27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ose printuar mbi faturën, notën shpërndarëse ose ndonjë dokument tjetër tregtar,

deklaratën, teksti i së cilës jepet në aneksin IV, duke përdorur një nga versionet

gjuhësore të përcaktuara në atë aneks dhe në përputhje me dispozitat e ligjit të

brendshëm të vendit eksportues. Nëse deklarata është e shkruar me dorë, duhet të

shkruhet me bojë me germa kapitale.

6. Një deklaratë fature duhet të ketë firmën origjinale të eksportuesit të shkruar me

dorë. Sidoqoftë, një eksportuesi të aprovuar në kuptimin e nenit 23, nuk do t’i

kërkohet të nënshkruajë deklarata të tilla, me kusht që ai u paraqet autoriteteve

doganore të vendit eksportues një deklaratë me shkrim ku ai pranon të gjitha

përgjegjësitë për një deklaratë fature e cila e identifikon atë sikur të jetë

nënshkruar me shkrim dore prej tij.

7. Një deklaratë faturë mund të bëhet nga një eksportues kur produktet të cilave

ajo u përket eksportohen, ose pas eksportimit me kusht që ajo të paraqitet në

vendin importues jo më vonë se dy vjet pas importimit të produkteve të cilave ajo

u referohet.

Neni 23

Eksportuesi i aprovuar

1. Autoritetet doganore të vendit eksportues mund të autorizojnë çdo eksportues,

këtu quhet “eksportues i aprovuar”, që bën dërgesa të shpeshta të mallrave sipas

kësaj Marrëveshjeje, të lëshoje deklaratë fature, pavarësisht nga vlera e produkteve

në fjalë. Një eksportues që kërkon një autorizim të tillë, duhet të paraqesë, sipas

kërkesave të autoriteteve doganore, të gjitha garancitë e nevojshme për të vërtetuar

statusin e origjinës së produkteve si dhe plotësimin e kërkesave të tjera të këtij

protokolli.

2. Autoritetet doganore mund të japin statusin e eksportuesit të aprovuar sipas një

kushti që ata e gjykojnë të përshtatshme.

3. Autoritetet doganore i japin eksportuesit të aprovuar një numër autorizimi

doganor i cili shfaqet në deklaratën faturë.

4. Autoritetet doganore kontrollojnë përdorimin e autorizimeve nga eksportuesi i

aprovuar.

5. Autoritetet doganore mund ta tërheqin autorizimin në çdo kohë. Ata e bëjnë këtë

kur eksportuesi i aprovuar nuk ofron më garancitë e përmendura në paragrafin 1, si

dhe nuk plotëson më kërkesat e përmendura në paragrafin 2, ose kryen përdorim jo

korrekt të autorizimit.

203

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!