27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Një nëpunës i një autoriteti pritës mund të autorizohet të dalë, brenda

kufijve të autorizimit të dhënë, si ekspert ose dëshmitar në procese

administrative ose gjyqësore në lidhje me çështjet që mbulohen nga ky

aneks, dhe të paraqesë ato objekte, dokumente ose kopje të vërtetuara të

tyre, që mund të jenë të nevojshme për procedimet. Kërkesa për paraqitje

duhet të tregoje me saktësi se para cilit autoritet gjyqësor ose

administrativ do të dalë nëpunësi, për cilat çështje dhe në sajë të cilës

cilësi apo kualifikim do të pyetet ai.

Neni 12

Shpenzimet e asistencës

Palët heqin dorë nga të gjitha pretendimet ndaj njëra-tjetrës për

rimbursimet e shpenzimeve që shkaktohet në pajtim me këtë aneks,

përveç kur, sipas rastit, për shpenzimet e ekspertët dhe dëshmitarët, dhe

ata interpretë ose përkthyes që nuk janë punonjës të shërbimit publik.

Neni 13

Zbatimi

1. Zbatimi i këtij aneksi u ngarkohet autoriteteve doganore të palëve. Ata

vendosin për të gjitha masat praktike të nevojshme për zbatimin e tij,

duke marrë parasysh rregullat në fuqi veçanërisht në fushën e mbrojtjes

së të dhënave. Ata mund t’u rekomandojnë autoriteteve kompetente

amendimet që ata mendojnë se duhet t’i bëhen këtij aneksi.

2. Palët konsultohen me njëra-tjetrën dhe e mbajnë njëra-tjetrën të

informuar për rregullat e detajuara për zbatimin që miratohen në pajtim

me dispozitat e këtij aneksi.

Neni 14

Marrëveshje të Tjera

1. Duke marrë parasysh kompetencat përkatëse të palëve, dispozitat e

këtij aneksi:

a. nuk do të prekin detyrimet e palëve të CEFTA-s në bazë të një

marrëveshjeje ose konvente tjetër ndërkombëtare

b. konsiderohen plotësuese për marrëveshjet e ndihmës së ndërsjelltë që

janë ose mund të lidhen ndërmjet palëve individuale të CEFTA-s.

2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1, dispozitat e këtij aneksi do të

mbizotërojnë mbi dispozitat e çdo marrëveshjeje dypalëshe mbi

asistencën reciproke që është ose mund të lidhet ndërmjet palëve

individuale në masën që dispozitat e kësaj të fundit nuk përputhen me ato

të aneksit.

3. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me zbatueshmërinë e aneksit,

palët konsultohen me njëra tjetrën për zgjidhjen e çështjes në kuadrin e

Komitetit të Përbashkët të ngritur në bazë të nenit 40 të versionit të

konsoliduar të marrëveshjes për tregtinë e lirë të Evropës Qendrore

(CEFTA 2006).

281

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!