27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2. Çdo palë u përgjigjet menjëherë të gjitha kërkesave të bëra nga një

palë tjetër për informacion të veçantë në lidhje me çdo masë të tyre

me zbatim të përgjithshëm ose marrëveshje ndërkombëtare që i

takojnë ose ndikojnë në këtë marrëveshje. Palët vendosin një pikë

kontakti tek e cila paraqiten këto kërkesa. Pikat e kontaktit ua kalojnë

menjëherë këto kërkesa agjencive të brendshme përkatëse.

Neni 45

Klauzolë e përgjithshme zhvilluese

1. Nëse një palë mendon se do të ishte e dobishme në interes të

ekonomive të palëve për të zhvilluar dhe thelluar marrëdhëniet e

vendosura nga kjo marrëveshje duke i zgjeruar ato në fusha që nuk

mbulohen prej saj, ajo u paraqet një kërkesë të arsyetuar palëve të

tjera. Palët mund të udhëzojnë Komitetin e Përbashkët të shqyrtojë

këtë kërkesë dhe, sipas rastit, të bëjë rekomandime, veçanërisht me

synim hapjen e bisedimeve.

2. Marrëveshjet që rrjedhin nga një procedurë e përmendur në

paragrafin 1 i nënshtrohen ratifikimit ose aprovimit nga palët në

përputhje me procedurat e tyre të brendshme ligjore.

Neni 46

Marrëdhëniet tregtare të rregulluara nga kjo dhe

marrëveshje të tjera

Kjo marrëveshje nuk pengon mbajtjen ose ngritjen e bashkimeve

doganore, zonave të tregtisë së lirë ose masave për tregtinë ndërkufitare

në masën që këto nuk kanë efekt negativ mbi regjimin e tregtisë dhe

veçanërisht mbi dispozitat në lidhje me rregullat e origjinës të

parashikuara nga kjo marrëveshje.

Neni 47

Anekset

1. Anekset dhe Deklaratat e Përbashkëta për këtë marrëveshje janë një

pjesë përbërëse e saj.

2. Komiteti i Përbashkët mund të vendosë të ndryshojë anekset në

përputhje me dispozitat e nenit 40, paragrafi 4 dhe në përputhje me

kërkesat e brendshme ligjore të palëve.

3. Nëse palët nuk bien dakord ndryshe, amendimet referuar paragrafit 2

të këtij neni hyjnë në fuqi në përputhje me nenin 41, paragrafi 3 i

kësaj marrëveshjeje.

28

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!