Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

dogana.rks.gov.net
from dogana.rks.gov.net More from this publisher
27.12.2014 Views

2. Çdo palë u përgjigjet menjëherë të gjitha kërkesave të bëra nga një palë tjetër për informacion të veçantë në lidhje me çdo masë të tyre me zbatim të përgjithshëm ose marrëveshje ndërkombëtare që i takojnë ose ndikojnë në këtë marrëveshje. Palët vendosin një pikë kontakti tek e cila paraqiten këto kërkesa. Pikat e kontaktit ua kalojnë menjëherë këto kërkesa agjencive të brendshme përkatëse. Neni 45 Klauzolë e përgjithshme zhvilluese 1. Nëse një palë mendon se do të ishte e dobishme në interes të ekonomive të palëve për të zhvilluar dhe thelluar marrëdhëniet e vendosura nga kjo marrëveshje duke i zgjeruar ato në fusha që nuk mbulohen prej saj, ajo u paraqet një kërkesë të arsyetuar palëve të tjera. Palët mund të udhëzojnë Komitetin e Përbashkët të shqyrtojë këtë kërkesë dhe, sipas rastit, të bëjë rekomandime, veçanërisht me synim hapjen e bisedimeve. 2. Marrëveshjet që rrjedhin nga një procedurë e përmendur në paragrafin 1 i nënshtrohen ratifikimit ose aprovimit nga palët në përputhje me procedurat e tyre të brendshme ligjore. Neni 46 Marrëdhëniet tregtare të rregulluara nga kjo dhe marrëveshje të tjera Kjo marrëveshje nuk pengon mbajtjen ose ngritjen e bashkimeve doganore, zonave të tregtisë së lirë ose masave për tregtinë ndërkufitare në masën që këto nuk kanë efekt negativ mbi regjimin e tregtisë dhe veçanërisht mbi dispozitat në lidhje me rregullat e origjinës të parashikuara nga kjo marrëveshje. Neni 47 Anekset 1. Anekset dhe Deklaratat e Përbashkëta për këtë marrëveshje janë një pjesë përbërëse e saj. 2. Komiteti i Përbashkët mund të vendosë të ndryshojë anekset në përputhje me dispozitat e nenit 40, paragrafi 4 dhe në përputhje me kërkesat e brendshme ligjore të palëve. 3. Nëse palët nuk bien dakord ndryshe, amendimet referuar paragrafit 2 të këtij neni hyjnë në fuqi në përputhje me nenin 41, paragrafi 3 i kësaj marrëveshjeje. 28

Neni 48 Amendimet Amendimet e kësaj marrëveshjeje, të ndryshme nga ato që referohen në nenin 47, hyjnë në fuqi në datën e marrjes së njoftimit të fundit me shkrim, nëpërmjet kanaleve diplomatike, me anë të të cilave të gjitha Palët njoftojnë depozituesin që kërkesat e tyre të brendshme për hyrjen në fuqi të amendimeve janë përmbushur. Neni 49 Aderimi në marrëveshje 1. Aderimi në këtë marrëveshje mund të bëhet me pëlqimin e të gjitha palëve. 2. Termat dhe kushtet e aderimit përcaktohen në një marrëveshje aderimi që lidhet ndërmjet të gjitha palëve në këtë marrëveshje nga njëra anë dhe palës aderuese nga ana tjetër. Neni 50 Hyrja në fuqi Versioni i konsoliduar i marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore (CEFTA 2006) hyn në fuqi në datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore. Neni 51 Kohëzgjatja dhe denoncimi 1. Kjo marrëveshje lidhet për një periudhë të pacaktuar kohe. 2. Secila palë mund të denoncojë këtë marrëveshje me një njoftim me shkrim drejtuar depozituesit nëpërmjet kanaleve diplomatike. Ky denoncim hyn në fuqi në ditën e parë të muajit të shtatë pas datës së marrjes së njoftimit të denoncimit. 3. Palët bien dakord që në rastin e një pale legjitime që bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, kjo palë tërhiqet nga kjo marrëveshje. Tërheqja kryhet jo më vonë se data para hyrjes në fuqi të anëtarësimit dhe pa kompensuar palët e tjera subjekt i kushteve të ndryshuara të tregtisë. 29

Neni 48

Amendimet

Amendimet e kësaj marrëveshjeje, të ndryshme nga ato që referohen në

nenin 47, hyjnë në fuqi në datën e marrjes së njoftimit të fundit me

shkrim, nëpërmjet kanaleve diplomatike, me anë të të cilave të gjitha

Palët njoftojnë depozituesin që kërkesat e tyre të brendshme për hyrjen

në fuqi të amendimeve janë përmbushur.

Neni 49

Aderimi në marrëveshje

1. Aderimi në këtë marrëveshje mund të bëhet me pëlqimin e të gjitha

palëve.

2. Termat dhe kushtet e aderimit përcaktohen në një marrëveshje

aderimi që lidhet ndërmjet të gjitha palëve në këtë marrëveshje nga

njëra anë dhe palës aderuese nga ana tjetër.

Neni 50

Hyrja në fuqi

Versioni i konsoliduar i marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës

Qendrore (CEFTA 2006) hyn në fuqi në datën e hyrjes në fuqi të

marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së

lirë të Evropës Qendrore.

Neni 51

Kohëzgjatja dhe denoncimi

1. Kjo marrëveshje lidhet për një periudhë të pacaktuar kohe.

2. Secila palë mund të denoncojë këtë marrëveshje me një njoftim me

shkrim drejtuar depozituesit nëpërmjet kanaleve diplomatike. Ky

denoncim hyn në fuqi në ditën e parë të muajit të shtatë pas datës së

marrjes së njoftimit të denoncimit.

3. Palët bien dakord që në rastin e një pale legjitime që bëhet anëtare e

Bashkimit Evropian, kjo palë tërhiqet nga kjo marrëveshje. Tërheqja

kryhet jo më vonë se data para hyrjes në fuqi të anëtarësimit dhe pa

kompensuar palët e tjera subjekt i kushteve të ndryshuara të tregtisë.

29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!