27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2. Secila palë jo më vonë se 1 maj 2010 siguron hapjen graduale dhe të

efektshme të tregut të prokurimeve publike me qëllim që, në lidhje

me çdo ligj, rregullore, procedurë dhe praktikë, mallrave, shërbimeve

dhe furnitorëve të palëve të tjera do t’u jepet një trajtim jo më pak i

favorshëm se ai i dhënë për mallrat, shërbimet dhe furnitorët e

brendshëm. Veçanërisht, palët do të sigurojnë që entet e tyre:

a. nuk e trajtojnë një furnitor të themeluar brenda vendit në mënyrë

më pak të favorshme se një furnitor tjetër të themeluar brenda

vendit mbi bazën e shkallës së filialit te huaj ose pronësisë nga një

person i një pale tjetër; dhe

b. nuk diskriminojnë ndaj një furnitori të themeluar brenda vendit

mbi bazën që mallrat ose shërbimet e ofruara nga ky furnitor për

një prokurim të caktuar janë mallrat ose shërbimet nga një pale

tjetër.

3. Ky nen nuk zbatohet as për masat në lidhje me tarifat doganore ose

detyrime të tjera të çdo lloji të vendosura mbi ose në lidhje me

importimin, metodën e caktimit të tarifave ose detyrimeve të tilla,

rregullore të tjera importi, duke përfshirë kufizimet dhe formalitetet,

dhe as për masat që prekin tregtinë në shërbime të ndryshme nga

masat që rregullojnë në mënyrë të veçantë prokurimin.

Neni 36

Klauzola zhvilluese

1. Palët rishikojnë rregullisht në Komitetin e Përbashkët, progresin për

hapjen e tregjeve të tyre të prokurimeve publike. Rishikimi i parë do

të kryhet jo më vonë se 1 maji 2008 dhe do të përqendrohet në

përmbushjen e nenit 35, paragrafi 1. Mbi bazën e këtyre rishikimeve,

Komiteti i Përbashkët mund të rekomandojë veprime të mëtejshme

për të përmbushur objektivat e nenit 35, paragrafi 2.

2. Nëse një palë në të ardhmen i lejon një pale të tretë avantazhe në

lidhje me hyrjen në tregjet e tyre përkatëse të prokurimit tej asaj që

është rënë dakord në këtë marrëveshje, ajo u ofron palëve të tjera

mundësi të përshtatshme për të hyrë në bisedime me qëllimin e

dhënies së këtyre avantazheve mbi bazë reciproke.

D. — Mbrojtja e pronësisë intelektuale

Neni 37

Fusha dhe përkufizimet

Për qëllimet e kësaj marrëveshjeje, të drejtat e pronësisë intelektuale

përfshijnë të drejta të pronësisë industriale (patenta, marka tregtare,

23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!