27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Neni 21

Ndihma Shtetërore

1. Çdo ndihmë e dhënë nga një palë ose nëpërmjet burimeve shtetërore

në çfarëdo lloj forme që deformon ose kërcënon të deformojë

konkurrencën duke favorizuar mallra të caktuara, në masën që kjo

mund të ndikojë në tregtinë ndërmjet palës së interesuar dhe palëve

të tjera në këtë marrëveshje, është në kundërshtim me funksionimin

e rregullt të kësaj marrëveshjeje.

2. Dispozitat e paragrafit 1 nuk zbatohen për produktet referuar kapitullit

III.

3. Palët marrin përsipër të zbatojnë ligjet e tyre përkatës me qëllim

sigurimin e zbatimit të parimeve referuar paragrafit 1.

4. Çdo praktikë në kundërshtim me këtë Nen vlerësohet mbi bazën e

parimeve të rregullave të ndihmës shtetërore të zbatueshme në

Komunitetin Evropian, veçanërisht nga neni 87 i marrëveshjes që

themeloi Komunitetin Evropian.

5. Nëse një palë është e mendimit se një praktikë e caktuar është në

kundërshtim me termat e paragrafit 1 dhe shkakton ose kërcënon t’i

shkaktojë dëm serioz interesit të asaj pale ose dëm material

industrisë së saj të brendshme, ajo mund të marrë masa të

përshtatshme në kushtet dhe në përputhje me dispozitat e

përcaktuara në nenin 24.

6. Asgjë në këtë nen nuk do të paragjykojë ose ndikojë në ndonjë

mënyrë marrjen nga një palë të masave kundër-balancuese në

përputhje me nenet përkatës të GATT-it dhe të marrëveshjes së OBTsë

mbi subvencionet dhe masat kundër-balancuese ose me

legjislacionin përkatës të brendshëm.

7. Secila palë siguron transparencë në fushën e ndihmës shtetërore,

inter alia, duke raportuar çdo vit tek Komiteti i Përbashkët mbi

shumën e përgjithshme dhe shpërndarjen e ndihmës së dhënë dhe

duke u dhënë palëve të tjera, sipas kërkesës, informacion mbi skemat

e ndihmës dhe rastet e veçanta individuale të ndihmës shtetërore.

C.— Rregullat e mbrojtjes sipas rastit

Neni 22

Masat anti-Dumping

1. Nëse një palë konstaton se në tregtinë me një palë tjetër po ndodh

dumping në kuptimin e nenit VI-të të GATT-it, ai mund të marrë masat

e përshtatshme kundër praktikës në pajtim me marrëveshjen e OBT-së

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!