27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mosmarrëveshje mund t’i nënshtrohet procedurave të arbitrazhit të

parashikuara në një prej marrëveshjeve që përcaktohen në aneksin 6.

Neni 31

Objektivat

1. Palët krijojnë dhe mbajnë kushte të qëndrueshme, të favorshme dhe

transparente për investitorët e palëve të tjera që po bëjnë ose

kërkojnë të bëjnë investime në territoret e tyre.

2. Secila palë do të nxisë sa të jetë e mundur investimet e bëra nga

investitorët e palëve të tjera në territorin e saj dhe i pranon këto

investime në përputhje me ligjet dhe rregulloret e saj të brendshme.

3. Nëse një palë ka pranuar një investim të bërë nga investitorët nga

Palët e tjera, ajo, në pajtim me ligjet dhe rregulloret e saj të

brendshme, jep lejet e nevojshme dhe autorizimet administrative në

lidhje me një investim të tillë.

4. Në këtë mase, palët do të shkëmbejnë, brenda kuadrit të Komitetit të

Përbashkët, informacion në lidhje me ligjet dhe rregulloret e tyre për

themelimin e investimeve, si dhe çdo mundësi investimi.

Neni 32

Trajtimi i investimeve

1. Secila palë garanton trajtim të drejtë dhe të barabartë dhe mbrojtje

dhe siguri të plotë për investimet e investitorëve të palëve të tjera.

2. Secila palë i mbron investimet e bëra në pajtim me ligjet dhe

rregulloret e saj të brendshme nga investitorët e palëve të tjera dhe

nuk do të dëmtojë me anë të masave të paarsyeshme ose

diskriminuese menaxhimin, mirëmbajtjen, përdorimin, gëzimin,

zgjerimin, shitjen ose likuidimin e këtyre investimeve. Palët nuk

miratojnë asnjë rregullore ose masë të re që do të vendoste një

diskriminim në lidhje me themelimin e shoqërive të një Pale tjetër në

territorin e tyre.

3. Palët do të sigurojnë, në lidhje me themelimin dhe operimin e

investimeve të palëve të tjera, një trajtim jo më pak të favorshëm se

ai që u jepet nga secila palë investimeve të bëra nga investitorët e

vet, ose që u jepet nga secila palë investimeve të investitorëve nga

një shtet i tretë, nëse trajtimi i këtij të fundit është më i favorshëm.

4. Dispozitat e trajtimit jo-diskriminues, trajtimit kombëtar dhe trajtimit

të kombit më të favorizuar të kësaj marrëveshjeje nuk do të zbatohen

tek të gjitha avantazhet e tashme dhe të ardhme të dhëna nga një

Palë në sajë të anëtarësisë së saj në një bashkim doganor, ekonomik

ose monetar, një treg të përbashkët ose një zonë e tregtisë së lirë.

21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!