27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

4. Çdo çështje që rrjedh nga zbatimi i këtij neni trajtohet në pajtim me

dispozitat e nenit 42.

KAPITULLI IV

BARRIERAT TEKNIKE NË TREGTI

Neni 13

Barrierat teknike në tregti

1. Të drejtat dhe detyrimet e palëve në lidhje me zbatimin e barrierave

teknike në tregti rregullohen nga marrëveshja e OBT-së për barrierat

teknike në tregti, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë nen.

2. Palët marrin përsipër të identifikojnë dhe eliminojnë barrierat teknike

të panevojshme ekzistuese në tregti brenda kuptimit të marrëveshjes

së OBT-së për barrierat teknike në tregti. Komiteti i Përbashkët, ose

një komitet i veçantë për barrierat teknike në çështjet e tregtisë, që

mund të ngrihet në përputhje me nenin 41, paragrafi 5, do të

mbikëqyrë procesin e eliminimit të barrierave të panevojshme teknike

në tregti.

3. a. Palët marrin përsipër të mos vendosin barriera të reja të

panevojshme teknike në tregti. Ato do të bashkëpunojnë, në

Komitetin e Përbashkët, ose në një komitet të veçantë për barrierat

teknike për çështjet e tregtisë për të lehtësuar dhe harmonizuar

rregulloret teknike, standardet dhe procedurat e detyrueshme të

vlerësimit të konformitetit me qëllim eliminimin e barrierave teknike

në tregti.

b. Palët do të informojnë Komitetin e Përbashkët, ose një komitet

të veçantë për barrierat teknike në çështjet e tregtisë, për çdo projekt

tekst për një rregullore të re teknike (duke përfshirë çdo procedurë të

detyrueshme për vlerësimin e konformitetit) ose standard, të paktën

nëntëdhjetë ditë para aprovimit të tij, përveç rasteve urgjente të

përmendura në marrëveshjen e OBT-së për barrierat teknike në tregti.

Nëse një palë propozon transpozimin e një rregulloreje teknike ose

standardi teknik ndërkombëtar ose evropian, periudha përkatëse është

tridhjetë ditë.

c. Palët inkurajohen fuqimisht, pa paragjykuar marrëveshjen e

OBT-së për barrierat teknike në tregti, të harmonizojnë rregulloret e

tyre teknike, standardet dhe procedurat për vlerësimin e konformitetit

me ato të Komunitetit Evropian, përveç se kur përdorimi i tyre do të

ishte një mjet i paefektshëm dhe i papërshtatshëm për përmbushjen e

objektivit legjitim të ndjekur nga palët.

4. Palët marrin përsipër të hyjnë në negociata për të lidhur marrëveshje

shumëpalëshe për harmonizimin e rregulloreve të tyre teknike dhe

standardeve dhe njohjen reciproke të procedurave të vlerësimit të

konformitetit në përputhje me dispozitat përkatëse të marrëveshjes së

11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!