27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

marrë masa provizore ri-balancuese sipas kushteve dhe në përputhje

me procedurat e parashikuara në nenin 24. Masat e marra u njoftohen

menjëherë palëve dhe Komitetit të Përbashkët, që do të zhvillojë

konsultime të rregullta me qëllim heqjen e tyre. Masat hiqen nëse nuk

ekzistojnë më kushtet që justifikojnë mbajtjen e tyre sipas mendimit

të Komitetit të Përbashkët, ose, nëse mosmarrëveshja i paraqitet

arbitrazhit, kur jepet një vendim arbitrazhi që është në përputhje me

vendimin e Komitetit të Përbashkët.

Neni 43

Arbitrazhi

1. Mosmarrëveshjet ndërmjet palëve, që lindin pas hyrjes në fuqi të

kësaj marrëveshjeje ndërmjet palëve të interesuara dhe në lidhje me

interpretimin ose zbatimin e të drejtave dhe detyrimeve në bazë të

saj, që nuk janë zgjidhur me anë të konsultimeve të drejtpërdrejta në

Komitetin e Përbashkët brenda 90 ditëve kalendarike nga data e

marrjes së kërkesës për konsultime, mund t’i nënshtrohen

procedurave të arbitrazhit, nga njëra prej palëve në mosmarrëveshje

me anë të një njoftimi me shkrim drejtuar palës tjetër në

mosmarrëveshje. Një kopje e këtij njoftimi u komunikohet të gjitha

palëve të kësaj marrëveshjeje. Nëse paraqitjen në gjykatën e

arbitrazhit e kërkojnë më shumë se një palë në lidhje me të njëjtën

çështje, duhet të ngrihet një gjykatë arbitrazhi e vetme për të

shqyrtuar këto mosmarrëveshje, kurdoherë që është e mundur.

2. Gjykata e Arbitrazhit do të zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me

dispozitat e kësaj marrëveshjeje dhe çdo rregull tjetër të zbatueshëm

të së drejtës ndërkombëtare. Gjykata i shqyrton amicus curiae

shpjegimet e palëve që nuk janë përfshirë në mosmarrëveshje.

3. Përbërja dhe funksionimi i Gjykatës së Arbitrazhit rregullohet nga

aneksi 9. Vendimi i Gjykatë së Arbitrazhit është i formës së prerë dhe

detyrues për palët në mosmarrëveshje.

4. Mosmarrëveshjet në proces konsultimi ose arbitrazhi, sipas kësaj

marrëveshjeje nuk do t’i paraqiten OBT-së për zgjidhje. As edhe një

çështje ose mosmarrëveshje që i është nënshtruar procedurave të

zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të OBT-së, nuk duhet të paraqitet për

arbitrazh në bazë të këtij neni.

Neni 44

Transparenca

1. Çdo palë publikon menjëherë çdo ligj, rregullore, vendim gjyqësor ose

administrativ me zbatim dhe procedurë të përgjithshme, duke

përfshirë klauzolat standarde të kontratave ose çdo ndryshim të tyre,

në lidhje me çështjet që mbulohen në këtë marrëveshje.

27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!