27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KAPITULLI 9

Në kapitullin e nëntë janë përfshirë nënlinjat e kuptimit të numrit dhe të matjes. Ky

kapitull synon që nxënësit në fund të tij:

‣ Të lexojnë dhe të shkruajnë thyesa të thjeshta, duke u bazuar në modele konkrete.

‣ Të matin kohën duke përdorur njësitë orë, gjysmëorë, çerek ore, minutë.

Në fund të këtij kapitulli nxënësi duhet të jetë i aftë:

Niveli i ulët Niveli i mesëm Niveli i lartë

Të lexojë thyesa të thjeshta,

nisur nga modeli i dhënë.

Të lexojë orën.

Të shpjegojë ndryshimin

midis thyesave të ndryshme.

Të identifikojë paraqitjen e

orës si thyesë.

Të shpjegojë mënyrën e paraqitjes

së një numri në thyesë.

Të kryejë veprime me

minuta dhe orë, në situata

të jetës së përditshme.

MËSIMI 9.1

Thyesat

OBJEKTIVAT: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

Të lexojë paraqitjen e thyesave të ndryshme.

Të identifikojë pjesët përbërëse të një thyese.

Të shpjegojë kuptimin e pjesëve përbërëse të një thyese.

KONCEPTET KRYESORE: ndaj në pjesë të barabarta, thyesë.

Zhvillimi i mësimit

1- EVOKIMI

Mësimi fillon me një veprimtari praktike për ndarjen në mënyrë të barabartë të

sendeve që mësuesja ose nxënësit kanë marrë në klasë. Do të ngulmohet në dhënien e

konceptit të ndarjes në mënyrë të barabartë, për të arritur tek thyesa. Gjatë veprimtarisë

mësuesja do të tregojë se numri që tregon në sa pjesë është ndarë sendi (ose figura)

vendoset poshtë thyesës, ndërsa numri që tregon sa pjesë kemi marrë (ose ngjyrosur)

vendoset lart thyesës. Ky është momenti më i rëndësishëm ku duhet ndaluar gjatë.

2- REALIZIMI I KUPTIMIT

Puna me tekstin mbështetet në të njëjtat veprimtari të zhvilluara gjatë evokimit.

Qëllimi është që nxënësit të punojnë të pavarur duke u mbështetur në kërkesat e

ushtrimeve, sigurisht nën drejtimin e mësueses.

71

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!