27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Neni 24

Kushtet dhe procedurat për marrjen e masave

1. Para fillimit të procedurës për aplikimin e masave të parashikuara në

nenet 20, 21 dhe 23, Palët përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet

ndërmjet tyre me anë të konsultimeve të drejtpërdrejta.

2. Nëse një Palë e kanalizon importin e produkteve të cilat sjellin

situatën e referuar në nenin 23 drejt një procedure administrative që

ka si qëllim dhënien e menjëhershme të këtij informacioni mbi

tendencën e flukseve tregtare, ajo do të informojë menjëherë palët e

interesuara.

3. Pa paragjykuar paragrafin 7 të këtij neni, një palë, që konsideron

marrjen e masave të parashikuara në nenet 20, 21 dhe 23, njofton

menjëherë çdo Palë të interesuar dhe Komitetin e Përbashkët dhe jep

të gjithë informacionin përkatës. Komiteti i Përbashkët shqyrton

çështjen pa vonesë dhe mund të bëjë çdo rekomandim të nevojshëm

për të përfunduar vështirësitë e njoftuara. Në mungesë të një

rekomandimi të tillë brenda 30 ditëve kalendarike që kur çështja i

është referuar Komitetit të Përbashkët, apo nëse praktika e

kundërshtuar nuk eliminohet brenda periudhës së përcaktuar nga

Komiteti i Përbashkët, dhe nëse problemi vazhdon, pala ankimuese

mund të marrë masat duhura të nevojshme për të rregulluar situatën.

4. Masat siç janë parashikuar në nenet 21, 23, dhe 42 do të kufizohen

në lidhje me shtrirjen dhe kohëzgjatjen e tyre për sa është tepër e

nevojshme me qëllim për të korrigjuar problemin dhe nuk do të

tejkalojë dëmin e shkaktuar nga praktika. Prioritet u jepet atyre

masave që shtrembërojnë më pak funksionimin e kësaj

marrëveshjeje.

5. Masat dypalëshe mbrojtëse sipas nenit 23, paragrafi 2 do të

konsistojnë në një rritje korresponduese të tarifës doganore të

zbatueshme sipas kësaj marrëveshjeje. Niveli rezultues i tarifës nuk

do të kalojë më të voglën e:

a. nivelit të tarifës doganore MFN që është në fuqi në momentin që

është marrë veprimi, ose

b. masës së tarifës doganore MFN në fuqi në ditën menjëherë para

datës së hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.

Masat dypalëshe mbrojtëse do të përmbajnë elementë të qartë që

çojnë gradualisht në eliminimin e tyre dhe nuk merren për një

periudhë që kalon një vit. Ato nuk mund të rinovohen më shumë se

dy herë. Asnjë mase nuk aplikohet për importin e një produkti që i

është nënshtruar më parë një mase të tillë për një periudhë prej dy

vjetësh qysh prej skadimit të masës.

18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!