27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Neni 27

Objektivat

Palët do të zhvillojnë dhe zgjerojnë gradualisht bashkëpunimin e tyre me

qëllim arritjen e liberalizimit gradual dhe hapjen reciproke të tregjeve të

tyre të shërbimeve, në kontekstin e integrimit evropian, duke marrë

parasysh dispozitat përkatëse të GATS dhe angazhimet e marra në bazë

të GATS nga palët duke qenë anëtarë të OBT-së.

Neni 28

Tregtia elektronike

Palët, duke njohur që përdorimi i mjeteve elektronike rrit mundësitë për

tregti në shumë sektorë, bien dakord të nxisin zhvillimin e tregtisë

elektronike ndërmjet tyre, veçanërisht duke bashkëpunuar mbi hyrjen në

treg dhe çështjet rregullatore që lindin nga tregtia elektronike.

Neni 29

Klauzola zhvilluese

Komiteti i Përbashkët do të rishikojë mbi baza vjetore rezultatet e

bashkëpunimit referuar në nenin 27 dhe, sipas rastit, rekomandon, ne

bazë të rregullave të veta procedurale, fillimin e bisedimeve me qëllim

arritjen graduale të një niveli më të lartë liberalizimi në përputhje me

nenin V-të të GATS. Angazhimet e mëtejshme të marra pas këtyre

bisedimeve do të vendosen në skedule që formojnë një pjesë përbërëse të

kësaj marrëveshjeje.

B. — Investimet

Neni 30

Fusha

1. Palët konfirmojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre ekzistuese në bazë të

marrëveshjeve dypalëshe të renditura në aneksin 6.

2. Dispozitat e neneve 30-33 të kësaj marrëveshjeje nuk cenojnë të

drejtat dhe detyrimet e palëve që rrjedhin nga marrëveshjet e listuara

në aneksin 6.

3. Palët bien dakord që çdo mosmarrëveshje në lidhje me interpretimin

ose zbatimin e dispozitave të neneve 30-33 nuk do t’i nënshtrohen

procedurës së arbitrazhit të parashikuar në nenin 43, nëse kjo

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!