27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

MËSIMI 10.1; 10.2; 10.3

Numrat nga 10 deri në 100

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të riprodhojë emërtime të numrave deri në 100.

Të zbatojë faktet e emërtimit të numrave deri në 100, në forma të ndryshme (si shumë).

Të hartojë paraqitje të numrave deri në 100 si vargje numerike.

Të interpretojnë numërorin e plotë si numëror të zbërthyer.

KONCEPTET KRYESORE: shufra, kube, numra një dhe dyshifrorë, varg numrash.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Para se të kalohet në punën me librin, e gjithë veprimtaria e zhvilluar ka lidhje me

paraqitjen e kubeve, shufrave dhe rendeve që përfaqësojnë ata te numrat me dy shifra.

Mësuesja shkruan në tabelë numra një e dyshifrorë dhe kërkon që vetë nxënësit të

dallojnë dy llojet e bashkësive të formuara dhe cilësinë e tyre të përbashkët. Termat

njëshifrorë dhe dyshifrorë duhen shoqëruar me kubet dhe shufrat. Jepen zbërthime të

ndryshme të numrave ose me shufra + kube, ose me DH + NJ. Nxënësit nxiten të

punojnë në grupe dyshe për të kontrolluar dhe për të korrigjuar njëri-tjetrin. Puna në

bankë duhet të shoqërohet me paraqitjen e ushtrimeve në tabelë:

2 shufra + 3 kube = 23 kube ose 2 DH +3 NJ = 20 + 3 = 23 etj.

Mund të zhvillohen veprimtari edhe për vargjet e numrave, duke nisur nga brenda 10,

duke kaluar në vargjet brenda 100 (me dhjetëshe të plota), në mënyrë që klasa të jetë e

përgatitur për vargjet me njëshe brenda 100.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Puna me librin fillon me paraqitjen e shufrave dhe të kubeve. Nxënësit janë të

familjarizuar tashmë me këtë punë dhe vështirësia e vetme është për nxënësit e nivelit

të ulët, që mund të ngatërrojnë paraqitjen e numrave si shumë mbledhorësh.

Ushtrimet e këtyre mësimeve synojnë të plotësohen paraqitjet e numrave në forma të

ndryshme: si shumë dymbledhorësh dhe në tri format përkatëse: me shufra+kube; me

DH+NJ, si dhe në formën klasike p.sh.: 35=30+5.

Puna më e vështirë mbetet në ushtrimin që u kërkohet nxënësve të plotësojë vargjet e

numrave ku janë dhënë vetëm disa pika orientimi. Nxënësit që kanë vështirësi, mund

të orientohen drejt tabelës, ku paraqitet vargu i numrave deri në dhjetë, i cili mund të

përdoret për plotësimin e këtyre vargjeve.

3- REFLEKTIMI

Në këtë moment nxënësve mund t’u jepen ushtrime rikrijuese për të kthyer paraqitjet e

shumës së numrave në forma të ndryshme:

10 + 3 = 13 → 1 DH + 3 NJ = 13 ose 10 + 3 = 13 → 1 shufër + 3 kube = 13 kube

Gjithashtu nxënësve mund t’u jepen vargje numrash në tabelë për plotësim individual

ose në formë konkursi.

76

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!