27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2. Kur, në bazë të rregullit të përgjithshëm 5 të sistemit të harmonizuar, paketimi

përfshihet bashkë me produktin për qëllime klasifikimi, ai përfshihet me qëllimin e

përcaktimit të origjinës.

Neni 9

Aksesorët, pjesët e këmbimit dhe instrumentet

Aksesorët, pjesët e këmbimit dhe instrumentet të lidhura me një pjesë pajisjeje,

makine, aparati apo mjeti, te cilat janë pjesë e një pajisjeje normale dhe përfshihen

në çmim të saj ose nuk janë faturuar veçmas, konsiderohen si një me pjesën e

pajisjes, makinës, aparatit ose mjetit në fjalë.

Neni 10

Kompletet

Kompletet, sipas përcaktimit në rregullin e përgjithshëm 3 të sistemit të

harmonizuar, konsiderohen me origjinë kur të gjithë produktet përbërës janë me

origjinë. Megjithatë, kur një komplet përbëhet nga produkte me dhe pa origjinë,

kompleti si i tërë konsiderohet me origjinë, me kusht që vlera e produkteve pa

origjinë të mos kalojë 15 për qind të çmimit ex-works së kompletit.

Neni 11

Elementët neutrale

Me qëllim që të përcaktohet nëse një produkt është me origjinë, nuk është e

nevojshme të përcaktohet origjina e zërave të mëposhtme të cilët mund të përdoren

gjatë prodhimit të tij:

a) energjia elektrike dhe karburanti;

b) fabrika dhe pajisjet;

c) makineritë dhe veglat;

d) mallrat të cilat nuk hyjnë dhe të cilat nuk synohen të përfshihen në

përbërjen finale të produktit.

194

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!