03.01.2015 Views

Shkarko publikim ne PDF - Media Print

Shkarko publikim ne PDF - Media Print

Shkarko publikim ne PDF - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KREU 1 ELEKTROSTATIKA

1.1 Ngarkesa elektrike dhe bashkëveprimi elektrik

1. Kur dy materiale fërkohen së bashku, a fitojnë ato të njëjtin tip ngarkese elektrike

Argumento përgjigjen me një eksperiment të thjeshtë.

Përgjigje: Kur dy materiale fërkohen, ato fitojnë ngarkesa me shenja të kundërta. Si

argument shërben rasti i mëposhtëm: një copë mëndafshi nëse fërkohet me një shufër

qelqi, shufra e qelqit ngarkohet pozitivisht, ndërsa copa e mëndafshit ngarkohet

negativisht. Në bazë të ligjit të ruajtjes së ngarkesës, sasia e ngarkesës negative të

krijuar është e njëjtë me sasinë e ngarkesës pozitive të krijuar.

2. Jepen katër shufra A, B, C dhe D të ngarkuara elektrikisht. Shufra A dhe shufra B

tërheqin njëra-tjetrën, shufra A dhe C shtyjnë njëra-tjetrën, ndërsa shufrat B dhe D

tërheqin njëra-tjetrën. Çfarë do të ndodhë ndërmjet shufrave A dhe D dhe çiftit C dhe

D Do të shtyjnë apo tërheqin njëri-tjetrin

Përgjigje: Meqë shufrat A dhe B tërheqin njëra-tjetrën, do të thotë se këto shufra janë

ngarkuar me ngarkesa me shenja të kundërta; meqë shufrat A dhe C shtyjnë njëratjetrën,

atëherë ato janë të ngarkuara me ngarkesa të të njëjtës shenjë. Pra, shufra C ka

ngarkesë me të njëjtën shenjë si shufra A dhe ngarkesa e shufrës B është e kundërt në

shenjë me to. Shufrat B dhe D tërheqin njëra-tjetrën, pra kanë ngarkesa me shenjë të

kundërt. Kjo do të thotë që edhe shufra D ka ngarkesë me shenjë të njëjtë me

ngarkesën që zotëron shufra A. Pra, këto dy shufra do të shtyjnë elektrikisht njëratjetrën.

Nga arsyetimi i mësipërm del që shufrat C dhe D janë të ngarkuara me

ngarkesa me shenja të njëjta. Pra shufrat C dhe D shtyjnë elektrikisht njëra-tjetrën.

3. Dy topa prej palce shtogu takohen njëri me një shufër qelqi, që ishte fërkuar më

parë me një copë të mëndafshtë dhe tjetri me vetë copën e mëndafshtë. Përcaktoni

ngarkesën e secilit top dhe nëse shtyjnë apo tërheqin njëri-tjetrin

Përgjigje: Shufra e qelqit është fërkuar me një copë të mëndafshtë. Kjo do të thotë që

shufra e qelqit është e ngarkuar pozitivisht. Meqë njëri top i palcës së shtogut vihet në

takim me të, topi ngarkohet pozitivisht. Copa e mëndafshtë është e ngarkuar

negativisht dhe për rrjedhojë dhe topi që është në takim me të ngarkohet negativisht.

Pra, këto dy topa do të tërheqin elektrikisht njëri-tjetrin.

4. Shpjego mekanizmin e elektrizimit me ndikim, ashtu si tregohet në figurë. Bëj një

skemë ku të paraqiten etapat e një elektrizimi me ndikim, në rastin kur trupi nuk është

i tokëzuar.

5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!