27.12.2014 Views

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

Matematika 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

MËSIMI 6.7

Gjej afërsisht, saktë. Mbledhja e përsëritur

OBJEKTIVAT E ARRITJES SIPAS NIVELEVE (O.A.N):

Në fund të orës së mësimit nxënësi do të jetë në gjendje:

Niveli i ulët:

Të riprodhojë me shkrim mbledhjen me mbledhorë të përsëritur për shuma

deri në 20.

Niveli mesatar:

Të njehsojë mbledhjen me mbledhorë të përsëritur për shuma deri në 20, sipas

një modeli që i jepet.

Niveli i lartë:

Të shpjegojë me gojë veprimet për mbledhjen me mbledhorë të përsëritur për

shuma deri në 20.

KONCEPTET KRYESORE: veprim, mjete, mbledhje, zbritje, zbërthim.

Zhvillimi i mësimit

1-EVOKIMI: Problem i ri

Hapet teksti. Punohet në mënyrë të pavarur U.1. Lexohen barazimet nga nxënësit dhe

shkruhen në dërrasë.

Plotëso.

5 + = 10 3 + = 6 4 + = 8 + 3 + = 9

Si janë zbërthyer mbledhorët

2-REALIZIMI I KUPTIMIT: Shpjegim dhe Mësimdhënie e ndërsjellë.

Njihen nxënësit me temën.

U tërhiqet vëmendja nxënësve tek figura. Diskutojnë në dyshe. Pas 5 minutash

kërkohet që të përshkruajnë me hollësi çfarë shikojnë në të.

Më pas mësuesja ose një nxënës i ndihmuar prej saj zgjidh veprimet duke i

demonstruar me mjete dhe duke i shpjeguar ato me gojë.

Punohet në mënyrë të pavarur teksti.

Më pas nxënësit diskutojnë në dyshe veprimet me radhë, duke ia shpjeguar ato njëri tjetrit.

Nxënës të ndryshëm zgjidhin me radhë ushtrimet në tabelë. Mësuesja i nxit që ata të

shpjegojnë me gojë veprimet që bëjnë veçanërisht U.4.

3-REFLEKTIMI: Problem i ri

Shkruaj si mbledhje në rresht e në shtyllë veprimet e tabelës tek Ushtrimi 2, në faqen

33 të F.P.

Detyrë shtëpie:

Mund të japësh një ushtrim nga F.P ose ushtrime nga dërrasa sipas nivelit.

55

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!