27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

(b) mund të cenonte politikën publike, sigurinë publikë apo interesa të

tjera thelbësore, veçanërisht në rastet referuar Nenit 10, paragrafi 2, ose

(c) cenonte një sekret industrial, tregtar ose profesional.

2. Asistenca mund të shtyhet nga autoriteti pritës me shkakun që ai do të

ndërhyjë në një hetim në proces, ndjekje penale apo procedim të

papërfunduar. Në një rast të tillë, autoriteti pritës konsultohet me

autoritetin aplikues për të përcaktuar nëse ndihma mund të jepet në

pajtim me këto terma dhe kushte siç mund të kërkohen nga autoriteti

pritës.

3. Nëse autoriteti aplikues kërkon sistencë që ai vetë nuk do të ishte në

gjendje ta jepte nëse i kërkohej, ai e vë në dukje një gjë të tillë në

kërkesë. Pastaj i mbetet autoritetit kërkues të vendosë si do të përgjigjet

ndaj një kërkese të tillë.

4. Për çështjet e përmendura në paragrafët 1 dhe 2, vendimi i autoritetit

pritës dhe arsyet për të duhet t’i komunikohen autoritetit aplikues pa

vonesë.

Neni 10

Shkëmbimi i informacionit dhe konfidencialiteti

1. Çdo informacion i komunikuar në çfarëdolloj forme në pajtim me këtë

aneks është i një natyre konfidenciale dhe të kufizuar, në varësi të

rregullave të zbatueshme për secilën palë. Ai mbulohet nga detyrimi i

sekretit zyrtar dhe gëzon mbrojtjen e dhënë për informacion të ngjashëm

në bazë të ligjeve përkatës të palës që e ka marrë atë dhe dispozitat

përkatëse që zbatohen për autoritetet.

2. Të dhënat personale mund të shkëmbehen vetëm nëse pala që mund t’i

marrë ato merr përsipër të ruajë të dhënat e tilla të paktën në një mënyrë

të njëjtë me atë që zbatohet për atë çështje të veçantë në palën që mund

t’i japë ato. Për këtë qëllim, palët i komunikojnë njëra-tjetrës informacion

për rregullat e tyre të zbatueshme, duke përfshirë, sipas rastit, dispozitat

ligjore në fuqi tek palët.

3. Përdorimi, në të gjitha proceset gjyqësore dhe administrative të filluara

në lidhje me operacionet në shkelje të legjislacionit doganor, ose

informacionit të marrë në bazë të këtij aneksi, konsiderohet të jetë për

qëllimet e këtij aneksi. Kështu, palët, në regjistrat e tyre të provave,

raporteve dhe deklarimeve dhe proceset dhe paditë e ngritura në gjykata,

mund të përdorin si provë informacionin e marrë dhe dokumentet e

konsultuara në pajtim me dispozitat e këtij aneksi. Autoriteti kompetent

që ka dhënë këtë informacion ose ka krijuar mundësinë për këto

dokumente njoftohet për këtë përdorim.

4. Informacioni i marrë përdoret vetëm për qëllimet e këtij aneksi. Nëse

një prej palëve dëshiron të përdorë këtë informacion për qëllime të tjera,

ajo merr informacionin. Ky përdorim u nënshtrohet kufizimeve të

parashikuara nga ky autoritet.

Neni 11

Ekspertët dhe dëshmitarët

280

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!