushtet e fushës së hapur,

pothuajse në të gjithë zonat e vëndit

tonë nuk paraqesin ndonjë

shqetësim. Kjo sepse, sasia e

ndriçimit diellor gjatë periudhës së

kultivimit të këtyre bimëve, është e

mjaftueshme. Lidhur me ndikimin e

temperaturave të tokës dhe të ajrit,

kjo varet kryesisht nga zonat agroekologjike,

mikrozonat e vëndit tonë

dhe mbi të gjitha nga stinat e vitit.

Ndërsa në kushtet e mjediseve të

mbrojtura (kryesisht serrat), sezoni

në të cilën kultivohen këto bime,

përkon me kushtet e kufi zuara të

ndriçimit diellor. Në këto kushte asimilimi

i fosforit edhe pse në mjedisin

ushqimor është i pranishëm, bimët e

kanë të vështirë për ta asimiluar atë.

Në këto kushte është e domosdoshme

që në solucionin ushqimor,

duhet të rritet përqëndrimi i fosforit,

me qëllim që bimët të kenë sasi të

mjaftueshme fosfori për ta asimiluar.

Në kushte të tilla, përmirësimi i asimilimit

të fosforit, shtohet nëqoftëse

plehërat fosforike shoqërohen në

proporcione të drejta me ato azotike.

Nga studimet e kryera sipas autorëve

Spaldon e Ivanic 1968, ato

rekomandojnë se raporti më i mirë

ndërmjet anhidritit fosforik dhe formave

azotike, duhet të jetë 2 : 1,5.

Mungesa e fosforit në tokë ose

pamundësia e tij për tu asimiluar nga

bima, në përgjithësi ndikon

ndjeshëm në rritjen dhe zhvillimin

normal të kësaj bime. Efekti i mungesës

së këtij elemeni, shfaqet me uljen

e theksuar të aktivitetit jetësor

dhe shënjat e para të mungesës së

fosforit, shfaqen me drunjëzimin e

parakohshëm të indeve jo vetëm Te

bimët me mosha të avancuara, por

edhe në bimët e moshave më të reja.

Kërcejtë mbeten të hollë, gjethet e

vjetra marrin një zbehje me njolla të

verdha dhe të nekrotizuara, të cilat

bien parakohë. Ndërsa, të gjethet e

reja majat e tyre qëndrojnë të varura

dhe në faqen e sipërme ato marrin

ngjyrë blu të hapur, ndërsa nervaturat

marrin ngjyrë të purput.

Prandaj për ta eleminuar këtë

dukuri, është e domosdoshme që

krahas masave për sigurimin e

ndriçimit diellor dhe temperaturave

të ajrit e të tokës, duhet të synohet

në ekuilibrimin e dozave të plehërave

azotike me ato fosforike. Fosforin zakonisht

perimet e asimilojne në

formën e joneve H2PO4-, HPO4

2-. Këto jone formohen në tokë,

gjatë disiocimit të kriprave të acidit

fosforik. Fosfori ka një ndikim shumë

të madh jo vetëm si element kryesor

përbërës në ndërtimin e bimëve të

perimeve, por se në sasi normale të

tij në tokë, ai ndikon drejtëpërsëdrejti

në rritjen e mundësisë së asimilimit

të një game më të gjërë të elementëve

të tjerë ushqimor që ndodhen në

solucionin ushqimor të tokës.

ROLI FIZIOLOGJIK I

POTASIT (K2O)

Lidhur me rolin fi ziologjik të elementit

K Te bimët e perimeve, nga

studiues dhe autorë të ndryshëm ka

patur mjaf debate, mendimë të cilat

shpesh herë kanë qënë edhe kondradiktore.

Ato japin mjaf konkluzione

dhe rekomandimë të ndryshme,

por nga rekomandimet e tyre është

theksuar se prania në sasira normale

të potasit në substratin ushqimor,

ka vërtetuar se prodhimi dhe cilësia

e frutave të perimeve, është rritur dhe

përmirësuar ndjeshëm. Shumë studiues

si: Ozaki dhe Hamilton 1954,

Ray 1957, Pimpini 1967, etj, kanë rekomanduar

së me rritjen e nivelit të

plehërave potasike në tokë, janë

marrë më shumë fruta për bimë dhe

me një peshë mesatare më të madhe.

Ndërsa disa autorë të tjerë si:

Hortenstinë 1962, Matë 1964, Kaliandro

1967, Kunju e George 1969,

Dhulappanavar 1965, etj, kanë

dhënë mendime së rezultatet e

ndikimit të plehërave potasike kanë

qënë modeste.

Por pjesa dërmuese e tyre, në mes

të cilave Somos 1965, Pimpini 1967,

etj, kanë theksuar se plehërimet potasike

kanë ndikuar në rritjen hershmërisë

së pjekjes, në përmirësimin e

shijes, në përmirësimin e ngjyrave

të frutave, në rritjen e koensistënces

dhe të fortësisë të tulit, në rritjen

e përmbajtjes së sheqerit, në rritjen

e përmbajtjes së karotenit, acidit

askorbik, si dhe të vitaminave të

ndryshme. Madje, prania e potasit

në tokë rrit qëndrueshmërinë e

bimëve ndaj disa sëmundjeve me

origjinë kërpudhore, e sidomos ato

që shkaktojnë kalbëzimin e frutave.

Disa autorë të tjerë si: Iley e Ozaki

1967, Campbell e Hanna 1956, rekomandojnë

se raporti në mes N2O

e K2O, duhet të jetë respektivisht

në 1: 1,2.

Është vërtetuar se në indet bimore,

kaliumi është i lidhur ngushtë

me acidet e ndryshme minerale

e organike dhe së rreth 4/5 e kaliumit

të përgjithshëm në bimë,

është i përqëndruar kryesisht në

vakuola dhe lëngun qelizore të

protoplazmes. Ndërsa pjesa tjetër

në limfen e bimës. Potasi është i

shpërndarë pothuajse në të gjithë

trupin e bimës, por disi më i përqëndruar

gjëndet në indet meristematike

të rritjes. Roli kryesor i potasit

në këto bimë, është se ky element

merr pjesë në neutralizimin e ph të

lëngut qelizor, në rritjen e presionit

ozmotik, në hidratimin e plazmës,

etj. Në prezencë të mjaftueshme të

kriprave të fosfateve dhe atyre potasike,

plehërimi i bollshëm me plehëra

azotike, mund të asimilohet

mirë nga bima. Por ndikim më të

madh i këtij elementi në bimë,

shfaqet në drejtim të sintezës dhe

të transformimeve të karbohidrateve.

Gjithashtu është vërtetuar se,

elementi i kaliumit rrit intensitetin

e fotosintezës dhe kjo më e dukshme

është në ditët me vranësira

ku ndriçimi diellor është i më i kufi

zuar.

(Vijon ne numrin e ardhshem)

ardhia: Organet gjenerative

(Vijon nga numri i kaluar)

Te organet gjenerative bëjnë

pjesë: i) Lulet; ii) Frutat dhe

iii) farërat.

Lulet

Lulet e hardhisë bashkohën

në një lulesë që quhet vile ose

veshuli. Lulesa del nga e njëjta

nyja por në anën e kundërt te

pozicionit të gjethes. Lulja ëshë

organi i riprodhimit seksual.

Një lule normale përbëhet nga: i)

bishti; ii) shtrati; iii) kupa; iv)

kurora (petlat dhe nënpetlat); v)

thekët (organi mashkullor); vi)

Pistili (organi femëror Figurë 14).

Thekët përmbajnë polenin dhe

pistili përbëhet nga trasta embrionale

dhe vezëzat. Në çdo vezore

ka 1-4 qeliza femërore, po

zakonisht ndodhen 2 copë.

Kështu te kultivarët Aligote,

Figurë 15. Skema e lules së hardhisë

Pino Gri, Pulez, etj, sasia e luleve

në një lulesë është 80-100 lule.

Ndërsa te kultivarët Afuzali,

Kabernet, etj, sasia e luleve në

një lulesë është nga 1200-1500

lule.

Te hardhia dallohen tre tipe

Figurë 14. Skema e luleve jo funksionale

lulesh që janë: i) Lule dyseksore

normale; ii) Lule njëseksore ose

funksionale mashkullore që do

të thote se pjesa femërore ose

nuk është zhvilluar farë ose nuk

është funksionale; iii) Lule

njëseksore ose funksionale

femërore, që do të thote se pjesa

mashkullore ose nuk është

zhvilluar fare ose nuk është

funksionale;

Lulet dyseksore normale,

kanë pothuajse pjesa më e madhe

e kultivarëve. Lulet funksionale

femërore janë tipike për kultivarët:

çaushi, Tajka e Kuqe,

Kalmeti Kokërmadh, etj. Gjatë

kultivimit është e domosdoshme

që këto kultivarë duhet të shoqërohen

me kultivarë të tjerë pllenues

me kusht që periudha e

lulëzimit duhet të jetë e njëjtë.

Kështu psh, Çaushi duhet të

shoqërohet me Afuzaline, Kallmeti

me Manakuqen, Tajka e

Kuqe me Manakuqen, etj. Nëse

lulet funksionale femërore nuk

arrijnë të pllenohen, atëhere ato

ngelen të vogla dhe pa fara. Ky

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!