27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

kombëtare palëve, ekuivalente me shumat e shprehura në euro, duhet të fiksohet

çdo vit nga secili prej palëve të interesuara.

2. Një dërgesë malli duhet të përfitojë nga dispozitat e nenit 22(1)(b) dhe nenit

27(3), duke ju referuar monedhës në të cilën është përgatitur fatura, sipas shumës

së fiksuar nga pala e interesuar.

3. Shumat për t’u përdorur në çdo lloj monedhe kombëtare të dhënë duhet të jenë

të barabarta në këtë monedhë me shumën e shprehur në euro si në ditën e parë të

punës së muajit tetor dhe zbatohen nga 1 janari i vitit në vazhdim. Palët i

komunikojnë shumat njëra-tjetrës brenda rreth 15 tetorit

4. Një palë mund të rrumbullakosë shumën që rezulton nga konvertimi në

monedhën e vet kombëtare të një shume të shprehur në euro. Sasia e

rrumbullakosur nuk duhet të ndryshojë nga sasia e rezultuar prej konvertimit me

më shumë se 5%. Një palë mund të mbajë të pandryshuar ekuivalentin e monedhës

së tij kombëtare të një shume të shprehur në euro, në rast se gjatë kohës së

rregullimeve vjetore, sipas paragrafit 3, konvertimi i kësaj shume, përpara

rrumbullakosjes, rezulton me një rritje më pak se 15% në ekuivalentin e monedhës

kombëtare. Ekuivalenti i monedhës kombëtare mund të mbahet i pandryshuar në

rast se konvertimi do të rezultonte në një pakësim në këtë vlerë ekuivalente.

5. Shumat e shprehura në euro duhet të rishikohen nga Komiteti i Përbashkët me

kërkese të një pale. Gjatë këtij rishikimi, Komiteti i Përbashkët duhet të

konsiderojë dëshirën e palëve për tu mbrojtur nga pasojat e efekteve të kufizimeve

në terma reale. Për këtë qëllim, ai mund të vendosë për të modifikuar shumat e

shprehura në euro.

TITULLI VI

RREGULLIME PËR BASHKËPUNIMIN ADMINISTRATIV

Neni 32

Asistenca reciproke

1. Autoritetet doganore të palëve duhet t’i sigurojnë njëra-tjetrës kopje të llojit të

vulave të përdorura në zyrat e tyre doganore për lëshimin e certifikatave të

qarkullimit të mallrave EUR.1 dhe adresat e autoriteteve përgjegjëse doganore për

të vërtetuar këto certifikata dhe deklarata faturë.

2. Me qëllim që të sigurohet zbatimi i duhur i këtij protokolli, palët duhet të

ndihmojnë njëra-tjetrën, nëpërmjet administratave doganore kompetente, në

kontrollin e origjinalitetit të certifikatave të qarkullimit të mallrave EUR.1 ose të

deklaratave fature, si dhe korrektësinë e informacionit të dhënë në këto

dokumente.

207

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!