27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

MËSIMI 7.2

Zbrit duke prishur 10-n

OBJEKTIVAT E ARRITJES SIPAS NIVELEVE (O.A.N):

Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë në gjendje:

Niveli i ulët:

Të vendosë në barazimet gjysmë të gatshme ndryshesën, i ndihmuar nga figura

që i jepet. (U.1 f.q.50 në tekst).

Niveli mesatar:

Të përdorë zbërthimin si shumë dy mbledhorësh të njërit mbledhor (zbritësit)

për të gjetur ndryshesën e dy numrave brenda 20-s, sipas modelit që i jepet.

Niveli i lartë:

Të shpjegojë me gojë veprimet për zbritjen e dy numrave brenda 20-s, duke

zbërthyer si shumë dy mbledhorësh, njërin mbledhor (zbritësin).

KONCEPTET KRYESORE: veprim, mjete, mbledhje, zbritje, zbërthim.

Zhvillimi i mësimit

1-EVOKIMI: Stuhi mendimesh

Si zbërthehen si shumë numrat 8,7,6,9,4

Nxënësi thonë me gojë barazimet. Mësuesja ose ata vetë i shkruajnë në dërrasë.

Ndërkohë që klasa i paraqet ato në bankë me gishta. Barazimet shkruhen në dërrasë

nga mësuesja ose nga nxënësit.

2-REALIZIMI I KUPTIMIT: Shpjegim dhe Mësimdhënie e ndërsjellë.

Hapet teksti. Njihen nxënësit me temën.

Plotësohet U.1 dhe lexohen barazimet nga nxënësit.

U tërhiqet vëmendja nxënësve tek figura. Diskutojnë në dyshe. Pas 5 minutash u

kërkohet të përshkruajnë me hollësi çfarë shikojnë në të.

Më pas mësuesja ose një nxënës i ndihmuar prej saj zgjidh veprimet i duke shpjeguar

ato me gojë.

Punohet në mënyrë të pavarur teksti.

Më pas nxënësit diskutojnë në dyshe veprimet e tekstit.

Nxënës të ndryshëm zgjidhin me radhë ushtrimet në dërrasë. Mësuesja i nxit që ata të

shpjegojnë me gojë veprimet që bëjnë.

Punohet në mënyrë të pavarur në F.P. 7.2, Ushtrimi 1,2,3, faqe 40.

Kontroll individual e vlerësim i punës.

3-REFLEKTIMI: Problem i ri

Punohet në mënyrë të pavarur F.P 7.2, Ushtrimi 4.

Diskutohen zgjidhjet me klasën.

64

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!