Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

dogana.rks.gov.net
from dogana.rks.gov.net More from this publisher
27.12.2014 Views

7. Nëse e lejojnë kërkesat kushtetuese, secila palë mund të zbatojë përkohësisht këtë marrëveshje. Zbatimi i përkohshëm i kësaj marrëveshjeje në bazë të këtij paragrafi i njoftohet Depozituesit. NË DËSHMI TË DHËNË KËTU, palët nënshkruese të autorizuara me fuqi të plotë, e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje. Bërë në Bukuresht më nëntëmbëdhjetë dhjetor 2006 në një kopje të vetme autentike në gjuhën angleze, e cila do të depozitohet tek Depozituesi i marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, i cili u transmeton kopje të vërtetuara të gjitha Palëve. Për Republikën e Shqipërisë Për Republikën e Moldavisë Për Bosnjë dhe Hercegovinën Për Republikën e Malit të Zi Për Republikën e Bullgarisë Për Rumaninë Për Republikën e Kroacisë Për Republikën e Serbisë Për Republikën e Maqedonisë Për Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në emër të Kosovës në përputhje me Rezolutën Nr. 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 4

ANEKSI 1 I MARRËVESHJES PËR AMENDIMIN DHE ZGJERIMIN E MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EUROPËS QENDRORE Versioni i konsoliduar i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA 2006) PREAMBULË Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Bullgarisë, Republika e Kroacisë, Republika e Maqedonisë, Republika e Moldavisë, Republika e Malit të Zi, Rumania, Republika e Serbisë dhe Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në emër të Kosovës në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (këtu e më tutje të quajtura “Palët”), Duke riafirmuar angazhimin e tyre për demokracinë pluraliste të bazuar në shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore; Duke riafirmuar angazhimin e tyre për parimet e ekonomisë së tregut, që përbëjnë bazën për marrëdhëniet e tyre ekonomike; Duke pasur parasysh deklaratën e Vishegradit të 15 shkurtit 1991, deklaratën e Krakovit të 6 tetorit 1991, deklaratën e Poznanit të 25 nëntorit 1994 dhe deklaratën e Zagrebit të 29 nëntorit 2005 të pranuara si rezultatet e mbledhjeve të përfaqësuesve të lartë të Palëve të CEFTA-s; Duke riafirmuar angazhimin e tyre për Aktin Final të Konferencës mbi sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë, Kartën e Parisit, dhe veçanërisht parimet që gjenden në dokumentin final të Konferencës së Bonit mbi Bashkëpunimin Ekonomik në Evropë; Duke pasur parasysh parimet që gjenden në Memorandumin e Mirëkuptimit për Liberalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë më 27 qershor 2001 të adoptuar nga palët nën kujdesin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Jug-Lindore dhe rrjetin përkatës të marrëveshjeve bilaterale të tregtisë së lirë të lidhura ndërmjet tyre; Duke shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me njeri-tjetrin për të kërkuar mënyra dhe mjete për të fuqizuar procesin e integrimit ekonomik në Evropë; Të vendosur për këtë qëllim për të eliminuar pengesat për tregtinë e tyre reciproke, në përputhje me dispozitat e marrëveshjes së Marrakeshit që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë (këtu e me tutje të quajtur “OBT”), dhe për të vendosur gradualisht marrëdhënie më të ngushta ekonomike; 5

ANEKSI 1 I

MARRËVESHJES PËR AMENDIMIN DHE ZGJERIMIN E

MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EUROPËS QENDRORE

Versioni i konsoliduar i

Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore

(CEFTA 2006)

PREAMBULË

Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Bullgarisë,

Republika e Kroacisë, Republika e Maqedonisë, Republika e Moldavisë,

Republika e Malit të Zi, Rumania, Republika e Serbisë dhe Misioni i

Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në

emër të Kosovës në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit

të Kombeve të Bashkuara (këtu e më tutje të quajtura “Palët”),

Duke riafirmuar angazhimin e tyre për demokracinë pluraliste të bazuar

në shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore;

Duke riafirmuar angazhimin e tyre për parimet e ekonomisë së tregut, që

përbëjnë bazën për marrëdhëniet e tyre ekonomike;

Duke pasur parasysh deklaratën e Vishegradit të 15 shkurtit 1991,

deklaratën e Krakovit të 6 tetorit 1991, deklaratën e Poznanit të 25

nëntorit 1994 dhe deklaratën e Zagrebit të 29 nëntorit 2005 të pranuara

si rezultatet e mbledhjeve të përfaqësuesve të lartë të Palëve të CEFTA-s;

Duke riafirmuar angazhimin e tyre për Aktin Final të Konferencës mbi

sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë, Kartën e Parisit, dhe veçanërisht

parimet që gjenden në dokumentin final të Konferencës së Bonit mbi

Bashkëpunimin Ekonomik në Evropë;

Duke pasur parasysh parimet që gjenden në Memorandumin e

Mirëkuptimit për Liberalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë më 27 qershor

2001 të adoptuar nga palët nën kujdesin e Paktit të Stabilitetit për

Evropën Jug-Lindore dhe rrjetin përkatës të marrëveshjeve bilaterale të

tregtisë së lirë të lidhura ndërmjet tyre;

Duke shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me njeri-tjetrin

për të kërkuar mënyra dhe mjete për të fuqizuar procesin e integrimit

ekonomik në Evropë;

Të vendosur për këtë qëllim për të eliminuar pengesat për tregtinë e tyre

reciproke, në përputhje me dispozitat e marrëveshjes së Marrakeshit që

themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë (këtu e me tutje të quajtur

“OBT”), dhe për të vendosur gradualisht marrëdhënie më të ngushta

ekonomike;

5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!