27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Neni 7

Ekzekutimi i kërkesave

1. Me qëllim që të përmbushet kërkesa për ndihmë, autoriteti pritës

procedon, brenda kufijve të kompetencës së tij dhe burimeve në

dispozicion, sikur të vepronte në emër të vet ose me kërkesë të

autoriteteve të tjera të së njëjtës palë, duke dhënë informacionin e

zotëruar, duke kryer hetimet e përshtatshme ose duke marrë masat që

ato të kryhen. Kjo dispozitë zbatohet edhe për çdo autoritet tjetër që i

është dërguar kërkesa nga autoriteti pritës nëse ky i fundit nuk vepron dot

vetë.

2. Kërkesat për asistencë do të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur

me kërkesë në pajtim me dispozitat ligjore ose nënligjore të palës pritëse.

3. Nëpunësit e autorizuar rregullisht të një palë, me pëlqimin e palës

tjetër të përfshirë dhe në pajtim me kushtet e parashikuara nga e fundit,

mund të jenë të pranishëm për të marrë në zyrat e autoritetit pritës ose

çdo autoriteti tjetër të interesuar në pajtim me paragrafin 1, informacion

në lidhje me aktivitete që janë ose mund të jenë operacione që shkelin

legjislacionin doganor që autoritetit aplikues i duhet për qëllimet e këtij

aneksi.

4. Nëpunësit e autorizuar rregullisht të një pale, me pëlqimin e palës

tjetër të përfshirë dhe në pajtim me kushtet e përcaktuara nga kjo e

fundit, mund të jenë të pranishëm në hetimet e kryera në territorin e këtij

të fundit.

Neni 8

Forma në të cilën duhet të komunikohet informacioni

1. Autoriteti pritës i komunikon rezultatet e hetimeve autoritetit aplikues

me shkrim së bashku me dokumentet përkatës, kopjet e vërtetuara ose

sende të tjera.

2. Ky informacion mund të jetë në formë të kompjuterizuar.

3. Dokumentet origjinale transmetohen vetëm me kërkesë në rastet kur

kopjet e certifikuara do të ishin të pamjaftueshme. Këto origjinale kthehen

në rastin më të parë.

Neni 9

Përjashtime të detyrimit për dhënien e asistencës

1. Asistenca mund të refuzohet ose mund t’i nënshtrohet përmbushjes së

kushteve ose kërkesave të caktuara në rastet kur një palë është e

mendimit që asistenca në bazë të këtij aneksi do të:

(a) mund të cenonte sovranitetin e palëve që u është kërkuar të japin

asistencë në bazë të aneksit;

279

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!