27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

a. të gjitha marrëveshjet ndërmjet sipërmarrjeve, vendimet e

shoqatave të sipërmarrjeve dhe praktikat e bashkërenduara

ndërmjet sipërmarrjeve që kanë si objekt të tyre ose ndikojnë në

parandalimin, kufizimin ose deformimin e konkurrencës në

territoret e palëve si një i tërë ose në një pjesë të konsiderueshme

të tyre;

b. abuzimi nga një ose më shumë sipërmarrje i një pozicioni

dominues në territoret e palëve si një i tërë ose në një pjesë të

konsiderueshme të tyre.

2. Çdo praktikë në kundërshtim me këtë nen vlerësohet mbi bazën e

parimeve të rregullave të konkurrencës të zbatueshme në Komunitetin

Evropian, veçanërisht nenet 81, 82, dhe 86 të marrëveshjes që

themeloi Komunitetin Evropian.

3. Më 1 maj 2010 dispozitat e paragrafëve 1 dhe 2 do të zbatohen për të

gjitha aktivitetet e të gjitha sipërmarrjeve, duke përfshirë sipërmarrjet

publike dhe sipërmarrjet në të cilat palët japin të drejta të veçanta

ose ekskluzive. Sipërmarrjet që ngarkohen me operimin e shërbimeve

të një interesi të gjerë ekonomik ose që kanë karakter monopoli në

krijimin e të ardhurave, do t’u nënshtrohen dispozitave të paragrafëve

1 dhe 2 deri në atë masë që zbatimi i këtyre dispozitave nuk cenon

kryerjen, ligjërisht ose faktikisht, të detyrave publike të caktuara që u

janë ngarkuar.

4. Në lidhje me produktet që përmenden në kapitullin III, dispozitat e

paragrafit 1(a) nuk zbatohen për këto marrëveshje, vendime dhe

praktika që formojnë një pjesë integrale të një organizmi të tregut të

brendshëm.

5. Palët marrin përsipër të zbatojnë ligjet e tyre përkatëse të

konkurrencës me qëllim heqjen e praktikave referuar paragrafit 1.

6. Palët do të njoftojnë njëra-tjetrën për aktivitetet përkatëse të zbatimit

dhe do të shkëmbejnë informacion. Asnjë pale nuk do t’i kërkohet të

përhapë informacion që është konfidencial në bazë të legjislacionit të

saj të brendshëm. Me kërkesë, autoritetet e konkurrencës dhe/ose

autoritetet e tjera përkatëse të palëve të interesuara do të fillojnë

konsultime me qëllim që të lehtësojnë heqjen e praktikave referuar

paragrafëve 1 dhe 2. Pala e adresuar do t’i kushtojë vëmendje të

plote kësaj kërkese. Ky bashkëpunim nuk i pengon palët të marrin

vendime autonome.

7. Nëse një palë është e mendimit që një praktikë e dhënë nuk është në

përputhje me paragrafët 1–4 të këtij neni dhe një praktikë e tillë

shkakton ose kërcënon shkaktimin e dëmeve serioze të interesave të

asaj palë ose dëm material në industrinë e saj të brendshme, ajo mund

të marrë masat e përshtatshme në bazë të kushteve dhe në përputhje

me procedurën e parashikuar në nenin 24.

15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!