27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

d. personat fizikë dhe juridikë në lidhje me të cilët ka shkaqe të

arsyeshme për të besuar që ata janë ose janë përfshirë në operacione që

shkelin legjislacionin doganor;

e. mjetet e transportit në lidhje me të cilët ka shkaqe të arsyeshme për të

besuar që ata kanë qenë, janë ose mund të përdoren në operacionet që

shkelin legjislacionin doganor.

Neni 5

Dorëzimi, njoftimi

Me kërkesë të autoritetit aplikues, autoriteti pritës, në pajtim me

dispozitat ligjore dhe nënligjore të zbatueshme për këtë të fundit, merr të

gjitha masat e nevojshme për të:

a. dorëzuar çdo dokument, ose

b. njoftuar çdo vendim,

që vjen nga autoriteti aplikues dhe përfshihet në fushën e këtij aneksi,

drejtuar një të adresuari rezident ose të themeluar në territorin e

autoritetit pritës.

Kërkesat për dorëzimin e dokumenteve ose njoftimin e vendimeve bëhet

me shkrim në një gjuhë zyrtare të autoritetit pritës ose në anglisht.

Neni 6

Forma dhe përmbajtja e kërkesave për asistencë

1. Kërkesat në pajtim me këtë aneks bëhen me shkrim. Ato shoqërohen

nga dokumentet e nevojshëm për të mundësuar përmbushjen e kërkesës.

Nëse kërkohet për shkak të urgjencës së situatës, kërkesat gojore mund

të pranohen, por duhet të konfirmohet menjëherë me shkrim.

2. Kërkesat në pajtim me paragrafin 1 përfshijnë informacionin e

mëposhtëm:

(a) autoritetin aplikues;

(b) masën e kërkuar;

(c) objektin dhe shkakun e kërkesës;

(d) dispozitat ligjore dhe nënligjore dhe elementët e tjerë ligjorë të

përfshirë;

(e) treguesit sa më të saktë dhe të plotë që të jetë e mundur mbi

personat fizikë dhe juridike që janë objekt i hetimeve;

(f) një përmbledhje të fakteve përkatës dhe të hetimeve të kryera.

3. Kërkesat paraqiten në një gjuhë zyrtare të autoritetit pritës ose në

anglisht. Kjo kërkesë nuk zbatohet për asnjë dokument që shoqëron

kërkesën sipas paragrafit 1.

4. Nëse një kërkesë nuk përmbush kërkesat formale të parashikuara më

sipër, mund të kërkohet korrigjimi ose plotësimi i saj; ndërkohe mund të

caktohen masat e përkohshme.

278

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!