27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1. Me kërkesë të autoritetit aplikues, autoriteti pritës i jep atij të gjithë

informacionin përkatës që mund t’i krijojë mundësi atij të sigurojë që

legjislacioni doganor zbatohet me korrektësi, duke përfshirë informacionin

në lidhje me aktivitetin e caktuar ose planifikuar që janë ose mund të jenë

operacione për shkeljen e legjislacionit doganor.

2. Me kërkesë të autoritetit aplikues, autoriteti pritës e informon atë:

(a) nëse mallrat e eksportuara nga territori i një prej Palëve janë

importuar në mënyrë të rregullt në territorin e Palës tjetër, duke

përcaktuar, sipas rastit, procedurën e zbatuar për mallrat;

(b) nëse mallrat e importuar në territorin e një prej Palëve janë

eksportuar në mënyrë të rregullt nga territori i Palës tjetër, duke

përcaktuar, sipas rastit, procedurën e doganës të zbatuar për mallrat.

3. Me kërkesë të autoritetit aplikues, autoriteti pritës, brenda kuadrit të

dispozitave të tij ligjore dhe nënligjore, merr masat e nevojshme për të

siguruar mbikëqyrjen e veçantë për:

(a) personat fizikë dhe juridikë në lidhje me të cilët ka shkaqe të

arsyeshme për të besuar që ata janë ose kanë qenë përfshirë në

operacione për shkeljen e legjislacionit doganor;

(b) vendet ku stoqet e mallrave janë ose mund të montohen në një

mënyrë të tillë që të ketë shkaqe të arsyeshme për të besuar që këto

mallra janë të destinuar për t’u përdorur në operacione që shkelin

legjislacionin doganor;

(c) mallrat që janë ose mund të transportohen në mënyrë të tillë që

krijojnë shkaqe të arsyeshme për të besuar që ata janë të destinuar për

t’u përdorur në operacione që shkelin legjislacionin doganor;

(d) mjetet e transportit që janë ose mund të përdoren në mënyrë të tillë

që ka shkaqe të arsyeshme për të besuar që ata janë të destinuar të

përdoren në operacione që shkelin legjislacionin doganor.

Neni 4

Asistenca spontane

Palët ndihmojnë njëra-tjetrën, me iniciativë të tyre dhe ne pajtim me

dispozitat e tyre ligjore dhe nënligjore, nëse ato e konsiderojnë të

nevojshme për zbatimin e saktë të legjislacionit doganor, veçanërisht

duke dhënë informacionin e marrë në lidhje me:

a. aktivitetet që janë ose duken se janë operacione që shkelin

legjislacionin doganor dhe që mund të jenë me interes për Palën tjetër të

CEFTA-s;

b. mjete dhe metoda të reja të zbatuara për kryerjen e operacioneve që

shkelin legjislacionin doganor;

c. mallrat që dihet që u janë nënshtruar operacioneve që shkelin

legjislacionin doganor;

277

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!