Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print Matematika 2 - Media Print

mediaprint.al
from mediaprint.al More from this publisher
27.12.2014 Views

KAPITULLI 9 Në kapitullin e nëntë janë përfshirë nënlinjat e kuptimit të numrit dhe të matjes. Ky kapitull synon që nxënësit në fund të tij: ‣ Të lexojnë dhe të shkruajnë thyesa të thjeshta, duke u bazuar në modele konkrete. ‣ Të matin kohën duke përdorur njësitë orë, gjysmëorë, çerek ore, minutë. Në fund të këtij kapitulli nxënësi duhet të jetë i aftë: Niveli i ulët Niveli i mesëm Niveli i lartë Të lexojë thyesa të thjeshta, nisur nga modeli i dhënë. Të lexojë orën. Të shpjegojë ndryshimin midis thyesave të ndryshme. Të identifikojë paraqitjen e orës si thyesë. Të shpjegojë mënyrën e paraqitjes së një numri në thyesë. Të kryejë veprime me minuta dhe orë, në situata të jetës së përditshme. MËSIMI 9.1 Thyesat OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: Të lexojë paraqitjen e thyesave të ndryshme. Të identifikojë pjesët përbërëse të një thyese. Të shpjegojë kuptimin e pjesëve përbërëse të një thyese. KONCEPTET KRYESORE: ndaj në pjesë të barabarta, thyesë. Zhvillimi i mësimit 1- EVOKIMI Mësimi fillon me një veprimtari praktike për ndarjen në mënyrë të barabartë të sendeve që mësuesja ose nxënësit kanë marrë në klasë. Do të ngulmohet në dhënien e konceptit të ndarjes në mënyrë të barabartë, për të arritur tek thyesa. Gjatë veprimtarisë mësuesja do të tregojë se numri që tregon në sa pjesë është ndarë sendi (ose figura) vendoset poshtë thyesës, ndërsa numri që tregon sa pjesë kemi marrë (ose ngjyrosur) vendoset lart thyesës. Ky është momenti më i rëndësishëm ku duhet ndaluar gjatë. 2- REALIZIMI I KUPTIMIT Puna me tekstin mbështetet në të njëjtat veprimtari të zhvilluara gjatë evokimit. Qëllimi është që nxënësit të punojnë të pavarur duke u mbështetur në kërkesat e ushtrimeve, sigurisht nën drejtimin e mësueses. 71

3- REFLEKTIMI Për të kontrolluar njohuritë e marra mësuesja mund të përdorë forma të larmishme: mund të paraqiten situata problemore të cilat zgjidhen në tabelë ose me dyshe nxënësish. E rëndësishme është që gjithçka të jetë argëtuese dhe jo e lodhshme për nxënësit. Detyrë shtëpie: Jepen ushtrimet e fletës së punës të cilat duhet të diskutohen të nesërmen në klasë, sidomos ushtrimi 1. MËSIMI 9.2; 9.3 Ora. Ora dhe veprimi OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: Të lexojë orën. Të identifikojë paraqitjen e orës si thyesë. Të kryejë veprime me minuta dhe orë në situata të jetës së përditshme. KONCEPTET KRYESORE: matja e kohës, ora, minuta. Zhvillimi i mësimit 1- EVOKIMI Mësimi fillon me një veprimtari praktike për njohuritë e fëmijëve mbi kohën e matjen e saj; mjetin e matjes së kohës, mënyrën e leximit të orës. Me anë të orëve të ndryshme të sjella në klasë, do të bëhet rikujtimi i njohurive të fëmijëve ose dhënia e njohurive të reja atje ku ato mungojnë. Orët me akrepa do të shërbejnë për kuptimin e matjes së kohës dhe mënyrën e leximit të orës dhe minutave. Gjithashtu do të lidhen njohuritë e nxënësve me orën dhe thyesat. 2- REALIZIMI I KUPTIMIT Puna me tekstin mbështetet në të njëjtat veprimtari të zhvilluara gjatë evokimit. Mësuesja mund të drejtojë vëmendjen e nxënësve drejt një të menduari aktiv dhe kritik në drejtim të një orari ditor si dhe të një qëndrimi të shëndetshëm para televizorit ose në veprimtari sportive. 3- REFLEKTIMI Në këtë moment duhet të punohen ushtrime praktike për leximin e orës dhe llogaritje me mend të kohës së kaluar nga një veprimtari në tjetrën, sigurisht me shembuj të thjeshtë e praktikë. Detyrë shtëpie: Jepen ushtrime për matjen e kohës ose paraqitja e veprimtarive ditore të nxënësve, të cilat mund të shfrytëzohen nga mësuesja për të bërë një lidhje më të plotë të jetës së fëmijës jashtë shkollës e për të korrigjuar të metat në veprimtari që mungojnë. 72

3- REFLEKTIMI

Për të kontrolluar njohuritë e marra mësuesja mund të përdorë forma të larmishme: mund

të paraqiten situata problemore të cilat zgjidhen në tabelë ose me dyshe nxënësish. E

rëndësishme është që gjithçka të jetë argëtuese dhe jo e lodhshme për nxënësit.

Detyrë shtëpie:

Jepen ushtrimet e fletës së punës të cilat duhet të diskutohen të nesërmen në klasë,

sidomos ushtrimi 1.

MËSIMI 9.2; 9.3

Ora. Ora dhe veprimi

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të lexojë orën.

Të identifikojë paraqitjen e orës si thyesë.

Të kryejë veprime me minuta dhe orë në situata të jetës së përditshme.

KONCEPTET KRYESORE: matja e kohës, ora, minuta.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Mësimi fillon me një veprimtari praktike për njohuritë e fëmijëve mbi kohën e matjen e

saj; mjetin e matjes së kohës, mënyrën e leximit të orës. Me anë të orëve të ndryshme

të sjella në klasë, do të bëhet rikujtimi i njohurive të fëmijëve ose dhënia e njohurive të

reja atje ku ato mungojnë. Orët me akrepa do të shërbejnë për kuptimin e matjes së

kohës dhe mënyrën e leximit të orës dhe minutave. Gjithashtu do të lidhen njohuritë e

nxënësve me orën dhe thyesat.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Puna me tekstin mbështetet në të njëjtat veprimtari të zhvilluara gjatë evokimit.

Mësuesja mund të drejtojë vëmendjen e nxënësve drejt një të menduari aktiv dhe kritik

në drejtim të një orari ditor si dhe të një qëndrimi të shëndetshëm para televizorit ose

në veprimtari sportive.

3- REFLEKTIMI

Në këtë moment duhet të punohen ushtrime praktike për leximin e orës dhe llogaritje

me mend të kohës së kaluar nga një veprimtari në tjetrën, sigurisht me shembuj të

thjeshtë e praktikë.

Detyrë shtëpie:

Jepen ushtrime për matjen e kohës ose paraqitja e veprimtarive ditore të nxënësve, të

cilat mund të shfrytëzohen nga mësuesja për të bërë një lidhje më të plotë të jetës së

fëmijës jashtë shkollës e për të korrigjuar të metat në veprimtari që mungojnë.

72

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!