27.12.2014 Views

Shkarko publikim ne PDF - Media Print

Shkarko publikim ne PDF - Media Print

Shkarko publikim ne PDF - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Aida Rëmbeci, Maksim Rëmbeci

Ushtrime

të zgjidhura

Për klasën e dhjetë, gjimnaz

530 pyetje, ushtrime, problema, teste për të gjitha nivelet

Titulli: Ushtrime të zgjidhura, Fizika 10

Autorë:

Aida Rëmbeci, Maksim Rëmbeci

Drejtoi botimin:

Redaktore gjuhësore:

Anila Bisha

Flaviola Shahinaj

Dizajni:

Mirela Ndrita

Kopertina : VisiDesign

Shtypi: Mediaprint

ISBN: 978-9928-08-076-9

Botimi i parë: 2012

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

S H T Ë P I A

B O T U E S E

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese

“Mediaprint” sh.p.k..

Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje,

huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj

mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese

“Mediaprint” sh.p.k.

Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose

mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të

cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..

Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Kontaktet:

www.mediaprint.al

Shtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:

Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605

Tel.: 04 4500605

Tel.: 04 2251 614 Cel.: 069 40 44 441

Cel.: 069 40 50 380

Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201

Cel.: 069 20 79 021

botime@mediaprint.al distributor@mediaprint.al print@mediaprint.al

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: botime@mediaprint.al

Libri “Ushtrime të zgjidhura”, për lëndën e Fizikës në klasën e 10,

gjimnaz u sugjerohet nxënësve si mbështetje, vetëkontroll dhe siguri

gjatë procesit të të mësuarit.

Në libër trajtohen 530 pyetje, ushtrime, problema dhe teste, të cilat së

bashku me përgjigjet e tyre, bazohen tërësisht në tekstin mësimor dhe

programin lëndor të miratuar nga MASH.

Një element i rëndësishëm në trajtimin e zgjidhjes së problemave është

rubrika “Strategji të zgjidhjes së problemave”. Kjo rubrikë i ndihmon

nxënësit të krijojnë procedurën e duhur për zgjidhjen e problemave.

Gjithashtu në zgjidhjen e ushtrimit dhe problemës është ndjekur një

metodikë që mendojmë se i ndihmon më shumë nxënësit për të mësuar

se si duhet të interpretojnë në “gjuhën fizike”, fjalët apo togfjalëshat e

shprehura në një problemë dhe se si lidhen ato me simbolet, konceptet

dhe ligjet fizike.

Në të gjitha ushtrimet janë ndjekur hapat që mendojmë se nuk duhen

anashkaluar. E rëndësishme, në këtë rast, është rubrika ”Imagjinimi i

problemës”. Kjo rubrikë e detyron nxënësin të “përkthejë në gjuhë

fizike”, pra të lidhë të dhënat e problemës me simbolet, konceptet dhe

ligjet fizike që duhen përdorur. Në këtë mënyrë ajo shërben dhe për

identifikimin e mangësive që kanë nxënësit në perceptimin e

problemës, të një koncepti apo interpretimi të një fjale në kuptimin

fizik. Identifikimi i kësaj mangësie do të detyronte nxënësin të rikthehej

dhe një herë në të kuptuarit dhe interpretuarit e një koncepti apo ligji

fizik. Ky libër ndihmon pikërisht për të plotësuar këto vështirësi të tyre.

Një element i rëndësishëm është të mësuarit e nxënësve me shoqërimin

e problemave me figurën përkatëse, pasi ky element shpesh

anashkalohet prej tyre.

Autorët

3

KREU 1

FIZIKA SI SHKENCË DHE MADHËSITË FIZIKE

1.1 Fizika si shkencë. Lidhja e saj me shkencat e tjera

Arsyetoni dhe përgjigjuni

1. Pse fizika është baza e shkencave

Përgjigje: Fizika studion lëvizjen themelore të natyrës, që në nivelin e grimcave

elementare deri në nivelin e universit, si i tërë. Nga trajtat e lëvizjes që studion ajo

rrjedhin trajta më komplekse të lëvizjes që studiohen nga shkencat e tjera të natyrës, si

kimia e biologjia. Si kontribut i fizikës tashmë ekzistojnë kimia fizike, biokimia, fizika

mjekësore, astrofizika, gjeofizika etj. Fizika ju shërben shkencave inxhinierike,

teknologjisë, ekonomisë dhe filozofisë etj.

2. Pse matematika është e rëndësishme për shkencat

Përgjigje: Matematika është një shkencë abstrakte, pa të cilën nuk mund të mendohet

një studim i mirëfilltë shkencor. Pa metodat e studimit matematik shkencat janë të

pafuqishme. Formulat, grafikët etj. janë elemente matematike bazë të shkencave.

3. Cili është dallimi midis shkencës dhe teknologjisë dhe pse marrëdhëniet ciklike

ndërmjet shkencës dhe teknologjisë rezultojnë në përparim si të shkencës ashtu dhe të

teknologjisë.

Përgjigje: Shkenca është një sistem dijesh, që ka lidhje me krijimin e përfundimeve të

sakta rreth sjelljes së natyrës. Ajo është një fushë në të cilën bëhen hipoteza, mblidhet

informacion dhe kryen eksperimente për të përcaktuar se si sillet gjithçka në universin

tonë. Ndërsa teknologjia nga ana tjetër është një fushë që përdor dijen shkencore për të

prodhuar materiale ose procese që plotësojnë nevojat tona të jetës së përditshme.

4. Cili është dallimi ndërmjet shkencës teorike dhe shkencës së aplikuar Jepni

shembuj.

Përgjigje: Shkencat teorike merren me studimin e ligjësive, ndërsa shkencat e

aplikuara me zbatimin e këtyre ligjësive në praktikë. Për shembull, ligjet e mekanikës

qiellore shërbejnë si bazë e funksionimit të satelitëve artificiale; ligjet e statikës

përbëjnë bazën e inxhinierisë së ndërtimit etj.

5

5. Diskutoni disa nga parimet etike të punës së një shkencëtari.

Përgjigje: Disa parime etike të punës së një shkencëtari janë:

a. Ndershmëria kundrejt faktit shkencor

b. Qëndrimi kundrejt zbatimit të zbulimit të bërë.

c. Qëndrimi ndaj një autoriteti shkencor.

d. Pikëpyetja mbi vlefshmërinë e hipotezave, ideve apo ligjeve.

6. Debatoni me shokët në klasë pse shkencëtari duhet të respektojë parimet etike gjatë

punës së tij.

Udhëzim: Diskutimi bëhet rreth pikave (1–4) të pyetjes 5 e të tjera parime etike të

mundshme.

1.2 Shkenca e fizikës dhe krijimtaria

Arsyetoni dhe përgjigjuni

1. Çfarë është metoda shkencore

Përgjigje: Një metodë quhet shkencore nëse plotëson këto katër hallka:

a. Vrojtimi dhe eksperimentimi,

b. Shpjegimi i shfaqjeve që shihen nga ky vrojtim apo eksperimentim,

c. Parashikimi i shfaqjeve të mundshme të reja në kushte të veçanta,

d. Verifikimi i kundërt i këtyre parashikimeve nga vrojtime apo eksperimente të reja

për dukuritë fizike të ndryshme.

2. Një fakt shkencor është, në përgjithësi, një marrëveshje ndërmjet vëzhguesish

komponentë, pasi ata kanë kryer vëzhgime të shumta të së njëjtës dukuri. Shpjegoni a

është fakti shkencor diçka absolute dhe e pandryshueshme

Përgjigje: Fakti shkencor nuk është diçka absolute. Ai varet nga thellësia e “vëzhgimit

shkencor”. P.sh. Aristoteli shprehej, që prehja është gjendja normale e trupave dhe

lëvizja e tyre shkaktohet vetëm nga ndërhyrje nga jashtë. Këtë përfundim të cekët të

Aristotelit e hodhi poshtë Galilei. Ai pohoi se po të mungojë fërkimi trupi do të

vazhdojë pafundësisht lëvizjen e njëtrajtshme në rrafsh. Pra, gjendja normale e trupave

për sa i përket lëvizjes nuk është vetëm prehja, por është edhe lëvizja e njëtrajtshme,

për sa kohë nuk ndërhyhet nga jashtë.

6

3. Çfarë nënkuptojmë kur themi se një hipotezë shkencore mund të hidhet poshtë

Përgjigje: Një hipotezë nuk pranohet nëse vëzhgohet një dukuri apo realizohet një

eksperiment që e hedh poshtë atë.

4. Mendoni dhe shpjegoni:

a) Jepni një argument që shkenca është krijimtari.

b) Jepni një argument që jo çdo krijimtari është shkencë.

c) Ballafaqoni të dyja argumentet.

Përgjigje: a) Teoria kinetike – molekulare e lëndës është krijimtari shkencore.

b) Piktura është krijimtari por jo shkencë.

c) Teoria kinetike – molekulare e lëndës është krijimtari shkencore sepse

provohet nga vrojtimi dhe eksperimenti. Ndërsa piktura është krijimtari joshkencore

sepse s’ka nevojë të provohet vërtetësia dhe të jepet shkaku i krijimit të saj.

5. Shpjegoni, pse shkenca priret të jetë vetëkorrigjuese.

Përgjigje: Zhvillimi i dijes dhe shkencës në veçanti, evoluon. P.sh. Atomi nga Daltoni

mendohej i pandashëm, pra pa strukturë. Ndërsa Tomsoni e mendonte atë si një sferë

të ngarkuar pozitivisht, ku janë shpërndarë në mënyrë të çrregullt elektronet.

Radhërfordi dha idenë e “sistemit planetar” të ndërtimit të atomit. Pra, në këtë aspekt,

si në aspekte të tjera, shkenca ka qenë dhe është vetëkorrigjuese.

6. Metoda shkencore është shumë efektive në fitimin, organizimin dhe zbatimin e dijeve të

reja. Kjo metodë përmban: a) njohjen e problemit; b) bërjen e hipotezës; c) parashikimin

e pasojave të hipotezës së hedhur; d) kryerjen e eksperimenteve për testimin e

parashikimeve; e) formulimin e një rregulli të thjeshtë që sistemon tri përbërësit kryesorë,

si: hipotezën, parashikimin, rezultatin e eksperimentit.

Jo gjithmonë kjo metodë ka qenë çelësi i zbulimeve dhe përparimeve të shkencës.

Duke iu referuar sa më sipër gjyko:

I) A është hipotezë shkencore thënia “atomi është grimca më e vogël e lëndës”

II) Jep argument që suksesi i shkencës ka të bëjë më shumë me qëndrimin e

përbashkët shkencor të shkencëtarëve se sa të ndonjë metode të veçantë.

Përgjigje: I. Po, është hipotezë shkencore, pavarësisht se është hedhur poshtë.

II. Asnjë shkencëtar nuk ka arritur t’i bëjë zbulimet e tij i mbështetur vetëm tek

metoda shkencore.

7

1.3 Nga modelet te teoritë dhe ligjet e fizikës

Arsyetoni dhe përgjigjuni

1. Çfarë është një model shkencor Po një teori shkencore

Përgjigje: Modeli shkencor është një lloj analogjie ose imagjinate mendore e një

dukurie në terma të diçkaje me të cilat ne jemi familjarizuar. P.sh., ne nuk e shikojmë

valën dritore, por eksperimentet me dritën tregojnë që ajo sillet si valët e ujit. Mbi

bazën e modeleve ndërtohen teoritë, por ato janë më të gjera, më të detajuara dhe

përmbajnë zgjidhjen e një serie problemesh shpesh me një saktësi matematikore.

2. Teoritë në shkencë ndryshojnë. Shpjegoni nëse është fuqi apo dobësi e shkencës

Përgjigje: Të ndryshuarit e teorisë shkencore është fuqi e shkencës, sepse ajo e bën

shkencën vetëkorrigjuese dhe të aftë për zbulimin dhe parashikimin e dukurive të reja

të pazbuluara më parë.

3. Çfarë është një ligj shkencor dhe cili është dallimi nga një ligj shoqëror

Përgjigje: Një ligj shkencor është një thënie e përgjithësuar e sjelljes së natyrës (p.sh.

energjia ruhet). Shpesh herë këto thënie jepen në formën e marrëdhënieve ose

ekuacioneve ndërmjet madhësive fizike (p.sh. ligji i dytë i Njutonit: F m

a ).

Një ligj shoqëror shpreh se si njerëzit duhen të sillen, pra rregullon marrëdhëniet

ndërmjet tyre.

4. Mendoni dhe shpjegoni:

a) Jepni një argument që një model shkencor është një teori shkencore.

b) Jepni një argument që një teori shkencore nuk është një model shkencor.

c) Ballafaqoni të dyja argumentet.

Përgjigje: a) Modeli i goditjeve të bilave të bilardos shërben për ndërtimin e teorisë

shkencore të lëvizjes së çrregullt të grimcave në një enë të mbyllur.

b) Teoria e përhapjes së valës dritore në zbrazëti nuk pajtohet me modelin e përhapjes

së valëve mekanike në mjedis.

c) Ballafaqimi i dy argumenteve të mësipërm tregon që modeli shkencor është

ndihmës i teorisë shkencore dhe që teoria shkencore është shumë më e gjerë se vetë

modeli shkencor.

5. Cili është keqkuptimi i mundshëm kur dikush shprehet “kjo është vetëm një teori

shkencore”

Përgjigje: Keqkuptimi ka të bëjë jo me teorinë shkencore, që si e tillë është vërtetuar

nga eksperimentet, por me hipotezën e cila duhet vërtetuar.

8

TEST PËR VETËKONTROLL

E vërtetë apo e gabuar

1. Një ligj shkencor asnjëherë nuk mund të ndryshojë.

V G

Përgjigje: G

2. Shkenca merret me pyetje teorike.

V G

Përgjigje: V

3. Teknologjia merret me probleme praktike.

V G

Përgjigje: V

4. Shkenca dhe arti janë të njëjta sepse të dyja janë krijimtari.

V G

Përgjigje: G

5. Imagjinata shkencore është e njëjtë me imagjinatën letrare.

V G

Përgjigje: G

6. Teoritë janë krijime të mendjes njerëzore.

V G

Përgjigje: V

7. Një teori është e pranueshme vetëm kur ajo shpjegon një gamë të madhe të

dukurive. V G Përgjigje: V

8. Një fakt shkencor është në përgjithësi, një marrëdhënie ndërmjet vëzhguesish

kompetentë, pasi ato kanë kryer vëzhgime të shumta për të njëjtën dukuri.

V G

Përgjigje: V

9

1.4 Madhësitë fizike. Njësitë e matjes së tyre dhe sistemi ndërkombëtar i

njësive SI

Arsyetoni dhe përgjigjuni

1. Bëni dallimin: a) ndërmjet një madhësie fizike themelore dhe një madhësie fizike të

rrjedhur; b) ndërmjet njësisë dhe standardit.

Përgjigje: a) Madhësitë fizike themelore përcaktohen me marrëveshje, ndërsa

madhësitë fizike të rrjedhura, rrjedhin nga madhësitë fizike themelore.

b) Njësitë matëse të madhësive fizike themelore janë quajtur standarde ndërsa çdo

madhësi fizike e rrjedhur ka njësi matëse përkatëse të shprehur nëpërmjet njësive standard.

2. Cila prej madhësive të mëposhtme nuk është madhësi e sistemi SI: a) masa;

b) gjatësia; c) forca; d) koha; e) të gjitha madhësitë e sipërpërmendura janë madhësi

fizike themelore

Përgjigje: Alternativa c)

3. Gjatë kryerjes së veprimeve ju përfundoni me një veprim pjesëtimi, ku në numërues

2

është njësia m , kurse në emërues është njësia m . Cila është njësia

s s

2

përfundimtare: a)

Përgjigje: alternativa d)

2

m

s

2 ; b) 1 ; c) s

2

s

m

2 ; d) s; e) m s

4. Shkruani madhësitë e mëposhtme duke përdorur tabelën e emërtimeve të

shumëfishave dhe të nënfishave të sistemit dhjetor, p.sh.: 10000metër 10km :

6

a)1000000vat ; b) 0,002gram ; c) 3 10 metër ; d) 30000sekonda .

Përgjigje: a) 1MW ; b) 2mg ; c) 3m ; d) 30ks

5. Shkruani madhësitë e mëposhtme, duke përdorur shumëfishat dhe nënfishat e

sistemit dhjetor: a) 40

C ; b) 4ns ; c) 3MJ ; 25km

Përgjigje: a)

410 5 C ; b)

410 9 s ; c)

6

310 J ; d)

4

2,5 10

m

6. Shkruani madhësitë e mëposhtme pa përdorur shkurtimet (p.sh.

3

12

9

6

9

10 metër 1kilometër ): a) 10 farad ; b) 10 ligje ; c) 10 metra ; d) 10 metra .

Përgjigje: a) 1 pikofarad; b) 1 gigaligje; c) 1 mikrometër; d) 1 nanometër.

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!