27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

5. Komiteti i Përbashkët mund të vendosë për të ngritur organe të

përshtatshme, si grupe pune, taskë forca, nën-komitete, dhe organe

të tjera që ai i konsideron të nevojshme për të asistuar në

përmbushjen e detyrave të tij.

6. Komiteti i Përbashkët do të miratojë një listë ndërmjetësuesish të

rënë dakord bashkërisht nga personat e kualifikuar për të

ndërmjetësuar mosmarrëveshjen në pajtim me rregullat e pajtimit

UNCITRAL.

Neni 42

Përmbushja e detyrimeve dhe konsultimeve

1. Palët marrin të gjitha masat e nevojshme që kërkohen për të

përmbushur detyrimet e tyre në bazë të kësaj marrëveshjeje. Ato

kujdesen që të arrihen objektivat e parashikuara në marrëveshje.

Nëse lind ndonjë divergjencë në lidhje me interpretimin dhe aplikimin

e kësaj marrëveshjeje, palët e interesuara marrin çdo masë me anë të

bashkëpunimit dhe konsultimeve, nëse është e nevojshme në

Komitetin e Përbashkët, për të arritur një rezolutë reciprokisht të

pranueshme.

2. Çdo palë mund t’i kërkojë me shkrim Komitetit të Përbashkët që

konsultimet me një palë tjetër në lidhje me një masë aktuale ose të

propozuar apo çdo çështje tjetër që ajo e konsideron se ndikon në

operimin e kësaj marrëveshjeje, të realizohet në Komitetin e

Përbashkët. Pala që kërkon konsultime në të njëjtën kohë njofton për

këtë palët e tjera me shkrim dhe jep të gjithë informacionin e duhur.

Komiteti i Përbashkët mund të rekomandojë masa të përshtatshme.

3. Këto konsultime, nëse palët e interesuara bien dakord, mund të

kryhen në praninë e një ndërmjetësi. Nëse palët e interesuara nuk

bien dakord për një ndërmjetës, Kryetari i Komitetit të Përbashkët

ose, nëse ai është shtetas ose rezident i një prej palëve të

interesuara, i pari prej paraardhësve të tij që nuk është, emëron

ndërmjetësin brenda 20 ditëve kalendarike pas marrjes së kërkesës

së parë me shkrim për ndërmjetësim në pajtim me rregullat e

parashikuara në aneksin 8. Ndërmjetësi do të paraqesë një raport

përfundimtar Komitetit të Përbashkët jo më vonë se 60 ditë

kalendarike pas emërimit të tij/saj. Nëse në bazë të raportit të

ndërmjetësit nuk mund të gjendet një zgjidhje, Komiteti i Përbashkët

trajton çështjen me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje bashkërisht të

pranueshme. Nëse kjo nuk ka rezultat, Komiteti i Përbashkët do të

rekomandojë masa të përshtatshme.

4. Nëse një palë konsideron se një palë tjetër nuk ka përmbushur një

detyrim në bazë të kësaj marrëveshjeje, dhe konsultimet dypalëshe,

ndërmjetësimi ose Komiteti i Përbashkët nuk kanë mundur të arrijnë

një zgjidhje bashkërisht të pranueshme brenda 90 ditëve kalendarike

nga marrja e njoftimit referuar paragrafit 2, pala përkatëse mund të

26

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!