27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Detyrë shtëpie:

Punohet fleta e punës e mësimit ose, si detyrë plotësuese për nxënësit e nivelit të parë,

mësuesja mund të kërkojë që vetë nxënësit të krijojnë vargje numrash dhe të argumentojnë

se çfarë llojesh i kanë krijuar. Tabela që kërkon shkrimin e numrave në forma të ndryshme,

duhet korrigjuar për të parë se ku kanë vështirësi nxënësit, në cilën nga paraqitjet e

ndryshme të numrit. Është për t’u pasur parasysh që vështirësia më e madhe qëndron në

shkrimin e numrave me fjalë sepse edhe në shqiptimin e tyre vërehen pasaktësi.

MËSIMI 10.4; 10.5

Njësi të matjes. Metri. Matje me metër

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të matë me njësi standarte segmentin.

Të vizatojë segmente me gjatësi të ndryshme.

Të gjejë perimetrin e figurave gjeometrike.

KONCEPTET KRYESORE: matje, gjatësi, perimetër, metër, centimetër.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Në të dy mësimet evokimi përfshin veprimtari praktike që rikujtojnë matjen si veprim;

matjen me njësi jostandarte dhe kalimi në njësitë standarde. Në njësitë e dhëna

m=metri dhe cm=centimetri nxënësit duhet të shohin praktikisht gjatësitë e tyre dhe të

arrijnë vetë në përfundimin se metri përdoret për të matur gjatësi të mëdha, ndërsa cm

për të matur gjatësi të vogla. Rëndësi ka përdorimi i vizores dhe vendosja e saj në

numrin zero kur të fillojë matja.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Puna me librin fillon me ushtrimet e dhëna, ku nxënësit do të gjejnë gjatësitë e segmenteve

të dhëna dhe do të familjarizohen me gjetjen e perimetrit dhe vendosjen e të dhënave në

tabelë. Gjithashtu do të zbatohen njohuritë mbi matjen duke krahasuar gjatësitë e fëmijëve

të figurës. Gjithashtu një moment i rëndësishëm është edhe këmbimi i njësive të matjes së

m=100 cm. Në këtë moment shfrytëzohen njohuritë e nxënësve mbi zbërthimin e numrave

në dhjetëshe dhe njëshe (përkatësisht në metra+centimetra).

3- REFLEKTIMI

Në momentin e reflektimit mund të ripërsëriten njohuritë mbi matjen dhe do të

punohen ushtrime mbi zbërthimin e njësive të matjes.

Detyrë shtëpie:

Punohet fleta e punës së mësimit, e cila duhet të kontrollohet në klasë për të gjithë

nxënësit, si dhe në tabelë.

77

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!