27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Neni 23

Vlefshmëria e vërtetimit të origjinës

1. Vërtetimi i origjinës është i vlefshëm për katër muaj nga data e lëshimit në

palën eksportuese, dhe duhet depozituar brenda kësaj periudhe tek autoritetet

doganore të palës importuese.

2. Vërtetimet i origjinës të cilat janë depozituar pranë autoriteteve doganore të

palës importuese pas datës së fundit për paraqitje të specifikuar në paragrafin 1,

mund të pranohen me qëllim zbatimin e trajtimit preferencial, nëse depozitimi i

këtyre dokumenteve deri në datën përfundimtare, nuk është bërë për shkak të

rrethanave të jashtëzakonshme.

3. Në rastet e tjera të depozitimeve të vonuara, autoritetet doganore të palës

importuese mund ta pranojnë vërtetimin e origjinës kur produktet janë paraqitur

përpara datës përfundimtare.

Neni 25

Paraqitja e vërtetimit të origjinës

Vërtetimi i origjinës duhet të paraqitet pranë autoriteteve doganore të vendit

importues në pajtim me procedurat që aplikohen në atë palë. Autoritetet e

mësipërme mund të kërkojnë një përkthim të vërtetimit të origjinës dhe gjithashtu

mund të kërkojnë që deklarata e importit të shoqërohet nga një deklarim nga

importuesi që vërteton se produktet plotësojnë kushtet e kërkuara për zbatimin e

kësaj marrëveshjeje.

Neni 26

Importi me këste

Nëse me kërkesë të importuesit dhe me kushtet e caktuara nga autoritetet doganore

të palës importuese, produktet e ndara ose jo të montuara në kuptimin e rregullit të

përgjithshëm 2(a) të sistemit të harmonizuar, brenda seksionit XVI dhe XVII apo

në krerët Nr. 7308 dhe 9406 të sistemit të harmonizuar, importohen me këste,

vetëm një vërtetim i origjinës për të tilla produkte duhet të paraqitet pranë

autoriteteve doganore gjatë importimit të këstit të parë.

204

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!