27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Plotësohet Ushtrimi 1dhe lexohen barazimet nga nxënësit.

U tërhiqet vëmendja nxënësve tek figura. Lihen ata që ta diskutojnë në dyshe. Pas 5

minutash kërkohet që ata të përshkruajnë me hollësi çfarë shikojnë në të.

Më pas mësuesja (ose një nxënës i ndihmuar prej saj) zgjidh veprimet duke i shpjeguar

ato me gojë dhe duke i demonstruar me mjete ose paraqet një pamje e zmadhuar e

figurës së tekstit.

Punohet në mënyrë të pavarur teksti. Ushtrimet 2-4, fq. 74 në tekst.

Më pas nxënësit diskutojnë në dyshe veprimet.

Nxënës të ndryshëm zgjidhin me radhë ushtrimet në tabelë (ose disa prej tyre).

Mësuesja i nxit ata të shpjegojnë me gojë veprimet që bëjnë.

Punohet F.P, faqe 54, në mënyrë të pavarur.

Kontroll individual e vlerësim i punës.

3-REFLEKTIMI: Problem i ri

Jepni nga një ushtrim për çdo rresht. Nxënësit e punojnë atë në fletore. Korrigjohen

fletoret e disa nxënësve.

Më pas ushtrimet punohen në tabelë. Mësuesja i nxit me pyetje rreth radhës së kryerjes

së veprimeve gjatë mbledhjes. Klasa korrigjon veprimet e shokut ose përgjigjet e tij.

Detyrë shtëpie:

Si detyrë mund të jepet nga ushtrime në tekst ose nga F.P, sipas nivelit të nxënësve.

Më pas vijnë 2 orë Punë e pavarur.

Punë e pavarur 1

Ushtrime Fletë Pune, fq. 55

OBJEKTIVAT E ARRITJES SIPAS NIVELEVE (O.A.N):

Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë në gjendje:

Niveli i ulët:

Të vendosë shumën ose ndryshesën në mbledhjet ose zbritjet shkurt të një

numri dyshifrorë me një numër njëshifror, pa e kaluar dhjetën.

Të vendosë shumën ose ndryshesën në mbledhjet ose zbritjet shkurt në shtyllë të

dy numrave dyshifrorë, pa e kaluar dhjetën, i ndihmuar nga mjetet ose figura.

Niveli i mesëm:

Të përdorë zbërthimin si shumë të dy mbledhorëve, vetinë e ndërrimit e të

shoqërimit, për të gjetur shumën e një numri dyshifror me një numër

njëshifror, pa e kaluar dhjetën.

97

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!