27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ndërmjet produkteve origjinuese tek Palët dhe do të eliminojnë këto

masa, nëse ekzistojnë, me hyrjen në fuqi e kësaj marrëveshjeje.

2. Produktet e eksportuara në territorin e një prej Palëve mund te mos

të përfitojnë nga rimbursimi i taksave të brendshme përtej shumës së

taksave indirekte të vendosura mbi to.

Neni 16

Pagesat

1. Pagesat në monedhat lehtësisht të konvertueshme në lidhje me

tregtinë në mallrat ndërmjet palëve dhe transferimin e këtyre

pagesave në territorin e palës, ku kreditori është rezident janë të lira

nga çdo kufizim.

2. Palët nuk do të vendosin asnjë kufizim administrativ ose kufizim të

shkëmbimit valutor për donacionet, rimbursimet ose pranimin e

kredive afatshkurtra dhe afatmesme në tregtinë e mallrave në të cilën

merr pjesë një rezident.

3. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni, të gjitha masat

në lidhje me pagesat korrente që janë të lidhura me lëvizjen e

mallrave do të jenë në përputhje me kushtet e përcaktuara sipas nenit

VIII-të të Neneve të marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar

dhe do të zbatohen në baza jo-diskriminuese.

Neni 17

Përjashtime të përgjithshme

Kjo Marrëveshje nuk do të pengojë ndalimin ose kufizimin e importeve,

eksporteve apo mallrat në transit të justifikuar mbi bazën e moralit publik,

politikën publike ose sigurinë publike, mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së

njerëzve, kafshëve ose bimëve, mbrojtjen e pasurive kombëtare që kanë

vlerë artistike, historike ose arkeologjike, mbrojtjen e pasurisë

intelektuale ose rregullat në lidhje me arin ose argjendin ose konservimin

e burimeve natyrore në shterim, nëse këto masa janë të efektshme kur

lidhen me kufizimet mbi prodhimin ose konsumin e brendshëm. Këto

ndalime ose kufizime nuk do të përbëjnë një mjet të diskriminimit arbitrar

ose një kufizim të fshehtë të tregtisë ndërmjet palëve.

Neni 18

Përjashtimet e sigurisë

Asgjë në këtë marrëveshje nuk e pengon një palë nga marrja e një mase

që ajo e konsideron të nevojshme për:

1. parandalimin e përhapjes së informacionit në kundërshtim me

interesat e tij esenciale të sigurisë;

13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!