27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Neni 33

Verifikimi i vërtetimit të origjinës

1. Verifikimet e duhura të vërtetimit të origjinës duhet të kryhen me metodën e

zgjedhjes së rastit ose sa herë që autoritetet doganore të palës importuese kanë

dyshime të arsyeshme për origjinalitetin e dokumenteve të tillë, për statusin e

origjinës së produkteve përkatëse ose për përmbushjen e kërkesave të tjera të këtij

protokolli.

2. Për qëllimet e zbatimit të dispozitave të paragrafit 1, autoritetet doganore të

vendit importues duhet t’ia kthejnë certifikatën e qarkullimit të mallrave EUR.1 si

dhe deklaratën faturë, në rast se është paraqitur, ose një kopje të këtyre

dokumenteve, autoriteteve doganore të palës eksportuese, duke u dhënë, sipas

rastit, arsyet për hetimin. Çdo dokument dhe informacion i marrë, i cili thotë se

informacioni i dhënë mbi vërtetimin e origjinës është jo korrekt, paraqitet në

mbështetje të kërkesës për verifikim.

3. Verifikimi duhet të kryhet nga autoritetet doganore të palës eksportuese. Për

këtë qëllim, ato duhet të kenë të drejtën të kërkojnë çdo dokument dhe të kryejnë

çdo inspektim të llogarive të eksportuesit ose çdo lloj kontrolli që konsiderohet i

nevojshëm.

4. Në rast se autoritetet doganore të palës importuese vendosin të pezullojnë

përkohësisht dhënien e trajtimit preferencial për produktet përkatës, ndërkohë që

presin rezultatet e verifikimit, importuesit duhet t’i ofrohet mundësia për të mos i

bllokuar produktet, sipas ndonjë mase parandaluese që mendohet e nevojshme.

5. Autoritetet doganore që kërkojnë verifikimin duhet të informohen për rezultatet

e këtij verifikimi sa më shpejtë që të jetë e mundur. Këto rezultate duhet të

tregojnë qartë kur dokumentet janë autentikë dhe kur produktet përkatëse mund të

konsiderohen si produkte që janë me origjinë në një palë si dhe që plotësojnë

kërkesat e tjera të këtij protokolli.

6. Në rast se për një dyshim të arsyeshëm, nuk ka përgjigje brenda 10 muajve nga

data e kërkesës së verifikimit, ose në qoftë se përgjigjja nuk përmban informacion

të mjaftueshëm për të përcaktuar origjinalitetin e dokumentit në fjalë ose origjinën

e vërtetë të produkteve, autoritetet doganore kërkuese të hetimit, me përjashtim të

rrethanave të jashtëzakonshme, duhet të refuzojnë të drejtën e preferencave.

Neni 34

Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

Kur ka mosmarrëveshje lidhur me verifikimin e procedurave të nenit 33, të cilat

nuk mund të zgjidhen mes autoriteteve doganore që kërkojnë një verifikim dhe

autoriteteve doganore përgjegjëse për kryerjen e këtij verifikimi, ose kur ato

208

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!