03.01.2015 Views

Shkarko publikim ne PDF - Media Print

Shkarko publikim ne PDF - Media Print

Shkarko publikim ne PDF - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Aida Rëmbeci, Maksim Rëmbeci

Ushtrime

të zgjidhura

Për klasën e njëmbëdhjetë, gjimnaz

490 pyetje, ushtrime, problema dhe 68 teste

Titulli: Ushtrime të zgjidhura, Fizika 11

Autorë:

Aida Rëmbeci, Maksim Rëmbeci

Drejtoi botimin:

Redaktore gjuhësore:

Anila Bisha

Flaviola Shahinaj

Dizajni:

Mirela Ndrita

Kopertina : VisiDesign

Shtypi: Mediaprint

ISBN: 978-9928-08-077-6

Botimi i parë: 2012

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

S H T Ë P I A

B O T U E S E

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese

“Mediaprint” sh.p.k..

Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje,

huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj

mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese

“Mediaprint” sh.p.k.

Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose

mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të

cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..

Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Kontaktet:

www.mediaprint.al

Shtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:

Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605

Tel.: 04 4500605

Tel.: 04 2251 614 Cel.: 069 40 44 441

Cel.: 069 40 50 380

Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201

Cel.: 069 20 79 021

botime@mediaprint.al distributor@mediaprint.al print@mediaprint.al

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: botime@mediaprint.al

Libri “Ushtrime të zgjidhura”, për lëndën e fizikës në klasën e 11,

gjimnaz u sugjerohet nxënësve si mbështetje, vetëkontroll dhe siguri

gjatë procesit të të mësuarit.

Në libër trajtohen 490 pyetje, ushtrime dhe problema dhe 68 teste së

bashku me përgjigjet e tyre, bazuar kryesisht në tekstin mësimor dhe

programin lëndor të miratuar nga MASH.

Një element i rëndësishëm në trajtimin e zgjidhjes së problemave është

rubrika “Strategji të zgjidhjes së problemave”. Kjo rubrikë i ndihmon

nxënësit të krijojnë procedurën e duhur për zgjidhjen e problemave.

Gjithashtu në zgjidhjen e ushtrimit dhe problemës është ndjekur një

metodikë që mendojmë se i ndihmon më shumë nxënësit për të mësuar

se si duhet të interpretojnë në “gjuhën fizike”, fjalët apo togfjalëshat e

shprehura në një problemë dhe se si lidhen ato me simbolet, konceptet

dhe ligjet fizike.

Në të gjitha ushtrimet janë ndjekur hapat që mendojmë se nuk duhen

anashkaluar. E rëndësishme, në këtë rast, është rubrika ”Imagjinimi i

problemës”. Kjo rubrikë e detyron nxënësin të “përkthejë në gjuhë

fizike”, pra të lidhë të dhënat e problemës me simbolet, konceptet dhe

ligjet fizike që duhen përdorur. Në këtë mënyrë ajo shërben dhe për

identifikimin e mangësive që kanë nxënësit në perceptimin e

problemës, të një koncepti apo interpretimi të një fjale në kuptimin

fizik. Identifikimi i kësaj mangësie do të detyronte nxënësin të rikthehej

dhe një herë në të kuptuarit dhe interpretuarit e një koncepti apo ligji

fizik. Ky libër ndihmon pikërisht për të plotësuar këto vështirësi të tyre.

Një element i rëndësishëm është të mësuarit e nxënësve me shoqërimin

e problemave me figurën përkatëse, pasi ky element shpesh

anashkalohet prej tyre.

Autorët

3

KREU 1 ELEKTROSTATIKA

1.1 Ngarkesa elektrike dhe bashkëveprimi elektrik

1. Kur dy materiale fërkohen së bashku, a fitojnë ato të njëjtin tip ngarkese elektrike

Argumento përgjigjen me një eksperiment të thjeshtë.

Përgjigje: Kur dy materiale fërkohen, ato fitojnë ngarkesa me shenja të kundërta. Si

argument shërben rasti i mëposhtëm: një copë mëndafshi nëse fërkohet me një shufër

qelqi, shufra e qelqit ngarkohet pozitivisht, ndërsa copa e mëndafshit ngarkohet

negativisht. Në bazë të ligjit të ruajtjes së ngarkesës, sasia e ngarkesës negative të

krijuar është e njëjtë me sasinë e ngarkesës pozitive të krijuar.

2. Jepen katër shufra A, B, C dhe D të ngarkuara elektrikisht. Shufra A dhe shufra B

tërheqin njëra-tjetrën, shufra A dhe C shtyjnë njëra-tjetrën, ndërsa shufrat B dhe D

tërheqin njëra-tjetrën. Çfarë do të ndodhë ndërmjet shufrave A dhe D dhe çiftit C dhe

D Do të shtyjnë apo tërheqin njëri-tjetrin

Përgjigje: Meqë shufrat A dhe B tërheqin njëra-tjetrën, do të thotë se këto shufra janë

ngarkuar me ngarkesa me shenja të kundërta; meqë shufrat A dhe C shtyjnë njëratjetrën,

atëherë ato janë të ngarkuara me ngarkesa të të njëjtës shenjë. Pra, shufra C ka

ngarkesë me të njëjtën shenjë si shufra A dhe ngarkesa e shufrës B është e kundërt në

shenjë me to. Shufrat B dhe D tërheqin njëra-tjetrën, pra kanë ngarkesa me shenjë të

kundërt. Kjo do të thotë që edhe shufra D ka ngarkesë me shenjë të njëjtë me

ngarkesën që zotëron shufra A. Pra, këto dy shufra do të shtyjnë elektrikisht njëratjetrën.

Nga arsyetimi i mësipërm del që shufrat C dhe D janë të ngarkuara me

ngarkesa me shenja të njëjta. Pra shufrat C dhe D shtyjnë elektrikisht njëra-tjetrën.

3. Dy topa prej palce shtogu takohen njëri me një shufër qelqi, që ishte fërkuar më

parë me një copë të mëndafshtë dhe tjetri me vetë copën e mëndafshtë. Përcaktoni

ngarkesën e secilit top dhe nëse shtyjnë apo tërheqin njëri-tjetrin

Përgjigje: Shufra e qelqit është fërkuar me një copë të mëndafshtë. Kjo do të thotë që

shufra e qelqit është e ngarkuar pozitivisht. Meqë njëri top i palcës së shtogut vihet në

takim me të, topi ngarkohet pozitivisht. Copa e mëndafshtë është e ngarkuar

negativisht dhe për rrjedhojë dhe topi që është në takim me të ngarkohet negativisht.

Pra, këto dy topa do të tërheqin elektrikisht njëri-tjetrin.

4. Shpjego mekanizmin e elektrizimit me ndikim, ashtu si tregohet në figurë. Bëj një

skemë ku të paraqiten etapat e një elektrizimi me ndikim, në rastin kur trupi nuk është

i tokëzuar.

5

Përgjigje: Trupi përçues është i pangarkuar, pranë tij afrohet një shufër e ngarkuar

negativisht. Kështu që ndodhemi në situatën e ngarkimit

me ndikim. Pranë shufrës së ngarkuar negativisht, në

1)

trupin përçues do të shfaqen ngarkesat me shenjë të

kundërt, pra ngarkesa pozitive pasi kjo zonë do të

2)

varfërohet me elektrone dhe në pjesën fundore të trupit

3)

përçues do të shfaqen ngarkesat negative, me të njëjtën

Tokë

vlerë sa ato pozitive (në bazë të ligjit të ruajtjes së

4)

ngarkesës). Tokëzimi i trupit përçues, në prani të shufrës,

bën që ngarkesat negative të kalojnë në tokë duke

ngarkuar trupin me ngarkesë pozitive. Më pas heqin

tokëzimin dhe shufrën duke bërë të mundur që elektrizimi i trupit përçues të jetë mbetës.

5. Gjej alternativën e saktë:

Ngarkesa e plotë në një proces elektrizimi ndërmjet trupave që formojnë një sistem të

mbyllur: a) rritet si rezultat i procesit të elektrizimit; b) mbetet konstante; c) është

zero; d) të gjitha janë të vërteta; e) asnjë nga pohimet nuk është i vërtetë.

Përgjigje: Në bazë të ligjit të ruajtjes së ngarkesës, ngarkesa e prodhuar është zero.

Pra, ngarkesa e plotë e sistemit të izoluar mbetet e pandryshuar. Kjo do të thotë që (b)

është alternativa e saktë.

6. Në një sistem të mbyllur kur një trup fiton ngarkesë negative: a) edhe tjetri ka fituar

ngarkesë negative; b) trupi dytë nuk fiton asnjë lloj ngarkese; c) trupi i dytë ka fituar

patjetër një ngarkesë pozitive, në madhësi të ndryshme nga e para; d) trupi i dytë ka

fituar ngarkesë pozitive në madhësi sa ajo negative.

Përgjigje: Në bazë të ligjit të ruajtjes së ngarkesës elektrike, alternativa e saktë është

alternativa (d).

1.2 Ngarkesa elementare dhe shpjegimi i elektrizimit të trupave

1. Gjej alternativën e saktë: atomi është elektrikisht asnjanës sepse: a) nuk ka ngarkesa

elektrike; b) bërthama përmban protone të ngarkuara pozitivisht dhe po aq elektrone të

ngarkuara negativisht; c) bërthama përmban protone dhe neutrone në numër të njëjtë,

por me ngarkesa me shenja të kundërta; d) bërthama është e ngarkuar pozitivisht dhe

rreth saj vërtiten elektronet që janë në numër të njëjtë me protonet.

Përgjigje: Shprehja “elektrikisht asnjanës” përkthehet në gjuhë fizike: sasia e

ngarkesave pozitive është e njëjtë me sasinë e ngarkesave negative. Pra, përgjigja e

saktë është alternativa (d).

6

2. Bashkëveprimi elektrostatik: a) nënkupton një vendndodhje të çastit të ngarkesave

elektrike; b) merr në konsideratë lëvizjen e ngarkesave elektrike; c) nuk realizohet në

natyrë; d) asnjë prej pohimeve nuk është i vërtetë.

Përgjigje: Fjala “elektrostatik” në gjuhë fizike do të thotë një vendndodhje e një çasti e

ngarkesave elektrike, pa marrë në konsideratë lëvizjen. Pra, alternative e saktë është (a).

3. Ngarkesa e çdo grimce elementare të ngarkuar në natyrë: a) është e njëjtë me

ngarkesën e elektronit; b) është e njëjtë me ngarkesën e një protoni; c) mund të jetë e

njëjtë me ngarkesën e elektronit ose të protonit.

Përgjigje: Alternativa e saktë është alternativa (c), pasi nëse diku në një zonë të

hapësirës krijohet një ngarkesë elementare pozitive, në bazë të ligjit të ruajtjes së

ngarkesës, diku tjetër është krijuar një ngarkesë elementare negative.

4. Sipas teorisë elektronike, elektrizimi i trupave është i mbështetur në: a) dukurinë e

kalimit të protoneve nga një trup në një trup tjetër; b) dukurinë e kalimit të elektroneve

nga një trup në një tjetër; c) dukurinë e kalimit të neutroneve nga një trup në një tjetër;

d) nuk ekziston një teori e tillë.

Përgjigje: Në bazë të teorisë elektronike të elektrizimit të trupave, përgjigja e saktë

është alternativa (b).

5. Tregoni dallimin themelor ndërmjet përçuesve dhe dielektrikëve nga pikëpamja

mikroskopike dhe makroskopike.

Përgjigje: Nga pikëpamja mikroskopike themi që trupat që kanë ngarkesa të lira janë

përcjellës të elektricitetit, ndërsa nga pikëpamja makroskopikë, trupat që lejojnë kalimin e

ngarkesave themi që janë përcjellës të elektricitetit. Trupat që nuk kanë ngarkesa të lira

janë veçues ose izolues, pra trupat që nuk lejojnë kalimin e ngarkesave janë veçues.

6. Gjyko mbi pohimet: trupat e ngurtë janë përcjellës sepse: a) kanë elektrone; b) kanë

elektrone të lidhura në rrjetën kristalore; c) elektronet janë të lidhura dobët me bërthamën;

d) kanë elektrone të lira që nuk i përkasin asnjë atomi, por të gjithë trupit përçues.

Përgjigje: Alternativa e saktë është alternativa (d).

7

1.3 Ligji i Kulonit dhe ngarkesa elementare

1. Kujtoni ligjin e bashkëveprimit gravitacional ndërmjet dy grimcave me masa m 1 dhe

m 2 . Krahasojeni atë me ligjin e Kulonit të bashkëveprimit të grimcave me ngarkesa q 1

dhe q 2 . Ç’ngjashmëri dhe ç’ndryshim vini re

Përgjigje: Ligji i bashkëveprimit gravitacional, shpreh varësinë e forcës së

bashkëveprimit tërheqës ndërmjet dy trupave pikësorë me masa m 1 dhe m 2 , si dhe

varësinë e kësaj force nga largësia ndërmjet këtyre dy masave. Kjo forcë është në

përpjesëtim të drejtë me secilën masë dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e

largësisë ndërmjet tyre. Shprehja matematike e ligjit të tërheqjes së gjithësishme është:

2

k⋅m1⋅m2

-11 N⋅

m

F = , ku k = 6,67 ⋅10

është konstantja gravitacionale dhe r është

2

2

r

kg

largësia ndërmjet dy trupave. Ligji i Kulonit shpreh varësinë e forcës së

bashkëveprimit ndërmjet dy ngarkesave pikësore q 1 dhe q 2 nga këto ngarkesa, si dhe

varësinë e kësaj force nga largësia ndërmjet dy ngarkesave. Kjo forcë është në

përpjesëtim të drejtë më secilën ngarkesë dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e

largësisë ndërmjet tyre. Shprehja matematike e ligjit të tërheqjes së gjithësishme është:

2

ke

⋅q1⋅q2

9 N⋅

m

F = , ku k 9 10

2

e

= ⋅ . Pra, të dy bashkëveprimet i nënshtrohen të

2

r

C

njëjtës ligjësi. Rolin e masave e luajnë ngarkesat elektrike. Gjithashtu të dy forcat

kanë varësi përpjesëtimore të zhdrejtë me katrorin e largësisë së dy trupave si dhe

varësi përpjesëtimore të drejtë në lidhje me masat apo ngarkesat. Prania e një trupi me

masë m në një zonë të hapësirës e modifikon këtë zonë të hapësirës, po kështu edhe

prania e ngarkesës elektrike në një zonë të hapësirës e modifikon këtë zonë. Të dy

forcat janë forca të veprimit në distancë.

Dallimi ndërmjet tyre: a) Forca gravitacionale varet nga prodhimi i masave, kurse

forca elektrike varet nga prodhimi i ngarkesave. b) Një tjetër dallim është kahu:

bashkëveprimi gravitacional është veçse tërheqës. Deri tani në asnjë cep të gjithësisë,

“të vëzhguar” nga njeriu, nuk është konstatuar bashkëveprim shtytës. Ngarkesat

elektrike janë dy lloje pozitive dhe negative. Kjo bën që bashkëveprimi elektrik të jetë

shtytës në rastin e ngarkesave me shenja të njëjta dhe tërheqës në rastin e

bashkëveprimit të ngarkesave me shenja të kundërta. c) Një dallim tjetër është

fuqishmëria e këtyre forcave. Konstantja gravitacionale ka një vlerë shumë të vogël.

Kjo bën të mundur që bashkëveprimi gravitacional të jetë i ndjeshëm në rastin kur

njëri prej trupave bashkëveprues ka masën e një planeti. Pra, ajo forcë është e

ndjeshme për trupat kozmikë. Ndërsa konstantja e Kulonit k e ka një vlerë shumë të

madhe. Kjo do të thotë që forca elektrike është më e fuqishme se ajo gravitacionale.

2. Forca shtytëse ndërmjet dy ngarkesave të njëjta është 2,5N. Sa do të jetë kjo forcë

nëse secila nga ngarkesat katërfishohet

8

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!