27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Me dëshirën për të krijuar kushte të favorshme për zhvillimin dhe

diversifikimin e tregtisë ndërmjet palëve dhe për nxitjen e bashkëpunimit

tregtar dhe ekonomik në fushat me interes të përbashkët në bazë të

barazisë, përfitimit reciprok, mos-diskriminimit dhe të drejtës

ndërkombëtare;

Të bindur që kjo marrëveshje do të nxisë intensifikimin e marrëdhënieve

ekonomike të përfitimit reciprok ndërmjet palëve dhe të kontribuojë në

procesin e integrimit në Evropë;

Me dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve të secilës

palë me Bashkimin Evropian dhe integrimin në sistemin tregtar

shumëpalësh;

Të vendosur për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre reciproke tregtare në

përputhje me rregullat dhe disiplinat e OBT-së, pavarësisht nëse ata janë

apo jo anëtarë të OBT-së;

Duke konsideruar që asnjë dispozitë e kësaj marrëveshjeje nuk mund të

interpretohet sikur i përjashton palët nga detyrimet e tyre në

marrëveshjet e tjera ndërkombëtare, veçanërisht të OBT-së,

Kanë vendosur sa më poshtë vijon:

Neni 1

Objektivat

1. Palët do te krijojnë një zonë të tregtisë së lirë në përputhje me

dispozitat e kësaj marrëveshjeje dhe në përputhje me rregullat dhe

procedurat përkatëse të OBT-së. Zona e tregtisë së lirë do te krijohet

gjatë një periudhe transitore që do të përfundojë jo më vonë se 31

dhjetori 2010.

2. Objektivat e kësaj marrëveshjeje janë të:

a. Konsolidojë në një marrëveshje të vetme nivelin ekzistues të

liberalizimit të tregtisë të arritur nëpërmjet rrjetit të

marrëveshjeve bilaterale të tregtisë së lirë tashmë të lidhura

ndërmjet palëve;

b. Përmirësojë më tej kushtet për nxitjen e investimeve, duke

përfshirë investimet e huaja direkte;

c. Zgjerojë tregtinë e mallrave, shërbimeve dhe të forcoje investimet

me anë të rregullave të drejta, të qarta, të qëndrueshme dhe të

parashikueshme;

d. Eliminojë barrierat dhe deformimet e tregtisë dhe të lehtësojë

lëvizjen e mallrave në transit dhe lëvizjen ndërkufitare të mallrave

dhe shërbimeve ndërmjet territoreve të palëve;

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!