27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Një trajtim i tillë nuk ka të bëjë as edhe me një avantazh që një Palë

u jep investitorëve të një shteti të tretë në sajë të marrëveshjeve të

taksimit të dyfishtë ose marrëveshjeve të tjera me bazë reciproke në

lidhje me çështjet e taksave.

Neni 33

Klauzola zhvilluese

1. Palët konsultohen në Komitetin e Përbashkët, duke synuar arritjen

graduale të një bashkërendimi të gjerë të politikave të investimeve të

tyre.

2. Në këtë masë, palët afirmojnë përkushtimin e tyre gradualisht për të

rishikuar kuadrin e tyre të brendshëm ligjor në lidhje me investimet,

me qëllim lehtësimin e kushteve të investimeve. Palët do të

shkëmbejnë informacion mbi këto aspekte në Komitetit të përbashkët,

në përputhje me nenin 31, paragrafi 4.

3. Palët shqyrtojnë gjithashtu mundësitë e dhënies së avantazheve të

ngjashme shtesë, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e tyre të

brendshme, investitorëve të palëve të tjera ose, sipas rastit,

investitorëve të shteteve të tretë.

C. — Prokurimi publik

Neni 34

Fusha dhe përkufizimet

Kjo marrëveshjet zbatohet për të gjithë ligjet, rregulloret, procedurat ose

praktikat në lidhje me prokurimet nga subjektet qeveritare qendrore ose

lokale ose subjekte të tjera përkatëse. Asgjë në nenet 26-29 të kësaj

marrëveshjeje nuk interpretohet sikur cakton ndonjë detyrim në lidhje me

prokurimin qeveritar. Do të zbatohen përkufizimet e nenit I të

marrëveshjes së OBT-së për prokurimin publik.

Neni 35

Objektivat

1. Secila palë që nga data e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje do të

sigurojë që prokurimet nga entet e veta do të zhvillohen në një

mënyrë transparente dhe të arsyeshme, do të trajtojnë të gjithë

furnitorët e palëve tjera me barazi, dhe bazohet në parimin e

konkurrencës së hapur dhe të efektshme.

22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!