29.12.2014 Views

Për mua Shkupi është emocion - Koha Ditore

Për mua Shkupi është emocion - Koha Ditore

Për mua Shkupi është emocion - Koha Ditore

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

CyanMagentaYellowBlack

e enjte • 21 mars 2013

mespërmes

KOHA Ditore • 29

Faruk

Tasholli

2

(vijon nga numri i kaluar)

16. Cilin person s’do të kishit dëshiruar ta

takonit kurrë

Njeriun që ban be rrejshëm dhe që suksesin

e vet e sheh në fatkeqësinë e tjetrit.

partizane në luftë kundër pushtimit nazist

Te shqiptarët nuk ka pasur vetëm lëvizje

partizane, ku dominonin komunistët, por

edhe grupime të tjera kombëtare të luftës.

Do të isha bashkuar me dikë, por nga kjo

perspektivë nuk e di me cilin grupim.

17. A duhet të bashkohen Kosova dhe Shqi -

përia

Shqipëria dhe Kosova si dy realitete

shtetërore dhe një realitet etnik duhet të

zhvillohen së pari normalisht. Duhet ta

kalojnë ngecjen historike. duhet të vetëdijesohen

me pavarësinë e veprimit konsekuent

institucional. Institucioni formal pa veprim,

rrezikon që shteti të degradohet dhe në

sipërfaqe të dalin ligjet primitive që dikur

ndërtonin raportet shoqërore. Shikoni sot

çka ndodh në këto dy shtete shqiptare. Institucionalisht

u ngjajnë nxënësve të dobët

që marrin detyra shtëpie dhe ato i shtyjnë

për një kohë tjetër. Thjesht, këto dy shtete,

me funksionimin aktual të strukturave institucionale

mbrohen nga institucionet europiane

si nxënësit e dobët në orë të

mësimit. E kanë vendin në Europë, thonë që

janë në Europë, por nuk u pëlqen disiplina

institucionale europiane. Në Europë ministri

jep dorëheqje për një kiks të vogël në

jetën publike, familjare apo shkencore,

ndërsa në dy shtete shqiptare me përkatësi

europiane, ministrat apo deputetët që reflektojnë

primitivizëm banal, që stolisen me

tituj shkencorë të pameritueshëm, që kanë

në barrë vepra kundërvajtëse e penale, forcojnë

pozitat e tyre në hierarkinë shte -

tërore. Sot ministrat këtu sillen si pronarët

me skllevërit dikur. Shqiptarët e ndarë, si

ishte Kosova nën skllavëri, ëndërronin

bashkimin dhe vdisnin për të se në këtë

bashkim shihnin lirinë në kuptimin e

përgjithshëm të fjalës. Sot, mendoj unë kur

shqiptarët kanë liri, duhet të krijojnë vlera

ose t’i avancojnë ato që i kanë që nga niveli

familjar deri te ai institucional dhe bashkimi

në një shtet apo ecja paralele e të dy

shteteve me shtetet e përparuara europiane,

nga fëmijëria, pikërisht në ditën kur kam

parë tagrambledhësin serbë me pushkë

krahut në derën e shtëpisë sime tek grindej

me babanë tim në gjuhën që nuk e kuptoja,

pastaj atë e kam përcjellë edhe në disa dyer

të lagjes ku vazhdonte e njëjta grindje, e

njëjta atmosferë, me njerëzit që nuk kishin

çka t’i jepnin shtetit në atë varfëri të skajshme.

Më vonë, të ranguar në atë pushtet,

kam parë njerëz inferiorë që sapo e qitnin

këmbën në shkallën e parë bëheshin agresivë

me vartësit e tyre. Pas katrahurave e fitoreve,

u ndërruan shtete e pushtete, por

pushtetari prapë mbeti i njëjtë, jo shërbëtor

i çështjes për të cilën pledon se angazhohet,

por sundimtar, keqbërës, keqpërdorues,

madje edhe keqpërdorues i kombit. Figura e

këtij pushtetari, që sot në Kosovë të tillë ka

shumë, ta neveritë edhe fjalën pushtet. Një

pjesë të pushtetarëve të sotëm të Kosovës i

njoh që nga rinia e hershme, kam pasur raporte

shumë të mira me ta, ua çmoj sakrificën

sublime që kanë bërë për këtë vend në

çdo kohë kur e kishim vështirë, por kur u

veshën me pushtet, e ndryshuan sjelljen.

gazeta, avancohen persona të përkatësisë së

caktuar shtetërore që janë bartës të këtyre

skandaleve. Ndërkaq, më duhet ta them me

dhembje të thellë se gazetat në Kosovë kanë

mbetur vetëm poligone intrigash ku askush

nuk ua vë veshin.

23. Cila ngjyrë ju pëlqen më së shumti

Të shtatë ngjyrat e ylberit.

24. Cila lule ju pëlqen më së shumti

Zambaku.

25. Cilin virtyt tuajin e çmoni më së shumti

Sinqeritetin dhe tolerancën.

26. Cilat virtyte i çmoni te një grua

Bukurinë, urtësinë, mençurinë dhe guximin

për t’u marrë me disa punë që deri vonë

janë konsideruar vetëm punë për burra.

27. Cilat virtyte i çmoni te një burrë

Drejtpërdrejtshmërinë, sinqeritetin dhe krenarinë

në raport të drejtë me kredibilitetin

real që e ka.

35. Cili është intelektuali më i madh i Koso vës

Rexhep Ismajli, sado që numri i intelektualëve

të elitës po shtohet, sidomos në universitetet

dhe në institutet e ndryshme

prestigjioze europiane dhe amerikane. Kur

jam te Rexhep Ismajli, mund të shtoj se pos

si intelektual i lartë, ai intelektualisht, politikisht

dhe kombëtarisht u soll në nivel të

lartë, madje edhe kur kjo ishte „e ndaluar“.

Rexhep Ismajli, pak ditë pas demonstratave

të shtypura me dhunë të vitit 1981, i vetmi

ishte në Universitetin e Prishtinës që në

mbledhjen e Organizatës Themelore të Lidhjes

së Komunistëve të Fakultetit Filozofik,

kundërshtoi Rezolutën e mbledhjes së 16 të

Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, ku në

esencë dënohej çdo gjë shqiptare në emër

të demonstratave. Pos dënimeve partiake,

këtë veprim nuk ia harroi Serbia. Në

izolimin e intelektualëve në fillim të vitit

1989 që u poshtëruan dhe u torturuan deri

në pikën e fundit në burgun e Prokupjes

dhe të Leskovcit, ishte edhe intelektuali

Rexhep Ismajli. Ai edhe sot sillet me korrektësi

konform atributit që e ka.

36. Cili është shkrimtari më i madh shqiptar

Ende po mbetet Ismail Kadare.

37. Cili është aktori/aktorja më e madhe

shqiptare

Ende po mbetet Bekim Fehmiu.

38. A keni marrë pjesë në ndonjë demonstratë

Të jesh student në vitin 1981 në Prishtinë

dhe të mos jesh prezent në demonstrata ka

qenë absurde. Natyrisht që kam marrë

pjesë në demonstrata në të shumtën e

rasteve që këto janë bërë për vite të tëra.

“Për mua Shkupi është emocion”

është çështje që zgjidhet nga vetë shqiptarët.

18. A është dëmtuar dialekti gegë me standardin

gjuhësor të vitit 1972 dhe a duhet të

ndryshohet ky standard

Dëmtimi i gegërishtes ka ndodhur. Kjo ka

ndodhur edhe në gjuhët e tjera të standardizuara

të botës, ku bazë është marrë njëri

nga dialektet. Do të pyesja pse përflitet e

politizohet kaq shumë kjo ngjarje që vërtet

ka qenë domethënëse për kohën dhe me

ndikim shumë pozitiv në unifikimin kombëtar

e kulturor të shqiptarëve brenda e

jashtë Shqipërisë administrative. Nëse e

kër kon nevoja edhe ky standard mund të

ndryshohet përkrah përparimeve të tjera në

shoqërinë shqiptare. Por përgatitja për një

standardizim të ri të gjuhës shqipe, kërkon

mund, kohë dhe investim financiar për

angazhimin e gjuhëtarëve.

19. Cilit komb dhe cilës kulturë do t’i kishit

takuar me qejf

Nuk do ta kisha ndërruar me asgjë kombin

shqiptar, ndërsa kulturën evropiane, fryma

e së cilës e mbrojti edhe kombin tim, nuk do

ta kisha ndërruar me ndonjë kulturë tjetër,

sado që edhe kjo mund të pasurohet dhe

ndikohet pozitivisht nga kulturat e tjera.

20. Sikur të kishit pushtetin politik çfarë do

të ndryshonit së pari

Kjo është pyetja më e gabuar që më bëhet

mua. Unë kurrë nuk do të kisha pushtet

politik. Averzionin ndaj pushtetit e kam që

Ndryshimi i sjelljes së tyre, sidomos në pangopshmërinë

për pasurim të skajshëm, në

pangopshmërinë për sundim, pa respektuar

edhe kriterin më të ulët njerëzor, bëri që

pushtetit t’ia mësyjnë edhe poltronët e të

gjitha fushave, të cilët jo që nuk kanë sakrifikuar,

por për interesa personale edhe kanë

masakruar qenien kombëtare. Sot “tradhtarë”

dhe “patriotë” janë bërë bashkë dhe

nuk ka kush ta dallojë njërin apo tjetrin.

Mos të zgjatem më shumë, por lirinë time

personale, nuk e këmbej për pushtetin politik,

ani më në këto anarki të mëdha!

21. Cili është personi më i rëndësishëm për ju

Dr.Xhevahire Rrahmani, prania e së cilës në

jetën time ka reflektuar mbarësi.

22. Cilën apo cilat gazeta të përditshme i

lexoni

Lexoj gazeta shqipe dhe gjermane. Por me

keqardhje e them se gazetat e sotme

shqiptare, sidomos ato në Kosovë, nuk e

kryejnë funksionin si duhet. Për moskryerjen

e këtij funksioni prapë fajtore janë institucionet

shtetërore. Kur gazetat gjermane

gjejnë ndonjë rast të kundërligjshëm që nga

qytetarët e thjeshtë e deri të kryeministri a

te kryetari i shtetit, menjëherë me ta merret

prokuroria apo institucionet e tjera

përkatëse. Brenda pak kohe shtypi bëri që

të shkarkohet kryetari i Gjermanisë dhe po

ashtu ministres së Arsimit t’i merret edhe

titulli i doktoratës pse u zbulua plagjiati i

saj. Në Kosovë, nga skandalet që zbulon

28. Cilin politikan të kohës së Jugosllavisë e

vlerësoni më shumë

Nuk e kam ndonjërin në mbamendje që do

ta veçoja tash për tash.

29. Cilin politikan të Kosovës pas vitit 1989

e vlerësoni më shumë

Ibrahim Rugovën që figurave të politikës

dhe shkencës botërore ua rikonfirmonte

vlerat civilizuese të shqiptarëve edhe para

kohës së Krishtit.

30. Cilin politikan të Republikës së Shqi -

përisë në 20 vjetët e fundit e vlerësoni më

shumë

Pandeli Majkon.

31. A ka Enver Hoxha ndonjë meritë për

Kosovën

Jo.

32. A ka Josip Broz Tito ndonjë meritë për

zhvillimin politik, arsimor, ekonomik dhe

kulturor të Kosovës

Titoja ka meritë në luftimin e klanit serb në ish-

Jugosllavi dhe në këtë luftë kanë përfituar

shqiptarët duke i ndërtuar institucionet kombëtarë

brenda atij shteti, sado të brishta që ishin.

33. Cili është për ju personaliteti më i urryer

historik

Rankoviqi e Milosheviqi.

34. Sikur të kishit jetuar në Luftën e Dytë

Botërore a do t’iu kishit bashkuar lëvizjes

39. A është toleranca fetare mes shqiptarëve

mit apo realitet

Vetë kombi shqiptar është një krijesë homogjene

me gjithë dallimet krahinore e dialektore

dhe toleranca fetare, besoj,

funksionon si realitet e jo si mit në bashkësinë

shqiptare. Është çudi e madhe se brenda

tri komuniteteve të mëdha fetare të shqiptarëve,

hedhen batuta e kritika të ndërsjella

në adresë të njërit apo të komunitetit tjetër

fetar, por gjatë historisë, kurrë nuk ka ndodhur

ndonjë konflikt fetar, sado që pushtuesit

i kanë fryrë këtij zjarri. Pra, deri tash, strumbullari

kombëtar i ka lidhur shqiptarët,

ndërsa me gjithë dallimet fetare, ata janë ndjerë

dhe ndihen vëllezër të një gjuhe e të një

gjaku. Në çdo luftë, qoftë ajo e armatosur

apo politike, sado që armiku i ka takuar

ndonjërit nga komunitetet tona fetare,

shqiptarët kanë reaguar bashkë. Uroj që kjo

tolerancë dhe bashkëjetesë të vazhdojë edhe

në shekujt e ardhshëm, sado që disa klerikë

të çmendur, trumbetojnë përkatësinë fetari

si vëllazëri e jo përkatësinë kombëtare.

40. Cila është ëndrra e juaj më e madhe

Që vendi im, Kosova, përpos pranisë

gjeografike në Europë, të forcojë mendësinë

europiane dhe me këtë, të ketë një

ngritje të lartë, intelektuale, materiale e kulturore

me vendet e përparuara të këtij kontinenti.

Shkurt, do të doja që pasuria

intelektuale, ekonomike dhe kulturore që e

kanë krijuar dhe po e krijojnë brezat e rinj

të Kosovës në Europë, të hyjë brenda.

CyanMagentaYellowBlack

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!