27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

a) operacionet ruajtëse për të siguruar që produkti mbahet në kushte të mira

gjatë transportit dhe magazinimit;

b) ndarjet dhe bashkimet e paketimeve;

c) larja, pastrimi, heqja e pluhurit, oksideve, vajit, bojës apo mbulesave të

tjera;

d) hekurosja ose presimi i tekstileve;

e) operacionet e thjeshta të lyerjeve apo lustrimit;

f) zhvoshkja, zbardhimi i pjesshëm ose i plotë, lustrimi dhe shkëlqimi i

drithit dhe orizit;

g) operacionet e ngjyrosjes së sheqerit ose dhënia e formave të ndryshme

sheqerit;

h) qërimi, heqja e bërthamës dhe gujavës së frutave, arrave dhe perimeve;

i) mprehja, bluarjet ose prerjet e thjeshta;

j) sitja, kontrolli, ndarja, klasifikimi, kategorizimi, bashkimi (duke përfshirë

krijimin e paketave të artikujve);

k) vendosja e thjeshtë në shishe, kënaçe, epruveta, çanta, valixhe, kuti,

vendosja në kartonë ose dërrasa dhe të gjithë operacionet e tjera të paketimit të

thjeshtë;

i) ngjitja ose printimi i markave, etiketave, logove si dhe i shenjave të tjera

dalluese mbi produkte ose mbi paketimin e tyre;

m) përzierje e thjeshtë e produkteve, qoftë i llojeve të ndryshme ose jo;

n) montimi i thjeshtë i pjesëve të artikujve për të përfunduar një material të

plotë ose ndarja e produktit në pjesë;

o) kombinimi i dy ose më shumë operacioneve të specifikuara në

nënparagrafët nga (a) ne (n);

p) therja e kafshëve.

2. Të gjitha operacionet që kryhen në një palë në një produkt të caktuar do të

konsiderohen së bashku, në rastet kur përcaktohet se punimet ose përpunimet mbi

të cilat ka kaluar produkti, janë të pamjaftueshme brenda kuptimit të paragrafit 1.

Neni 8

Njësia e Kualifikimit

1. Njësia e kualifikimit për aplikimin e dispozitave të këtij protokolli është

produkti i veçantë i cili konsiderohet si njësi bazë kur për përcaktimin e

klasifikimit përdoret nomenklatura e sistemit të harmonizuar.

Përkatësisht, procedohet si më poshtë:

a) kur një produkt i përbërë nga një grup ose bashkim artikujsh është i klasifikuar

nën termat e sistemit të harmonizuar në një kre të vetëm, i tëri përbën njësinë e

klasifikimit;

b) kur një dërgesë përfaqëson një numër produktesh identike të klasifikuara nën të

njëjtin kre të sistemit të harmonizuar, çdo produkt duhet të merret individualisht në

rastin e aplikimit te dispozitave të këtij protokolli.

193

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!