27.12.2014 Views

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

Marrëveshja CEFTA - Dogana e Kosovës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2. Palët do të zbatojnë tarifën e kombit më të favorizuar (këtu e më tutje

të quajtur “MFN”) për importet e produkteve të listuara në aneksin 3

nëse kjo është më e ulët se tarifat doganore preferenciale të

përcaktuara në aneksin 3.

3. Palët do të shqyrtojnë në Komitetin e Përbashkët mundësitë e dhënies

njëra-tjetrës së koncesioneve të mëtejshme jo më vonë se 1 maji

2009.

Neni 11

Koncesionet dhe politikat bujqësore

1. Pa cenuar koncesionet e dhëna në përputhje me nenin 10, dispozitat e

këtij kapitulli nuk do të kufizojnë në asnjë mënyrë ndjekjen e

politikave përkatëse bujqësore të palëve ose marrjen e çdo mase në

bazë të këtyre politikave, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjeve në

kuadrin e OBT-së.

2. Palët do të njoftojnë menjëherë Komitetin e Përbashkët për

ndryshimet në politikat e tyre përkatëse bujqësore të ndjekura ose

masat zbatuara, që mund të ndikojnë kushtet e tregtisë bujqësore

ndërmjet tyre siç parashikohet në këtë marrëveshje. Me kërkesë të

një palë do të mbahen konsultime të menjëhershme për të shqyrtuar

situatën.

3. Pavarësisht nga neni 21, paragrafi 2, të gjitha palët do të kufizohen

në përdorimin e subvencione në eksporte dhe do të eliminojnë çdo

subvencion ekzistues të tillë, në tregtinë e tyre reciproke.

Neni 12

Masat sanitare dhe fitosanitare

1. Të drejtat dhe detyrimet e palëve në lidhje me zbatimin e masave

sanitare dhe fitosanitare rregullohen nga Marrëveshja e OBT-së për

zbatimin e masave sanitare dhe fitosanitare.

2. Palët do të bashkëpunojnë në fushën e masave sanitare dhe

fitosanitare, duke përfshirë çështjet veterinare, me qëllim zbatimin e

rregulloreve përkatëse në një mënyrë jo-diskriminuese. Secila palë,

me kërkesë të një palë tjetër, jep informacion për masat sanitare dhe

fitosanitare.

3. Palët, sipas rastit, do të fillojnë negociata për të lidhur marrëveshje

për harmonizimin ose njohjen reciproke në këto çështje në përputhje

me dispozitat përkatëse të marrëveshjes së OBT-së për zbatimin e

masave sanitare dhe fitosanitare dhe marrëveshjet e tjera përkatëse

ndërkombëtare.

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!